Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: PD publikon dokumentin: Toni u akuzua në shtator për vrasje të mbetur në tentati

    *Toni Nini Luarasi* krahu i *Petro Luarasit* po e shkruan dhe njehere historine e Shqiperise dhe per te ardhur keq qe nuk paska burra(jo barbare por te barabare ne garen politike) ky vend.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD publikon dokumentin: Toni u akuzua në shtator për vrasje të mbetur në tentati

    Berisha:Tonin e largoi nga Rinasi Meta,e ktheu Taku me torbën e zezë

    Ish- kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e Didit, duke thënë se Fatjon Skënderasi i njohur ndryshe si Toni i Kombinatit është një mik i ngushtë i çiftit Meta dhe kanë qenë këta të fundit që kanë bërë të mundur dërgimin e tij jashtë shtetit. Berisha nëpërmjet një postimi të gjatë në Facebook shkruan se pikërisht ditën që Didi pretendon se Toni i Kombinatit është shpallur person në kërkim, atë ditë ai ka kaluar kufirin shqiptar dhe rezulton në sistemin TIMS si person që është larguar nga vendi. Berisha akuzon qartësisht Ilir Metën dhe Edi Ramën se ata e kanë ndihmuar Fatjon Skënderin që të largohet nga vendi dhe më pas kanë krijuar farsën që ai ishte person në kërkim.

    Më poshtë statusi i plotë i Sali Berishës

    Toni, sekseri i vrasjes se dy deputeteve iu heq masken Rames dhe Metes!
    Te dashur miq, dje ne darke Rama - Meta urdheruan Didin e Partise te pergenjeshtroje deklaraten e PD, sipas te ciles, bazuar ne dokumenta zyrtare te pakundershtueshme te cilat faktonin se Toni i Kombinatit, miku i ngushte i çiftit Meta dhe sekseri i tij ne vrasjen e dy deputeteve, me dt 8 shtator ishte shpallur person ne kerkim per vrasje me paramendim te mbetur ne tentative. Po keto dokumenta te te sakta shteterore faktojne se Toni i Metes po ate dite ka kaluar kufirin ne Rinas, i regjistruar ne sistemin TIMS dhe eshte nisur per ne Gjermani. Me deklaraten e Didit te tyre, Rama - Meta faktojne se ata mbrojne me cdo kusht sekserin e tyre, Tonin e LSI, akuzuar nga Doshi dhe Bami si sekseri i Ilir Metes ne vrasjen e dy deputeteve.
    Verberia e avoketerve te Tonit shkon deri aty sa ata per te mbrojtur Tonin dhe veten e tyre hedhin poshte te dhenat zyrtare te sistemit TIMS, sistem shteteror ky per regjistrimin e hyrje daljeve ne kufijte e Shqiperise. Ky sistem qe fakton se Policia e Shtetit me shkresen nr. 17618/k dt 08.09.2014, ka njoftuar pikat e kalimit te kufirit se Fation Skenderi eshte person ne kerkim, i akuzuar per vepren penale te "vrasjes me paramendim te kryer ne bashkepunim dhe mbetur ne tentative" dhe "prodhim dhe mbajtje e armeve luftarake dhe municionet", dhe per rrjedhoje duhet qe i akuzuari te ndalohet ne rastin me te pare qe ai te gjendet. Sistemi TIMS fakton gjithashu se pavaresisht kesaj, Toni, sekseri i Ilir Metes, pas shpalljes ne kerkim, po ate dite eshte lejuar te arratiset per ne Gjermani nga pika kufitare e Rinasit. Thuhet se eksponente te larte te LSI dhe oficere te Partise e percollen Toni sekserin e pafajshem ne Rinas.
    Ilir Meta dergoi nje jave me pare Takun me torben e tij te zeze, ku Meta mban kokainen e Gezim Celes, per ta kthyer ne Shqiperi Tonin dhe deshmuar sipas porosive te shefit te tij duke hequr ate nga lista e kerkimit per vrasje ne tentative dhe dhene atij çdo garanci qe ai kerko.
    Me keto veprime klika Rama - Meta faktojne se po bejne gjithcka per te fshehur skenarin e tyre vrastar te dy deputeteve dhe fajsimin e opozites per vrasjet qe do realizonin. Perseri thirrja ime ndaj qytetareve eshte qe te vazhdojme protesten tone mbarepopullore per te shembur murin e krimit te pushtetareve te "aleances se qelbesirave", qe ben jeten tone cdo dite e me te pasigurte, varferon dhe mjeron qindra mijera familje shqiptare! T'i hedhim, t'i hedhim, t'i hedhim qelbesirat!! sb

    ORA NEWS

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: “Toni” dëshmon 5 orë në Prokurori: Nuk e njoh Durim Bamin. Policia e merr në mbr

    Doshi: Unë i kam filmimet e Hanoverit

    Deputeti Tom Doshi, i cili u takua me deputetin tjetër, Mark Frroku, me të cilin ka një përplasje të fortë në lidhje me çështjen e një komploti për vrasjen e tij, foli për mediat.

    Doshi i kërkoi prokurorisë që të marrë videon e aeroportit të Hanoverit, që tregon sipas tij, se Spartak Braho ishte në Gjermani për të takuar Fation Skënderin.

    “Unë i kam filmimet, por t’i kërkojë prokuroria,” tha Doshi.

    Në një kërkesë drejtuar prokurorisë dy ditë më parë, Doshi shprehet: “Jam informuar nga burime te sigurta se Z. Spartak Braho, Kryetari i Komisionit te Sigurise se Kuvendit dhe shtetasi Nard Koka kane udhetuar ne daten 6 Mars per ne Hanover te Gjermanise per te takuar Fatjon Skenderin, sekserin e krimit ndaj dy deputeteve te Kuvendit, me qellime te qarta per te fshehur te verteten dhe shtremberuar drejtesine.

    Keta persona jane pritur ne aeroportin e Hanoverit, mes ores 4 dhe 5 mbasdite, nga vellai (Landi) i Fatjon Skenderit, kane hipur ne makine se bashku dhe jane larguar per ne takim me Fatjon Skenderin.

    Kerkoj te administrohen zyrtarisht si prova per hetimin filmimet e aeroportit te Hanoverit, te cilat mund te merren zyrtarisht prej autoriteteve te shtetit Gjerman. Keto filmime do te provojne dhe njehere perpjekjet e njerezve te Ilir Metes per fshehjen dhe manipulimin e te vertetes”.

    MAPO

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •