Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Elisa Spiropali dorëhiqet nga drejtimi i Doganave

    Emri:  elisa-spiropali1.jpg

Shikime: 904

Madhësia:  26.1 KB

    Nga Elisa Spiropali

    Të dashur kolegë dhe punonjës të Doganës Shqiptare!

    Ndjehem e lumtur që m’u dha mundësia të njihem dhe punoj me ju.

    Jam mirënjohëse ndaj secilit prej jush për faktin se në një periudhë tepër të vështirë u bëmë ballë me sukses të prekshëm sfidave thelbësore.

    Kryem së bashku reforma të rëndësishme dhe të nevojshme prej vitesh:
    Reformën administrative; Reformën legjislative; Reformën e procedurave; Reformën anti-korrupsion.

    Marrëdhëniet mes biznesit dhe doganës i futëm në procesin pa kthim të një transformimi historik, duke i shndrruar nga marrëdhënie të deformuara klientelizmi dhe santazhi korruptiv, në marrëdhënie dialogu dhe partneriteti.

    Bëmë të mundur rritjen më të lartë të të ardhurave ndër vite përmes një lufte sistematike dhe pa kompromis kundër paligjshmërisë, evazionit dhe kontrabandës.

    Një vit e gjysëm nuk është mjaft për të bërë bilancin e një pune që vazhdon.
    Por unë sapo përjetova momentin më të rëndësishëm në jetën e një gruaje, lindjen e fëmijës së parë. Prandaj edhe dua mirëkuptimin tuaj për ndërprerjen e shërbimit tim në krye të Doganës Shqiptare.

    Jua kërkoj këtë e bindur se ju nuk do ta merrni si një llogari egoiste. Nuk ka asnjë dobësi në këtë tërheqje. E gjitha lidhet me përjetimin tërësisht individual të të bërit rolin e nënës me preokupimet përkatëse, pasi jam mësuar deri këtu të bëj vetëm vajzën. Por edhe me bindjen se tërheqja ime nuk do të krijojë asnjë boshllëk tashmë që themelet e punës sonë janë hedhur.

    Faleminderit të gjithëve ju, nga i pari tek i fundit pa dallim. Faleminderit për punën plot pasion dhe sakrifica që vetëm nga brenda “mureve” të sistemit doganor mund të kuptohet se sa e vështirë është.

    Faleminderit Ministrit të Financave, njeriut korrekt dhe rigoroz që me këmbënguljen e tij për të kërkuar gjithnjë më shumë, më ka ndihmuar dhe më ka mësuar shumë.

    Faleminderit Kryeministrit, njeriut që nuk më la asnjëherë vetëm përballë momenteve të vështira të detyrës.
    E falenderoj Kryeministrin për besimin, ndihmën dhe frymëzimin që më ka dhënë për transformimet pozitive të punës, modernizimin e sistemit, shndrrimin e administratës nga një fole parazitizmi dhe korrupsioni në një bashkësi të vetëdijshme për kryerjen e detyrës.

    Ju uroj të gjithëve megjithë shpirt vazhdim të mbarë në rrugën e nisur së bashku një vit e gjysëm më parë.
    S’kam asnjë dyshim se në fund të këtij mandati, do të jemi të gjithë krenarë për rolin e Doganës Shqiptare në shërbim të Shqipërisë dhe të integrimit të saj të plotë në Bashkimin Evropian.

    Përqafime dhe suksese,

    Elisa Spiropali

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Dritan Hila ikën nga zv/ministër, i kthehet gazetarisë

    Emri:  dritan-hila1.jpg

Shikime: 337

Madhësia:  32.8 KB

    Zv/ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka dhënë dorëheqjen nga posti që e mbante prej më shumë se 1 viti e gjysëm.

    Mësohet se kjo kërkesë është miratuar gjatë ditës së sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

    Hila është bashkëshorti i gazetares, Rudina Xhunga.

    Mësohet se Hila ka dhënë dorëheqjen për të ju rikthyer gazetarisë.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Me hidherim te madh ju njoftoj, se edhe mustaqja i policise, shoku Artan Didi na e braktisi Qeverine e Rilindjes, ne keto momente te veshtira qe po kalon Partia.

    http://www.forumishqiptar.com/thread...jep-dorëheqjen

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Didin do ta qaje me teper PD sesa PS.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    ZV/DREJTORESHA E DOGANAVE JEP DORËHEQJEN

    Emri:  77674.jpg

Shikime: 312

Madhësia:  25.1 KB

    Zëvendësdrejtoresha e Drejtorisë së Doganave, Blerte Kraja mësohet se ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme. Me arsyetimin e motiveve personale, Kraja hoqi dorë nga posti i saj, detyra e së cilës ka qenë më së shumti me kontratën e lidhur me “Crown Agents”. Kjo dorëheqje është e dyta tashmë nga i njëjti institucion, pas asaj të ish-kreut të Doganave, Elisa Spiropali. Kompania “Crown Agents” nuk ka përmbushur parashikimet në realizimin e të ardhurave, çka mund të ketë ndikuar në dorëheqjen e funksionares së Doganave. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, vitin e kaluar të ardhurat e mbledhura nga doganat ishin 5.5 miliardë lekë, ose 3.5 për qind më të ulëta se plani i parashikuar në buxhet. Zëri me ecurinë më të dobët ishte “akciza”, pikërisht taksa ku qeveria shpresonte të merrte përfitimet më të mëdha nga marrëveshja me “Crown Agents”. Në kohën kur nënshkroi marrëveshjen, qeveria e lidhi një pjesë të shpenzimit prej 8 milionë eurosh me performancën e të ardhurave në dogana. Si objektiv u vendos rritja e tyre me 1 për qind ndaj Prodhimit Kombëtar.

    Gazeta Shqiptare

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Qe pushtetin ekonomik ne shqiperi e ka marre ne dore krimi dhe rrugaceria kjo eshte e qarte . Po kaq e qarte per ate qe ka dy gram mend ne koke se kjo nuk be as as 1 vit as per dy. Vete dora e tij zoti s.b. e beri kete. Po te lexosh dhe te besosh vetem 1% nga ato qe thote Izeti e kupton pse arritem ne kete pike. Qeveria e tanishme eshte me e mira keto 25 vetet e fundit.

  7. #7

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Te nje teme tjter qeveria e tanishme eshte cilesuar me e keqja e te gjitha koherave

  8. #8
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Didin do ta qaje me teper PD sesa PS.
    Didin do e qaje vete Didi!

    PD-ja e hoqi ne 2005-en per afera te dyshimta.

    Didi fitoi greencardin dhe jetoj ne amerike, deri para zgjedhjeve te kaluara, ku u perzgjodh nga Rama si numerues dhe rrojtar votash!

    Si besnik i partise u shperblye me postin qe drejtonte deri dje.

    Mendoj se cilado opozite ne bote, do hidherohej me largimin e nje sharlatani si Didi nga drejtimi i Policise!


    Gjithsesi njesoj si Kadri Hazbiun, edhe Didin partia e promovoi dhe partia e denon!

    Une personalisht mendoj se Gon Llaka, ka humbur nje personazh karagjoz per ta imituar ne Al Pazar.
    Goni do e qaje me shume nga te gjithe largimin e Didit 😄

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Didin do e qaje vete Didi!

    PD-ja e hoqi ne 2005-en per afera te dyshimta.

    Didi fitoi greencardin dhe jetoj ne amerike, deri para zgjedhjeve te kaluara, ku u perzgjodh nga Rama si numerues dhe rrojtar votash!

    Si besnik i partise u shperblye me postin qe drejtonte deri dje.

    Mendoj se cilado opozite ne bote, do hidherohej me largimin e nje sharlatani si Didi nga drejtimi i Policise!


    Gjithsesi njesoj si Kadri Hazbiun, edhe Didin partia e promovoi dhe partia e denon!

    Une personalisht mendoj se Gon Llaka, ka humbur nje personazh karagjoz per ta imituar ne Al Pazar.
    Goni do e qaje me shume nga te gjithe largimin e Didit ��
    Nuk ma ha mendja se eshte ashtu.
    E para, Didi udhehiqte Renean ne kapjen ,e nje egjiptjani ne mos gaboj,qe ishte i Al Qaida,ku dhe u plagos. Ku nga ambasada amerikane eshte dekoruar dhe shperblyer me para...Pra mund te "fitonte" greencard per ty dhe per mua bashke. (Nuk kishte nevoje ta fitonte)

    E dyta,eshte i vetmi qe ka ndaluar Sali Berishen e kompani...kur plasi rremuja dhe Nano iku.Kjo tregon edhe "dashurine" qe ka Saliu per te.

    E treta,e ka dhene dhe njehere tjeter dorheqjen kur ishin socialistet ne qeveri,se kundershtoi urdherin e ministrit socialist (diçka e tille)

    E fundit,iku ne Amerike dhe punonte (pune te thjeshte "policie") qe ma ha mendja se nuk duhet te jete pasuruar,o te pakten kishte nevoje te punonte...

    Dhe nuk eshte nga Tepelena.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin

    PD-ja e hoqi ne 2005-en per afera te dyshimta.
    te drejt ke pd e hoqi per afera te dyshimta, skishte te bonte aspak me pastrimin me themel qe i bon administrates tu fillu ke drejtorat e tu maru ke pastrusat e wc-ve
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •