Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ka nje "kontradikt" ne kete llogjike;" Nuk te arreston qeveria,se nuk jemi ne komunizem,por nga ana tjeter qeveria jep urdher te arrestohen,psh- ata qe nuk paguajn korendin o energjine elektrike ". Kush variant vlen per "ligjin",i pari o i dyti ? Apo varet ? Natyrisht,qe te arreston policia-prokuroria e te denon ligji-gjykata,por ne ate vend funksionon e kunderta,qeveria urdheron o mbeshtet mos arrestimet e mos gjykimet,pra funksionon ligji vetem ne garancin e fajtoreve.

    Qe Ligji nuk funksionon eshte fakt,se pse nuk funksionon eshte diskutim tjeter....Dhe kur nuk funksionon ligji nuk funksionon as shteti,dhe natyrisht dhe e kunderta.

    Nejse,zevendesuesi i Drejtorit te policise mbase do kete performanca me te mira,o mbase kur te vine demokratet ne qeveri do zgjedhin nje drejtor policie me te mire.
    Plako se po zgjatemi pa fund, duke anashkaluar çeshtjen.

    Performanca e policise se Didit ishte e shemtuar ne kete nje vit e gjysem!!!

    Shteti nuk te arreston! Ata qe nuk paguajne energjine, e kane me ligj, qe nqs e rishkelin ligjin, burgosen.

    Ashtu siç ne vendet perendimore, nje femer e mbuluar me burka, denohet automatikisht me dy dite burg!

    Dhe ne ato rastet e burgosjeve per lidhje te energjise elektrike, do te gjesh rendomtazi njerez te denuar pa shkak. Mirepo proçedurat e ankimimit ne shqiperi zgjasin shume dhe ç'eshte me kryesorja kushtojne nje djall per ate fakirin qe s'ka as 30 mije leke te vjetra te paguaj energjine! Keshtu qe dhe keto ligjet qe miratoi me nxitim Rama, ishin pak te kundraligjshme dhe anti-demokratike!


    Gjithsesi une s'do pres te vij PD-ja apo te iki PS-ja, per te patur nje drejtor policie te zote! Une dhe çdo qytetar dua rend dhe siguri sa me shpejt te jete e mundur...


    KLM!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Njerëzit e administratës braktisin postet në Qeverinë e Rilindjes

    Dorëheqja, Ahmet Prençi akuza Drejtores së Tatimeve: Denigroi institucionin, Ora News siguron letrën



    Tronditet Drejtoria e Tatimeve. Një nga zyrtarët në postin më të lartë, Ahmet Prenci, Drejtor i Hetimit Tatimor ka dhënë dorëheqjen me shkrim vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve vendore. Ora Neës ka mundur të sigurojë shkresën e dorëheqjes, ku renditen arsyet, ku kryesorja është denigrimi i Institucionit, sipas tij nga Drejtorja e tatimeve, Brisida Shehaj.
    Ahmet Prenci ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Hetimit Tatimor. Në shkresën që i ka drejtuar eprores së tij Brisida Shehaj, që është siguruar nga Ora News nga burime koefidenciale prane tatimeve, Ahmet Prençi, lëshon akuza të ashpra ndaj Drejtores së Tatimeve.
    Ish-drejtori i Hetimit Tatimor e konsideron të frytshëm bashkëpunimin vetëm në muajt e parë pas marrjes së detyrës.
    Ai ka renditur një sërë faktorësh që e detyruan të ndërmerrte këtë vendim që nga cënimi dhe nëpërkëmbja e parimeve profesionale dhe ligjore në ushtrimin e detyrës deri tek marrëdhënia e munguar ndërpersonale për krijimin e një klime të duhur besimi mirëkuptimi, bashkëpunimi e ndihme reciproke.
    “U bë më shumë se një vit që Ju, me apo pa dëshirë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve Tuaja, e izoluat dhe denigruat institucionin e Hetimit Tatimor. Jo vetëm në përditshmërinë e praktivae administrative, por edhe në rastet ku u jam drejtuar me Memo apo kur kam paraqitur shqetësime konkrete, Ju nuk jeni përgjigjur”
    Duke e konsideruar alarmante situatën, Prenci thekson se nuk sheh rrugë tjetër vec dorëheqjës.
    “Përballë një situate të tillë alarmante, unë largohem nga detyra, me dëshirën që kjo të shërbejë si këmbanë alarmi për të ardhmen e këtij institucioni, i cili nuk është pronë private e askujt!”
    Ahmet Prenci konsideron dorëheqjen një akt normal ligjor, moral dhe administrativ. Ndërsa i kontaktuar nga Ora News, ish-drejtori i Hetimit Tatimor nuk ka pranuar të komentojë dorëheqjen.

    Emri:  14.jpg

Shikime: 100

Madhësia:  62.1 KB

    ORA NEWS

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •