Shtat arsye pėr ta lexuar Kuranin Fisnik

- Kurani ėshtė libėr unikal

Kjo tingėllon si njė sfidė. Kurani thotė se njeriu nuk mund tė shkruaj njė libėr tė ngjashėm, sa qė edhe nėse bashkohen tė gjithė dhe nė ndihmė u vijnė edhe xhinėt. Kurani kėtė sfidė e vendosi para 1400 vjetėve dhe askush nuk ka pasur mundėsi ta mposhtė. Janė shkruar miliarda libra, por asnjėra nuk ėshtė sikur Kurani.

- I pa ndryshueshėm

Kurani ėshtė i vetmi libėr qė ka mbijetuar kaq gjatė dhe do tė mbijetojė edhe mė tej, dhe do tė jetė i njėjti ashtu siē u shpall pa ndryshuar asnjė fjalė. Asgjė nuk ėshtė shtuar e as qė ėshtė hequr diēka qė nga shpallja, e cila ėshtė pėrfunduar para 1400 vjetėve.

- I pa mposhtur

Kurani ėshtė shpallja e fundit e Zotit pėr njerėzit. Allahu i Madhėrishėm i shpalli Tevratin Musait a.s Davudit a.s i shpalli Zeburin, Inxhilin Isait a.s dhe Kuranin Muhamedit a.s. Asnjė libėr tjetėr nuk do tė vij dhe ta mposhta apo ta tejkaloj Kuranin Fisnik.

- I pakontestueshėm

Kurani i reziston testit tė kohės dhe vendeve. Askush nuk mund tė kontestoj tė vėrtetėn pėr kėtė libėr. Kur flet pėr tė kaluarėn, flet pa gabime. Kur flet pėr tė ardhmen, gjithashtu flet pa gabime. Ai pėrmend fenomene fizike tė cilat njerėzit nuk kanė mundur t’i dinė nė atė kohė, mirėpo zbulimet shkencore tregojnė se e gjithė kjo ėshtė pėrmendur nė Kuran. Ēdo libėr tjetėr duhet ta rishikojmė pėr tė qenė nė harmoni me zbulimet shkencore bashkėkohore, pėrveē Kuranit. Kurani asnjėherė nuk ėshtė nė kundėrshtim me faktet shkencore.

- Plan ynė pėr jetėn nė kėtė botė dhe botėn tjetėr

Kurani ėshtė udhėzuesi mė i mirė pėr organizimin e jetės sonė. Asnjė libėr tjetėr nuk paraqet njė plan gjithėpėrfshirės qė sqaron tė gjitha aspektet e jetės sė njeriut. Gjithashtu, Kurani na sqaron mėnyrėn se si tė sigurojmė lumturinė e pėrhershme nė Botėn tjetėr. Kurani ėshtė udhėzues se si tė arrijmė tek Xheneti.

- Udhėzues si dhuratė nga Zoti

Allahu i Madhėrishėm nuk na ka lėnė vetėm. Ne jemi kėtu me arsyeje. Allahu na tregon pėr ēka na ka krijuar, ēka kėrkon nga ne dhe ēka ka pėrgatitur pėr ne. Sepse, nėse ēdo makinė pėrdoret nė kundėrshtim me udhėzimet e prodhuesit, do tė prishet. Ēka ėshtė puna me ne? Kemi manualin tonė? Kurani ėshtė qė nga krijimi ynė. Ai ėshtė udhėzuesi qė ne tė shohim se a funksionon ēdo gjė nė mėnyrėn e drejtė.

Ky ėshtė udhėzimi nga Allahu i Madhėrishėm, Ai kėnaq shpirtin, pastron zemrėn, largon dyshimin dhe na sjell rehatinė.

- Mėnyrė e komunikimit me Krijuesin tonė

Njerėzit janė qenie shoqėrore. Ne duam tė komunikojmė me tjerėt. Kurani na mėson se si tė komunikojmė me Krijuesin tonė. Kurani na mėson kush ėshtė Allahu dhe me cilat Emra ta thėrrasim , dhe nė cilėn mėnyrė tė komunikojmė.

Pėrshtati: Arsim Dauti

(Islampress)