
Postuar më parë nga
gesti_7
Hehehe Serafim, ai me "kam degjuar" dhe "me kane informuar" eshte bere "biznesmen i fuqishem" dhe "deputet i nderuar", perse mos ti perdori dhe gjate jetes parlamentare qeverisese.
Fatkeqesisht keshtu eshte situata ne Shqiperi dhe me cduket as qe ka ndermend te ndryshoje.
Populli duke perfshire dhe mua po kenaqemi me lajmet qe po na prodhon Doshi dhe po ia heqim freret fantazise dhe pjellim lloj lloj skenaresh telenovelash qe na thote mendja ne ato momente.
Nderkohe me kete rast harrojme gjithe problemet madhore qe na prekin te gjitheve, qe jane shendetesi pertoke, sistem arsimor pertoke, drejtesi pertoke, rendi afer tokes (mgjthse deri dje e kisha vleresuar Tahirin per punen qe kishte bere me policine, ky rasti i Doshit i hoqi vize dhe atij dhe Didit ne vleresimet e mia si individ), cdo institucion shteteror eshte mosfunksional me deshire dhe vullnet te plote, nje politike me moton "ha merr dhe ik", me politiqener qe filmojne njeri tjetrin vend e pa vend dhe e shantazhojne njeri tjetrin hapur per "gjerat" qe kane dhe... ngelet me kaq pasi tjetri e mbyll gojen.
Asgje nuk behet per individin e thjeshte dhe te paperzjere me politike.
Ketu, sipas kendveshtrimit tim, njerezit jane ndare ne dy kategori.
E para jane ata qe merren gjithe diten me politike dhe qe ushqehen prej saj (ke dhe ketu sa te duash tellall, dallohen lehte), dhe qe mbrojne njeren apo tjetren pale, nderkohe qe jane e njejta monedhe por thjesht dy ane te kunderta te saj, dhe kategoria tjeter qe mund te duket e rrezikshme per gjithe kete strumbullar politikeberesish dhe politikllafosesish, jane klasa e intelektualeve te rinj qe deri dje kane qene indiferente por duke qene se jane bere prinder te rinj, per hir te femijeve po u degjohet zeri perhere e me teper. Por keta jane komplet te paorganizuar dhe cdo pakenaqesi mbetet ne muhabetet mes tyre, maksimumi krijohet ndonje shoqeri civile qe gjithsesi shihet me skepticizem si cdo gje e krijuar deri tani ne Shqiperi.
Gjithsesi per kete kategori, qeveria po i merr masat indirekt duke mos u ofruar asnje lloj sherbimi, qe ti largoje sa me pare nga Shqiperia me deshiren e tyre.
Keshtu me duket gjendja ne Shqiperi dhe perhere me forcohet si bindje sepse sa here takoj shoke e shoqe qe kam njohur ne universitet, te gjithe jane te nje mendimi.
Te ikim sa me pare nga ky vend sepse ky vend nuk ka per tu bere.
Krijoni Kontakt