Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Deputeti Mark Frroku fshehu trafikantin e kërkuar të drogës në makinën e tij

    Akuzat, Doshi ka dorëzuar celularin e bisedave me Frrokun. Hera e 7-të në prokurori, deputeti: Ngjarja e vërtetë, ka plot material për hetimet

    UPDATE/ “Hetimet vazhdojnë. Prokuroria ka material të bollshëm tani me punu…Ngjarja është e vërtetë, e gjatë rrugës e hetimeve gjithçka do të zbardhet”.

    Kështu ka deklaruar për gazetarët deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, pasi doli nga Prokuroria për Krimet e Rënda, për të 7-ën herë mbi hetimin e planit të vrasjes së tij dhe deputetit demokrat Mhill Fufi.

    Doshi u paraqit ne organin e akzues mengjesin e sotem ne oren 09.00 dhe doli prej andej ne oren 11.19 minuta, kohe kur ka dhene edhe nje deklarate per mediat.

    Tom Doshi

    Çfarë po ndodh me hetimet?

    Hetimet vazhdojnë. Prokuroria ka material të bollshëm tashi me punu…Ngjarja është e vërtetë, e gjatë rrugës e hetimeve gjithçka do të zbardhet.

    Cfarë keni depozituar?

    Është sekret hetimi…

    Ka dalë një raport për Bardhok…?

    A pyete për mua apo don me ba hetimet të tjera…Shko ta marrsha…!

    Burime i thanë “Panorama Online” se Doshi ka dorëzuar dje në prokurori edhe një celular si provë e bisedave me Mark Frrokun.

    Emri:  tom-doshi-duke-lene-prokurorine.jpg

Shikime: 297

Madhësia:  56.5 KB
    Tom Doshi ne Prokurori

    Një ditë më parë, Doshi qëndroi mbi tre orë në Prokurori, përballë prokurorëve të cështjes, pasi dorëzoi dokumente dhe prova shtesë që mbështesin versionin e dhënë nga ai për llogari të hetimit.

    Panorama

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Ja pse u takuan Doshi dhe Frroku

    Deputeti Mark Frroku dhe deputeti Tom Doshi janë takuar së bashku në mjediset e brendshme të hotel Sheraton.

    Takimi ëshë kërkuar për të diskutuar mbi ndarjen e aksioneve të një biznesi.

    I kontaktuar nga Ora News, deputeti Frroku tha se nuk kanë folur për çështjen “Doshi”.

    Emrat e të dyve janë përfshirë në çështjen kryesore që po merr sot vëmendjen e publikut dhe është kthyer në luftë politike, atë të akuzës së Doshit për një atentat që është organizuar ndaj tij.

    Më herët, Frroku pati deklaruar se pas përfshirjes së emrit të tij në mënyrë të pavërtetë e të padrejtë nga Doshi, miqësia e tyre nuk mund të vazhdojë më.

    MAPO

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Lajm nga Greqia: Parlamenti Grek vendos qe
    familjet e varfera (rreth 300.000) nuk do
    paguajne energjine elektrike (sasine jetike), do
    u sherbehet ushqim dhe paguhet qiraja
    minimale.
    Lajm nga Shqiperia: Tom Doshi pi kafe me Mark Frrokun...

  4. #24
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Mu ka bo Ky Tom DOshi si burre me shume nigjoj per te sa per veten
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Ruçi i bën dalje Frrokut, Klosi më miqësori me kreun e PKD

    TIRANE - Rikthimi në seancë i deputetit Mark Frroku pas ngjarjeve të fundit dhe përfshirjes së tij në akuzat e deputetit Tom Doshi ka bërë që edhe reagimi i kolegëve të tij ndaj tij të jetë i ndryshëm.

    Gjatë momentit të hyrjes në seacë i vetmi që është treguar më miqësor me të ka qenë deputeti i PS-së, Blendi Klosi. Ndërkohë që gjatë largimit, kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi megjithëse është përballur me Frrokun nuk ka preferuar as ta përshëndes.

    Shqiptarja

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Pse e la Llalla një të dyshuar për vrasje në Kuvend?

    Emri:  llalla1.jpg

Shikime: 228

Madhësia:  48.3 KB

    Ka një vit që në mediat e Belgjikës raportohet se deputeti shqiptar Mark Frroku është i dyshuar për një vrasje dhe duhet të dalë në gjyq atje.

    Për çudi për këtë ngjarje nuk është folur nga drejtësia shqiptare deri në momentin kur u lëshua një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Përgjithshme për Frrokun në lidhje me rastin Doshi.

    Në dokumentet e prokurorisë thuhet se Frroku është i rrezikshëm për shoqërinë dhe citohet rasti i Belgjikës.

    Pyetja që lind është pse Llalla e la një të akuzuar për vrasje kaq gjatë në Kuvend.

    MAPO

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Mark Frrokut i del pasaporta amerikane.

    Mark Frroku ka pasaportë amerikane/ A do ta pengojë kjo ekstradimin e tij?
    Postuar në 31 Mars, 2015 12:03


    Ekstradimi i Mark Frrokut në Belgjikë, për t’u gjykuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit do të hasë në vështirësi. Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Belgjikën, por dërgimi i Frrokut atje mund të mbështetet në një marrëveshje tjetër dypalëshë. Por Mark Frroku ka nënshtetësi amerikane. Nuk është e qartë nëse ky fakt do të përbëjë gjithashtu pengesë për ekstradimin. SHBA nuk pranon t’i ekstradojë shtetasit e saj për t’u gjykuar në vendet e huaja vetëm në rast se bëhet fjalë për ushtarakët dhe nëse akuzat janë për krime të kryera gjatë shërbimit ushtarak. /lapsi.al/




    http://www.lapsi.al/lajme/2015/03/31...tradimin-e-tij
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mike Oldfield : 03-04-2015 më 17:24
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Mark Frrokut i del pasaporta amerikane.

    Imagjinoni njerezit kane shitur shtepite e tyre per te blere nje vize te thjeshte amerikane ...... Ketu po dalin manager prostitutash me pass amerikane.


    Nje analize e shpejte,

    Sipas lajmeve ki Frrokua pas vrasjes ne Bruxelles ka kaluar ne Hollande. Ketu eshte denuar me burg. Pastaj prej Hollande e kane marre dhe e kane dorezuar drejtesise Belge.
    Po te kishte pasur ahere pass amerikane me dore askush nuk kishte guxuar ta prekte.
    Pra kete passaporte i bie , kshu trashe trashe, ta kete marre pas 2005 kur ishte i formuar mire si kirminel.
    Pyetja ? Ne cilen ambasade ka aplikuar per te marre kete passaporte duke qene se deri tani nuk eshte permendur qe te kete qene rezident ne amerik ?




    .

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Mark Frrokut i del pasaporta amerikane.

    Mark Frroku jeton ne Shqiperi e jo Amerike dhe ekstradimi i tij nuk varet aspak nga nenshtetesia por vendi ku ndodhet.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  10. #30
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Mark Frrokut i del pasaporta amerikane.

    Zorraxhinjte e rilindaxhinjve!

    Po prisni s'e s'keni pare asgje akoma!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •