Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasjen!

    DEKLARATA PER ATENTAT Ballafaqim 2 orë në Prokurori, Frroku: “S’di pse Toma më përfshiu”. Doshi: “S’kam komente”. Zbardhen tabulatet telefonike

    Emri:  tom-doshi3.jpg

Shikime: 1933

Madhësia:  17.4 KB
    *Tom Doshi dhe Mark Frroku përballen në prokurori-

    Doshi: S’jap komente për arsye të hetimit

    TIRANE – Deputeti Tom Doshi dhe kolegu i tij Mark Frroku u përballen të dy sot përpara prokurorëve të Krimeve të Rënda, lidhur me deklaratat e tyre kontradiktore për të ashtuquajturën çështja “Doshi”. Burime nga Prokuroria thonë se përballja mes tyre i kaloi tonet normale, duke shkuar deri në konfliktim. Mësohet se të dy i kanë qendruar fort versionit të tyre, ndërsa Prokuroria pritet që të kërkojë zbardhjen e tabulateve telefonike, për të vërtetuar nëse ka qënë apo jo Frroku ai që njoftoi Doshin, për ekzistencën e një komploti, me qëllim eliminimin e tij dhe deputetit të PD-së Mhill Fufi.

    Prokuroria ndërkaq pritet të sekuestrojë edhe kamerat e sigurisë së një hoteli në Tiranë, aty ku Doshi pretendon se ka takuar Frrokun. Ndërkaq, pritet të thirren për të dëshmuar edhe personat që janë përmenduar në videon 37 minutëshe të bërë publike nga deputeti Tom Doshi.

    Deputeti Mark Frroku mbërriti ne organin e akuzes rreth ores 11:40 te se henes, ndersa ne oren 11:55 u paraqit dhe deputeti Tom Doshi. Deputeti Doshi mbërriti në prokurori nën masa të forta sigurie dhe hyri nga dera e pasme e institucionit.

    Pas daljes nga prokuroria, Mark Frroku i qëndroi deklaratës së mëparshme duke e përgënjeshtruar sërish kolegun Doshi. Frroku shprehet se nuk ka dijeni për deklaratat e Tom Doshit mbi atentate për vrasje deputetësh. Mark Frroku la në orën 13:50 minuta institucionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku për 1 orë e 55 minuta është ballafaquar me deputetin Tom Doshi mbi deklaraten e ketij te fundit ku është shprehur se Frroku e ka vënë i pari në dijeni për atentatin për vrasje. Sipas Doshit, planin për vrasjen e tij nga Durim Bami e kishte marrë vesh fillimisht nga Mark Frroku. Ndërsa mësohet se Doshi ka dëshmuar edhe për 1 orë e 20 minuta, pas ballafaqimit me Frrokun. Doshi i ka qëndruar versionit të tij se ka qënë Frroku ai që e ka vënë në dijeni për komplotin e vrasjes.

    As Frroku dhe as Doshi nuk pranuan të komentojë për mediat që prisnin jashtë kangjellave të prokurorisë. Frroku zgjodhi të futet në automjetin e tij qe e priste para dyerve te Prokurorise dhe të largohet në heshtje. Teksa po hipte ne makinen e tij u shpreh se “i qendrova deklaratave te dhena me pare”.

    Jashtë kamerave, privatisht Frroku pohon se në dëshminë e tij theksoi qe ‘nuk ka dëgjuar biseda për vrasje. Nuk kam dijeni mbi ato që pretendon Tom Doshi”.

    “Unë kam dëshmuar dhe do të dëshmoj vetëm të vërtetën. Kjo është e vërteta ime. Nuk e di pse Tom Doshi përfshiu emrin tim në këtë çështje, pasi unë nuk kam pasur asnjë lidhje dhe asnjë dijeni rreth saj. Nuk e di se përse kolegu Doshi e bëri këtë histori dhe se nga kush është mbështetur, por unë e them me pastërti se nuk kam asnjë lidhje me të. Kjo është e vërteta ime dhe këtë do ta them në çdo ambient sa herë të më kërkohet”.

    Pak para Frrokut, ambientet e prokurorisë i la dhe avokati i Durim Bamit, Ilir Murati. Edhe ky i fundit nuk pranoi të bëjë deklarime mbi cfarë u dëshmua sot para prokurorëve.

    Ndërsa Doshi ishte i fundit që la ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u largua nga dera e pasme, pa dashur të kometojë për mediat. “S’kam asnjë koment, nuk jap shpjegime për arsye hetimi”.

    Në fletë thirrjet e firmosura nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Adnan Xholi, theksohej se në rast të mosparaqitjes së deputetëve, do të urdhërohej shoqërimi i detyrueshëm i tyre.
    “Balkanweb” siguroi urdhrat e thirrjes, që mbërriten zyrtarisht në duart e deputetëve Doshi dhe Frroku. Ajo që bie në sy është fakti se prokuroria i ka thirrur deputetët për të dëshmuar në të njëjtën datë dhe orë, të hënën në 12:00.

    Emri i deputetit Mark Frroku u përfshi në çështjen e ‘atentatit’ nga vetë Tom Doshi, i cili tha se kishte qenë pikërisht Frroku ai që e kishte vendosur në kontakt me Durim Bamin, personin e penduar, që ishte ngarkuar të kryente atentatin ndaj tij. Por në deklaratën e tij në prokurori, Mark Frroku përgënjeshtroi Doshin, duke thënë se nuk kishte dijeni për atentatin.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Bashkëpunimi në biznes, lidhja politike dhe si u prish miqësia Doshi‐Frroku

    Emri:  doshi-frroku1.jpg

Shikime: 1078

Madhësia:  27.5 KB

    TIRANE- Nuk dihet se kur e kanë nisur bashkëpunimin e tyre në biznes, por miqësia politike mes Tom Doshit dhe Mark Frrokut nisi në pranverën e 2013­s kur Doshi propozoi dhe mbështeti Mark Frrokun për deputet në qarkun e Shkodrës, e kryesisht në rrethin e Pukës.

    Gazeta “Panorama” shkruan sot se falë mbështetjes së Doshit, PKD mundi që të marrë një deputet dhe të vetmin në të gjithë Shqipërinë, vetëm në qarkun e Shkodrës.

    Partia Kristiandemokrate mori 6764 vota në qarkun e Shkodrës ose 5.5% të votave, duke bërë të mundur hyrjen në Kuvend të Mark Frrokut. Nevoja për ngushtimin e hapësirave të LSI­së në këtë qark çoi në këtë bashkëpunim me rezultat pozitiv dhe për shkak se PD ishte në pikën e saj më të dobët në Shkodër, pas një qeverisjeje të konsumuar 8­ vjeçare. Duket se të dy miqtë, tashmë deputetë të të njëjtit Grup Parlamentar, pasi Frroku merr pjesë në të gjitha mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS, nisën të bashkëpunojnë më mirë dhe në biznes, në Tiranë dhe jashtë saj. Miqësinë e tyre e forcoi edhe më shumë një moment në jetën parlamentare. Ish­kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në janar 2014 e akuzoi Frrokun se ka qenë i dënuar në Belgjikë.

    Pas një SMS­je që Frroku i dërgoi Topallit, Kryeministri Rama i kërkoi atij ose t’i kërkonte falje në Kuvend Jozefina Topallit, ose ai të largohej nga Grupi Parlamentar socialist. Ndërhyrja e Doshit, por edhe qëndrimi i vetë Frrokut bëri që ai as të mos i kërkonte falje Topallit në Kuvend dhe as të largohej nga Grupi Parlamentar i PS. Madje, ai të enjten e shkuar votoi bashkë me socialistët dhe LSI projektligjet e Qeverisë.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Frroku eshte genjeshtar dhe do beje gjithshka te mundur te mohoje qe ka pasur dijeni.
    Kjo per arsyen e thjeshte qe nqs ai pranon qe e ka ditur,atehere Frroku shkon direkt ne burg
    per konspiracion,behet fajtor sepse e ka ditur shume kohe me pare dhe nuk ka lajmeruar
    policine por e ka mbajtur infon per vete,kjo e ngarkon ate me fajin e konspiracionit.
    Ja pse Frroku mohon qe ka ditur dhe ka shume mundesi qe genjen per ti shpetuar burgut.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Ka edhe nje problem tjeter Frroku po te thote qe e di dhe qe ka njohje me Bamin.
    Bami ishte shok dhe pjese e te njejtit grup ku ishte dhe njefare Enver Stafuka qe u pyet pasi kishte vjedhur makinen nga e cila u vra Komisari Dritan Lamaj.
    Pra i bie qe grupi i Bamit dhe Stafukes qe sot cuditerisht rezulton i humbur pasi e rrembyen para nja 2-3 javesh, ose ka kryer vrasjen e komisarit me kerkese te Frrokut ose te pakten ka bashkepunuar.
    Dhe po i dolen keto lidhje Frrokut, i bie qe dalin lidhjet dhe me vrasjen e komisarit.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Frroku eshte genjeshtar dhe do beje gjithshka te mundur te mohoje qe ka pasur dijeni.
    Kjo per arsyen e thjeshte qe nqs ai pranon qe e ka ditur,atehere Frroku shkon direkt ne burg
    per konspiracion,behet fajtor sepse e ka ditur shume kohe me pare dhe nuk ka lajmeruar
    policine por e ka mbajtur infon per vete,kjo e ngarkon ate me fajin e konspiracionit.
    Ja pse Frroku mohon qe ka ditur dhe ka shume mundesi qe genjen per ti shpetuar burgut.
    Pse nuk shkon ti ne prokurori,meqenese ke "opinione" te sakta.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    dashur miq, Sic e keni ndjekur, une po vazhdoj me force,
    pavaresisht se i braktisur nga Partia ime dhe
    Qeveria, rrugen e veshtire te denoncimit dhe
    faktimit te nje akti terrorist per te vrare dy deputete
    nga Kryetari i Kuvendit te Shqiperise. Dua te ndaj me ju disa fakte dhe shqetesime lidhur
    me kete proces, dhe dua te deklaroj disa vendime
    te miat. E para, dua te hedh poshte me vendosmeri akuzat
    qe serviren kunder meje se gjoja jam ne
    bashkepunim me Sali Berishen dhe PD. Tom Doshi
    nuk ka bashkepunuar kurre me Sali Berishen ne te
    shkuaren, dhe nuk do te bashkepunoje ne te
    ardhmen me kete person. Jam kundershtar politik me Sali Berishen dhe keshtu do te mbetem. E dyta, kam informacione qe hetimet qe po behen
    per akuzat e mia ndaj Metes jane te dekonspiruara.
    Nje shoqe e Monikes raporton cdo dite per ato qe
    ndodhin aty. Pavaresisht se une nuk i paragjykoj
    hetimet, konstatoj se ato po nxitohen me qellim,
    per tu mbyllur shpejt, pa arritur ti behet nje zberthim shkencor cdo fakti. Do ti kerkoj qe neser
    me shkrim Prokurorit te Pergjithshem qe te kerkoj
    ekspertize nderkombetare per hetimet. Ne kushtet
    qe Prokurori i Pergjithshem dhe ai i Krimeve te
    Renda kane ngjallur dyshime per mua, se
    bashkepunonin me te akuzuarit, rezultatet jane te kompromentuara. Akuza qe une kam bere ndaj Ilir
    Metes eshte shume e rende. Ajo duhet gjykuar nga
    nje grup prokuroresh shqiptare dhe te huaj, ashtu
    sic u hetua dosja e Azem Hajdarit, me europian e
    amerikan, qe kane experience dhe neutralitet ndaj
    te hetuarve. Idea qe ka dhene sot nje eurodeputet eshte e mirepritur prej meje dhe me jep shprese se
    nderkombetaret duan zbardhjen e ketyre akuzave.
    Qe shqiptaret te kene besim tek drejtesia, hetimi
    me nderkombetar eshte detyre e shtetit. Le te
    pergjigjet Ilir Meta nese eshte dakord qe te ftohen
    zyrtarisht prokurore te huaj te hetojne keto akuza. Le t’ja kerkoj dhe ai zyrtarisht kete gje Prokurorit te
    Pergjithshem. E treta, kam degjuar sot se Fatjon Skenderi paska
    ardhur ne Tirane me garanci nga shteti se nuk do
    arrestohet, per te folur ne Prokurori. Cili shtet jep
    nje garanci te tille? Pse trajtohet ky person ndryshe
    nga Durim Bami? Mos ka ndikuar Ilir Meta qe
    drejtesia ti ofroj ketij garanci? Media ka fshehur qellimisht historine kriminale te Tonit. Nga
    informacionet qe me ka sjell sot nje deputet i
    maxhorances ne Kuvend, rezulton se Fatjon
    Skenderi eshte i denuar per trafik nderkombetar
    droge nga gjykata shqiptare. Shkalla e pare dhe
    Apeli i kane dhene 13 vjet burg per te vuajtur 9 vjet, meqe e kishte pranuar akuzen. Gjykata e larte ja uli
    denimin ne 4 vjet. Ky person eshte denuar ne
    shkalle te pare dhe nga Gjykata Italiane me 17 vjet
    burg para pak kohesh, dhe ceshtja eshte akoma ne
    Apel. Prokuroria dhe Ministria e Drejtesise duhet te
    informojne dhe informohen nga autoritetet italiane per kete person te rrezikshem. Ilir Meta ka mohuar njohjen me kete person, por
    mua ma ka pranuar njohjen dhe takimin tek lokali
    VIVA. Prokuroria per te provuar kete genjeshter
    duhet te verifikoj me kujdes tabulatet e Tonit ne
    kohen kur trafikonte droge ne Kosove dhe Itali. Sa
    here ka folur ky person me Monika Kryemadhin ne kete periudhe? Eshte detyrim para shqiptareve qe
    keto gjera te zbardhen njehere e pergjithmone.
    Toni i Metes dhe i Monikes ka bere dhe porosi te
    tjera per vrasje, te cilat fatkeqesisht jane finalizuar
    ne krim. Se shpejti ai duhet te sqaroi se kush ka
    qene porositesi i vrasjeve te tjera. Njerezit po e vrasin friken dhe kane filluar te tregojne me shume
    se sa dime deri tani. E katerta, jam informuar nga nje i njohuri im, se ne
    Prokurorine e Krimeve te Renda dje eshte bere nje
    kallzim penal nga Petrit Cinari, nje ish oficer nga
    Skrapari. Ne kete kallzim eshte deklaruar se babai i
    Ilir Metes, rreth 1 vit e gjysem me pare, e ka thirrur
    Petritin ne Gjirin e Lalzit dhe i ka kerkuar atij me porosi te Ilir Metes, qe te vras Tom Doshin. Ky
    person paska punuar bashke me Rrexhep Meten ne
    ushtri dhe paska qene qites i shkelqyer. Pas
    rikthimit te tij nga Amerika, babai Ilirit e paska
    gjetur, ftuar ne Gjirin e Lalzit dhe bere oferten
    makabre, e cila duket se nuk eshte pranuar nga Petriti. Ky person, me guximin e lavderushem
    qytetar ka shkuar me vullnetin e tij te lire dhe ka
    denoncuar kete porosi te re vrasjeje. Kete
    informacion mund ta konfirmoje Prokuroria.
    Ky person menjehere duhet mbrojtur si deshmitar i
    drejtesise. Nga disa media, analiste apo politikej, jam i habitur
    qe vazhdojne flasin per personin tim negativisht,
    sikur une jam kriminel ..
    Une nuk pasur dhe nuk kam asnje problem me
    drejtesine ,prandaj i bej thirrje ketyre personave te
    ndalin keto sulme te padrejta ndaj meje ,pasi duhet te marre fund politika e shpifjeve ne vendin tone. Une do te vazhdoj te bej publike, sipas rastit, te
    verteta qe une mendoj se nuk demtojne hetimin
    dhe se ndihmojne daljen e se vertetes. Ju falenderoj per mijera mesazhe qe me keni
    derguar keto dite. Ju jam mirenjohes.

    Tom Doshi facebook

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Keto deklarata jane mire te mos komentohen se nuk ja vlejne,se vetem te ngrejn nervat,te duket sikur ke te besh tamam me shpellar,qe mir qe jane bere parlamentar,se ne ate vend nuk mbeti njeri qe nuk e meriton mos behet parlamentar,por misteri qendor si ka mundesi qe ky njeri ka bere para dhe ta quash bisnesmen !

    E para,mer toç,nuk ka çfare leshin te dekospirohet se nuk paska politikan qe nuk e ditka ngjarjen,je ti qe ke gjashte muaj qe nuk ke lene njeriut pa ja thene,duke perfshire dhe Meten. Ne te vetmin vend qe duhet te shkoje ne prokurori,aty nuk shkove. Dhe vazhdon akoma,"me te degjuar","me kan informuar",qe po te ishte ndonje parlamentar i ndonje vendi tjeter do tallnin ****** (mediat dhe populli) per vite me radhe.

    Eshte e kote ! Faji nuk eshte i joti,eshte e trapit kryeminister. Nuk ja vlen, ta perserisesh prap,qe nuk ka,per nje njeri te rruges e jo me per nje parlamentar, "kam degjuar" o "me kane informuar",se jane degjime e informime qe nuk vlejne po nuk u denoncuan ne Prokurori. Nuk mund te kerkosh drejtesi kur nuk e di se çfare eshte Drejtesia.Cfare eshte,se per çfar sherben jam i sigurte qe nuk e di.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 10-03-2015 më 15:24

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Hehehe Serafim, ai me "kam degjuar" dhe "me kane informuar" eshte bere "biznesmen i fuqishem" dhe "deputet i nderuar", perse mos ti perdori dhe gjate jetes parlamentare qeverisese.
    Fatkeqesisht keshtu eshte situata ne Shqiperi dhe me cduket as qe ka ndermend te ndryshoje.

    Populli duke perfshire dhe mua po kenaqemi me lajmet qe po na prodhon Doshi dhe po ia heqim freret fantazise dhe pjellim lloj lloj skenaresh telenovelash qe na thote mendja ne ato momente.
    Nderkohe me kete rast harrojme gjithe problemet madhore qe na prekin te gjitheve, qe jane shendetesi pertoke, sistem arsimor pertoke, drejtesi pertoke, rendi afer tokes (mgjthse deri dje e kisha vleresuar Tahirin per punen qe kishte bere me policine, ky rasti i Doshit i hoqi vize dhe atij dhe Didit ne vleresimet e mia si individ), cdo institucion shteteror eshte mosfunksional me deshire dhe vullnet te plote, nje politike me moton "ha merr dhe ik", me politiqener qe filmojne njeri tjetrin vend e pa vend dhe e shantazhojne njeri tjetrin hapur per "gjerat" qe kane dhe... ngelet me kaq pasi tjetri e mbyll gojen.
    Asgje nuk behet per individin e thjeshte dhe te paperzjere me politike.
    Ketu, sipas kendveshtrimit tim, njerezit jane ndare ne dy kategori.
    E para jane ata qe merren gjithe diten me politike dhe qe ushqehen prej saj (ke dhe ketu sa te duash tellall, dallohen lehte), dhe qe mbrojne njeren apo tjetren pale, nderkohe qe jane e njejta monedhe por thjesht dy ane te kunderta te saj, dhe kategoria tjeter qe mund te duket e rrezikshme per gjithe kete strumbullar politikeberesish dhe politikllafosesish, jane klasa e intelektualeve te rinj qe deri dje kane qene indiferente por duke qene se jane bere prinder te rinj, per hir te femijeve po u degjohet zeri perhere e me teper. Por keta jane komplet te paorganizuar dhe cdo pakenaqesi mbetet ne muhabetet mes tyre, maksimumi krijohet ndonje shoqeri civile qe gjithsesi shihet me skepticizem si cdo gje e krijuar deri tani ne Shqiperi.

    Gjithsesi per kete kategori, qeveria po i merr masat indirekt duke mos u ofruar asnje lloj sherbimi, qe ti largoje sa me pare nga Shqiperia me deshiren e tyre.
    Keshtu me duket gjendja ne Shqiperi dhe perhere me forcohet si bindje sepse sa here takoj shoke e shoqe qe kam njohur ne universitet, te gjithe jane te nje mendimi.
    Te ikim sa me pare nga ky vend sepse ky vend nuk ka per tu bere.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin

    Ke bere nje analize te sakte,qe nuk ke çfare ti shtosh.

    Keta,shkaterruan,plaçkiten,vran e masakruan sa u donte qefi e aq sa kishin mundesi,tani kerkojne te hiqet si te ndershem dhe kerkojne dhe "flete-lavderimi" .

    "Po prit njeçik",se ti nga Meta e sistemi i tije u bere bisnesmen e parlamentar.Se po te ishe bere ne nje sistem te drejte, do ta njihje dhe çfare eshte Drejtesia.

  10. #10
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Mark Frroku: Nuk di gjë! Tom Doshi: Frroku ishte i pari që më njoftoi për vrasje

    Tani Frrokut s'kemi perse t'i bihem ne qafe per kete rast!

    Mbrenda ketij muaji ka mundesine ta shpetoje vellane nga burgimi i perjetshem. Po kjo mazhorance zhduku deshmimtarin qe kishte pare ngjarjen dhe po kjo do e shpalli te pafajshem.

    Si mund te lihet pergjysem ky proçes???

    Se mire vellai shpeton vellane nga drejtesia e kalbur shqiptare, por s'i do ta shpetoj vellai vellane nga drejtesia serioze belge?
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •