Nėnkryetarja e demokratėve flet pėr strategjinė e opozitės pėr rrėzimin e qeverisė, bashkimin e sė djathtės dhe kandidatėt pėr Tiranėn
Topalli: Nano e ka shitur Edi Ramėn
Topalli: Mocioni synon largimin e Nanos
Nė aktivin e Tiranės qė do tė shpallte ndonjė kandidaturė, nuk u bė fjalė. Ndoshta, ky ishte edhe momenti i parė i shitjes sė kryeministrit Nano pėr kryebashkiakun Edi Rama.
TIRANE- Nėnkryetarja e Partisė Demokratike Jozefina Topalli, deklaroi dje nė intervistė pėr Shekullin se kryeministri Fatos Nano duhet tė japė dorėheqjen. Nė tė kundėrt, nėnkryetarja demokrate paralajmėroi se opozita do tė denoncojė qeverinė Nano jo vetėm nė rrugė parlamentare, por edhe gjatė kontakteve me ndėrkombėtarėt. Ndėrsa pėr idenė e bashkimit tė opozitės, Topalli siguroi se kjo ide aktualisht po pėrēohet pėrmes qėndrimeve unike qė grupet parlamentare tė opozitės po mbajnė nė Kuvend.
Zj.Topalli, cilat janė ēėshtjet qė grupi parlamentar do tė prekė nė datėn 14 prill pėr tė mbėshtetur mocionin pėr debat me kryeministrin Fatos Nano?
Nxitja qė ka shėrbyer pėr tė pėrshpejtuar kėtė mocion pėr debat ka qenė raporti i Bashkimit Europian, por po ta shohėsh mė gjerė, janė njė sėrė faktorėsh tė tjerė. Parimisht ėshtė e qartė pėr ēdo qytetar, se kur njė qeveri ėshtė e paaftė, mjafton kaq qė tė ikė dhe tė lėshojė karrigen. Mirėpo kjo ėshtė vetėm gjysma e sė keqes nė rast se do tė lexojmė kėtė raport, i cili ėshtė dokumenti i fundit nė ngritjen e shqetėsimit ndaj njė realiteti aktual nė tė cilėn ndodhet Shqipėria. Me kėtė dua tė them se para kėtij raporti, ka pasur edhe raporte tė tjera tė ndėrkombėtarėve. Kam parasysh raportin konfidencial tė Europės, Fondit Monetar Ndėrkombėtar, Departamentit tė Shtetit pėr shkeljen e tė drejtave tė njeriut, raportet e Bankės Botėrore, raportin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm qė lėshon alarmin se krimi i organizuar ka pėrkulur shtetin, raportin e Shėrbimit Civil, raportin e Avokatit tė Popullit. Kur kam dėgjuar nė media se kryeministri Nano kishte urdhėruar ministrat qė tė mbronin veten e tyre, kam rilexuar raportin e fundit pėr tė gjetur ndonjė fakt pozitiv, por nė asnjė rresht nuk gjeta ndonjė fjalė tė mirė, pėrjashtuar momentin e zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės gati njė vit mė parė. Brenda njė viti u ndėrruan tre qeveri, njėra sepse ishte e korruptuar siē tha Nano, e dyta sepse ishte e paaftė dhe e treta, qė premtoi reformė por vetėm reforma nuk bėri. Njė qeveri, qė sipas raportit tė Bashkimit Europian, nuk ka ditur tė bėjė luftėn kundėr korrupsionit, nuk ka ditur dhe nuk ka dashur tė luftojė krimin e organizuar, nuk ka plotėsuar kuadrin e legjislacionit tė kujtuar dhe tė programuar. Nė kėto kushte, ēdo opozitė ka detyrėn morale qė ti bjerė kėmbanave, jo pėr kryeministrin Fatos Nano sepse e ka tė qartė sesa nė pozicion tė minuar e ka futur veten, por pėr njė inkurajim mė tė madh tė shoqėrinė shqiptare pėr tė reaguar.
Grupi parlamentar i PD-sė a do ta shoqėrojė mocionin pėr debat me njė mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Fatos Nano?
Natyrisht qė morali i gjithė kėsaj ėshtė qė ai tė lėshojė karrigen dhe vendi tė pėrgatitet pėr njė zgjidhje tė re.
Nė aktivin e fundit tė PS-sė Tiranė, kryeministri Nano paralajmėroi njė mandat tė gjatė qeverisės i kryesuar nga vetė ai. Ēfarė do tė bėjė opozita pėrballė kėtij fakti?
Ndjesia e parė qė mė krijoi kur dėgjova fjalimin e tij nė aktivin e Tiranės ėshtė mentaliteti i personit qė e di veten se sa nė vėshtirėsi personale dhe sa probleme ka mė vete dhe me njerėzit qė e rrethojnė. Kėmbėngulja e tij jo nė pak raste nė vendet qė janė tė pėrfshira nga krimi i organizuar pushtetin nuk e kanė lėshuar me votė tė lirė. Duke mbetur sėrish tek pyetja juaj unė besoj se hapi i parė i opozitės ėshtė realizimi i reformės zgjedhore. Unė mendoj gjithashtu se shoqėria shqiptare nė njė farė mėnyre po maturohet dhe ndėrgjegjėsohet pėr nevojėn e njė reagimi dhe detyra e opozitės ėshtė qė tė nxisė akoma mė shumė kėtė reagim demokratik.
Pėrmes cilave rrugė?
Pėrmes debateve parlamentare, takimeve tė ndryshme dhe pse jo edhe me forma tė tjera.
Tashmė ka filluar puna e komisionit hetimor Rama. Duke u bazuar nė veprimtarinė e deritanishme, sa mendoni se ky komision do tė realizojė qėllimin pėr tė cilin u ngrit?
Pėr mua, e rėndėsishme ėshtė qė shqiptarėt dhe parlamentarėt tė mėsohen tė respektojnė ligjin themelor tė shtetit dhe kjo kėrkon ndėrhyrjen e tė gjitha palėve tė brendshme dhe tė jashtme. Mosrespektimi i Kushtetutės ishte njė provė e keqe pėr kryeministrin Nano. Sė dyti, e rėndėsishme ėshtė qė tė njihet e drejta e opozitės pėr tė drejtėn e kontrollit nė bazė tė njė principi qė duhet tė qėndronte prej kohėsh nė bazėn e funksionimit tė shtetit shqiptar, ajo e barazisė sė pushteteve. Ndėrsa pėr tė tjerat besoj se nuk me takon mua meqėnėse komisioni aktualisht po merret me kėto probleme.
A kanė filluar tė vihen nė lėvizje strukturat e selisė blu pėr tė etiketuar kandidatėt e mundshėm qė do tė konkurrojnė kryebashkiakun Edi Rama?
Nuk ka filluar ende faza e emrave, por ka filluar puna nė drejtim tė ndezjes sė motorėve nė strukturat e partisė, sepse momenti i parė ėshtė mbrojtja e votės dhe momenti i dytė, energjizimi i kėtyre strukturave. Kur kėto faktorė janė nė performancėn e duhur, atėherė mbetet vetėm problemi i emrit, qė ėshtė hapi tjetėr i rėndėsishėm pėr tė cilėn nuk ka filluar ende diskutimi.
Kur do tė fillojė ky proces?
Kemi 6 muaj nė dispozicion. Gjatė kėsaj periudhe ne kemi gjithė kohėn e duhur pėr tė gjetur figurėn e duhur, pėr tė cilėn unė nuk dyshoj qė do tė jetė shumė i mirė.
PS e ka shpallur tashmė kandidaturėn e saj ..
Pėr hir tė sė vėrtetės, PS nuk ka shpallur kandidaturėn pėr kryetar bashkie. Ka qenė njė moment qė Sekretari i Pėrgjithshėm i PS -sė, Gramoz Ruēi personalisht ka shprehur preferencat e tij dhe me pas kur mendohej se nė aktivin e Tiranės do tė shpallte ndonjė kandidaturė, nuk u bė fjalė. Ndoshta ky ishte edhe momenti i parė i shitjes sė kryeministrit Nano pėr kryebashkiakun Edi Rama.
Zj. Topalli po flitet shumė pėr mundėsinė e dėshtimit tė bashkimit tė opozitės. Ju ndani tė njėjtin opinion?
Unė nuk konvergoj me kėtė pėrshtypje sepse nuk kam menduar asnjėherė se procesi i zgjerimit tė koalicionit ėshtė i thjeshtė dhe i lehtė. E kam menduar gjithnjė qė ėshtė njė ide pozitive. Unė mendoj se tavolinat dhe vazhdimi i bashkėpunimit nė Kuvend me gjithė grupet parlamentare tė opozitės ėshtė njė inkurajim dhe njė hap nė drejtimin e duhur.
Legalistėt dhe ballistėt kanė paralajmėruar daljen vetėm nė zgjedhjet e ardhshme lokale. Cili ėshtė komenti juaj?
Unė nė fakt nuk i kam dėgjuar kėto deklarata por besoj se do tė gjendet gjuha e pėrbashkėt pėr tė ditur dhe pėr tė bashkėpunuar. E rėndėsishme ėshtė qė sot tė ketė njė opozitė tė bashkuar dhe kjo i shėrben si tė vegjėlve, ashtu edhe Partisė Demokratike.
Copyright 2002 Shekulli
Krijoni Kontakt