Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    *KOSOVARE* Maska e Arjeta
    Anėtarėsuar
    17-10-2002
    Vendndodhja
    Danimarke
    Postime
    184

    Plaqkitet cdo kosovar qe kalon nga Shqiperia ne Kosove....???

    Ce nga mbarimi i luftes 1999 eshte e pamundur qe nje Kosovar te kaloj ne mes Shqiperis dhe te mos plaqtkitet nga banda te ndryshme apo edhe "police" te ndryshem????

    Kjo eshte njera nder temat kryesore qe po na proukupon ne jete, eshte e tmerr per shqiptaret qe te plaqkiten nga vellzerit e tyre, dhe kjo po ndodh qe nga lufta kur kosovaret jan kthyer nga vendet prendimore e sidomos gjate kohes se veres....ata te cilet kan zgjedhur rrugen neper Shqiperi gjithmon jan plaqkitur dhe maltretuar ne te gjitha menyrat, gje qe eshte marri te ndegjoj bota edhe pse ajo shum mire e din kete se qka jan ne gjendje te bejne bandat e ndryshme ne Shqiperi duke ja fillu nga droga, prostitucioni etj....

    Une personalisht kam ndegju shum raste ne lidhje me kete, dhe e kam vertetuar veren e kaluar kur isha ne Kosove, cdo familje qe kishte kaluar neper Shqiperi ishte maltretuar e vjedhur ne menyra te dryshme,pa marre parasysh femi,gra apo te vjeturit...une mendoj se edhe ky eshte nje lloj krimi!!

    Pasi qe ju jeni me shum nga Shqiperia ketu ne forum, si e komentoni kete maltretim apo me mir te them vjedhje...!!

    shum keq!!!



    arjeta
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Arjeta : 08-04-2003 mė 04:39
    [size=0.5]Sometimes friends
    cause You pain & happiness
    they come & go
    but one thing 4 sure
    they Love & miss you,
    believe me I am 1
    of them......!!![/size]

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Arjeta,

    ketu pra qendron edhe problemi me keto lloj forume propagandistike, madje aq shume, sa kane lene pas dore ndikimin edukues qe duhet te japin nder te emigruarit, e jane dhene pas dhenieve titujsh e demaskimesh, te llojit Djathtas kthehu!

    Shqiperia jeton jeton nje realitet tjeter, gje qe nuk e ndryshojne dot disa emigrante shqiptare, qe te gjendur bosh e pa personalitet neper rrugat e Amerikes, apo se i rre menja se jane me nga nje cope burse, i jane kthyer nje "nacionalizmi" deshtues, sepse i tille eshte brumi ku jane edukuar.

    Ajo qe duhet kuptuar edhe qe irriton jashte mase shume vete, eshte se keta tipa me "ilacin" e tyre nuk e sherojne dot gjendjen e varfer te ati qe eshte ne mal.
    Malsori u soll ne qytet per vota te Sales, ose per degradim te "superioritetit" jugor ne Kryeqytet, por jo per vete malsorin qe ti zhvillohej jeta.
    Ky malsor i varfer tashme nuk njeh askend, vec kafshates se bukes se gojes, e ka per borxh shqiptare (e aq me teper ata jashte kufirit) qe ti rrjepe, kur i sheh te vijne prej larg me nga nje cop flamur e me koken plot llak, si me dashte te tregojne se jane

    Ismail Qemalat e koheve te sotme!

    (kjo nuk do te thote, Arjeta se une po mbeshtes ato grabitje)

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Ndersa une kam degjuar se Gjermanet kur plackiten plackiten nga Gjermanet.
    Dhe ne France, Francezet nga Francezet plackiten.
    Si thu ti Arjeta, kur vjen en Shqiperi a do plackitesh nga Shqiptaret>
    Po Shqipetaret e Shqiperise a nuk plackiten nga Shqipetaret e Shqiperise?
    Hajduti osh hajdut, ai nuk njef komb, fe, rrace a ku e di un, ai per zot ka parane dhe maroi puna.
    Nuk ka te beje fare me Kosovar, turk, kinez apo marsian.
    Kush ka pare do plackitet pamvaresisht nga prejardhja.

  4. #4
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Arjeta, une pothuaj cdo muaj udhetoj per ne Shqiperi nje kohe relativisht te gjate dhe beso se asnjehere nuk me ka ndalur njeri e lere me te me plackise! Pervoja ime.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  5. #5
    sinqerisht edhe une shume shpesh kaloi ne Shqiperi dhe asnjehere nuk me ka ndodhe te me plaqkise dikush

  6. #6
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ah more Gazi, more Gazi....

    jo c'ne, asnje here nuk grabisin. Madje jane njerezit me te lumtur ne bote, sic thoshte ene Fadil Hasa : gru na boj kai pul (ene maton qiste krahun, me nenkuptu PRASIN).

    E ke kalu noi here Qafen e Thones, ti Gazo....?

    hehehe

    (ai shkrimi yt, me ngjau si ajo kenga me zogjte qe nuk kishin pare femije me te lumtur ne bote se sa ne shqiperi)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Klodi ..me mire syri se nami thote populli..

    Malokve u doli nami se erdhen e pushtuan periferine e Tiranes.

    Ne fakt shko shiko dhe do gjesh me shume jugore se veriore ne ato zona.
    Dhe Saliu nuk eshte nga ata qe llogarit Vota dhe per kete solli Maloket.
    Ne ato zona PS ka fituar..sepse edhe ne se nje malok aty voton Saliun .. mos harro se 4 maloke te tjere dhe 7 Mokrare e 18 tepeleno-Lushnjaro-Lapardharas e Levanako-Skraparas votojne PPSH-ne.


    As qe can koken PD per te "Mjele" votat e njerzve.

    Klodi nje pyetje ty po mu pergjigj sinqerisht.

    Ne prag votimesh aty ne lagjen tende ke shikon qe mobilizohet, qe ben mbledhje, qe shkon der me dere e qe ben plane e numerime e propogande???

    Une e di.. pergjigjen..

    Vetem PSeistat bredhin.. kurse PDeistat as qe vene ujin ne zjarr.
    Ata flejne deri diten e fundit me shpresen se.. He mer jahu se i fut i berdaf Doktorri neper Shqipni edhe e bo per vete miletin..

    Ja keshtu bejne demokratikasit e Saliut..

    Kurse PS...hmmmmm
    E di ti Klod sa qitapi hapet e sa mbledhja e celulave behet..

    Bravo i qofte..
    Ja bejne yzmetin punes..


    -----

    Ne lidhje me grabitjet ne rrugen Fush-Kruje--Kukes.

    Ka pasur shume grabitje por jane ulur.
    Megjithate Rreziku mbetet.

    Nuk eshte fukaralleku qe e ben kete.

    Eshte idea se "nuk na shikon kush... se nuk ka polic ose qeveri.."

    Kjo eshte arsyeja pse grabisin Rrugeve..

    Fukarai del te rruga dhe mund ti thote Kosovareve..Kam femijet pa buke..Ka mundesi 5 marka ose 5 euro.. Dhe ata i japin..

    Tashti zona Kukes-Tropoje-Decan-Peje-Prizren eshte plot me hajna (lahpera) teper te rrezikshem.

    Bandat shkojne e vijne ne dy anet dhe bashkpunojne.

    .....

  8. #8
    Klod,
    me cilen kenge te ngjan ty shkrimi im nuk ka rendesi,por une kam kaluar ate rruge jo vetem nje here por disa here dhe nuk me ka plaqkitur askush dhe kjo nuk do te thote se dikush tejter eshte plaqkitur apo jo,pra une kam shkruar vetem per veten time,por ti mere prapeseprape si te duash
    tung

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Brari pershendetje!

    Braro nereje koken Brar, ti per kesi temash te thek ne humor. Mos u trazo!

    Jo, per nere Brari nqs te rrej, une jetoj ne lagjen me te mire te Tirones ene me socialisten (ma do menja)...

    tashti, c'o e verteta une jam bo ca kohe qe jom largu prej anej, dmth aq kohe sa kon PS-istat ne pushtet, megjithate maj men qe demokratet ishin te zellshem neper votime...,megjithese prape e pranoj, une kom qene indiferent, por c'a me tregojshin ne familje..jo erdh ky e jo erdh ai...

    ajo qe maj men me mire, ka qon armatimi (me kai automatik, kallashnikov kuptohet) ndaj atyne qe kon votu per PD-ne, ku hyjshin ene familja ime, megjithese anetare partie as kena qon, e as kena per tu bo noi here, per tu vetmrojt ka.....ec e merre vesh....se une se di!

    Une personalisht nuk kom as i gjo kundra malsoreve qe kon zbrite ne Tirone, perkundrazi, kom qon gjitnje i menimit se ata, si gjithe te tjeret, kon te drejen te jetojne ku te dune ne nje shtet demokratik. Por kjo nuk ka te boje se aprovoj format anarshiste te Sales, qe nuk e kupto se edhe malsori po qe per i cope buke bohet prape jo vetem me PS por edhe me Enverin po deshe...

    fukarallek, maskarallek...Braro!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anėtarėsuar
    14-03-2003
    Postime
    109
    Postuar mė parė nga Brari
    kurse PDeistat as qe vene ujin ne zjarr.
    Ata flejne deri diten e fundit me shpresen se.. He mer jahu se i fut i berdaf Doktorri neper Shqipni edhe e bo per vete miletin..





    jo jo, doktorri sa hedh sprucon, medemek sa shti xixat se pastaj berdafin ja futim vet vetes ne....



    ....qe nuk e kupto se edhe malsori po qe per i cope buke bohet prape jo vetem me PS por edhe me Enverin po deshe...

    fukarallek, maskarallek...Braro!

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Si mund tė ulet ndikimi grek nė shqipėri ?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Si vjen bashkimi kombėtar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •