Berisha për herë të parë në prokurori. Dëshmon për Tom Doshin
Ish-kryeministri SAli Berisha dëshmoi sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen Doshi. Duke mos pranuar të jape detaje për dëshminë e tij që zgjati rreth një orë, Berisha deklaroi se prokurorëve u është vështirësuar puna për shkak të presionit që po u bëhet nga krerët e shtetit. Ai i përsëriti thirrjen drejtuar Metës që të japë dorëheqjen dhe të hetohet si deputet.
Sipas akuzave të Tom Doshit pas komplotit të vrasjes është Ilir Meta si urdhëruesi dhe paguesi i 600 mijë eurove për vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit.
Seanca e pyetjeve nisi ne oren 09:08 minuta dhe u mbyll me 10:00. Para gazetarëve Berisha deklaroi se prokurorët janë nën një presion për zbardhjen e asaj që ai e quan “skenar të vrasjes së dy deputetëve për qëllime të mirëfillta politike”
Sali Berisha: Erdha për tu paraqitur si person që ka dijeni për ngjarjen në hetimin e akuzës më të rëndë të 23 viteve të fundit, skenarit të vrasjes së dy deputetëve për qëllime të mirëfillta politike, pavarësisht nga pretekstet në mënyrë që të shpëtohet Rama nga kundërshtari politik, që u krijua brenda dhe Meta të godasë opozitën për qëllime personale. E prita ftesën me qëllim që të mund të kontribuoj sado pak. Ato çka thashë aty përbëjnë sekret deri në momentin që prokuroria ti nxjerrë nga klasifikimi. Por ajo që them tani nuk është aspak sekret por tronditëse fakti se këtë skenar ogurzi, kreu i qeverisë, kryetari I parlamentit dhe ministri i Brendshëm e mbajtën për 6 muaj njëlloj si në shpellën e mafias, jashtë ligji si një çështje mes tyre dhe nuk e dorëzoi para ligjit dhe për ligjin. Jo vetëm nuk e dorëzoi por në 6 muaj, kupola e përfshirë në këtë krim ndërmori veprime që të rrënojë dhe bllokojë me çdo kusht hetimin.
U kryen dy atentate nga doresit, paguesit dhe sekserit të Metës në mënyrë që gojët e tyre të mbylleshin në mënyrë përfundimtare gjatë kësaj periudhe jo vetëm tentuan të eliminojnë dy dëshmitarët kryesorë por hetimin ia besuan kryetarit të PS-së për Tiranën, mikut të ngushtë të Emiljano Shullazit, Saimir Tahirit.
Merrni me mend kur hetimi bëhet nga kreu i PS-së për Tiranën dhe firmoset nga kryetari i PS-së për Shqipërinë
Kemi të bëjmë me një bllokim për qëllime politike të hetimit për 6 muaj dhe përpjekje për manipulim dhe presion të tmerrshëm mbi institucionin e akuzës, sepse paraqitja para drejtësisë 6 muaj më vonë, nuk ka në botë prokurorirë as në vendet më të konsoliduara që mund të hetojnë një gjë të tillë”
Te shtunen Berishes iu dorezua fletethirrja
Të shtunën e 7 marsit 2015, Prokuroria dërgoi fletthirrjen për ish-Kryeministrin Sali Berisha, duke i kerkuar të paraqitet në organin e akuzës të hënën në orën 09:00 të paradites.
Kërkesa u depozitua në Kryesinë e Kuvendit, ndërkohë që Berisha është thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen, referuar dhe deklarimeve dhe akuzave publike të bëra në sallën e parlamentit.
Po ashtu, sot në Prokurori do të rrëfehet dhe deputeti demokrat Mhill Fufi, për të cilin deputeti Tom Doshi, deklaroi publikisht se ka qënë objektiv për tu eleminuar fizikisht.
Deri tani në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kanë dëshmuar nën cilësinë e personave të akuzuar Kryetari i Parlementit Ilir Meta, Kryeminsitri Edi Rama, dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri.
Më herët Berisha deklaroi se për zbardhjen e “komplotit të vrasjes” së dy deputetëve, të denoncuar nga Tom Doshi nuk do të ketë shanse për sa kohë që Ilir Meta paraqitet në prokurori në cilësinë e kryetarit të kuvendit. Gjithashtu akuzoi Ramën për mbyllje të hetimeve.
Sali Berisha:Unë e kisha denoncuar disa herë tentativën për eliminimin e Tom Doshit dhe çfarë janë në sallë dhe në Shqipëri. Nëse ka një njeri më agresiv ndaj Tom Doshit është Sali Berisha. Por Sali Berisha është njeri i ligjit, as për Tom Doshin. As Koço Kokëdhimën, Ilir Metën Edi Ramën, nuk kërkoj gjë tjetër veç ligjit. S’ka asgjë që më çon përtej kësaj
Tre muaj më parë njerëzit që thirri Ilir Meta për të më faturuar mua vrasjen e Tom Doshit i përplasën në fytyrë. E mora vesh unë. Nuk u shqetësova, përderisa afera e vrasjes ishte mes jush, s’kisha pse të merresha, ndonëse ata patën dinjitetin për të më thënë ser Ilir Meta na tha se është Sali Berisha që do të vrasë Doshin dhe vëllanë tuaj.
….
Meta: T’i e ke ditur para tre muajsh dhe nuk e ke denoncuar?
Cfare deklaroi Tom Doshi per Berishen
Ndërkohë që Tom Doshi i pyetur po të enjten në Top Channel për Berishën deklaroi se ai di më shumë se Edi Rama.
Tom Doshi:“Berisha doli në foltore ku tha që mua kanë dashur të më vrasin. Tha që ma kanë mbyllur gojën, ta ka mbyllur Shullazi. Unë nuk e njoh se kush është Shullazi… I shkova Berishës tek vendi ku rrinte në parlament dhe i thashë, ti doktor e di që nuk është Shullazi. E di, e di më tha. . Berisha e ka marrë vesh se ka informacion më shumë se sa Rama se çfarë bëjnë ministrat. I thashë, dëgjo s’ka ardhur koha akoma për të folur, se ti e di që unë nuk kam frikë. Kur të vijë koha kur të flas, mos e merr në mbrojtje atë person se e ke marrë njëherë. Jo më tha nuk do e marr. Kjo histori ka një 3 javë dhe kisha paralajmëruar që një ditë do të plasë.”
ORA NEWS
Krijoni Kontakt