Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 86
  1. #41

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po o qyfyre po, merru me komentin e Darius se ajo e zgjidh cdo gje. Madje kaq shume sa eleminon cdo problem ne Shqiperi.
    Nuk eshte se po merrem me komentin tend, por ti e bere sikur ne shperthyem me akuza dhe filloi te behej nami ne teme, kur ishte thjesht nje koment qe ndirrte ne pah faktin se titulli i shkrimit ishte teresisht pa lidhje me artikullin dhe teresisht propagande. Sigurisht qe se ek shkruar ti, dhe nuk eshte se po te akuzoj ty. Thjesht me cuditi komenti qe kishe bere.

    Problemet ne Shqiperi kane qene dhe jane. E keqja e forumit eshte se cdo teme ka synime politike. Shumica e gazetave po ashtu. Varet ke gazete lexon dhe shikon nje Shqiperi krejt ndryshe. Une personalisht cdo mengjes bej nje kerkim ne Google News per Albania per lajme nga 24 oret e fundit dhe shikoj cfare ka ndonje te re. Ndonje gje interesante pastaj e shikoj me ne thellesi.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Me pelqeu qe fillimisht ishin shperndare gjysma ke kryeministra dhe gjysma ke bashkia qe kur te behej fotografia te dukej sikur ishte mbushur i gjithe sheshi. Shume imagjinate te papare PeDe-ja meriton pike per kete.

    Po prisja komentet e Berishes perpara se te thoja dicka. 300 mije veten ne shesh ishin sot sipas PeDe-se e cila sipas Albos eshtee tejmbushur me intelektuale dhe njerezit me mendjendritur ne Shqiperi.

    Une po sjell kete foton dhe nuk po merrem me matematiken duke ja lene kete mendjendriturve te PeDe-se.

    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Sa ja prishin bukurin bulevardit keto dy kullat nga krahu bllokut.Sa shemtut duket !

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Mijëra para kryeministrisë. Basha: Ne oferta e re, Rama-Meta të largohen, Tahiri të ndiqet penalisht

    Emri:  lulzim-basha-protesta.jpg

Shikime: 325

Madhësia:  47.3 KB

    *Basha: Sot shqiptarët të bashkuar pushuan nga detyra Kryetarin e Kuvendit-

    *Basha: Garantojmë nga ky bulevard mbështetje ndaj prokurorisë-

    *Basha: Nuk ndalemi derisa të shporrim qeverinë, të çlirojmë vendin nga krimi

    *Basha: Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re dhe unë ju jap fjalën se Shqipëria do ta ketë ofertën e re

    *Ristani: E ardhmja është e jona, jo e banditëve

    *Paloka: Kjo qeveri nuk mund të vazhdojë më, Meta ik, Rama zhduku.


    Emri:  PROTESTA-Pd-8.jpg

Shikime: 386

Madhësia:  65.1 KB

    TIRANE – Ashtu sikundër siguruan një ditë më parë drejtuesit e PD-së, protesta e opozitës ka qenë tërësisht paqësore dhe ka zgjatur vetëm një orë. Opozitarët nga të gjitha qytetet e Shqipërisë mbushën bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, prej ku kërkuan dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
    Marshimi i demokratëve, i kryesuar nga kryetari Lulzim Basha dhe deputetë të PD­-së, nisi rreth orës 11:00 nga sheshi “Skënderbej”, për të kulmuar para godinës qeveritare. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Meta ik”, “Jep dorëheqjen”, “Jashtë kriminelët nga Kuvendi”, ndërsa në kor brohorisnin: “Poshtë komunizmi”, “Meta ik” etj. Përpara Kryeministrisë ishte vendosur një kordon me police femra, ndërsa përballë tyre qëndruan vajzat e Forumit Rinor të PD­së.



    BASHA: SOT SHQIPTARËT TË BASHKUAR PUSHUAN METËN NGA DETYRA KRYETARIN E KUVENDIT

    “Vëllezër dhe motra, bota e pa shqipëria e pa se si pamja e bashkimit të shqiptarëve mbylli sot parlamentin dhe pushoi Metën nga detyra e kryetarit të kuvendit”.
    Kështu e nisi kryetari i opozitës, Lulzim Basha fjalimin para mijëra qytetarëve të mbledhur në mitingun para kryeministrisë nën moton, “Meta ik”.

    Sipas Bashës, Rama dhe Meta me veprimet e tyre kanë ndërhyrë harbutërisht në dinjitetin e çdo shqiptari duke u kthyer në makthin më të keq.
    “Të dashur qytetarë jemi mbledhur sot këtu në këtë miting madhështor më të bashkuar se kurrë sepse në jetën tonë, në jetën e cdo shqiptari, në rrugën me shumë mund e përpjekje, në dëshirat tona për të pasur këtë dinjitet, duke na kthyer në makthin më të keq kanë ndërhyrë harbutërisht Ilir Meta dhe Edi Rama që kanë përmbysur gjithçka. Sot cdo familje shqiptare është rrënuar, cmimet janë rritur, varfëria është thelluar, qindra familje mezi mbijetojnë, kokulur, se nuk blejnë dot librat për shkollë të fëmijëve, nuk blejnë dot ushimet, nuk paguajnë dritat”.

    Basha theksoi se, në 1 vit qeverisje, dyshja arrestoi 38 mijë qytetarë.
    “Kanë arrestuar 38 mijë qytetarë në një vit të vetëm, njerëz të braktisur nga qeveria e tyre që nuk gjen një minutë kohë për t’i dëgjuar, por këta oligarkët po mbushin xhepat, zyrat e qeverisë janë kthyer në pasigurinë e jetës”.

    Emri:  PROTESTA-PD-7pg1.jpg

Shikime: 456

Madhësia:  59.9 KB

    Sipas kryetarit të opozitës shqiptarët nuk mund të kenë rend e siguri, kur krimi ka kapur qeverinë.
    “Nuk mund të ketë rend e siguri kur vjen në qeveri me krim. Kurrë më parë krimi nuk ka pasur lidhje më të forta. Bandat e Edit, Saimirit janë bërë të paprekshëm, nuk kuptojmë më ku mbaron krimi dhe ku fillon shteti. Bandat kanë arritur deri në parlament. Na del se kryetari i parlamentit është porositës i vrasjes së dy deputetëve, dhe akuza vjen nga një mik i Ramës, nga një superdeputet, ortak i bizneseve dhe aferave. Për 6 muaj Meta e Rama kanë mbajtur të fshehur krimin, me dorëzanin, me shënjestrën, me oborrtarin, me sekserin, dhe gjithë këtë mesele donin t’ja faturonin opozitës”.

    Në vijim të fjalës, Basha u përqëndrua në cështjen Doshi.
    “6 muaj të zhytur në krim, duart me gjak, në zyrat e parlamentit, kryeministrit, ministrit të Brendshëm është bërë shantazh me jetën e 2 deputetëve. Jemi sot të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, vetëm se kumbarët në pushtet nuk vendosën dot paqe, nuk u morën vesh për koncesione, shpërndarje të privilegjeve, pazari nuk u arrit dhe ujrat dolën sheshit e qelbën kudo. Ja sot, kryeministri ka dijeni për vrasjen, kryeparlamentari porositës vrasjeje, ministri i Brendshëm sekser, janë mbledhur si një sekt mafioz, nuk dinë kujt ti puthin dorën më parë, Don Ramës apo Don Metës”.

    Basha i bëri thirrje Prokurorisë të mos ndalet para shantazhit, ndërsa apeli ndaj Metës ishte të mos ushtronte presion ndaj organit të akuzës. Kryetari i PD u shpreh se opozita është e gatshme të ngrihet dhe t’i dalë zot vendit.
    “I bëjmë thirrje Metës të përballet me akuzat si porositës për vrasjen e dy deputetëve, të ndalë presionin ndaj prokurorisë. Ndërsa kësaj të fundit i bëjmë thirrje ta cojë ministrin e Brendshëm për ndjekje penale. Garantojmë nga ky bulevard mbështetje ndaj prokurorisë, kërkojmë zbardhje të akuzave, jemi këtu për fuqinë e pathyeshme të bashkimit popullor, jemi gati, në këmbë të gatshëm të ngrihemi dhe ti dalim zot vendit me cdo mjet demokratik, ti dalim zot demokracis sot, të cuar buzë greminës si asnjëherë tjetër, këta oligarkë pa din dhe pa iman. Ti dalim zot të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë të kërcënuar seriozisht nga varfëria dhe krimi i ngritur në siste,m për këto jemi mbledhur sot dhe qëndrojmë të bashkuar deri në fitore”.

    Kreu i PD-së Basha kërkoi largimin e qeverisë, i bëri thirrje Metës të largohet, ndërsa Ramës të mos bëjë pazare me krimin, Basha u shpreh me bindje se opozitarët do qendrojnë përballë qeverisë derisa ata të shporren, derisa vendi të çlirohet nga krimi.

    “Ne jemi këtu, përballë do të na keni derisa të çlirojmë vendin nga krimi, derisa drejtësia të bëhet. Ky është një moment tragjik për gjithë ata shqiptarë që kishin varur shpresa të mëdha në këtë qeveri, por ja erdhi koha për të zbritur të bashkuar për një qëllim. Demokratë, opozitarë, të majtë e të djathtë në rrugët e sheshet e protestës popullore, përpara një qeverie që ka devijuar nga rruga e ligjit, e dijes dhe e zotit. Jo vetëm për ta ndalur, por për ta larguar”, tha Basha.

    Përpara shqiptarëve, Basha premtoi se Partia Demokratike iu propozon atyre një ofertë të re, të ndryshme nga ajo e qeverisë së sotme, që sipas tij është e lidhur me krimin.

    “Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re dhe unë ju jap fjalën se Shqipëria do ta ketë ofertën e re. Ne nuk ndalemi derisa të ketë ligj dhe drejtësi, derisa bijtë më të mirë të marrin qeverinë, derisa të shporrim të keqen, derisa Ilir Meta, Edi Rama të largohen”, shtoi Basha.

    Sipas Bashës, “Ky bashkim i paprecedentë është shenja e parë se qeveria Rama-Meta është rrëzuar moralisht. Dëgjojeni zërin e qyetarëve, Ilir Meta jep dorëheqjen! Edi Rama mos bëj hesape me krimin, me bandat me Ilir Metën, por me popullin”.

    Kryeopozitari e mbylli fjalën e tij me shprehjen “Rroftë populli shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Rroftë Demokracia”!

    PALOKA: KJO QEVERI NUK MUND TË VAZHDOJË MË, META IK, RAMA ZHDUKU

    Ora 11:40 – Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se qytetarët kanë mbushur sot bulevardin kryesor të Tiranës, pasi padrejtësia ka arritur atje ku nuk mban më. Sipas Palokës, ka ardhur koha që Rama dhe Meta të japin dorëheqjen dhe kjo qeveri të largohet sa më parë.

    “Sot jemi këtu më shumë se kurrë, sepse padrejtësia ka arritur atje ku nuk mban më. Jemi më shumë se kurrë për tu treguar atyre se nuk mund të vazhdojmë më me kriminelë. Jemi këtu për t’i thënë Metës ik, Ramës zhduku, sepse kjo qeveri nuk mund të vazhdojë më. Këta duhet të ikin një orë e më parë. Sot fillojmë të gjithë bashkë, nesër e gjithë Shqipëria do t’i çojë aty ku e meritojnë.”- deklaroi Paloka.


    NIS PROTESTA, RISTANI: E ARDHMJA ËSHTË E JONA JO E BANDITËVE

    Ora 11:36- Arben Ristani nga foltorja e protestës: “Qytetarë, bashkatdhetarë sot në këtë bulevard jemi të shumtë në nuëmr, të vendosur dhe të indinjuar se kemi nevojë të protestojmë të na dëgjojmë, të na respektojnë. Aa takon dhe e meritojmë një jetë më të mirë.
    Pushtetarët tanë janë një bandë kriminale, oligarkësh që duan të mbushin xhepat me paret e korrupsionit.
    Jetë është shtrenjtuar, nuk ka punë, në zyrat e administratës nuk ka shërbejnë më mirë, jeta e përditshme është e frikshme nga shpërthimet e tritolit, na shembin pronat dhe pasuritë pa asnjë copë letër, i kanë mbushur burgjet me shqiptarë të pamundur.
    Kanë në mendje të shtojnë vetëm pasuritë e tyre, Rama e Meta zhvasin ç’ju del përpara.
    Të protestojë fuqishëm t’ju tregojmë bandës sa të vogël janë, t’ju tregojmë që krimi dhe mafia nuk mund të jenë bashkudhëtarë në rrugën tonë. Të mos e lëmë Shqipërinë të kthehet në diktaturë banditeske. E ardhmja është e jona jo e banditëve!


    BASHA DHE DEPUTETET NISEN DREJT SHESHIT TË PROTESTËS


    Ora 11:10- Kryeopozitari Basha, deputetët e tjerë të kryesuar nga kreu i grupit Edi Paloka dhe aleatët e PD-së i janë bashkuar protestës. Basha ka lëvizur në këmbë nga selia e PD-së për t’ju bashkuar protestës në sheshin “Skëndërbej”.

    Balkanweb

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Basha: Bashkimi më madhështor i shqiptarëve, kundër krimit në qeverisje

    Fjalimi i Kryetarit të Partisë Demokratike në protestën e 12 marsit 2015, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit

    Motra dhe vëllezër
    Shqipëria e pa, bota e pa, të gjithë e panë se pamja e bashkimit të shqiptarëve sot në këtë shesh, mbylli parlamentin dhe e pushoi Ilir Metën nga detyra e Kryetarit të Kuvendit.
    E panë bashkimin e shqiptarëve. Shikojeni bashkimin e shqiptarëve. Dëgjojeni bashkimin e shqiptarëve. Meta ik! Rama ik!
    Motra dhe vëllezër,
    Nëna dhe baballarë,
    Të rinj e të reja,
    Bashkqytetarë nga gjithë Shqipëria,
    Nga Saranda, Vlora, Lushnja, Fieri, Durrësi, Shkodra, Lezha, Kurbini, Elbasani, Korça. Nga Dibra e Mati, Leskoviku, Skrapari, Gjirokastra dhe Berati, nga gjithë Shqipëria,
    Të dashur qytetarë të Tiranës,
    Jemi mbledhur sot këtu, në një takim madhështor, më të bashkuar se kurrë, sepse në jetën tonë, në jetën e çdo shqiptari, në rrugën me shumë mund e përpjekje, në ëndrrat që kemi, në dëshirat tona, për të pasur, punë, dinjitet e siguri, dikush ka ndërhyrë brutalisht, duke na kthyer mbrapsht në makthin më të keq.
    Ka ndërhyrë brutalisht qeveria, Edi Rama dhe Ilir Meta që kanë përmbysur gjithçka.
    Sot çdo familje shqiptare është nën rrethim nga gjithë të këqiat e mundshme.
    Çmimi i energjisë është rritur, faturat janë të papërballueshme.
    Kurrë më parë s’ka pasur mes nesh kaq shumë të papunë.
    Varfëria është thelluar, qindra mijëra familje mezi mbijetojnë.
    Shumica e shqiptarëve sot vuajnë.
    Kokëulur janë sot çdo mëngjes prindërit se nuk i blejnë dot librat e shkollës fëmijëve.
    Kokëulur janë se nuk marrin dot ushqimet në dyqane e markete, se listat e borxheve nuk mbajnë më.
    Kanë ulur kokën, të rinjtë e të rejat, studentët, prindërit, kryefamiljarët, të moshuarit, të gjithë, sepse nuk munden më.
    Pas çdo fature të rritur, pas çdo vështirësie, qëndron ikona e së keqes, dyshja Rama Meta.
    Për dy vite me radhë, kanë rritur taksat, kanë shtuar represionin, kanë bllokuar, kanë shtrënguar dhe kanë shtypur popullin. Asnjë akt të vetëm për të lehtësuar qytetarët, asnjë akt të vetëm për të qëndruar në anën e tyre. Kanë çuar në vetvrasje dhjetra kryefamiljarë. Kanë arrestuar 38 mijë bashkëqytetarë në një vit të vetëm. Njerëz të braktisur, të refuzuar e të përbuzur nga qeveria e tyre që kurrë nuk gjen një minutë kohë për t’i dëgjuar.
    Mjerim, varfëri dhe papunësi kudo. Por ata, oligarkët po mbushin xhepat, në çdo zyrë të qeverisjes ka vjedhje, ka përvetësim, makutëri për pasurim të shpejtë.
    Zyrat e qeverisë janë kthyer në portat e ferrit, të zhvatjes e të rrjepjes së qytetarëve, sipas modelit të dyshes Rama-Meta.
    E kur ekonomia është zhytur në krizë, kur mjerimi ka shtrënguar lakun në fytin e çdo familje shqiptare, kur shqiptarët nuk mbyllin dot muajin, një hall tjetër edhe më i madh na ka zënë.
    Pasiguria, tritoli, krimi që bredh lirshëm e kërcënon çdo ditë.
    Kur shumica e shqiptarëve nuk mblidhen dot rreth tavolinës, se nuk kanë me se, çdo ditë e më shumë njerëzit po luten që të shpëtojnë kokën, që tritoli të mos shpërthejë, që armët të mos shkrehen aty ku ata kalojnë, që fëmijët të kthehen shëndoshë në shtëpi.
    Ka një arsye pse rendi dhe pasiguria janë më keq se kurrë. Të stampuar si autorë të këtij krimi të madh, sepse nuk ka krim më të madh se sa të mos u garantosh qytetarëve rend e siguri, janë Edi Rama dhe Ilir Meta.
    Nuk mund të ketë rend e siguri kur vjen në pushtet me krimin dhe qeveris me krimin. Në Shqipëri, krimi nuk ka pasur asnjëherë lidhje më të forta me qeverinë se sa sa pas 23 qershorit të vitit 2013.
    Bandat e Ilirit, të Edit, apo të Saimirit kanë dorë të lirë, territore nën kontroll dhe janë bërë të paprekshëm. Nuk kuptohet më ku mbaron krimi dhe ku fillon shteti. Trafikantë droge e krerë bandash kanë kapur zyrat publike, dhe kanë arritur deri në parlament.
    Po krusma e madhe s’kish mbërritur akoma.
    Na del se Kryetari i Parlamentit është nën akuzë për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Dhe kjo akuzë vjen nga më i afërti i Edi Ramës dhe Ilir Metës, miku për kokë deri dje, superdeputeti, ai që i hapeshin të gjithë dyert, ortaku i bizneseve dhe i aferave.
    Për 6 muaj, Edi Rama dhe Ilir Meta kanë mbajtur të fshehtë krimin, për 6 muaj jepnin e merrnin me njëri-tjetrin në errësirë, me dorasin e porositësin, me shënjestrën, me oborrtarin Ministër që synon të fshehë gjurmët. Për 6 muaj janë përpjekur t’ia faturonin këtë opozitës, Partisë Demokratike dhe Sali Berishës. 6 muaj të zhytur në krim, 6 muaj duart me gjak.
    Në zyrat më të rëndësishme të shtetit, në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, në zyrën e Kryeministrit, të Ministrit të Brendshëm, është bërë pazar me jetën e dy deputetëve, është negociuar mes bandave. Janë bërë shantazhe e matje forcash. Secili grup ka thirrrur nën armë banditët e tij.
    Jemi sot të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë, më e rënda në 25 vite, sepse kumbarët në pushtet nuk vendosën dot paqe, nuk u morën vesh për ndarjen e tortës së pushtetit, nuk u morën vesh për ndarjen e tenderave dhe koncesioneve, të bizneseve të pisëta, të trafiqeve dhe shpërndarjes së privilegjeve.
    Pazari nuk u arrit dhe ujërat e qelbura dolën në shesh. Ja ku jemi sot: kryetari i Parlamentit nën akuzë për vrasjen e dy deputetëve, kryeministri bashkëpunëtor që në ditën e parë, ministri i brendshëm korrier privat mes vrasësit e ish mikut të tyre superdeputet.
    Ligji dhe Kushtetuta, të shkelura me përdhunë, si në republikat e krimit. Krerët më të lartë të shtetit në një garë të ethshme se kujt do t’i puthnin dorën, don Metës, apo don Ramës.
    Janë mbledhur si një sekt mafioz e gatuajnë çdo ditë alibi, fabrikojnë e manipulojnë, nxjerrin informacione hetimore, dhe i bëjnë presion Prokurorisë, që të arrijë në përfundimet që ata duan, për të dalë të larë nga kjo histori e zezë krimi.
    Por ata kanë harruar se ne jemi këtu, më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë, për të mos lejuar rënien e demokracisë, rrëzimin e shtetit dhe të çdo principi e vlere bashkëjetese që e kemi arritur me mund e me djersë në këto 25 vite.
    I kërkojmë sot Ilir Metës me një zë; ik jep dorëheqjen. Jep dorëheqjen dhe përballu me akuzat si porositës i vrasjes së dy deputetëve.
    I kërkojmë me një zë Edi Ramës të ndalë menjëherë trysninë brutale ndaj organit të akuzës, të mos bëjë më asnjë sekond kryeprokurorin dhe kryegjyqtarin për krimin makabër të denoncuar nga deputeti i tij më i afërt i ortakërive të ngushta politike, të japë llogari para drejtësisë dhe opinonit publik dhe të çojë ministrin e tij të Brendshëm për ndjekje penale, për mbajtjen fshehtë për gjashtë muaj të këtij denoncimi të paprecedent monstruoz.
    Deklarojmë nga ky bulevard i lirisë dhe i shpresës, mbështetjen tonë të plotë ndaj organeve të prokurorisë e drejtësisë, dhe kërkojmë prej tyre zbardhjen e plotë, të akuzave më të rënda në historinë e demokracisë.
    Jemi këtu për të manifestuar fuqinë e pathyeshme të bashkimit mbarëpopullor.
    Për të thënë se jemi gati, jemi në këmbë, të gatshëm të ngrihemi, t’i dalim zot me çdo mjet demokratik vendit tonë, fateve tona dhe të fëmijëve tanë.
    Ti dalim zot demokracisë tonë të çuar buzë humnerës si asnjëherë tjetër nga Edi Rama dhe Ilir Meta, këta shkelës me këmbë të ligjit dhe Kushtetutës, këta oligarkë pa din e pa iman.
    Ti dalim zot të ardhmes tonë dhe të fëmijëve tanë të kërcënuar seriozisht nga pasiguria, varfëria dhe krimi i ngritur në sistem.
    Për këto jemi mbledhur sot dhe do të qëndrojmë të mbledhur e të bashkuar deri në fitore.
    Nga ky bashkim i shqiptarëve në këtë Bulevard i mbushur si asnjëherë më parë dhe në emër të mijëra të tjerëve që nuk gjenden sot këtu por ndajnë me ne të njëjtën brengë e kanë të njëjtat ëndrra për Shqipërinë Europiane, i themi shkelësve të ligjit, të akuzuarve për vrasje e bashkëpunim në këto mynxyra, sido që ta kenë emrin, Ilir, Edi, Emiliano, Hakmarrje për Drejtësi, apo Saimir, ne jemi këtu, shumica e patrembur e shqiptarëve, përballë do të na keni, derisa ta çlirojmë vendin nga krimi, derisa drejtësia të bëhet.
    Ky është një moment tragjik për gjithë ata shqiptarë që kishin varur shpresa të mëdha dhe kanë pritur tjetër gjë nga qeveria e tyre.
    Por është edhe koha e një zgjimi të vrullshëm, e një kushtrimi të madh për të zbritur të bashkuar pa dallim, demokratë, opozitarë, të majtë e të djathtë, në rrugët dhe sheshet e protestës popullore, për të demostruar sovranitetin e drejtpërdrejtë të popullit para një qeverie që ka devijuar nga rruga e ligjit, e së mirës, e së drejtës dhe e Zotit. Jemi këtu jo vetëm për ta ndalur, por për ta larguar.
    Shqiptarët kanë nevojë për një ofertë të re, dhe unë ju jap fjalën se Shqipëria do ta ketë këtë ofertën e re.
    Ne nuk ndalemi derisa të ketë ligj e drejtësi.
    Nuk ndalemi derisa krimi të mposhtet.
    Nuk ndalemi derisa më të mirët e bijve dhe bijave tona të marrin drejtimin e vendit.
    Nuk ndalemi derisa qytetarët të kontrollojnë qeverinë dhe jo qeveria qytetarët.
    Nuk ndalemi derisa të shporrim të keqen.
    Nuk ndalemi derisa Edi Rama dhe Ilir Meta të largohen.
    Ky bashkim i madh, ky bashkim i paprecedentë që nga ditët e zjarrta të demokracisë është shenja e parë se qeveria Rama-Meta është rrëzuar moralisht. Dëgjojeni zërin e qytetarëve.
    Ilir Meta dëgjoje zërin e qytetarëve. Jep dorëheqjen.
    Edi Rama, mos bëj hesape me krimin, mos bëj hesape me bandat, mos bëj hesape me Ilir Metën> Bej hesape me popullin, përndryshe shporru dhe ti.
    Rroftë populli shqiptar!
    Zoti e bekoftë Shqipërinë!
    Rroftë demokracia!

    ORA NEWS

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    16 min seancë, opozita bllokoi foltoren, Meta: Do jem në zyrë, ma përqafoni Doktorin



    Seanca e kësaj të enjteje, do të regjistrohet si një rekord në historikun e parlamentit shqiptar. Ajo ka zgjatur vetëm 16 minuta.
    I përpiktë, pas kërkesës së opozitës për të nisur në kohë seancën, kryeparlamentari Ilir Meta i çeli në orën 10:00 punimet.
    Me të njëjtin skenar të një jave më parë, opozita zaptoi foltoren e Kuvendit. Me një zë, demokratët i kërkonin Ilir Metës dorëheqjen.
    Por me sa duket, edhe mazhoranca ishte përgatitur për t’iu përgjigjur këtij skenari. Kryeparlamentarti Ilir Meta, vijoi me rendin e ditës, por në mënyrë të përshpejtuar.
    Votimi, u shoqërua me momente tensioni nga radhët e shumicës, ku nënkryetari i grupit parlamentar u pa t’i tërhiqte vëmendjen deputetëve për paraqitjen me vonesë në seancë. Ndërkohë, disa deputetë u panë të votonin për kolegët e tyre.
    Ndërsa votohej, erdhi në seancë ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
    Seancën nuk e arriti dot as ish-kryeministri Sali Berisha, që ngjiti shkallët e Kuvendit, ndërsa votimi kishte mbaruar. Por Ilir Meta nuk e harroi.

    Emri:  Meta-ne-kuvend.jpg

Shikime: 374

Madhësia:  56.8 KB

    Meta: “ Ju përshëndes. Ju uroj suksese për mitingun. Unë do shkoj në zyrën time, ju vazhdoni në punën tuaj. Respekte dhe të fala Doktorit. Të fala shumë Doktorit, ma përqafoni. Mirupafshim, faleminderit. Seancën e ardhshme do ta njoftoj në media. Jeni shumë të mirë, jeni të mrekullueshëm”.
    Jashtë sallës së Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e lexuan si frikë të shumicës, mbylljen me nxitim të seances.

    ORA NEWS

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Bravo Basha.

    Ngeje zerin per te drejtat tona,se dhe ne po ngrihemi per te mbrojt milionat e tuja.

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Ku dine te bejne protesta keta demokratet, protesta dime te bejme vetem ne socialistat. E mbani mend se i zume me gurre, shkopinj policet tek Kryeministria? Po atehere kur e shqyem deren e kryeministrise me makine e mbani mend? Po ata 4 qe rane deshmore per idealin e Partise se Punes se Shqiperise, a i mbani mend? Po shokun Doshi dhe shokun Ndreu ne krye te turmes i mbani mend, me koburre ne brez?

    Ca eshte ky Lulzim Basha more se na cuditi. Vete i prin turmes e u mban fjalime me fjale te bukura. Kryetar eshte Edi Rama qe na la ne ne shesh dhe vete na shikonte nga larg nga kulla e Fidelit.

    Mesoni o demokrate nga ne socialistet se keni mbetur prapa bote. Ku keni pare ju protesta pa gjak?

    Albo

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    3 protesta ka pasur ne Shqiperi.
    1-Rrezimi i komunizmit
    2-'97
    3-Ajo per armet kimike.
    Gjithe te tjerat kane qene (pothuaj) tufa delesh te drejtuara nga barinjte.(Jo drejt livadheve por drejt thertoreve)

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar JuliusB për postimin:

    mia@ (12-03-2015)

  11. #50
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: PD: Protesta masive qytetare për dorëheqjen e Ilir Metës në 12 mars

    Kam pase frike qe sot turma do prodhonte dhune.

    Sapo ndoqa lajmet mbi zhvillimin e protestes, dhe u them bravo u qofte te gjithe pjesmarresve.
    Asnje lule e keputur, asnje kalldrem i prishur!!

    Bravo-bravo!!!
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •