-
Si gjithnje i juaji, Edi Rama
SI GJITHNJE I JUAJI, EDI RAMA
03-04-2013
Tė dashur miq,
I mirėkuptoj tė gjithė ata qė ndjejnė njė shije balte nė gojė teksa mesa duket, po mėsoheshin me shijen e mjaltit tė Rilindjes. Reagimet frenetike mbas shfaqjes sė mundėsisė sė afrimit me LSI-nė, tė sharat e qesėnditė e pafundme, nuk mė erdhėn tė papritura. Mu sikur hovėn tė tėrė nė njė zhgjėndėrr tė zhurmshme pas njė ėndėrrimi qė pėr shumėkėnd kishte filluar tė njehsohej me realitetin. A thua se gjithė kėto kohė sishim mė nė njė luftė tė mundimshme me tė Keqen e Njohur, po nė njė film romantik ku papritur ikėn dritat duke ngjallur revoltėn e tėrė spektatorėve pėr filmin e kėputur nė mes.
Kur shoh tėrė ēvlon nė rrjetet sociale sikur unė, zėdhėnėsi i pėrditshėm i ėndrrės sė Rilindjes, u ktheva befas nė vrasėsin e pamėshirshėm tė saj, dy gjėra mė rrotullohen nėpėr mend. E para, qė ėndrra e Rilindjes funksionon. Sepse nevoja pėr tė marrė frymė lirisht nė kėtė vend qė po mbytet nė llumokracinė e Saliut ėshtė bėrė jetike. Dhe e dyta, qė pėr shkak se ėndrra e Rilindjes funksionon pozitivisht nė imagjinatėn e shumėkujt, duket sikur plot njerėz e kanė harruar qė Rilindjen reale, atė tė prekshmen pėrmes zbatimit tė programit, PS mund ta bėjė realitet vetėm pėrmes pushtetit jo pėrmes prezantimeve tė fushatės.
Jam i bindur se askush, asnjė njeri normal qė do ndryshimin nė 23 qershor, nuk do ta ndėrronte ikjen e Saliut me njė ėndėrr ende tė parealizuar si kjo. E cila rrezikohet seriozisht tė avullojė nėse zgjedhjet grabiten pėrsėri dhe tė lerė pas, tek tė gjithė pa pėrjashtim, njė zhgėnjim shumė mė tė hidhur sesa qershori 2009 apo 8maji 2011 nė Tiranė. Por shumėkush duket sikur nuk do fare ta mendojė kėtė. Shumėkujt i duket gabimisht se Saliu ėshtė i ikur dhe 23 qershori ėshtė vetėm njė formalitet. E prandaj edhe u duket krejt gabimisht se ftesa e PS pėr LSI, ėshtė baltė e hedhur nė panoramėn e shndritshme tė ėndrrės.
E pėrsėris qė i mirėkuptoj. Por u them kėtu, jo moralistėve bajatė, po tė gjithė mbėshtetėsve tė sinqertė e tė emocionuar negativisht nga ftesa pėr LSI, se unė e kam pėr detyrė ndaj tyre, ndaj Partisė Socialiste dhe kėtij vendi tė cilit i shėrbej me pasion, qė ta shoh ndryshe 23 qershorin.
Dhe dua ta dini sa mė qartė se si e shoh.
Unė 23 qershorin e shoh si ditėn kur Saliu do tė tentojė nė gjithė Shqipėrinė 8 majin e Tiranės 2011. Ska qenė shumicė asnjėherė qysh pas vitit 1992. Ėshtė vjedhės zgjedhjesh me damkė ndėrkombėtare. Ka pėrgatitur planin qė tė vjedhė pėrsėri. Ka shtetin mė tė politizuar tė kontinentit. Paranė e pistė pėr korrupsion masiv zgjedhor. Policinė mė krahinariste qė mund tė imagjinohet. Shėrbimin sekret tė kthyer rishtaz nė polici politike. Ka repartet e manipulatorėve tė importuar qė lėvizin qendėr mė qendėr me karta identiteti fallco. Ka tė gjitha vrimat e botės sė errėt tė krimit, prej ku dalin urithėt elektoralė qė trembin njerėz. Ka pėr mė tepėr edhe fukarallėkun e periferive e tė fshatit nė favor. Po po, fukarallėkun (!) aty ku komisioneri dorėzohet pėrpara parash qė si ka parė kurrė. Aty ku familja e varfėr dorėzohet pėrballė shantazhit tė heqjes sė ndihmės ekonomike. Aty ku fukarai i pashpresė dorėzohet pėrpara thesit me miell a njė kartėmonedhe se nuk beson mė dot nė asgjė. Njė plan i tėrė pėr ta pėrmbysur si kala rėre me vota tė vjedhura frymėn, moralin, rilindjen qė sot po pėrdoren si fjalė tė tradhėtuara prej meje, sepse Shqipėria reale e zgjedhjeve nuk ngjan kurrkund me atė qė merret me mend edhe prej komentatorėve mė tė pėrfshirė nė kėtė historinė dramatike tė zgjedhjeve shqiptare.
Doni mė pėr tė kuptuar se pse ky kryeministėr nė ikje duhet rrethuar politikisht nga njė koalicion ku ēdokush sot nė politikė pėrveē atij vetė ka jo vetėm tė drejtėn, po edhe detyrėn patriotike tė jetė pjesė?
Sepse vetėm duke e lėnė pa krahė politikė dhe duke e zhveshur nga ēdo lėkurė tjetėr pėrveē asaj tė PD, fuqia manipulese e tij bėhet e pamjaftueshme pėr ta mbytur opozitėn me aritmetikėn brutale tė votave tė vjedhura. E kėshtu edhe ikja e tij bėhet fakt. Pėrndryshe nė 24 qershor programi i Rilindjes kthehet nga instrument politik ndryshimi nė letėr qė ska asnjė vlerė. Ndėrsa karta morale digjet si zakonisht nga zjarri i fitores sė vjedhur tė radhės, duke nxjerrė njė tym tė zi pakėnaqėsie dhe dėshpėrimi me opozitėn e humbur nėn gėrmadhat e zhgėnjimit popullor.
Ja pse unė besoj megjithė zemėr se ardhja sot e LSI-sė nė koalicion nuk ėshtė fundi, po vazhdimi i natyrshėm i njė historie tė re qė ka nisur me projektin e njė Rilindjeje Shqiptare. I njė historie qė kalon nga FITORJA dhe VETEM FITORJA e 23 qershorit, si parakusht pėr tė shkuar mė tutje me Rilindjen. Unė vetė besoj po ashtu qė LSI nuk do ta pengojė kėtė projekt, ashtu siē besoj se nga ky bashkim nuk do tė lindė njė pjellė e re e tė shkuarės, po njė qeverisje e mirė pėr tė ardhmen. Por sidoqoftė kėtė do ta tregojė koha dhe pėr kėtė ēdo dyshim i sotėm ėshtė i shėndetshėm e mbajeni nė xhep.
Por ju lutem mos harroni se duhet tė mundim Saliun dhe ky sot, bashkimi me LSI, ėshtė pėr ne vetėm fillimi i duhur jo fundi i njė beteje finale qė do tė luhet pėr ēdo votė, deri nė dekikėn e fundit tė procesit elektoral. Pėr tė tjerat lidhur me kėtė do tė kemi kohė tė flasim, po edhe tė shohim gjithė kėto ditė teksa do tė rreshtohen forcat.
Lejomėni ta mbyll me njė pyetje qė pėr mua ėshtė retorike, por pėr secilin qė ende ndjen shijen e baltės nė gojė mund tė vlejė qė tė kuptojė psenė e madhe tė ftesės sime pėr LSI-nė.
Ėshtė pyetja qė i kam bėrė vetes kohė mė parė dhe qė mė shtyu vendosmėrisht drejt kėtij bashkimi:
E ēfarė do tė thoshte pastaj cilido qė sot ēfarė nuk thotė pėr kėtė tradhėti timen, nėse nė 24 qershor do tė gdhihej me tė Keqen e Njohur mbi kokė edhe pėr katėr vjet tė tjera?
Ah, se harrova, analistėt A, B, C, qė nuk lanė gjė pa thėnė nė emėr tė moralit nėpėr banaqe e uebfaqe mė kanė thėnė plot gjėra interesante qė nė tv nuk i thonė, por po ju them vetėm njėrėn: Po nuk u bashkove me Ilir Metėn ky vend mori fund, sepse do na lini me Saliun edhe katėr vjet!.
-
-
Pėr: Si gjithnje i juaji, Edi Rama
Ndersa pas shkrimit te tij, komentonin delet socialiste si vijon:

Gjergji Gjika shkroi:
04-04-2013 nė 8:32 am
I dashur Edi . Te komplimentoj per kete levizje tuajen . Marveshja e PS me LSI mua me jep pershtypjen e nje anamneze per te semurin dhe mbi te cilen percaktohet kura e cila duhet te sheroj te semurin . Ashtu si mjeku ndjek kete praktike me te semuret per te luftuar semundjen e pacientit ashtu do te jete edhe programi i RILINDJES per shendoshjen e LSI . Dhe dicka te fundit ashtu si dhe PS ka kohe qe nuk eshte me kryetari por nje bashkim vullnetar progresistesh ashtu do te transformohet edhe LSI dike ardhur ne famijen e saj . Duke patur besim te palekundur ne fitoren e betejes sone me lini tju shpreh konsideratat e mija . Me respekt Gjergji Gjika
Pėrgjigje
Skerdi Malo shkroi:
04-04-2013 nė 8:32 am
Dhe pse mosbesues une prap shpresoj dhe dua te besoj ne kete bashkim per largimin e saliut nje ore e me pare ,qe me pas te vije nje frumarje e re per vendin tone te mrekullushem dhe me kete popull te pafajshem qe ne 20 vite me radhe shpreson ne nje demokraci reale ne nje Rilindje jo vetem per nje parti por per te gjithe ne shqipetaret.
Pėrgjigje
Bekim Murati shkroi:
04-04-2013 nė 7:03 am
Bekim Murati Shume miqesishte Edi. Ju mirekuptoj por gjithashtu ju mbeshtes per kete hap dhe marreveshje qe keni bere ne emer te PS. Si nje nga mijera anetare te PS dhe pjesmares ne te gjitha betejat qe kemi zhvilluar ne keto 22 vjet, si pjestare aktiv i greves se urise ,por edhe ne emer te atyre votuesve me cilet po punojme dite e nate ju urojme qe 23 qershorit ta kthejme ne nje dite gezimi dhe fitoreje. Le te bashkohemi per te hequr te keqen e madhe te ketij populli. le te bashkohemi per ti sjelle shpresen dhe miresine Shqiperise. Askush nuk do te mund te na ule tempim e punes dhe motivet per te fituar mbi te keqen e madhe.
Pėrgjigje
tanku shkroi:
04-04-2013 nė 8:25 am
Mendoj se njerezit nuk po arrijne te shikojne se si me pare Rilindja varet nga Edi Rama. Per mua nuk ka ndryshuar gje ne lidhje me PS apo me ty Edi. Ndaj ne do vazhdojme rrugen, punen dhe perpjekjen se bashku me ty, per ta bere Rilindjen realitetin e ketij vendi nga 23 Qershori!!!
Pėrgjigje
Ferdinant Korcari shkroi:
04-04-2013 nė 6:44 am
I nderuar Kryetar.
sigurisht qe koalicioni me Ilir Meten shume nga ne i ka befasuar ndoshta edhe mund ti kete irrituar ,sidomos ne qe morem pjese ne 21 janar , por endrra behet realitet me pushtet dhe jo ne opozit .
Ke mbeshtetjen e te te gjithve , na udhehiq drejt pushtetit.
Ke bere gjene e Duhur .
Fitore ne 23 qershor per te gjithe socialistet.
Pėrgjigje
ulqinaku shkroi:
04-04-2013 nė 5:56 am
ore Edi,nuk korret as era dhe nuk mifet as Buna pėr fat tė keq shoqėria shqipfolėse duhet qė tė bėj ēmosin me ēdo kushtė qė stalinistin e fundit balkanik ta ēoi nė furrik
tani ne flasim pėr rilindje po me xha salėn kemi njė stillbirth gjėr sa para shqiptarve nuk jep pėrgjėgjesi pėr naften qė ja dha xhelatave Serb tė Bosnjės shkatrrimin e familjeve brenda ku nė veri ende hakmarrja dhe kanuni bėjn shtetė ku diaspora ėshtė diaspordhaku shqiptarhanja e matan bune janė tė shprėndar sikurse kokrrat e shegės ky sifilist i deformuar ka vetėm njė rrugė ate tė ferrit
kosovarėt shqiptar e kanė njė shprehje ore njėri tė ka tret/humė udha nė oborrė edhe xha salės i humbi po ku ta gjej i mjeri
Pėrgjigje
Lorenc Cela shkroi:
04-04-2013 nė 12:38 am
Njerezit duhet ta kuptojne qe 23 qershori eshte nje moment historik per vendin per vet rendesine qe mbartin keto zgjedhje, pasi merr fund njehere e mire autoritarizmi dhe diktatura e komunistit te fundit te ngelur ne Europe. z.Rama me lejoni tju uroj fitoren dhe ashtu sic ju kam shkruajtur para pak kohesh ne fb dua tjua perseris prape se pak njerez ne bote kane fatin te hyjne ne historine e nje vendi si leader gjeniale, dhe per mua ju jeni njeri prej tyre. Persa i perket kundershtarit tuaj mund te them qe edhe sikur te mos denohet pas 23 qershorit, nuk do te merakosesha shume pasi ka kush te merret me te
Zoti nuk harron. Me respekt Lorenc Cela, Toronto Canada
Pėrgjigje
eriselda shkroi:
04-04-2013 nė 8:28 am
Kryetar ti je njeriu qe na perfaqeson me denjesisht ne ket moment. Njerezit le te flasin sa te duan, une besoj se nuk duhet te harrojme ku jetojme dhe si kemi arritur deri ketu. Ndonjehere eshte e veshtire te shohesh rreth e rreth po kjo eshte Shqiperia.
deri tani te pakten se nga 23 qershori do filloje Shqiperia jone prandaj ne jemi me ty deri ne fund!!!!
Pėrgjigje
Ermelinda Gjergo (Tahiraj) shkroi:
04-04-2013 nė 12:27 am
Edi pershendetje, te falenderoj perzemersisht per kete arsyetim te ndjere te zgjedhjes dhe zgjidhjes qe partia socialiste ka bere ne kete moment me te vertete te veshtire per te gjithe ne Shqiptaret. Nuk e di perse shume pak njerez e bejne krahasimin midis kesaj kohe dhe kohes jo shume te larget te zgjedhjeve te vitit 1996, pasi mua me duket sikur eshte pothuaj e njejta situate ose ndoshta me keq pasi Saliu eshte me i pasur dhe si rrjedhoje me i pushtetshem mbi te varfrit te cilet per fat te keq ne kete moment jane shumica e shoqerise.
Ky shpjegim i juaji ishte me te vertete i domosdoshem ne menyre qe elektorati i PS te sqaroje dhe kristalizoje pikesepari mendimet e veta dhe ni percoje ato te kristalta tek elektorati gri. shpresoj, dhe uroj ne nje fitore madheshtore kete here, Shqiperia e meriton, Duhet te krijojme nje Grusht Shume te Forte qe ti biem ketij Mali qe na ka zene Diellin!
Ermelinda Gjergo (Tahiraj)
Pėrgjigje
Aida shkroi:
03-04-2013 nė 10:03 pm
Cdo fjale qe mund te shtoj une dhe kushdo tjeter, eshte e tepert pas ketij shkrimi!
Eshte e vertete qe u hidherova nga lajmi per koalicionin, si dhe shume socialiste te tjere. Por ketu ne socialistet e vertete bejme ndryshimin me te gjithe pseudosocialistet, demokratet e militantet e cfaredo force politike, te cilet do ishin hedhur nga gezimi qe ne momentin e pare se do behej fjale per pushtet te siguruar, ne u hidheruam se besojme ne vlera, parime qe ne i ngreme fort lart dhe do ta bejme gjithmone, sepse jemi po ne, nuk kemi ndryshuar, dhe kemi ne krye Edi Ramen qe na udheheq ne endrren tone per Rilindje Kombetare!
Po, une besoj tek Edi Rama dhe deshira e vendosmeria e tij per te ndryshuar dhe per te vene ne rruge te drejte te gjithe Shqiperine, ashtu sic beri me Tiranen kur ishte kryebashkiak!
#Rilindje
Pėrgjigje
tauland shkroi:
03-04-2013 nė 9:28 pm
mendoj se keto shpjegime duhet ti japesh dhe ne baze, ka shume njerez qe duan tua thuash ne sy keto qe the ne blog, nuk duhet te mjaftohesh vetem me kete koment, njerezit jane bere konfuz dhe u duket se kane humbur kauzen por besimin ne PS vazhdojn ta ruajn,RILINDJE do te thote te lesh dicka nga lekura e meparshme, por populli nuk del kollaj nga zhgualli.
Pėrgjigje
Elmira shkroi:
03-04-2013 nė 9:28 pm
dhe ne z. Rama jemi tuajet ne ēdo hap qe hidhni dhe kemi besim te ēdo levizje qe beni ,se e beni per te bere te mundur dhe siguruar rilindjen qe i duhet ketij vendi
Pėrgjigje
ermal merdani shkroi:
03-04-2013 nė 9:16 pm
pershendetje,cudia me e madhe 3 dite zgjate ketu ne shqiperi,te gjithe shajm njeri tjetrin,(jemi me personalite)te gjithe shpifim per njeri tjetrin(nuk meremi me fjale jemi puntora),te gjithe bejem servilin(jemi te ndershem), te gjithe vdesim per nje cik po nje cik pushte aman(jemi te dashur ) valle keto tregojn qe jemi populle me tradite dhe zakone,qe shofim jo me large se deres tone?dhe nuk na intereson ca ndodhe ne ambjentin ku jetojen vendin, fshatin, qytetin, shtetin.
Sa bukur eshte e veshur shqiperia me kostumin e demokracis.
Pėrgjigje
Irena Belo shkroi:
03-04-2013 nė 9:08 pm
Jam nje emigrante qe ka kapercuar oqeanin para nji viti, e detyruar pas pushimit nga puna me 2007. Me zemer shpresoj qe te keni te drejte, ndonese me mendje te kthjellet them se kjo aleance nuk eshte Rilindje. Kam marre pjese ne cdo proteste te organizuar nga ju duke shpresuar se nje dite femijet e mi do kishin mundesi te jetonin jeten e tyre aty, ne vendin tone te bukur. Kur e lexova per here te pare lajmin, u turbullova dhe deshperimi im kapi majat me te larta, por ajo qe me shqeteson ne kete cast eshte : A do arrije PS nje fitore te tille qe te mos ia kete nevojen nje llumi si LSI? Deshiroj, shpresoj dhe lutem qe PS te arrije nje fitore vertet te thelle. Zoti ju dhente fuqi, guzim dhe durim.
Pėrgjigje
ermal shkroi:
03-04-2013 nė 8:58 pm
Nese zgjedhja e bere nga PS eshte ajo e duhura, kete do e tregoje koha, por frike kam se eshte bere zgjedhja e gabuar. Them e gabuar jo duke u nisur nga mungesa e moralitetit te koalicionit te bere, pasi per te qene te sinqerte me veten, ne Shqiptaret, te gjithe pa perjashtim, jemi me amoralet ne te gjitha aspektet e jetes e jo me kur vjen puna tek interesi partiak qe ne fund te fundit nuk eshte gje tjeter vecse interes i xhepit. Pasi nese NE Shqiptaret do te kishim moral si komb, natyrshem duhet ti japim pergjigje pyetjeve te meposhteme:
- Si ka mundesi qe vendi yne eshte katandisur ne kete far feje qe eshte mizerabilitet i plote dhe asnje nuk reagon? Nuk ka as shoqeri civile, as komunitet qytetaresh asgje prej gjeje.. Te gjithe ne gjume me barkun boshe.
-Si ka mundesi qe te ngelet fati i vendit tone ne duart e Sali Berishes qe per 23 vjet tallet hapur me kete popull? Cfare nuk na ka bere ne si popull, na ka vrare, na ka vjedhur leket, na ka futur ne lufte dhe perseri nje pjese e popullsise vazhdon e voton. Ku eshte morali ketu?
- Akoma me keq si ka mundesi qe fatet e ketij kombi te lodhur varen nga tekat e Ilir Metes dhe akoma me keq si ka mundesi qe ne lejojme te na talli nje DEBILE si Jozefina Topalli.
Me jepni dot nje pergjigje te dashur miq te mi, ku eshte morali jone qe lejojme te gjithe keta sharlatane fshataresk te tallen me ne per 23 vjet? Jo, pse, sepse vete si shoqeri nuk kemi moral.
Megjithate, personalisht mendoj se nese gjithe objekti i kesaj shamataje ne publik do te ishte morali, qe ne Shqiptaret per fat te keq nuk e kemi, une me mire mire pranoj qe ta kafshoj kete palo amoralitet me buke sesa te shikoj dhe degjoj edhe kater vjet te tjera Jozefina debilen qe na tregon Gjermanie kur vendi eshte zhytur ne llum.
Nejse,te kthehem tek fillimi, them se PS ka bere zgjedhje e gabuar pasi kam mendimin se nje koalicion me LSI (shenim: korri i simpatizanteve te LSI ka refren Ilir Meta e Verteta???!!!!!!) do te ishte me maksimizues ne vota nese do te ishte pas zgjedhor dhe jo para zgjedhor.
Se pari te gjithe te punesuarit-militant te LSI do te ikin dhe do te zevendesohen me kamikaze ose PD-ista. Dhe me nje te rene te lapsit shume trash llogariten rreth 100,000 te vota qe do kalojne per PD (vota te konvertuara si pasoje e kamikazeve qe do zene vendet e punes se LSI-stave).
Se dyti Ilir Meta e Verteta nga tre deputete qe ka do te behet me minimalisht 6 (tre te tijet nese do supozojne se do i fitoje dhe tre qe i fiton nga lista e PS) pa perfshire ministrite qe do marri. Dhe i fituar ne menyre te hapur doli Ilir Meta e Verteta????!!!!!!!!.
Duke u nisur vetem nga keto dy pika, ajo qe me cudit eshte se si prape Edi Rama nuk i beri mire hesapet. Gafen me kushtetuten i beri, dhe persesi vazhdon me gabime te tilla, kjo sipas mendimit tim, vertet nuk arrij ta kuptoj.
Thellesisht uroj qe PS te fitoj (une per vete kontributin tim me vote nuk do nguroj ta jap) por a do mund te fitoj, per kete jam ????
Pėrgjigje
erml shkroi:
03-04-2013 nė 8:56 pm
pershendetje,cudia me e madhe 3 dite zgjate ketu ne shqiperi,te gjithe shajm njeri tjetrin,(jemi me personalitet)te gjithe shpifim per njeri tjetrin(nuk meremi me fjale jemi puntora),te gjithe bejem servilin(jemi te ndershem), te gjithe vdesim per nje cik po nje cik pushte aman(jemi te dashur ) valle keto tregojn qe jemi populle me tradite dhe zakone,qe shofim jo me large se deres tone?dhe nuk na intereson ca ndodhe ne ambjentin ku jetojen vendin, fshatin, qytetin, shtetin,
sa bukur eshte e veshur shqiperia me kostumin e demokracis.
Pėrgjigje
manjola shkroi:
03-04-2013 nė 8:55 pm
nje koment i ndjere, prekes , por me jep akoma force per te shpresuar. jam e bindur qe zgjedhjet do ti fitojme . saliu tashme vdiq
. jemi ne forca e ketij vendi , tani sapo kemi filluar rrugetimin tone te qytetarise, te sigurise, te disiplines.
Rilindje
.manu
Pėrgjigje
Marisa shkroi:
03-04-2013 nė 8:52 pm
Ky eshte nje vendim sh i mire pavaresisht se shume individeve mund tu duket e pavend!E rendesishmja per ne eshte qe me dt 24 qershor te jemi fitues

Pėrgjigje
Sabi Sabina shkroi:
03-04-2013 nė 8:43 pm
Une besoj tek Partia Socialiste, une besoj tek Edi Rama dhe mbi te gjitha une BESOJ tek RILINDJA
Tani me nje te majte te bashkuar jemi me afer Rilindjes qe te gjithe ne e duam
Suksese
Pėrgjigje
Auron Rrokaj shkroi:
03-04-2013 nė 8:41 pm
I dashur Edi,
Kryesia dhe Ti jeni tė deleguar nga socialistėt tė ndėrmerrni nisma dhe vendime. Ēdo socialist duhet tė jetė i lirė tė shprehė mendimin e vet pėr vendimarrjet, Por ēdo socialist repekton delegimin e vet, votėn e vet, vullnetin e vet politik brenda partisė kur respekton vendimarrjen e organeve drejtuese. Liria, demokracia dhe respektimi institucional i rregullave dhe vendimeve ėshtė e vetmja mėnyrė civile e perėndimore e tė menduarit e tė jetuarit nė njė shoqėri tė zhvilluar e tė qytetėruar.
Tė siguroj se shumica dėrrmuese socialistėve nė bazė mbėshtesin ēdo hap Tėndin e tė Kryesisė qė na ēon nė kushtet e jetėsimit tė ideve socialiste pėr tė pėrmirėsuar jetėn e ēdo shqiptari.
Tė siguroj se kjo shumicė mirėpriti kėtė mesazhin Tėnd tė fundit, jo vetėm se ėshtė i drejtė dhe i ndjerė, por edhe sepse e vlerėson faktin qė Kryetari nuk mjaftohet vetėm me komunikimin brenda forumeve por ndien nevojėn tė ndajė me ēdo socialist e shqiptar arsyet dhe ndjesitė pėr ēėshtjet madhore. Faleminderit!
Shqetėsimi i vetėm mbetet futja nė listat tona, nė vendet e sigurta, tė kandidatėve nga partitė e tjera. Ēdo sqarim Yti nė momentin oportun nė lidhje me kėtė ēėshtje do tė vlerėsohet jo vetėm si detyrim komunikimi e transparence me armatėn e socialistėve qė tė mbėshtet, por edhe si shembulli mė i qartė qė Kyetari e Kryeministri ynė i ardhshėm edhe pėr kėtė dimension tė ri dialogues meriton mbėshtetjen dhe besimin maksimal.
Punė tė mbarė!
Pėrgjigje
Bejdo Dreni shkroi:
04-04-2013 nė 5:00 am
Bravo, dhe vazhdo perpara, tani bej nje kompromis te gjere nga Petro Koci te Oketa dhe behuni bashke ne parlament, hidheni malokun ne koshin e historise, Beni nje qeveri koalicioni te gjere, beni zgjedhje te lira, te ndershme dhe pasi shqiptaret te shprehen lirisht, sipas votes popullore qeverisni me ndershmeri dhe perkushtim per popullin. Kjo do e vere edhe ate plehren Islami perpara alternatives: o me popullin o me Berishen, e bashke me te edhe Dogjanin, Kadelin dhe te tjere si keta mendjeshkurter e doregjate. Forca per fitore Edi.
Pėrgjigje
EneaElis shkroi:
03-04-2013 nė 8:25 pm
Te rrezojme SaliBabain dhe 40 hajdutet me ne krye BabyBanden e tij njehere,ky eshte misioni primar tani per tani.Pastaj populli socialist te shtrengohet,te votoje fuqishem,te fitojme sa me shume mandate dhe pastaj e hedhim vallen si te duam,e vendosim vete disiplinen.
Pėrgjigje
arben lutaj shkroi:
03-04-2013 nė 8:22 pm
I dashur kryeministri i ardhshem i shqiptareve Edi Rama.
Duke ju falenderuar per punen e madhe dhe sakrificat qe po beni personalisht per shpetuar te majten shqiptare dhe gjithe popullin shqiptar nga kthetrat e diktatorit te fundit komunist Sali .Secili prej nesh duhet ta kuptoj se ashtu se e keni nenvizuar edhe ju qe vetem bashkimi i te majtes i jep nje grusht te fuqishem diktatorit .Nje qeveri pa Saliun do te ishte nji garanci per zgjedhje te lira.Ndaj mendoj se ky grusht duhet te dhene qe tani ,per te shkuar ne zgjedhje te qete ku secili te votoj sipas deshires dhe ku ajo vote te numerohet .
Pėrgjigje
Auron Rrokaj shkroi:
03-04-2013 nė 8:15 pm
I nderuar Kryetar,
Kryesia dhe Ti jeni tė deleguar nga socialistėt tė ndėrmerrni nisma dhe vendime. Ēdo socialist duhet tė jetė i lirė tė shprehė mendimin e vet pėr vendimarrjet, Por ēdo socialist repekton delegimin e vet, votėn e vet, vullnetin e vet politik brenda partisė kur respekton vendimarrjen e organeve drejtuese. Liria, demokracia dhe respektimi institucional i rregullave dhe vendimeve ėshtė e vetmja mėnyrė civile e perėndimore e tė menduarit e tė jetuarit nė njė shoqėri tė zhvilluar e tė qytetėruar.
Mbėshtes ēdo hap qė na ēon nė kushtet e jetėsimit tė ideve socialiste pėr tė pėrmirėsuar jetėn e ēdo shqiptari.
Shqetėsimi i vetėm i shumė socialistėve ėshtė futja e kandidatėve jo socialistėve nė listat tona pėr deputetė. Uroj qė kjo tė mos jetė ende pjesė e vendimarrjes sė kėtyre ditėve. Do tė vlerėsonim ēdo sqarim Tėndin rreth kėsaj ēėshtje.
Punė tė mbarė!
Pėrgjigje
ILIR shkroi:
03-04-2013 nė 8:13 pm
E mira e PS eshte se je i lire te jesh kunder kryetarit tend dhe te shprehesh mendimin tend. PS nuk eshte prone personale e Rames por e socialisteve qe aderojne ne kete parti. As nuk ka krahasim sistemi i ngritur ne PS me partit e tjera feudale shqiptare.
Mund te mos te te pelqeje vendimi i Rames dhe kryesise por perseri cdo njeri ka pergjegjsine personale ti jap shqelmin e fundit Saliut dhe tranzicionit shqiptare.
Une personalisht mendoj se PS i fitonte zgjedhjet edhe pa aleancen me LSI-n. Por, nuk mund te shmang manipulimin e votes dhe kaosin qe do sillte rotacioni dhe ku ne te gjithe do ndikohemi.
Kemi te bejme jo me nje kundershtare politike qe shohim ne vendet e perparuara perendimore por me nje kundershtare qe nuk heziton te perdore dhunen verbale dhe fizike, presionet dhe shantazhet ndaj njerezve te zakondshem. Kjo beteje nuk kerkon endrrimtare dhe moralistet, por kurajozet qe dine te bejne sakrifica. Kerkon angazhim maksimal, forca te mbledhura nga cdo pjese e shoqerise dhe per me teper kerkon vendosmeri.
Per kritiket histerike qe perdorin lloj-lloj vullgariteti ne media dhe online dua tu them se Edi Rama eshte vendosur aty te marr vendime qe shpesh here nuk jane popullore. Detyra e tij numer 1 eshte te sjelle fitore dhe e nr 2 te permbush programin Rilindje te PS.
Nese ju z.Rama e lexoni kete koment dua tju bej thirrje qe te kontrrolloni emocionet dhe mos te ndikoheni nga fyherjet. Perqendrohuni tek fitorja e qeshorit, pergatituni seriozisht per fushaten e eger qe do ndermarre shteti keto jave qe i kane ngel dhe per me teper pergatituni te ruani voten e lire dhe siguroni largimin e Saliut nga kryeministria pas shpalljes se rezutatit.
Gjith te mirat.
Ilir
Pėrgjigje
Elmira shkroi:
03-04-2013 nė 7:54 pm
E pershendesim dhe e mbeshtesim fuqishem kete koalicion si dhe rilindjen shqiptare e cila nuk mund te jete rilindje po nuk perfshiu shumicen dhe madje dhe te tere popullin shqiptar, ne na keni mbeshtetje ne ēdo hap qe hidhni drejt fitores.Uroj te jete nje fitore e pranuar nga te gjithe
Pėrgjigje
JDV shkroi:
03-04-2013 nė 7:46 pm
Le te kalojme nga endrra ne zhgjenderr si njerez te rritur, si burra e gra qe e shohin realitetin drejt ne sy e bejne perpara me peshen e tij mbi supe! Forca Edi!
Pėrgjigje
Maryn shkroi:
03-04-2013 nė 7:35 pm
Me pak dhimbje e pranoj Hamza Meten, personalisht jam demtuar shume prej tij, por une e dua vendin tim, dhe pse te mos e them jashte ēdo kompleksi e dua Edi Ramen Kryeminister, e kam mbeshtetur dhe do vazhdoj ta bej pa u bere pishman sido qe te shkojne punet. Edi Rama duhet te jete ne 24 qershor Kryeminister i Shqiperise.
Ciao
Pėrgjigje
Franc shkroi:
03-04-2013 nė 7:34 pm
Uroj qė tė paktėn gjysma e atyre qė janė tė revoltuar ta kenė lexuar kėtė e tė kenė afėr njerėz me logjikė tė thellė e tė ftohtė qė tua kthjellojnė mendimin.
Pėrgjigje
sandir shkroi:
03-04-2013 nė 7:18 pm
Rilindje , Rilindje , Dhe vetem Rilindje , kjo na duhet
Pėrgjigje
Apostol shkroi:
03-04-2013 nė 7:14 pm
Pershendetje nga Roma! Me behet qejfi qe me ne fund Ilir Meta kthehet ne shtepine e vet, por mos harroni gjithemone se armiku godet gjithmone ne piken me te dobet? A mos valle vjen per te mbledhur votat e te majtes? Gje qe nuk do ta deshiroja kurre.
Pėrgjigje
nikolla shkroi:
03-04-2013 nė 7:13 pm
Pershendetje zoti Edi.faleminderit per gjithe sa keni shkruajtur se jemi bere shume mosbesues ndaj ngjarjeve te fundit. do ishte me shume interes per ps dhe per rilindjen qe ju perfaqesoni qe te punoni shume per te bindur njerezit e indinjuar nga bashkimi me lsi. gjithsesi nese ju e shikoni te arsyeshme qe kjo duhet te ndodhe arehere do ju mbeshtesim si gjithmone. e para shqiperia por pas 23 qershorit duhet te punoni me shume akoma per te mbajtur gjithe premtimet qe na keni dhene .mos harroni te beni drejtesi per 21 janarin dhe ti vini vrasesit dhe hajdutet para ligjit!!! kaq duam nga ju. te tjerat i bejme vete.fitore ne 23 qershor dhe kujdes te ruani votat
Pėrgjigje
Pellumbi shkroi:
03-04-2013 nė 7:10 pm
Ndoshta per te permbysur Salen dhe vetem kaq,sepse me deputetet qe do marre Iliri nga PS (duke u bazuar ne dredhjet e tij politike si dhe alo me prsidentin) per shume pak kohe do shikojme nje mazorance te re me PD serish.
Mbajeni mend kete qe po them ,23 qershori nuk eshte larg.
Une jam i mendimit se prap eshte nje loje e Saliut per te qenderuar ne pushtet,sa per moral as qe behet fjale qe te kene qe te dy.
Megjithate i uroj fitore PS dhe EDIT ne vecanti sepse vendi ka shume nevoje per rotacion politik paqesor,por pa estrda politike pas 23 qershorit qe per mua jane shume te pritshme dhe perseri e shikoj PS ne opozite dhe PD e LSI TE NA MARRIN FRYMEN SERISH.
PERSHENDETJE!
Pėrgjigje
poli shkroi:
03-04-2013 nė 7:08 pm
Nqs deri djje ishim PS, me nje program te mrekullueshem, me nje energji te jashtezakonshme per te rilindur kete vend sot jemi dhe 100 her me te motivuar , jemi 100 her me te fort dhe me te bashkuar pasi e dim mir se cfare sakrifice ishte kjo per PS dhe per ty Edi dhe e gjitha per te miren e popullit shqipetar.
Pėrgjigje
Bujar T. shkroi:
03-04-2013 nė 7:07 pm
I nderuar kryetar i PS!
Jam njė person i cili asnjėherė nuk ka votuar pėr Ju, pėrveē herės sė fundit, kur rituali i kahershėm i proceseve zgjedhore nė Shqipėri ju la padrejtėsisht pa karrigen e kryebashkiakut. Dėshiroj tJu pėrgėzoj pėr nismėn tuaj tė bashkimit me LSI, duke gjetur kėsisoj ilaēin pėr kurėn kundėr enverizmit modern ne Shqipėri. Pėr tė qenė i ndershėm, mė duhet tJu them se mosbėrja e njė veprimin tė tillė nė zgjedhjet e 2009-ės, ka vetėm njė pėrgjegjės, Juve personalisht, duke ju bėrė borxhli ndaj shqiptarėve pėr kėtė 4-vjeēar qė mbyllet mė 23 qershor.
Duke pėrfunduar, shpreh fuqishėm votėn time pro ndaj kėtij veprimi dhe ju uroj suksese nė zgjedhje, ndonėse nuk jeni tipi i kryeministrit qė do preferoja personalisht. Shqipėria nodhet para greminės sė bajraktarizmit, ndaj edhe unė do tJu pranoja me gėzim nė drejtimin e vendit, pėrderisa nė tregun politik nuk shoh alternativa qė do kėnaqnin shijet e mija.
Pėrgjigje
linda shkroi:
03-04-2013 nė 7:04 pm
e pse duhet te kemi frike nga ndryshimi?aq me teper kur qellimi per te cilin behet ky koalicion ka nje arsye madhore.nuk mund te mohoj se afrimi i lsi prane ps eshte llogaritje karrigesh pasi per kete gje pranoi te bente koalicion me saliun ne zgjedhjet e meparshme.
une dua nje tjeter shqiperi ku ligji te funksionoje,ku zyrat ku te mund te kerkosh nje informacion te jetne funksionale dhe jo vende ku mbizoteron tymi i duhanit dhe era e alkolit.dua nje shqiperi ku rruget te jene me te sigurta dhe ku si kembesore te mund te ecim ne trotuare ku personat me karroce te mund te dalin pa probleme.kemi nevoje per nje rilindje.uroj tia arini qellimit shqiperia ka nevoje qe te perjetoje ate ndryshim qe ne nje fare menyre pati tirana me ju si kryetar bashkie.
urime!nje e sapo diplomuar e rikthyer ne shqiperi me shpresen se do te ndryshoje shqiperia ime,jona!!
Pėrgjigje
tiku shkroi:
03-04-2013 nė 7:04 pm
Bravo Rama, un jam i pari qe u merzita jashtmase per kete kualicion, un jam i pari qe hoqa dor nga PS, por u nxitova, tani qe po e kuptoj se si qendron kjo jam me i frymzuar se kurr, jam me i motivuar se kurr per te vazhduar perpara , eshte akopma me e veshtir dhe duhet te bejme gjithcka, PS duhet te fitoj patjeter per te rilindur kete vend.
Pėrgjigje
Erjola shkroi:
03-04-2013 nė 7:00 pm
Je shpresa qe na bashkon te gjitheve
Pėrgjigje
Nadia shkroi:
03-04-2013 nė 7:10 pm
Eshte me te vertete shpresa e vetme qe na ndricon rrugen e erret te makabriteteve saliste keto 8 vitet e fundit.
E vetmja menyre per zbatimin e nje programi kaq frutdhenes sic eshte ai i Partise Socialiste eshte ardhje ne pushtet ne 23 Qershor!
Te gjithe te bashkuar per nje Rilindje te kombit Shqiptar!!
Pėrgjigje
Enejda shkroi:
03-04-2013 nė 6:58 pm
Kto jane fjale zemre. Te pacim o Edi Rama qe po ndermerr nje hap te tille per te vene ne jete ate qe mbolle dhe ne zemrat tona, Rilindjen e vendit. Jemi sy e veshe nga ty e te besojme pafundesisht 
Pėrgjigje
Armand shkroi:
03-04-2013 nė 6:50 pm
Per mendimin tim edhe pse e shkuara ka nje shije jo te mire . Bashkimi me LSI eshte nje hap me i sigurte drejt fitores ! Personalisht dhe vet nuk u ndjeha mire per momentin por me von e kuptova shume qarte iden. Urime dhe fitore ne 23 qershor . Se na i nxiu jeten Saliu , pa pune pa leke , pa te ardhme po na le .
Pėrgjigje
Jola Hoxha shkroi:
03-04-2013 nė 6:49 pm
I kuptoj mjafte mire te gjitha arsyet qe parashtruat, pasi si qytetare e ketij vendi bashkejetoj cdo dite me to dhe jam ne kontakt te drejtperdrejte me te gjitha problemet qe Shqiperia dhe vete ne si shqiptare hasim
ashtu sic e thate edhe ju, shijen e baltes besoj se te gjithe ne e kemi ende te fresket per te menduar me gjakftohtesi rreth kesaj ceshtjeje
si qytetare dhe si e re e ketij vendi, nje koalicion me Ilir Hajdutin ishte gjeja e fundit qe do te kisha deshiruar, por sic edhe i thone, para dy te keqijave, une zgjedh ate me te voglen
le te shpresojme qe ky vendim te marre per te mire
Pėrgjigje
Flogert shkroi:
03-04-2013 nė 6:48 pm
Sukseseee! Kushdo qe e lexpn me kujdes gjtihcka eshte shkruar me siper, (e qe e shte shkruar aq natyrshem me nje gjuhe e logjike qe rrjedh lirshem), e kupton mire se ne momente te veshtira, jane vendimet e njerezve te medhenj qe e percaktojne fatin e vendit ndaj, te falemi nderit EDI RAMA
Pėrgjigje
MUCA shkroi:
03-04-2013 nė 6:50 pm
Bravo Edi Rama. Me ty jemi sot me shume se kurre. Sjellje prej lideri po ben dhe ne jemi me ty. Rilindja arrihet ne pushtet e me zbatimin e programit. Rilindje
Pėrgjigje
Emer shkroi:
03-04-2013 nė 6:48 pm
Ky postim i juaji ishte aq i bukur per tu lexuar sa emocionalisht gati-gati shija e baltes ne goje largohet nga mjalti i rilindjes per te perdorur termat tuaj. Por e verteta nuk eshte emocionale. E verteta qe duket nen rreshtat tuaj, nenkupton nje dorezim dhe pafuqi te PS per te ruajtur voten. Gjithashtu nje pafuqi per materializuar ne lume votash frymen anti-regjim.
Thene kjo, tashem jemi para faktit te kryer. Dhe kushdo qe ka 2 fije mend ne koke, nuk mund te votoje tjeter parti vec PS. Por edhe pse numerohen njesoj matematikisht, nje vote pro PS, ne kushtet e tanishme, do te kete me pak peshe morale.
Pėrgjigje
Art Leshnica shkroi:
03-04-2013 nė 6:46 pm
Ndiq yllin tend, mos degjo palalvraxhinjte e ekranve! Njerez te mabruar te falimentuar megjithesejt.
Pėrgjigje
Mira shkroi:
03-04-2013 nė 6:43 pm
Ne nuk duam te vjedhim, ne do te donim, vidhnim zgjedhjet dhe e linim Meten dhe Berishen ne opozite, ne duam Rilindje dhe rilindja kerkon sakrifica. Kush nuk eshte i gatshem te sakrifikoje nuk e do as Shqiperine, as PS, as ndryshimin e jetes se tij.
Pėrgjigje
besnik shkroi:
03-04-2013 nė 6:42 pm
ju urojme te gjithe per fitoren e arritur sot , ndihet ke te gjithe nje buzeqeshje per ote qe nuk e duan kete regjim, dhe u them atyre qe nglen vetem duke bere moral se ju duket vetja e tyre me e mire, por qe te fitosh ndaj ketij tirani duhet te bashkojshe votat duke ditur shprehjen se armiku i armikut tim eshte miku im
Pėrgjigje
Elian shkroi:
03-04-2013 nė 6:42 pm
U merzitem kur Meta shkoi me Saliun ne 2009, u merzitem akoma me shume kur u voll bashkia e Tiranes ne drite te diellit ne 2011. JEtojme ne Shqiperine e 1001 gjerave per tu merzitur dhe per te qare, me mire te merzitemi per Meten se sa te durojme edhe 4 vite te tjera Saliun. Me mire Meten se sa i gjithe mundi per te sjedhe nje RIlindje te hidhet poshte nga vjedhja e zgjedhjeve.
Pėrgjigje
herta shkroi:
03-04-2013 nė 6:39 pm
Per te shpetuar shqiperine nga shkaterrimi, per te shpetuar nga saliu duhet bere gjithcka.PS prova juaj eshte pas 23 qershorit, kur keni detyren per te rilindur shqiperine.Aty eshte sfida juaj.
Pėrgjigje
ISMET shkroi:
03-04-2013 nė 6:37 pm
ke bere gjene me te bukur ne kohen e duhur ne momentin e duhur.
Pėrgjigje
Alion shkroi:
03-04-2013 nė 6:29 pm
Perderisa kemi zgjedhur te njejtin objektiv, do ti shkojme deri ne fund.
Pėrgjigje
elira shkroi:
03-04-2013 nė 6:28 pm
Pershendetje Edi,
Besoj ne cdo fjale qe thua. E dija qe nje zgjidhje e veshtire do te duhej per te rrezuar Berishen dhe me sa duket koalicioni me LSI, pavaresisht kostos morale per PS, do te mund te jete nje shanc me shume per fitoren ne qershor. Ajo qe me shqeteson eshte bashkeqeverisja me Ilir Meten. Do te jete nje sfide me vete per tu perballuar dhe per te dhene mesazhe te qarta qe PS nuk eshte si PD, nuk ka qene asnjehere, me gjithe te metat gjate rrugetimit te saj keto 20 vjet. Une ju uroj suksese dhe uroj qe Ilir Meta te shfrytezoje kete rast per te pastruar figuren e tij politike dhe individuale. Nuk do kete shanc te dyte per ta bere kete dhe sa me shpejt ta kuptoje, aq me mire per te. Uroj qe gjerat te shkojne mbare ne keto kohe te veshtira qe po kalojme te gjithe! Ju pershendes me besim se do te dini te beni me te miren per vendin! Elira
Pėrgjigje
lini shkroi:
03-04-2013 nė 6:26 pm
Edi Rama e kuptojm kete kualicion dhe sakrifica per te shpetuar shqipetaret eshte nje gje qe nuk e ben gjithkush, nje njeri qe sheh me larg sehunda etij mund ta beje.Ne besojm tek ti dhe tek rilindja shqipetare.
Pėrgjigje
Gjovalin Lleshi shkroi:
03-04-2013 nė 6:23 pm
Rilindje , Rilindje dhe vetem Rilindje duam gjith populli shqipetare. Suksese
Jam me i motivuar se kurre te jap kontributin tim si antare dhe qytetare per rilindjen qe po afron. Te pershedes.
Gjovalin Lleshi.
Pėrgjigje
-
-
Pėr: Si gjithnje i juaji, Edi Rama
-
-
Pėr: Si gjithnje i juaji, Edi Rama
-
-
Pėr: Si gjithnje i juaji, Edi Rama
-
-
Pėr: Si gjithnje i juaji, Edi Rama
-
-
Pėr: Si gjithnje i juaji, Edi Rama
-
-
Pėr: Si gjithnje i juaji, Edi Rama
-
-
Pėr: Si gjithnje i juaji, Edi Rama
-
-
Pėr: Si gjithnje i juaji, Edi Rama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt