Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Histori "tradhëtish" politike që nisin nga viti 1992 e në vazhdim...

    Histori "tradhëtish" politike që nisin nga viti 1992 e në vazhdim...

    Kush ka qenë "tradhëtari" i parë i pluralizmit shqiptar?

    Me sa mbaj mend, të parêt "tradhëtarë" politik kanê qenë mocionistët anti PD të kryesuar nga Ceka, Pashko, Imami, Keko dhe Zogaj. Prej tyre zë fill historia e "tradhëtive" politike.

    Cili është shkaku që tek partitë politike shqiptare ndodh si shpesh "tradhëtia" politike?

    A është normale një dukuri e tillë?

    A është kjo një shenjë treguese e nivelit fillestar politik të partive tona politike?

    Apo çfarë atëhere?

    Si shpjegohet që partitë politike shqiptare zhvillojnë procesin e shitblerjeve të deputetëve të kuvendit?

    Pse është kaq e vështirë që partitë tona politike të mos e pranojnë idenë e kundërt me atë të liderit?

    Pse nuk tolerohet e drejta e fraksionit?

    Ka shumë figura politike që në momente të caktuara nuk janë pajtuar me idetë e liderit të partisë së tyre, mirëpo nga mungesa e tolerancës dhe nga mungesa e njohjes së fraksionit ata janë detyruar të bëjnë "tradhëti" politike?

    Viti 2015 dhe ende vazhdohet me politikën staliniste " O me ne, o me ata, rrugë të mesme nuk ka"!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-03-2015 më 08:49

  2. #2

    Për: Histori "tradhëtish" politike që nisin nga viti 1992 e në vazhdim...

    Në vijim po sjell një artikull shumë interesant të botuar tek mapo.al:


    Nga Mocionistët te Tom Doshi: ‘7 skizmat e asgjësë’

    Postuar më: 28 Shkurt 2015 09:14

    Historitë e përçarjeve partiake që kanë nisur pak herë si kritika kundër autoritarizmit apo kërkime alternativash politike, e shpeshherë si luftë për ofiqe dhe territore në parti e pushtet. Nga liberalët e PD dhe Mocionit të famshëm, tek i ashtuquajturi shantazh i deputetit Tomë Doshi ndaj kryeministrit Rama

    Nga Alfred Lela

    Toma i Ramës dhe Preçi i Berishës

    Ka një kontradiktë në kontratat që liderët partiakë në Shqipëri ‘nënshkruajnë’ me partnerët e tyre në parazgjedhje. Ata parapëlqejnë arrogancën e dikotomisë: luftën me shpatullat, mendtë apo paratë e dikujt dhe titujt e ‘plaçkën’ e fitores me të tjerë. Kjo duket se është metrika e shefit të qeverisë së majtë, Edi Rama, në raport me deputetin e Shkodrës, Tomë Doshi. Përplasja në distancë e të dyve ka prodhuar shkëndijat e errëta të një konflikti potencial. Të shohim. Por sado t’i ngulim sytë në errësirë, nuk do mund të dallojmë më shumë se trajtat e forta të asaj që nuk do mend. Tomë Doshi nuk po kërkon më shumë se çka ai konsideron si ‘rikthim të investimit’ të vet. Pavarësisht përrallave me ‘bazë’ që ai u tregon kamerave dhe gazetarëve, inati i tij është më shumë se një shqetësim për shkodranët. Ai kërkon të begeniset dhe të kullandriset për të gjitha psonisjet që fushata e PS në Shkodër ka bërë në xhepin e tij. Rama ngjan i shkëputur nga të gjitha datat që e kanë sjellë atë në pushtet, por ka personazhe ala Lahuta e Malcis si Tomë Doshi që ia kujtojnë. Një amnezi e ngjashme, edhe pse me personazhe të tjetërllojta, e pat kapluar edhe shefin e demokratëve, Berishën, pas ardhjes në pushtet. Ai e bëri fushatën e 2005 nën siglën e ndryshimit dhe përkrah shenjës së intelektualëve liberalë, ndërsa pushtetin e ndau me kopukët.

    LMN, që nuk lëvizi nga vendi

    Lëvizja për Mendimin Ndryshe mbahet mend për një batutë të Ben Blushit drejtuar kryetarit të partisë, Rama: “PS është bërë si ai autobusi ku shkruhet ‘Mos i fol shoferit!’”. Pjesa tjetër e aktivitetit të saj janë disa vendime të vogla e shumë pavendosmëri të mëdha. E përbërë nga Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani e Marko Bello, të gjithë me funksione të larta në qeveritë e Fatos Nanos, LMN pësoi fatin e një këshille që Papandreu i PASOK-ut grek i pat dhënë Ramës. “Nëse ke kundërshtarë në parti lëru funksionet, por hiqu detyrat”. Veç kësaj pesëshja e pati të pamundur apo pa dëshirë të ngjizte një koherencë politike. Kjo shpjegonte ndoshta thelbin e tubimit të tyre: jo dhe aq meraku për të thënë ‘mendimin ndryshe’ se sa për të luftuar tëhuajësimin e tyre në një PS të Re që komandohej nga Rama sipas stilit New Labour të Tony Blair. Me ndryshimin se, nëse Blair dhe Gordon Brown arritën të bëjnë një pakt, Blushi nuk ia shkëputi një ‘secilit radhën e tij’ Ramës. Kësisoj LMN nuk u bë kurrë as skizmë dhe as shantazh. Shtrëngesat dhe pamundësitë e saj, në njëfarë mënyre prodhuan një aberracion politik, i cili e ka radhën më poshtë…

    …Islami, Kadeli dhe Dogjani, një hermafrodizëm politik

    Kastriot Islami, pasi musketierët e tjerë të LMN bënë paqe me fatin e vet apo pakt me Napoleonin e partisë, bashkë me Gjovalin Kadelin dhe Asllan Dogjanin, deputetët socialistë të Lezhës e Kukësit, iu bashkuan Rishëljesë së përjetshëm politik, Berishës. Atij që ‘e qeveris vendin edhe kur nuk është në qeveri’- për të cituar atë vetë. Nëse dy deputetët malësorë futeshin në këtë valle me njëfarë krenarie të lënduar nga Rama, Islami ndante ‘shtrat politik’ me atë që e kish etiketuar ‘Kaçi i zi’. Të shkuara të harruara dhe ish-zëvendëskryeministri socialist është aktualisht deputet i Partisë Demokratike dhe një oponent i zëshëm i kryeministrit socialist Rama, sa në sallën e Kuvendit e sa në shtyp. Gjovalin Kadeli nuk duroi gjatë dhe pa ‘thyer besë’, iku nga Berisha (ishte më shumë ikje nga Rama e ardhje në Berishë) për t’iu bashkuar Ilir Metës dhe grupit parlamentar të LSI. Kadeli, Islami dhe Dogjani, edhe pse nuk e ngritën dot shkëputjen e tyre nga PS në artin e skizmës, i hodhën Berishës dhe qeverisë së tij kamerdaren e shpëtimit pak mujor. Aq sa për ta çuar vendin në zgjedhjet e radhës. Ku do të humbnin të gjithë bashkë.

    LSI, skizma që funksionoi

    LSI mund të ishte fare mirë akronimi për Lëvizja Socialiste e Ilirit (Metës). Fati i kësaj partie lidhet me aftësitë politike dhe antropologjike të shefit të saj ish-kryeministër socialist, dhe një figurë qendrore e politikës shqiptare që nga fundi i viteve ‘90. Një operator politik i patëshoq, Meta ka arritur që të formësojë te partia e tij e re të vetmen skizmë të suksesshme të politikës shqiptare. Pasi arriti t’i mbijetonte një ndarjeje të dhimbshme me partinë mëmë, Ilir Meta menaxhoi t’i shpëtonte pothuajse fundit të sigurt që u gatua në vitin 2008 nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese për të cilat ranë dakord dy kundërshtarët e përbetuar, Berisha e Rama. Një ‘paqe e ftohtë’ u ble në politikën shqiptare me shpenzimet e Ilir Metës. Ai me të tijtë arriti t’i shpëtojë kësaj prite politike në 2009 dhe bumerangu nuk ra mbi të, por mbi ngritësit e pritës: Ramën dhe Berishën. Rama pa t’i ikte pushteti në finale të një maratone zgjedhore, ndërsa Berisha u detyrua të bënte koalicion me Metën në mungesë të vendeve të mjaftueshme në parlament për të siguruar mazhorancën qeverisëse. Gjithçka më pas është një histori e mbushur me makthe politike për treshen në fjalë. Sidoqoftë, LSI është prova se asnjë skizmë në Shqipëri nuk funksionon jashtë dy pushteteve të mëdha PD e PS. Sepse ‘pushteti absolut korrupton absolutisht’. Shpëton veç kush është edhe më i korruptuar se absolutja.

    PDr, e reja e së njëjtës blu të vjetër

    Si të gjitha lëvizjet, revoltat, kryengritjet, shkëputjet, inatet e vogla e të mëdha, skizmat e me radhë, edhe Partia Demokratike e Re ishte grahma e kundërshtarëve të Berishës, përpjekja që grahma e fundit politike të ishte e tij. Siç të gjithë e dimë, ai i pa të gjithë me radhë tek shkonin të ndërkryer e ktheheshin të përulur, edhe duke pëshpëritur, në mos me zë, me ndopak ngashënjim: Ave Cesar! Kështu edhe me Genc Pollon dhe një shpurë politikanësh të Partisë Demokratike që në vitin 2001, pas disa përpushjesh dhe përpjekjesh për të marrë timonin e PD, u larguan për të krijuar PDr. Një PD me r të vogël, gërma që simbolizonte të renë. Edhe pse u larguan si rebelim ndaj metodave të vjetra të Berishës, ata e filluan edhe vetë me një të tillë: vjedhje të simboleve të partisë së parë opozitare, të cilave i shtuan r-në e vogël e të papërfillshme. Skizma u bë fakt pas përplasjeve të ashpra, të filluara që në vitin 1999, që solli kandidimi për postin e kryetarit të PD përballë Berishës, të Genc Pollos. Në vitin 2008 kur Berisha ishte kryeministër dhe Pollo zëvendës i tij, dy partitë u shkrinë sërish në një.

    Kalakula e Baleta, konservatorët që nuk ngjitën

    Ata që ndihmuan Berishën për të fundosur liberalët pësuan fatin e këtyre të fundit. Nga e njëjta dorë: e Berishës. Në vitin 1993-1994, në Partinë Demokratike po përvijoheshin fraksione që shihnin më djathtas se politika zyrtare e PD nën Berishën. Petrit Kalakula, kryetari i degës së Partisë Demokratike për Tiranën dhe Abdi Baleta, një deputet me qëndrime të forta nacionaliste, u bënë kritizerë të Berishës. Me gjasë, pas përpjekjeve të shefit të PD për t’i dhënë një profil të majtë partisë së qendrës së djathtë, duke shpallur ndër të tjera Fan Nolin si model politik dhe duke vlerësuar Revolucionin e Qershorit 1924, si revolucion demokratik. Kalakula dhe Baleta që kishin qenë vokalë dhe të papërmbajtur në përjashtimin e Mocionistëve në vitin 1992, e panë veten jashtë partisë. Në minorancë si të gjithë të larguarit e tjerë, përpjekjet e tyre nuk shkuan më gjatë se partitë me pak peshë e pak ymër, të quajtura Partia e Djathtë Demokratike dhe Rimëkëmbja Kombëtare.

    Mocionistët, një skizmë siç i ka hije

    Ata nuk prodhuan nokdaun politik si formacion, ndoshta edhe për faktin se qenë ‘institucione’ politike si individë. Eksponentë të lartë të Partisë Demokratike të sapokrijuar, intelektualë të njohur të fundviteve ‘80, megjithë dritëhijet e tyre, Mocionistët siç u futën në historinë politike, ishin lëvizja e parë dhe e fundit idealiste që ka prodhuar politika shqiptare. Të larguarit, ose më saktë të përjashtuarit me ceremoni nga PD, Gramoz Pashko, Preç Zogaj, Neritan Ceka, Arben Imami, Arben Demeti, Edmond Trako, Shahin Kadare, Blendi Gonxhe, Ridvan Peshkëpia e të tjerë, formuan Partinë Aleanca Demokratike. Atë që Preç Zogaj e quante gjatë një interviste ‘një alternativë të pakicës së pakicës’, ndërsa Petro Zheji ‘një alternativë të qendrës krijuese”. Ata u etiketuan mocionistë për shkak të një Mocioni që paraqitën në Këshillin Kombëtar të PD-së në fillim të gushtit 1992. Mocioni ishte një pikëpamje e grupimit liberal për humbjen e zgjedhjeve lokale të asaj vere, tre muaj pas fitores plebishitare të 22 marsit 1992. Mocioni u hodh poshtë nga Berisha, ndërsa firmëtarët e tij u përjashtuan nga Partia në një Kongres të inskenuar.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Histori "tradhëtish" politike që nisin nga viti 1992 e në vazhdim...

    historia e pluralizmit ka qene e stisur dhe duket si e tille edhe me shume me krijimin e klanit shpetimtar blu dhe te heroit Spartak Sali Berisha, me seli te fshehte po aty dhe eshte me fat qe kaloi *luften* clirimtare pa u vrare apo zhdukur ashtu sic ndodhi me Spartakun e Kartagjenes apo ku di une.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •