5 deputetë në ‘listën e zezë’ të SHBA. Një fitore politike?
Para pak kohësh, në një intervistë, kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi se ata janë opozita më efektive në rajon.
Nuk dihet sa mund të qendrojë kjo, por kjo opozitë ia ka dalë të fusë në axhendën e politikës një çështje shumë të rëndësishme: dekriminalizimin.
Dita e sotme u shënua nga dy lajme interesante.
Fillimisht u raportua se një i penduar i Ndragetës kishte rrëfyer se si kishte ‘blerë’ një politikan në Shqipëri me një makinë BMW.
Ndërkohë më vonë u tha se SHBA ka anuluar një takim të grupit parlamentar të miqësisë mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Mësohet se SHBA është e shqetësuar për disa nga anëtarët e këtij grupi, duke theksuar se ata kanë histori kriminale.
Detajet janë ende të pakëta, por ka raportime se në listën e zezë janë pesë deputetë, të zgjedhur kryesisht në emër të koalicionit të majtë.
Por ndërsa të gjithë e dinë se persona me histori kriminale nuk ka vetëm brenda mazhorancës, kjo betejë duket deri më tani një fitore e kryetarit të PD, që është investuar shumë në të.
Kjo nuk është një luftë e fituar dhe sinjalet janë që ajo do jetë e gjatë.
Por po jepen sinjalet e para pozitive.
Anëtarët e grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA:
MAPO
Krijoni Kontakt