Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2015
    Postime
    5

    A mund të më ndihmoni?

    A mund të më ndihmoni për një temë që kam për ta prezentuar nesër në shkollë , tema është "Dallimi mes Naim Frashërit dhe Konstandin Kristoforidhit" ju lutem të më ndihmoni , ju faleminderit shumë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Jettmir : 02-03-2015 më 15:51

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: A mund të më ndihmoni?

    Mbase qendron ne; qe Naimi eshte Naimi. Eshte poezia atdhedashese shqip.

    Eqerem Cabej e quan;"apostull i idese nacionale" dhe vazhdon: "Gjykimi i vepres poetike te Naimit eshte i veshtire;sepse te ky burre apostulli dhe poeti jane nje...Naimi idealist eshte bere me te drejte nje simbol per nacionin shqiptar,gati nje mit,nje legjende."

    Mund te vazhdosh edhe me te gjithe rilindasit o patriotet e tjere,por vendosja e Naimit ne piedestal eshte e njejte per te gjithe,nga Cajupi me poezine "Vdiq Naimi" e deri te Gjergj Fishta:
    Bini ! Toske,ju n'pike te vrapit
    mos t'u ndalin mal as zalle:
    Naim Frasheri i ra Qitapit
    mos m'e leshue Shqipnine per t'gjalle.

    Kristaq Cipoja e quan:" Naimi eshte at i nderuar,te cilit i puth doren dhe me mesimet e te cilit e ndjej veten time njeri e shqiptar".

    Kjo e ben Naimin te "pakuptushem" qe e ben edhe te pakrahasueshem. Te pakrahasueshem per shqiptaret dhe pakuptueshem per studjuesit e veçanerisht te huaj. Giuseppe Schiro junior,shkruan diçka te vertete;" Konsiderohet si poeti me i madh i Shqiperise te Jugut.Jo te gjithe jane dakort ne gjykimin e vleresimin e poezise...,por te gjithe e ndjejne se e duan me shume se çdo poet tjeter" dhe permend edhe shembullin e vllezerve te tije qe nuk ariten kurre famen o dashurine ne krahasim me Naimin. (Perveç te tjerash merite e Naimit qe dhe perdorimi i nje shqipe sa me te paster,fjalet;vetije,vetedije,gjithesi etj etj jane fjale te krijuara nga Naimi)

    Kristoforidhi, krijoi bazen e perbashket te gjuhes shqipe.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-03-2015
    Postime
    5

    Për: A mund të më ndihmoni?

    Faleminderit shume per kete, por desha te kerkoj me shume material per "Kristoforidhin" nese ka mundesi kuptohet, ju faleminderit shume.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: A mund të më ndihmoni?

    Hajgare more jane bo keto tema a don me te ndihmue edhe me honger buke..Kap librat e mesoo tema leshii
    Gjaku lahet me Gjak

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: A mund të më ndihmoni?

    Kristoforidhi,eshte gjuhetari i pare shqiptar qe kerkoi afrimin e dy varianteve dialektore ne shkrimin e gjuhes shqipe. Ishte i pari qe shkruajti ne te dyja variantet letrare (toske dhe gege).Beri "Fjalori i gjuhes shqipe" qe eshte i pari fjalor jo dialektor,por kombetar, qe A.Kostallari e quan; "model te pakapercyeshem" deri ne vite 1950,pra nje fjalor kohegjate qe u mor si "model" pothuajse per "nje shekull".

    Cabej,shkruan:"Studioj thellesisht dialektet e ndryshme gege e toske.Per kete qellim udhetoi qytet me qytet e katund me katund...Vlera e madhe e kesaj vepre themelore (fjalori shqip-greqisht) qendron jo vetem ne pasurimin e fjaleve,por edhe sepse te çdo fjale eshte shenuar dhe provenienca dmth.,vendi ku perdorej fjala.

    Ne kohen e tije Kristoforidhi ishte dhe nje nga gjuhetaret me te njohur shqiptar,jo vetem qe i mesoi shqipen konsullit austriak Georg von Han,por verpa e tije u perdor nga Dozon,Schiroi,Nachtigalli e shume te tjere.Midis te tjerash e permend dhe De Rada qe thote se Kristoforidhi punoi 20 vjet per te mbledhur 40 mije fjale.

    Punen themelvenese te Kristoforidhit,shkuan SH.Demiraj e "vazhdoi" A. Xhuvani.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 03-03-2015 më 20:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •