* * *
Kur hungurojne qente si ujqer, do ndodhi dicka e kobshme.
Keshtu thoshte gjyshja ime dikur . Une atehere isha aq i vogel sa nuk dija te ndaja humgurimat me lehjet. Kjo thenie me erdhi ne mend sot shume vite me vone. Nuk jam ne vendin tim thashe me vete, nuk besoj qe ky ligj telepatie do jete i vlefshem .
Nje re e zeze shpendesh karakatej mbi pullazet e shtepiave te atij fshati te bukur qe prehej ne nje qoshe te botes.
Qente hunguronin njeri pastjetrit. Te krijohej idea qe hunguronte vetem nje,dhe zeri i tij percillej ne diapazan neper ate grope te mbushur me shtepi dhe rruge.
Tek hyrja e "Pondos kafenio" nje grumbull njerzit ne menyre te crregullt zienin .
Nje qen i madh leshoi koken e mjeshtrit qe ndertoi vilen e Kostandinis Sanillis ne mes te turmes . Shkundi koken e vet, ca toptha te vegjel gjaku spekaten rrezet e diellit qe binin terthorazi si dritat e nje skene ku luhej nje tragjedi bashkohore.
Kserolimni (liqeni i thate) fshat qe sipas legjendes ishte ndertuar ne gropen e nje liqeni te shterrur, ku kishte marre edhe emrin. Shtepive te mbulura me tjegulla , rruget e asfaltuara, nje kishe madheshtore, lugina e gjelbert rrethohen nga disda kodra qe ngjanin si grumbuj te medhenj guresh te vegjel.
Kohet e fundit mbi relievin e ketij vendi ishte shtuar edhe nje rruge kembesore, si nje hulli apo vije topografike qe pershkonte terhorazi ate grope te bukur. Emigranteve shqiptare u duheshin tre dite ne kembe per te kaluar kete vend dhe pas dy diteve te tjera do futeshin ne thellesi te Greqise ku do shperndaheshin si te mallkuarit e fatin ne kerkim te fatit.
Anes kesaj "hullie" te binin ne sy paketa te shukosura "D S" gazeta ne shqip, kepuce te grisura, thase te boshatisur , vatra zjarri. Ne disa faltore te ngritur neper kodra te vogla te binin ne sy monedha shqiptare qindeshe , pesedhjeteshe, pesqindeshe. qinrinj te ndezur.Nje gershetim paradoksal kryqezimi i kasaj "hullie" me rruget e asfaltuara , qe gjarperonin mes shtepive luksoze. Nje legjende moderne a pare ne skene qesharake nga spektatore skeptik
Mjeshtri..koka e te cilit tani rrethoj nga miza dhe njerz si miza, ishte njeri i panjeri. Ushtronte zanaten e vet me duart e pasionuara dhe parate i linde klubeve dhe bordellove. Jetonte nje nje shtepi te vogel gjysme te rrenuar nje qoshe te atij fshati.
NUk perzihej me askend.keshtu qe ne fshat as se donin as se urrenin.
Zhdukja e tij para dy vjetesh ne te njeten kohe me Elezin dhe Vojsaven , nje cift shqiptare qe jetonin prej kohesh ne ate vend ,kishte mbetur mister. U thuren shume thashetheme por askush nuk dinte dicka te vertete.
Vjeshten qe shkoi qente sollen ne qender nje kocke njeriu te zhveshur nga koha, qe e terhiqnin zvarre. Policia nuk i vuri shume rendesi ..ose u la ne harrese ai fakt . Megjithate u vertetua qe i perkiste nje gjymtyre kembe femre.
Njerzit e shihnin vilen e Sanillis si nje keshtjelle ku fshihte brenda nje mister te frikshem. Sot ku kane koken e mjeshtrit te prere , qe para syve te tyre duket si koke e thyer nga ndonje statuje e vjeter, u vertetohet hamenja. Me sy te ngerdheshur plot trishtim frike dhe dhimbje qendronin si te shtangur. Edhe pse ne syte e tyre diku ne nje si perde e holle gati e padukshme fshihej nje fare knaqesie qe te pakten prap mire qe nuk ishte koka e tyre aty e rrezuar nga qente.
Une me shokun tim Angjon sa kishim hurmbur ne kafet e ngrohta ku gjithcka u shkeput si me urdher, u lane kafete ne mes , bisedat lojrat. dhe dolen per ti bere shoqeri turmes .
Nuk duhej te iknim . do binim ne sy. Skishim as si te rrime. Policia do vinte dhe punen e pare do kapte ne. Qendronim aty fjatore te pafaj Shikimet e rrepta nuk mungonin ne drejtimin tone. Pashe shokun tim , shikimi im u miratua nga ai. Po rrime te pakten keta jane te sigurte qe ishim ta pafajshem. Kjo mbase i bente me me nerva ..ne ishim fjatore edhe pse skishim faj. Eshte ndjesi i keqe te kesh faj, pse nuk ke faj. Dikush nga turma shante neper dhembe diten kur shqiptaret kaluan ne ate vend Nuk dihej asgje per kete mister te tmerrshem , por githcka ndodhte na etiketohej ne. Keta njerz sikur para ardhjes sone skane njohur asnje te keqe, edhe pse historia flet ndryshe. Sa mire qe erdhem ne, per kriminelet hajdutet e tyre te vjeter nuk i bje ndemend askujt.
Sanillis Kostas,i zoti i viles se miostershme zbriti nga mercedezi i tij qete qete si gjithnje. Mori shkopin e tij dhe leshoi hapin e pare drejt turmes
I hapen rrugen , pak per respekt pak nga mosha edhe nga pasuria qe kishte , ne ate fshat ishte numer nje* edhe pse kohet e fundit per arsye te viles dicka kishte zbheur figuren e tij. Hamendjeve nuk u kishte shpetuar as ai. Pasi te tre te zhdukurit kishin ne nje menyre lidhje direkt me kete plak te mire. Elezi punonte ndihmes i mjeshtrit dhe jetonte bashke me Vojsaven nusen e tij bukuroshe ne kete vile.
Plaku u afrua , pershendeti te gjithe , qendroi per nje sekuence te shkurter me shikim te rrepte mbi koken e prere, ngjasonte me nje qendrim solemn ushtarak "qender ndero" Dicka iu mblodh ne gryke , te gjithe e kuptuan , Ai shterngoi nofullat leshoi nje peshtyme mbi bustin dhe mori te largohej
Njerzit hapen syte, ky xhest i tij iu duk atyre si celsi i misterit. Ishte e pamundur te mos dinte dicka thane njerzit qe murmuriten pas shpines se tij nderkohe qe ai largohej ne drejtim te hyrjes se kafenese.
Porositi nje "frape" .
Pa nga ne qe rrinim si te strukur ne tavolinen afer dritares, qeshi lehte, i foli dicka kafexhiut dhe erdhi duke trokitur me shkopin e tij mbi pllakat e mermerta te dyshemese.
He he heee, po ju ckeni tha duke qeshur , duke ngritur njeren cep te musteqeve, aq shume po ju dhimbset ju "O gjekas"
(gjekas= nofke qe perdoret per njerz te ligj)
kafexhiu solli dy pije per ne
Nga jashte shikime plot inat pershkonin qelqin ne drejtimin tone.
................................
vijon
Krijoni Kontakt