Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Misteri i nje drame

    * * *
    Kur hungurojne qente si ujqer, do ndodhi dicka e kobshme.
    Keshtu thoshte gjyshja ime dikur . Une atehere isha aq i vogel sa nuk dija te ndaja humgurimat me lehjet. Kjo thenie me erdhi ne mend sot shume vite me vone. Nuk jam ne vendin tim thashe me vete, nuk besoj qe ky ligj telepatie do jete i vlefshem .
    Nje re e zeze shpendesh karakatej mbi pullazet e shtepiave te atij fshati te bukur qe prehej ne nje qoshe te botes.
    Qente hunguronin njeri pastjetrit. Te krijohej idea qe hunguronte vetem nje,dhe zeri i tij percillej ne diapazan neper ate grope te mbushur me shtepi dhe rruge.
    Tek hyrja e "Pondos kafenio" nje grumbull njerzit ne menyre te crregullt zienin .
    Nje qen i madh leshoi koken e mjeshtrit qe ndertoi vilen e Kostandinis Sanillis ne mes te turmes . Shkundi koken e vet, ca toptha te vegjel gjaku spekaten rrezet e diellit qe binin terthorazi si dritat e nje skene ku luhej nje tragjedi bashkohore.
    Kserolimni (liqeni i thate) fshat qe sipas legjendes ishte ndertuar ne gropen e nje liqeni te shterrur, ku kishte marre edhe emrin. Shtepive te mbulura me tjegulla , rruget e asfaltuara, nje kishe madheshtore, lugina e gjelbert rrethohen nga disda kodra qe ngjanin si grumbuj te medhenj guresh te vegjel.
    Kohet e fundit mbi relievin e ketij vendi ishte shtuar edhe nje rruge kembesore, si nje hulli apo vije topografike qe pershkonte terhorazi ate grope te bukur. Emigranteve shqiptare u duheshin tre dite ne kembe per te kaluar kete vend dhe pas dy diteve te tjera do futeshin ne thellesi te Greqise ku do shperndaheshin si te mallkuarit e fatin ne kerkim te fatit.
    Anes kesaj "hullie" te binin ne sy paketa te shukosura "D S" gazeta ne shqip, kepuce te grisura, thase te boshatisur , vatra zjarri. Ne disa faltore te ngritur neper kodra te vogla te binin ne sy monedha shqiptare qindeshe , pesedhjeteshe, pesqindeshe. qinrinj te ndezur.Nje gershetim paradoksal kryqezimi i kasaj "hullie" me rruget e asfaltuara , qe gjarperonin mes shtepive luksoze. Nje legjende moderne a pare ne skene qesharake nga spektatore skeptik
    Mjeshtri..koka e te cilit tani rrethoj nga miza dhe njerz si miza, ishte njeri i panjeri. Ushtronte zanaten e vet me duart e pasionuara dhe parate i linde klubeve dhe bordellove. Jetonte nje nje shtepi te vogel gjysme te rrenuar nje qoshe te atij fshati.
    NUk perzihej me askend.keshtu qe ne fshat as se donin as se urrenin.
    Zhdukja e tij para dy vjetesh ne te njeten kohe me Elezin dhe Vojsaven , nje cift shqiptare qe jetonin prej kohesh ne ate vend ,kishte mbetur mister. U thuren shume thashetheme por askush nuk dinte dicka te vertete.
    Vjeshten qe shkoi qente sollen ne qender nje kocke njeriu te zhveshur nga koha, qe e terhiqnin zvarre. Policia nuk i vuri shume rendesi ..ose u la ne harrese ai fakt . Megjithate u vertetua qe i perkiste nje gjymtyre kembe femre.
    Njerzit e shihnin vilen e Sanillis si nje keshtjelle ku fshihte brenda nje mister te frikshem. Sot ku kane koken e mjeshtrit te prere , qe para syve te tyre duket si koke e thyer nga ndonje statuje e vjeter, u vertetohet hamenja. Me sy te ngerdheshur plot trishtim frike dhe dhimbje qendronin si te shtangur. Edhe pse ne syte e tyre diku ne nje si perde e holle gati e padukshme fshihej nje fare knaqesie qe te pakten prap mire qe nuk ishte koka e tyre aty e rrezuar nga qente.
    Une me shokun tim Angjon sa kishim hurmbur ne kafet e ngrohta ku gjithcka u shkeput si me urdher, u lane kafete ne mes , bisedat lojrat. dhe dolen per ti bere shoqeri turmes .
    Nuk duhej te iknim . do binim ne sy. Skishim as si te rrime. Policia do vinte dhe punen e pare do kapte ne. Qendronim aty fjatore te pafaj Shikimet e rrepta nuk mungonin ne drejtimin tone. Pashe shokun tim , shikimi im u miratua nga ai. Po rrime te pakten keta jane te sigurte qe ishim ta pafajshem. Kjo mbase i bente me me nerva ..ne ishim fjatore edhe pse skishim faj. Eshte ndjesi i keqe te kesh faj, pse nuk ke faj. Dikush nga turma shante neper dhembe diten kur shqiptaret kaluan ne ate vend Nuk dihej asgje per kete mister te tmerrshem , por githcka ndodhte na etiketohej ne. Keta njerz sikur para ardhjes sone skane njohur asnje te keqe, edhe pse historia flet ndryshe. Sa mire qe erdhem ne, per kriminelet hajdutet e tyre te vjeter nuk i bje ndemend askujt.
    Sanillis Kostas,i zoti i viles se miostershme zbriti nga mercedezi i tij qete qete si gjithnje. Mori shkopin e tij dhe leshoi hapin e pare drejt turmes
    I hapen rrugen , pak per respekt pak nga mosha edhe nga pasuria qe kishte , ne ate fshat ishte numer nje* edhe pse kohet e fundit per arsye te viles dicka kishte zbheur figuren e tij. Hamendjeve nuk u kishte shpetuar as ai. Pasi te tre te zhdukurit kishin ne nje menyre lidhje direkt me kete plak te mire. Elezi punonte ndihmes i mjeshtrit dhe jetonte bashke me Vojsaven nusen e tij bukuroshe ne kete vile.
    Plaku u afrua , pershendeti te gjithe , qendroi per nje sekuence te shkurter me shikim te rrepte mbi koken e prere, ngjasonte me nje qendrim solemn ushtarak "qender ndero" Dicka iu mblodh ne gryke , te gjithe e kuptuan , Ai shterngoi nofullat leshoi nje peshtyme mbi bustin dhe mori te largohej
    Njerzit hapen syte, ky xhest i tij iu duk atyre si celsi i misterit. Ishte e pamundur te mos dinte dicka thane njerzit qe murmuriten pas shpines se tij nderkohe qe ai largohej ne drejtim te hyrjes se kafenese.
    Porositi nje "frape" .
    Pa nga ne qe rrinim si te strukur ne tavolinen afer dritares, qeshi lehte, i foli dicka kafexhiut dhe erdhi duke trokitur me shkopin e tij mbi pllakat e mermerta te dyshemese.
    He he heee, po ju ckeni tha duke qeshur , duke ngritur njeren cep te musteqeve, aq shume po ju dhimbset ju "O gjekas"
    (gjekas= nofke qe perdoret per njerz te ligj)
    kafexhiu solli dy pije per ne
    Nga jashte shikime plot inat pershkonin qelqin ne drejtimin tone.
    ................................
    vijon
    muzg i heshtur

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Kostas pasi piu kafen e vet, u ngrit doli tek shkallet e kafenios , ne na porositi te mos luanim
    Shume nga turma kthyen koken nga ai. Nga shkallet dukej sikur ishte ngjitur ne nje podium te mbante fjalim
    U kollit lehte, shikoi edhe njehere nga busti , ngriti shkopin e tij si te ishten shkop tregues mbi nje harte.
    Giorgo Jamurulis thirri ai.
    E mban mend vjeshten qe shkoi para dy vjetesh , kur depoja jote u shemb ate nate me shi , qe menduam qe do permbysemi te gjithe
    Ti me telefonove tek shtepia ime, me pyete per Elezin nese ishte apo jo ne shtepi.
    Turma harroi gjithcka dhe u kthye nga folesi, me veshet e ngritur si te lepurit qe fshihet nga frika e hijes se vet.
    Erdha ta solla une te te ndihmone deri ne oret e vona te nates.
    Kush nga ju nuk e mban mend Elezin...?
    Cili nga ne nuk e donte ate djale punetor?
    Zeri i tij pesoi nje mekje te lehte, u kollit serish dhe vazhdoi
    Ate nate ai..dhe beri me shkop nga busti, perfitoi nga kjo shkoi tek shtepia ime, u fut brenda pasi kishte celsat , perdhunoi te bukuren grua te djalit. Nje mani satanike kishte hyre ne kraherorin e tij ate nate, e mori pastaj dhe e rrezoi te vdekur tek nje grope nen e blicin e vetetimave dhe shiut qe binte .
    Kur ti barba Giorgo e le djalin tek porta e shtepise sime , nusja e vet nuk e priste ne dhome. Doli i tmerruar te shihte duke thirrur.
    Nen blicin e nje vetetime pa nje hije diku pertej kishes se Agio Parashkevas, vrapoi drejt hijes pa menduar , pa ditur se c'ishte.
    Pika shiu dhe loti i binin rreke faqeve. Nata ishte e erret asgje nuk shihej Kur papritmas dicka e ftohte i futet ne trupin e tij. Ne sy pa shiun qe tirrej ne litare te holle te kuq, ktheheshin pastaj litaret e shiut si krimba toke qe butesisht krijonin mozaik lulesh te kuqe. Kjo ishte e fundit qe pa me syte e tij djali .
    Ky..dhe ngriti perseri shkopin duke ia drejtuar si tyten e nje pushke kokes se ndare nga trupi , iku si lugat neper nate.
    Te nesermen u kthye heret per te fshehur gjurmet , nuk donte tu besonte syve qe djali nuk ishte ne gropen e hedhur nje nate me pare. Mori trupin e te shkretes shqiptare bukuroshe dhe e mbuloi me gure tek perroi i kupaneve. Kjo ishte arsyeja qe u zhduk , nga frika se Elezi kishte shpetuar. Kjo eshte edhe arsyeja qe erdhi serish mes nesh, a se shihni ja ku eshte.
    Pushoi pak nga syte i dolen lot. Duke u mbajtur ne shkopin e tij erdhi e u ul ne karrigen ku ishte me pare. Do vini me mua tha ai, ne Agios Giorgios eshte edhe Elezi, nje miku im do ju dergoje ne ,ne ... u mundua te kujtoje emrin e pikes kufitare. Kakavije tha shoku im....Po tundi koken ai . Me premtoni qe do ta ndihmoni te kthehet ne vendin e tij.
    Dolem.
    Larg u duken makinat e policise me sirenat qe rrotulloheshin si nje kompozim i pershtashem per ate dite te trishte. Para hyrjes se "Pondos kafenoi" mbeti qeni qe skermonte dhembet dhe busti i thyer .
    muzg i heshtur

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    I paska marre frika njerezit o Dre' pėr me dhėnė mendime per tregimin tend.
    Per te ardhur keq....
    Kane frike mos u shpetoje nga goja ndonje vleresim, i cili mund te bjere poshte nga "ajka" e kritikes.... dhe anasjelltas ...kane frike te kritikojne...se mos po del ndonje avokat i mire mbrojtes e kush merret me gjyqe pafund...
    Lexova tregimin. Mu duk i mire....ka vend edhe per kritika...por smund te kritikoj ty...(ah qė s'ma ban zemra )
    Insistoj ne drejtshkrimin e fjaleve. Edhe here te tjera te kam thene, mos pėrto hidhi edhe nje sy para postimit.
    Pershendetje
    Korasoni
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Dreri

    Dua te te pergezoj per prozen tende (tregim i mirefillte), qe edhe pse me pelqeu shume, me lejo te te them qe nuk qendron ne lartesine e poezive te tua.
    Gjithsesi, eshte kenaqesi te lexosh letersine ne llojet e saj te mirefillta.
    Tani dua te te bej verejtjet e mija:
    Ti e fillon tregimin me ulerimen e qenve dhe pershkrimin e vendit te ngjarjes, gjetje kjo e bukur, per mendimin tim. Por pastaj ti shkeputesh, duke lene ne mes te sheshit qenin me gjithe koken e te vdekurit (qe une me leximin e pare, po dyshoja nese ishte koke njeriu apo koke e ndonje statuje, sepse ti perdor edhe fjalen bust disa here) dhe kthehesh dhe pershkruan fshatin ku ndodh ngjarja.
    Ok, kjo nuk eshte gje qe nuk ndodh, pra dua te them, eshte e drejta jote te nderpresesh dicka dhe te pershkruash dicka tjeter por ki parasysh, qe per lexuesin nuk eshte shume e kendeshme qe te fiki ate pjese te fantazise qe i ke ndezur ti me pershkrimin e pare dhe te ndezi nje tjeter. Por prap nuk ka ndonje gje te keqe por te lutem heren tjeter ndaji te dyja pjeset me nje shenje keshtu *****, pra me yje te vegjel, dhe dalloi paragrafin nga paragrafi,qe te kuptohet qe ti tani po pershkruan dicka tjeter dhe ne qe e lexojme te ndalim dhe te marrim vrull per pershkrimin e ri.
    Pataj ti pershkruan fshatin dhe ben lidhjen me shqiptaret qe vinin aty, pra nje fshat ne kufi te Greqise dhe Shqiperise. Pershkrim i bukur dhe i rrjedhshem.
    Lidhja qe i ben ngjarjes me ate personazhin qe ishte pronar i shtepise, mua me pelqeu jasht mase. Edhe ai personazhi me shkop e musteqe, me pelqeu.
    Por kur vjen puna te pershkruash pikerisht ate ngjarje qe eshte thelbi, ose celesi i tregimit, ti perseri i ngaterron pak gjerat.
    Nuk po e citoj , qe mos e bej shume te gjate e te merzitshem shkrimin tim, por ti thua qe ai (mjeshtri) e perdhunoi dhe e hodhi te vdekur nusen ne nje grope. Pastaj thua qe nusja nuk e priste djalin qe ai la tek porta dhe kur e pa doli e tmerruar neper shi. Po a nuk kishte vdekur, apo ishte nuse tjeter?
    Kush vrapoi neper shi, nusja apo djali?
    Ne te vertete me intuite, kuptohet qe ndoshta, djali ka pare nusen e perdhunuar dhe ka ikur neper shi dhe perdhunuesi ka qelluar djalin dhe ka kujtuar se e ka vrare, e ka hedhur ne grope por ai ka qene gjalle ... etj etj. Ose ndoshta nuk ka qene fare keshtu si kam fantazuar une. Po si ishte? E ke lene pak te turbullt. 2-3 fjali me shume do e sqaronin gjithcka.
    Ti nuk ke shkruar qe mjeshtrin, e ka vrare Elezi, ne shenje hakmarrje per ate qe i beri dhe nuk ke nevoje ta shkruash, sepse e ke lene te kuptohet qarte.
    Me pelqen tema qe trajton ti, menyra teper objektive se si e trajton. Eshte kenaqesi te lexosh ketu, dicka te ndryshme nga e zakonshmja.Ti i jep vendin e tyre edhe shqiptareve edhe grekeve. Personazhet jane kaq te vertete dhe kaq me jete.......po keshtu dhe pershkrimi i natyres.
    Te falenderoj edhe njehere qe e solle ketu per ne edhe pse mendoj qe nje perpunim do ia shtoje vlerat akoma me shume.
    Ji Vetvetja!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    FALEMINDERIT
    Korazon....akoma ste kam degjuar...por do te te degjoj.nje dite...qe ta diktoj para se ta postoj...Une e di lexuesi im.i di huqet e mia..edhe per kete me fal..lol
    "Shpirt i fshehur" te falenderoj se pare sinqerisht , me kuptimin me te mire te fjales "Faleminderit"
    Gjithcka qe ju thoni qendron . ( ne te metat apo mangesite)
    Largimin nga ngjarja e bera me qellim qe te largohet ashperisa , pra behej fjale per nje skene qe nuk eshte shume e pelqyeshme.
    Ju keni shume te drejte qe duhej ndare me tre yje. Ndersa se kujt i takonte koka..eshte cilesuar.."qeni leshoi koken e mjeshtrit, qe ndertoi vilen" ..E kam quajtur bust.vetem nga qe nuk me pelqente ta perserisja shpesh koke e prere' eshte e rende.
    Casti qe ai nuk e gjen nusen ne shtepi .eshte bera pak si lemsh ..pasi tjeter tregonte per tjeter..keshtu qe le vend per dykuptime..Nusja nuk do ta priste si gjithnje. Doli i trembur.. prap e le te kuptohet qe ai doli i trembur...cdo njeri ne nej skene te tille do trishtohej...edhe nuk do dinte si te bente vetem te dilte...i hallakatur...
    Ne fakt ishte pikerisht ashtu sic e ke fantazur...une me dashje perpiqem te le dicka bosh.qe lexuesi ..shpesh here edhe ngacmon fantazine e vet per te plotesuar dicka.."pamvarsisht se sa mjeshtrisht e arrij une kete." lol
    ju falenderoj.
    qofshi te nderuar..
    respekt Dreri
    muzg i heshtur

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e pelin
    Anėtarėsuar
    15-08-2002
    Postime
    214
    Sa here qe lexoj Drerin me perfytyrohet nje zjarr qe digjet ne vetmi,qetesisht, pa zhurme; qe digjet dhe kur ben diell dhe kur bie shi,kur fryn ere; nje zjarr qe te ngroh, qe ke deshire te ulesh prane tij...
    Kam pershtypjen se Dreri eshte ne kerkim,ne kerkim te nje menyre te shkruari te veten, te stilit te tij.Kjo kembengulje dhe subjektet e tij gjithmone jetesore do ta cojne atje ku kerkon te arrije.
    E uroj te mos lodhet kurre.I uroj sukses.
    Miqesisht.
    E bukura eshte ne syte qe e shikojne _Wilde

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    faleminderit "Pelin"
    Fjala jote me ngoh vertet, si ai zjarri ne nje mbremje te qete pravere, ku shkedija te vogla ngjiten per tu fikur ne qiell.
    dashamirsisht "Dreri"
    muzg i heshtur

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Nje zjarr....( qe e ka thene pelin) i mban te gjitha te tjerat qe i flet gjuha e zjarreve .
    duke shtuar urimet... e mija te fresketa.
    macia
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184
    maceeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    bun_aaaaaaaaaan' muah'
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Misteri me emrin Kim Filbi
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 03-02-2009, 15:26
  2. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  3. Cfarė ėshtė MISTERI?
    Nga Albo nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 20:52
  4. Misteri i Priftėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-02-2004, 04:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •