VIDEO
Shqipëria dhe Italia janë identifikuar si bazë për rekrutimin, trajnimin, organizimin dhe integrimin e luftëtarëve që i bashkohen Shtetit Islamik.
Të paktën kështu deklaron Prokurori i Përgjithshëm i Brescias Luigi Maria Dell’Osso.
Sipas tij, i cili u referohet hetimeve të kryera kohët e fundit, në vendin tonë janë identifikuar qendra trajnimi dhe propagande, të cilat kanë qindra militantë, disa prej të cilëve me kontakte të vazhdueshme me ektremistët që lëvizin në Itali dhe veçanërisht në veri të vendit fqinj.
Këto detaje zbulohen nga në seri hetimesh të autoriteteve të drejtësisë italiane në bashkëpunim me ato shqiptare dhe bëhen edhe më të dukshme pas zbulimit të një dokumenti të IS që është shkruar në italisht.
“Ka një lidhje, mes disa personave të cilët po kryejmë hetime konkrete. Ne kemi bërë verifikimet, duke bërë dhe hetimet të reja dhe duke i lidhur ato me disa elemente të hetimeve në të shkuarën, që ka lidhje me vendet fqinje të Europës Lindore, si Shqipëria.
Është zbuluar se një numër personash të cilët ishin identifikuar si propagandues tashmë janë dërguar në vendet ku stërvitet dhe luftohet” thotë Prokurori i Përgjithshëm i Brescias, Luigi Maria Dell Osso duke konfirmuar se Shqipëria është identifikuar si baza për rekrutimin, trajnimin, organizimin dhe integrimin e subjekteve të cilët janë në kontakt me persona të tjerë në Brescia
Prokurori Italian deklaron se Agjensia kundër terrorizmit e breshas po punon intensivisht me autoritetet shqiptare, të cilat kanë identifikuar rreth 100 persona që merren me rekrutimin e luftërarëve që duan ti bashkohen shtetit silamik.
“Disa prej tyre i sjellin në Brescia- thotë prokurori, duke bërë që dy vendet të nisin hetimet e përbashkëta.
Ai shton se “rekrutimi bëhet edhe nga shtetas italinë dhe sipas hetimeve ka rezultuar se ka shumë të tillë të përfshirë në aktivitetet si propaganda dhe forma të tjera të lidhura me terrorizmin.”
“Kjo nuk është dicka e re për Dell Osson – pasi disa vjet më parë një sulm i ndodhur në Mumbai të Indisë dhe ku qindra persona humbën jetën çoi në zbulimin e gjurmëve në Brescia të Italisë, pasi sulmi ishte finacuar prej aty nëpërmjet agjensisë së tranferimit të parave Western Union.
Dell’Osso thekson se kur bëhet fjalë për terrorizëm, duhet të kuptojmë se duhen edhe shumë para, sepse lufta kushton, ndaj dhe hetimet e trasaksioneve bankare , të agjensive të tranferimit të parave, sipas tij janë shumë të rëndësishme. Madje dell Osso thotë se duhet nisur prej këtu për të arritur në identifikimin e të gjithë elementëve të tjerë të organizatave terroriste.
“Këto persona janë identifikuar përmes hetimeve klasike dhe raporteve për transaksione financiare të dyshimta. Hetimet tona kanë treguar se një përqindje e konsiderueshme e operacioneve të kryera nga kjo metodë është bërë me dokumente të falsifikuara. Financimi për luftën e shenjtë bëhet nga të ardhurat e pastrimit të parave dhe nga aktivitete të tjera të paligjshme” nënvizon dell Osso në një intervistë për Corriere Della Serra.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt