Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Kryeprokurori: Shkarkohet kreu i Krimeve të Rënda, njerëz të administratës nën hetim

    Llalla shkarkon Prokurorin e Krimeve të Rënda Eugen Beci

    Emri:  161100.jpg

Shikime: 1562

Madhësia:  154.0 KB

    TIRANE - Dyshimet e Prokurorisë për përfshirje të personave që janë pjesë në administratën shtetërore, në disa ngjarje specifike kriminale në fillim të vitit 2015, ka sjellë edhe ndryshimet e para në radhët e organit të akuzës.

    Gjatë një takimi të mbajtur në Prokurori, Adriatik Llalla ka urdhëruar shkarkimin e Eugent Becit nga posti i kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke e ulur atë në detyrë dhe e vendosur në krye të Prokurorisë së Elbasanit.

    Në vend të tij është komanduar në këtë pozicion Adnan Xholi, i cili deri më tani ka mbajtur postin e Drejtorit të Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Sakaq, ish-Kryeprokurori i Elbasanit Gent Osmani, do të drejtojë Njësisë Task-Forcë kundër Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror në Prokurorinë për Krime të Rënda.

    Deri më tani nuk dihet për cilat ngjarje bëhet fjalë në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme, por këto ndryshime vijnë në një moment delikat ku sapo kanë nisur hetimet për dosjen Doshi.

    Sipas Prokurorisë, pas disa hetimeve të suksesshme gjatë vitit 2014, Prokurori i Përgjithshëm, Llalla, kërkon nga kjo strukturë fokusimin në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të ndryshme të administratës publike, të cilat ka dyshime se po ndërthuren me njëra-tjetrën.

    Në këtë kontekst, organi i akuzës thekson se ka dyshime që në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, mund të jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore.

    Dhe për të luftuar këto ngjarje, Kryeprokurori Llalla ka prezantuar disa ndryshime në drejtimin e saj organit të akuzës, me qëllim evidentimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të çdo shtetasi, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta.

    Ndërkohë, dy orë para publikimit të vendimit të Prokurorisë mësohet se ambasadori amerikan Donald Lu ka qenë në zyrën e Presidentit të Republikës.

    Ora 13:52 Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Përgjithshme

    Pas disa hetimeve të suksesshme nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda gjatë vitit 2014, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, kërkon nga kjo strukturë fokusimin në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të ndryshme të administratës publike, të cilat ka dyshime se po ndërthuren me njëra-tjetrën.

    Në një takim të zhvilluar ditën e Mërkurë (dt. 04.03.2015) me stafin e Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Llalla u shpreh se, në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore.

    Për të dhënë një impuls më të fuqishëm hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda, z. Llalla ka prezantuar disa ndryshime në drejtimin e saj, të cilat, në vlerësimin e tij janë dëshmi se Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe me mbështetjen konkrete të partnerëve ndërkombëtarë, po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta.

    Duke vlerësuar rolin e drejtuesit të deritanishëm të Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Eugen Beçi, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se ka komanduar në këtë pozicion z. Adnan Xholi, i cili aktualisht është Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

    Beçi komandohet të drejtojë Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, një ndër rrethet me ngarkese të theksuar hetimore. Në këtë pozicion, ai zëvendëson z. Gent Osmani, i cili do të drejtojë Njësisë Task-Forcë kundër Korrupsionit dhe Hetimit Pasuror në Prokurorinë për Krime të Rënda.

    Shqiptarja

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: Kryeprokurori: Shkarkohet kreu e Krimeve të Rënda, njerëz të administratës nën h

    nuk zgjidhet puna me shkarkime,por duke i futur ne burg

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryeprokurori: Shkarkohet kreu e Krimeve të Rënda, njerëz të administratës nën h

    Transferohet Prokurori i Krimeve të Rënda, kishte dijeni për çështjen Doshi



    Transferohet Eugen Beci, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kishte dijeni për çështjen Doshi. Emri i Eugen Becit u përmend nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri teksa bëri publike skenarin e vrasjes së Tom Doshit, të treguar nga vetë ky i fundit.
    Një orë para se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri të zbardhte me detaje skenarin e deputetit Tom Doshi për vrasjen e këtij të fundit, (Tahiri: S’ka asnjë plan për vrasjen e Doshit. Gjithçka e sajuar. Ja roli i Berishës, Metës, Llallës, e Becit sipas skenarit të deputetit) kryeprokurori Adriatik Llalla firmos transferimin e Eugen Becit në krye të Prokurorisë së Elbasanit.
    Përmes një deklarate të mbërritur në redaksitë e gazetave, rreth orës 14:00 (ne 15:00 Saimir Tahiri doli ne konference) informohen lëvizjet në drejtuesit e lartë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Adnan Xholi komandohet në vend të Eugen Beci, të cilin e ka emëruar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
    Në një takim të zhvilluar ditën e Mërkurë (dt. 04.03.2015) me stafin e Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Llalla u shpreh se, në disa ngjarje specifike të ndodhura prej fillimit të vitit 2015, ka dyshime se mund të jenë të përfshirë persona që janë pjesë e administratës shtetërore.
    “Për të dhënë një impuls më të fuqishëm hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda, z. Llalla ka prezantuar disa ndryshime në drejtimin e saj, të cilat, në vlerësimin e tij janë dëshmi se Prokuroria e Përgjithshme, në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese dhe me mbështetjen konkrete të partnerëve ndërkombëtarë, po angazhohet maksimalisht për të evidentuar, hetuar dhe dërguar para drejtësisë çdo shtetas, përfshirë edhe zyrtarë të niveleve të larta. Duke vlerësuar rolin e drejtuesit të deritanishëm të Prokurorisë për Krime të Rënda, z. Eugen Beçi, Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se ka komanduar në këtë pozicion z. Adnan Xholi, i cili aktualisht është Drejtori i Hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme” argumentohet në deklaratë.
    Një ditë më parë organi i akuzës urdhëroi nisjen e hetimeve kryesisht lidhur me deklaratën e Tom Doshit se kanë tentuar ta eleminojnë fizikisht atë dhe deputetin Mhill Fufi.

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •