Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1

    Kush duhet t'ju kërkojë shqiptarëve falje për Edi Ramën?

    "Cipras na krijoi iluzione, t’u kërkojë falje grekëve"

    23 Shkurt 2015 09:47



    Pak javë pas ardhjes në pushtet, Aleksis Tsipras duket se ka krijuar pakënaqësitë e para.

    Kjo, duke qenë se ai nënshkroi një tjetër marrëveshje për borxhin me BE-në.

    Politikani veteran i së majtës dhe heroi i rezistencës greke në Luftën e Dytë Botërore, Manolis Glezos, 92 vjeç, tha se Syriza duhet t’i kërkojë falje greke për thyerjen e premtimeve.

    Unë i kërkoj falje popullit grek për pjesëmarrjen në këtë iluzion”, shkroi 92-vjeçari në blogun e tij.

    Ai ka thënë se “duhet të reagojmë para se të jetë vonë”, duke i bërë thirrje forumeve dhe simpatizantëve të Syrizas që të bëjnë takime në të gjitha nivelet e përfaqësimit për të diskutuar këtë situatë dhe kushtet ku ndodhet shteti helen.

    Tsipras tha pas nënshkrimit të marrëveshjes së re, se ajo anulon angazhimet e qeverisë së mëparshme për shkurtimet e pagave dhe pensioneve, për shkarkimet në sektorin publik, për rritjen e TVSH-së në ushqime, mjekësi etj.

    koha jonë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Kush duhet t'ju kërkojë shqiptarëve falje për Edi Ramën?

    Teorikisht ka te drejte.qeveria nuk mbajti premtimin..Nga ana tjeter ishte nje premtim qe nuk mund te realizohej...(o mund te realizohej me falimentimin e borxhit)

    Mbase,e vendosi Greqine ne nje pozite edhe me te veshtire,si nga ana politike edhe nga lirshmeria e borxhit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Kush duhet t'ju kërkojë shqiptarëve falje për Edi Ramën?

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Teorikisht ka te drejte.qeveria nuk mbajti premtimin..Nga ana tjeter ishte nje premtim qe nuk mund te realizohej...(o mund te realizohej me falimentimin e borxhit)

    Mbase,e vendosi Greqine ne nje pozite edhe me te veshtire,si nga ana politike edhe nga lirshmeria e borxhit.

    Per te shfaqsuar Ramen,vetem nje partizan kryetar nga Skrapari kemi. Partizanin Mete.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Kush duhet t'ju kërkojë shqiptarëve falje për Edi Ramën?

    ne votimet e fundit u mblodhen gjithe qelbesirat qe te rrezojne sipas tyre te keqen me te madhe qe kishte ky vend
    tani qe u mblodhen gjithe sorrat dhe korbat bashke nuk ka shqiponje qe I ndane sepse keta te fundit jane rralluar shume nga qe e kemi demtuar pyllin

    keta qe nderrojne karriket po perdorin metoden
    hiqja lenes dhe verja prenes por ne ke kete rast lena dhe prena jane nje.
    Ndryshuar për herë të fundit nga par : 25-02-2015 më 15:01
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Kush duhet t'ju kërkojë shqiptarëve falje për Edi Ramën?

    Cfare jane keto lajme koti qe na sillni ne forum,,,,,,xhizes
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Kush duhet t'ju kërkojë shqiptarëve falje për Edi Ramën?

    Po ti artikull-sjelles akoma nuk te ka dal inati qe humbi Sala? Per te qene i sinqerte nuk kam krijuar dot akoma profilin e nje simpatizuesi te zotit s.b. . Me behen lemsh interesat e xhepit /krahinore dhe mentale te nje pasuesi kaq te zjarrte te tij.Jo se kam une ndonje interes personal me Ramen por duket me i qyteteruar e mori dreqi e mori.

  7. #7
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Kush duhet t'ju kërkojë shqiptarëve falje për Edi Ramën?

    Ti më lart në çfarë gjërash e shikon qytetërimin e Ramës?
    Ngaqë rrin e bërtet si zuzar mvartësve të tij, që bën të qajë ministren dhe ofendon me fjalë nga më të ndyrat. Mos gjë shikon ndonjë qytetërim në b,yth lakuriqësinë e tij nëpër plazhet e botës apo në tërheqjen e vizave dhe tek pasazhii "" Inaa hiqi brekët""

    Të thuash për Ramën është i qytetëruar është ti thuash derrit dajë. Ai është mjë sharlatan i kuq i cili nuk njeh kulturë dhe asgjë, por ti aq e ke dhe çdokush që flet në gjuhë letrare të duket i kulturuar. Lool
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    DYDRINAS (26-02-2015)

  9. #8

    Për: Kush duhet t'ju kërkojë shqiptarëve falje për Edi Ramën?

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Po ti artikull-sjelles akoma nuk te ka dal inati qe humbi Sala? Per te qene i sinqerte nuk kam krijuar dot akoma profilin e nje simpatizuesi te zotit s.b. . Me behen lemsh interesat e xhepit /krahinore dhe mentale te nje pasuesi kaq te zjarrte te tij.Jo se kam une ndonje interes personal me Ramen por duket me i qyteteruar e mori dreqi e mori.
    Sinqerisht na trego vetem nje gjest qytetarie te tij dhe une e mbylli gojen ne kete teme! Nuk e di se cili akt apo veprim i tij vleresohet si qytetari? Qytetarine (tingellon paksa anakronike) une e vleresoj ne veprat dhe jo ne fjalet.

    Vlerat e qytetarise perendimore nuk tregohen permes veshjes apo permes perpjekjeve per t'u dukur siç nuk je, por duke punuar si nje qytetar perendimor.

    Personalisht nuk e shoh kete qytetari tek asnjeri nga politikanet tane (jo vetem ne Shqiperi), sepse formimi i shumices prej tyre eshte teresisht lindor dhe si te tille ata vetem ne dukje mund te hiqen "perendimor" sepse e gjithe veprimtaria e tyre (jo vetem politike) eshte krejtesisht lindore.

  10. #9

    Për: Kush duhet t'ju kërkojë shqiptarëve falje për Edi Ramën?

    Nje leter qe mbetet gjithnmone aktuale, per aq kohe sa "qytetari" Edi Rama do te merret me politike.


    Përse nuk rivotoj për Edvin Ramën?

    --------------------------------------------------------------------------------
    Altin Xhaferri



    I dashur idhulli im i humbur!

    Unë që po të shkruaj këtë letër, jam një nga ata të shumtit, frymorët me të drejtë vote e pa të drejtë numërimi që ti, jo rrallë, me mospërfillje e pse jo dhe me pak neveri, na quan popull apo shtresë e ulët dhe për të cilët kujtohesh vetëm kur të vjen veza. Me një fjalë jam një nga ata që pi përditë ujin tënd me erë të ujëmbledhësit të Bovillës, thith atë ajër të ndotur të plehrave që s'm'i heqin prej muajsh punonjësit e tu të pastrimit, eci nëpër rrugën e ndotur "Todi Shkurti" të cilës i kish dalë fondi i asfaltimit para zgjedhjes tënde po që ti se ku ia degdise diku tjetër pa t'u skuqur hiç faqja, marr frymë aq sa më lejojnë pallatet e tua të ngritura ngjitur me timin, dëgjoj fjalimet e tua me plot fjalë të ndyra që më bëjnë të skuqem para fëmijëve, shikoj marshimin tënd brutal mbi eshtrat e kundërshtarëve, duroj kapardisjen tënde jodemokratike sa herë ti më mbush shtëpinë me ujë për një difekt teknik të portës së liqenit, jam një nga ata që lahem kur i teket Andi Xhelepit të më lëshojë ujin, që marr dritë kur t'i teket Viktor Dodës.

    Kryekreje, siç thoje dhe ti nëpër letra të hapura e të mbyllura që bëje dikur kur ishe pak si popull, dëshiroj të bëj me dije se unë të gjitha këto, edhe mund të t'i kisha duruar, ashtu me dhëmbë shtrënguar siç kam duruar dhe të tjerë satrapë para teje, si njeri jo lëkurëhollë, i ardhur prej diktature, i mësuar me vuajtje, të drejta e të padrejta, mund të të kisha falur për gjithçka, mund të gjeja forca për të justifikuar dhe të gjitha sjelljet e tua konvulsive, mund t'i kisha bërë ca kompromise me ndërgjegjen time, por të gjitha mund të kishin ndodhur sikur të të kisha dashur më pak. Po ja që unë të kam dashur shumë. Më shumë se ç'meritoje. Më shumë se Nano, se Kokëdhima apo Rakipi. Unë të kam pasur idhull përpara se të bëheshe zyrtari që shkumbëzon nëpër fjalime epileptike dhe ky zhgënjim më bren më shumë se vetë vuajtjet fiz-soc-morale që më shkakton regjimi yt. Është e kotë të them se tre vjet me parë kur ti sillje një risi në fushatën tënde elektorale, unë u entuziazmova. Ja, më në fund, një njeri ndryshe. Ky i duhet Shqipërisë!... Ky do ta shpëtojë nga lëngata; iu gjet ilaçi më në fund. Dhe ato vajzat që ia bënin "uau!" pas teje, veshur të gjitha në të kuqe, gati i mistifikova. Nuk më dukeshin vajza, po flutura, gjersa takova, ca muaj pas fushatës, njërën prej tyre. E takova rastësisht e më hapi sytë duke më thënë se ato nuk brohorisnin gratis, po me 100 USD në ditë si në Amerikë. Dhe kur mendova se unë marr 100 USD në muaj për një punë goxha më të dobishme e me të fisme, pësova thyerjen e parë që m'u thellua kur ti nuk deklarove, siç premtove, pas zgjedhjes se do ta bëje publike financimin e fushatës tënde. Pastaj, kur ti s'e more mundimin të na sqaroje (siç na dhe fjalën neve që besonim në gjithçka ti thoshje e të shihnim në dritë të syrit, sa na dukej se dhe qurret që të vareshin, i kishe tru), unë s'kisha pse të mos dyshoja se ato qenë pará jo të pastra siç thoshte kampi tjetër dhe që do të të mbanin peng gjatë qeverisjes tënde e do të të shndërronin në një kukull, fijet e së cilës i lëvizin me dijen apo pa dijen tënde, të tjera duar. Takova pastaj një bisnesmen që ti i kishe dhënë ca ambjente për 90 vjet me qira e ishe kapardisur në tribunë me të. E di cili qe biznesi i tij?!... Ca vajza që punonin në Itali për llogari të tij e që paratë e fituara, ti na i prezantoje në fushatë si sipërmarrje të lirë biznesmenësh. Aty thyerja u thellua e u bë e çarë nga ato që di ti.

    I dashur idhulli im i shembur!

    Të bëj me dije se nuk mund të votoj më për ty. Kam vendosur të besoj atë thënien e urtë që thotë se është më mirë djepi bosh, se sa shejtani brenda. Më plasi trapi, do thuash! Thuaje. Kjo është më e vogla që mund të më thuash mbas gjithë këtyre. Po unë nuk jam vetëm. Ka dhe të tjerë si unë që mund të bëhen shumë dhe ia vlen të na marrësh në konsideratë. Grupet e debatit të ndarë pro e kundër Edvinit, nuk mund ta zgjidhin dot rikandidimin tënd. Duhet dhe ky grupi i tretë ku bëjnë pjesë ata që s'i pyet njeri, si puna ime. Halli i madh i yti është se dy grupet e para, të duan njëri më shumë se ç'duhet dhe tjetri jo vetëm që s'të do, por të urren me shpirt. Nuk është gjë e mirë kur njeriu mbjell kaq urrejtje dhe bën kaq armiq dhe ndoshta një i arsyeshëm pyet veten e ka një moment reflektimi. Ata që të duan, numërojnë sukseset e tua, ato që ul e ngre dhe zotrote në Tv-të e privatizuara: sistemimin e Lanës, rrugën e Elbasanit dhe fasadat që me thënë të drejtën, si shpejt u zbërdhylën. Ata që s'të duan, përmendin koston njëqindfish të ndërtimit, abuzimet me firmat e ndërtimit, lidhjet me biznese të dyshimta e ca gjëra të tjera që s'm'i nxë goja gjersa kam edukatën time dhe jo tënden që i thua të gjitha ç'të vijnë nëpër gojë. Pastaj dhe frikë kam. Nën këtë pushtetin tuaj, të heqin qafe kollaj dhe kjo është një tjetër arsye për të mos ta dhënë votën.

    Mirëpo ja që jemi dhe ne grupi i tretë që çoku mendojmë një çikë si më shumë me kokën tonë sesa me të kryetarëve që s'dimë kë të besojmë se duket sikur të dy palët kanë nga një çikë të drejtë. Personalisht nuk bëj pjesë në grupin e atyre që mohojnë gjithçka, s'mund të mos e pranoj se ca punëra dhe i ke bërë, po për këtë të kemi vënë dhe s'ke pse mburresh se e ke detyrë siç na the kur u zgjodhe. Por ndonëse bëj pjesë tek të parët, s'mund të mos bëj pjesë dhe tek të dytët, me demek ata që duan të dinë sa iu kanë kushtuar këto punë se është detyrimi minimal i yti transparenca me taksapaguesin. Mirëpo e vërteta s'është si "Gjiganti i Rodit" me këmbët në të dy brigjet dhe kjo ka rëndësi sidomos për grupimin e tretë, atë as pro e as kundra teje, në të cilin bëj pjesë dhe unë. Pra dua të di se sa na kanë kushtuar këto punime, sepse në fund të fundit jam një taksapagues. Veçse... zelli i maxhorancës për të hermetizuar gjithçka që ka të bëjë me ju dhe vetë zelli yt për të mbytur me sarkazma çdo zë kundër, më shtie në ca dyshime të liga; ca më tepër qëndrimi yt kapricoz e inatçor më bën të mendohem gjatë përpara se sa të votoj herën tjetër.

    Fanatikët e të dy palëve e kanë ndarë mendjen për votimin e ardhshëm, pasi një palë të dashurojnë më shumë se ç'duhet, ndërsa tjetra palë të urren me gjithë rrënjë. Mirëpo asnjëra prej grupimeve nuk mund t'jua japë mandatin e dytë pa atë grupimin e tretë të pavendosur ende, i cili të bëri dhe fitues herën tjetër. Vetëm me votat e militantëve ai është as mish e as peshk si i thonë fjalës. Mirëpo, unë që jam një nga ata që dikur i dhanë një votë që ndihu në fitoren e tënde, nuk mundem më të rivotoj për Edi Ramën.

    I dashur idhulli im i humbur!

    Me thënë të drejtën s'kam besuar kurrë se ti je një ëngjëll, po dhe djall s'të kisha ditur. E kam ndjekur me vëmendje dhe me një ndjenjë që dhemb këtë shndërrimin tënd nga idhull në djall, për këto tre vjet qeverisje. Unë nuk mund të votoj dot më sërish për ty, sepse ti nuk je më ai djali i guximshëm e pak marrok, por pa mëkate si tre vite më parë. Ti tani je një llogaritës i mirë interesash, një kalkulues i vogël mizantrop që kërkon në gjithçka përqindjen tënde. Nga këta ne kishim plot dhe më parë, madje dhe më të ekuilibruar se zotrote. Unë nuk votoj dot më për ty, sepse, nga një idhull i interesave rinore, u bëre një zëdhënës i moshës së tretë, siç u thua pensionistëve që janë një grumbull i harruar prej kohe komunistësh, zyrtarësh, sigurimsash, të cilët shohin tek ti zgjatimin e aftësive të tyre të humbura, ashtu siç sheh majmuni tek shkopi zgjatimin e aftësisë së tij për të kapur një kokërr molle që s'e arrin prej shkurtësisë së shtatit. Unë jam gati të rivotoj Edin e varfër që dilte rrugës me pantallona të shkurtra e me thonj të paprerë dhe më dukej më dinjitoz se ky i sotmi me kostume firmato apo këpucë me lëkurë krokodili. Unë nuk votoj për ty, jo pse ti përmbyte Tiranën, megjithëse dhe kaq do mjaftonte, por se ndihem i rrezikuar nga sjellja jote prej "Arturo Ui"-je, ditët kur inspektoje dëmet mbas përmbytjes, aq shumë i frustroje hallexhinjtë, saqë jo vetëm s'guxonin të deklaronin të raportonin orenditë e prishura, por qenë gati të deklaronin se ishin të lumtur e se qe një fat i madh që ti i përmbyte.

    Une nuk rivotoj dot më për ty, se kam vërejtur që ti e shkel pa pikë brerje ndërgjegjeje atë kufirin e padukshëm ku mbarojnë liritë e tua dhe ku nisin të drejtat tona dhe mua kjo më ngjeth mishtë. Përpara kësaj s'më hyjnë më në sy veprat e tua, aq më shumë kur kujtoj që Enver Hoxha na ndërtoi vepra më të mëdha se të tuat dhe ne prapë e bëmë lanet se e paguam shtrenjtë me çmimin e lirisë sonë.

    Tre vjet më parë duke votuar për ty mendoja se jepja votën për një alternativë të re ndryshe, por që sot më rezulton po aq e vjetër, inatçore dhe atavike sa ajo që desha të lija pas. I kënaqur nga mënyra e re juaja e të bërit fushatë, unë jam si një një i prerë në besë, sepse ti kurrë nuk më the se ku i gjete milionat për të ndrequr imazhin elektoral. Dhe gjersa s'ma the kurrë këtë, unë s'kam pse të mos besoj zërat e kampit tjetër që thonë se ato pará janë të mafies. Ti thua se ndryshimet që ke bërë duken vetë, mirëpo nuk mund të rri pa konstatuar se ndryshimet e bashkisë së Tiranës janë vetëm në formë dhe aspak në përmbajtje. Vërtet pas sportelit nuk është më ai nëpunësi i regjur i regjimit të Hoxhës me syzet e varura mbi hundë që hap pambarimisht sirtare dhe dosje me cepa të zverdhur për të të thënë 'jo!', por vajza me minifund, me syze fotokromatike që ta përlas 'jo'-në me mausin e kompjuterit dhe vazhdon 'chat'-in me bashkëmoshataret e viseve të largëta! Provo të qash një hall në hollin luksoz të bashkisë, ku flitet vetëm për partneritet, komunitet, intimitet, feminitet, homoseksualitet e broçkulla të tjera, por aspak për ato nevojat e prekshme të ditës si buka, uji, plehrat.

    Unë s'të votoj dot më, edhe pse ty të kanë braktisur gjithë shokët. Ku janë sot Lame, Peza, Lubonja e të tjerët, ata të cilët ishin suporti yt moral. Me kujton kështu dikë tjetër që e fillonte luftën me Qemal Stafën dhe e përfundonte me Muho Asllanin. Unë nuk votoj për një njeri që s'ka asnjë shok, asnjë mik, apo thjesht partner. Unë nuk votoj dot më për ty, edhe sepse në sajë të aleancës tënde bizare me vajzën ambicioze të një këpucari nga Tirana e Re, sot kanë marrë udhët e botës shumë talente si Gjipali, Llapi, të cilët, jo se s'kanë sukses dhe atje ku janë, por për faktin pse dikush ua ka bërë mëmëdheun njerkë! Po unë nuk mund të votoj më për ty dhe për faktin tjetër se tani s'je veç një poster ku do të vrapojë të fshihet, edhe Finua dhe Ruçi, Klosi e Meidani, duke e përdorur fitoren si të klanit të tyre. Një njeri që pranon ta përdorin si një lloj letre higjenike nëpër fushata, nuk ka ç'më duhet, edhe sikur flori të pjellë. Po unë nuk votoj dot më, se ti nuk je ai njeriu i lirë me ide antikonformiste, nuk je analisti fjalëgjetur i dikurshëm, por një socialist nga të shumtët, djali i një ish funksionari të KQP-së që shumë prej metodave të regjimit të të atit nuk i paska harruar.

    Ja, për të gjitha këto e për ca të tjera që s'm'i nxë goja t'i them, unë nuk mund të të kem më një idhull, sepse e ke humbur ditë pas dite të drejtën për të qenë i tillë. Por daullet bien për ata që kanë veshë, jo për ata që kanë vetëm gojë. Dhe në fund dëshiroj të them se më vjen keq për tim atë me të cilin jam grindur për ty sa e sa herë për atë kuintesencën e përvojës së tij me atë shprehjen që dikur me dukej cinike "Ç'del prej maces, gjuan minj!", që jam grindur me shokët, të cilët të konsideronin thjesht një të lojtur që i ra daci në kos. Unë e di që diktaturat i kanë ndërtuar njerëzit entuziastë si puna jote që në emër të qëllimit dhe të ëndrrës së tyre të shkëputur nga jeta reale, nuk shohin ku shkelin aq sa kur kthejnë kokën pas, shohin se s'kthehen dot më tek bregu ku janë nisur. Edhe ata bëjnë vepra të mëdha, por çmimi që paguajnë popujt është i madh. E ndonëse fillimet mund të mos ua di të gjithë diktatorëve, të paktën fundin ua a di, sepse e kanë të gjithë njëlloj.

    Gazeta Tema

  11. #10

    Për: Kush duhet t'ju kërkojë shqiptarëve falje për Edi Ramën?

    Gjykimi juaj per "qytetarin" Rama pas dy viteve ne pushtet!

    Edi Rama gjatë fushatës në Velipojë:

    ...Kush shkon dhe voton në 23 qershor për Partinë Socialiste me një kryq atje tek kutia jonë e bën shëndetësinë falas. Pra, zgjidhni e merrni, jo një kujdes shëndetësor falas ose një doktor që nuk të le të shkosh në spital se do lekë...

    ...Jemi bërë gazi botës si një vend që nuk bën dot zgjedhje, si një vend që nuk lufton dot krimin, si një vend që nuk lufton dot korrupsionin, si një vend që nuk bën dot institucione, si një vend që nuk zgjidh dot punën e pronave, si një vend që nuk zgjidh dot punën e administratës. Si një vend që nuk zgjidh dot çështjen e shkollimit dhe të shërbimeve shëndetësore...

    http://www.albpress.org/2013/05/30/r...dhe-punesimin/

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •