Raporti i vitit 2014 i Prokurorisë së Krimeve të Rënda tregon se trafiku i drogës është pesëfishuar në vendin tonë gjatë vitit që lamë pas.
Janë 266 rastet e hetuara nga Prokuroria vetëm në vitin që kaloi.
Krahasuar me vitin 2010, kemi plot pesë herë më shumë raste që hetohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Përveç kësaj, hetimet për lëndë narkotike zënë 44.5 përqind të gjithë hetimeve të prokurorisë.
Viti 2014 është koha kur policia ndërhyri në Lazarat, megjithatë kjo nuk ka ulur trafikimin e drogës.
Madje sipas prokurorisë trendi i trafikimit të lëndëve narkotike është gjithmonë në rritje.
MAPO
Krijoni Kontakt