Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Ish-kandidati socialist: "LSI i bleu votat në Lezhë me thasët e parave të pista"

    Emri:  Eduart-Ndocaj-foto-.jpg

Shikime: 1341

Madhësia:  46.1 KB
    Eduart Ndocaj

    “Shpërthen” ish-kandidati socialist për deputet: LSI erdhi me thasë me para të pista në Lezhë. PS: Nuk i kemi kërkuar financim. Po bën ‘show’

    UPDATE/ Ish-kandidati i PS-së për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit, Eduart Ndocaj reagoi pas deklaratës së selisë rozë se ai s’ka qenë asnjëherë anëtar i kësaj force politike.

    Ndocaj ka shpërthyer në akuza ndaj drejtuesve të së majtes, duke deklaruar se ka qenë Partia Socialiste që i ka kërkuar sponsorizim “për t’i bërë ballë Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila erdhi duke blerë vota me thasë me para”, siç u shpreh ai. Për këtë, thotë Ndocaj, është në dijeni edhe kryesuesja e listës së deputetëve të majtë, Mimi Kodheli, pasi ka “qenë vetë ajo që ka përfituar nga shpenzimet e mia”.

    “Përfitimet më të mëdha nga shpenzimet e mia i ka patur Mimi Kodheli. Unë e kam të faktuar shumën që kam harxhuar, pasi ka qenë e domosdoshme për të sfiduar LSI, e cila kishte ardhur me thasë me lekë. Në Lezhë nuk ekziston Partia Socialiste. PS-ja e Lezhës është e shitur tek LSI. Kësaj të fundit i duken përralla 600 milion lekët e mia, pasi ato kanë para të pista. Unë i kam bërë këto lekë me punë të ndershme”, tha në një reagim për mediat Ndocaj.

    Një ditë më parë ish-kandidati i Patisë Socialiste Eduart Ndocaj publikoi një faturë prej 60 milon lekëve të reja që kishte shpenzuar për fitoren e të majtës. Teksa theksoi se ka mbetur i zhgënjyer nga partia e tij.

    “Kontribuova nga ekonomia ime me shpresën se do të vinin ditë më të mira për shqiptarët në përgjithësi dhe për popullin e Lezhës në veçanti, por nuk ndodhi kështu; në këmbim mora pabesinë e Partisë Socialiste, ashtu si shumë shqiptarë, -tha Ndocaj-. Arsyeja që ë bëj publike sot është se ato lekë nuk ishin gjetur në rrugë, ishin lekë djerse dhe pune të ndershme dhe kontributi im nuk di pse duhet të humbë. Nuk janë shpenzuar për gjë tjetër, po për fushatën elektorale të 23 Qershorit me bindje se ne do të sillnim dhe diçka të mirë për popullin”,-ka deklaruar Ndocaj.

    “Ne nuk e dimë saktësisht se me cilën parti është aktualisht zoti Ndocaj, por deklarojmë me përgjegjësi të plote, se ai asnjëherë nuk ka qene anëtare i partisë socialiste. Pavaresisht kesaj, ne i jemi mirënjohes kontributit të tij dhe shumë mbeshtesve tanë”,-thuhet në deklaratë. Ndërsa theksohet se Partia Socialiste Lezhe i bën me dije Eduart Ndocajt, “se ajo që ne na bashkon në familjen tonë të madhe socialiste, është ideali dhe programi i saj dhe jo faturat…Për sa i përket çështjeve të faturave mund të futemi në sistemin bankar brënda dhe jashtë vendit, që te shikojme detaje per kedo pretendues”, tha dje PS Lezhë në reagimin e saj.

    Deklaratat e Ndocajt, reagon PS Lezhë: Nuk i kemi kërkuar financim. Po bën ‘show’ në prag të zgjedhjeve

    Emri:  Bert-Cuko-foto-.jpg

Shikime: 742

Madhësia:  45.3 KB
    Bert Cuko

    Kreu i PS në Lezhë, Bert Cuko ka reaguar pas deklaratës së Eduart Ndocaj duke thënë se ai nuk ka qenë “anëtar i PS dhe duhet të ketë nderin që ka qenë në listën e PS në vitin 2013. Nuk i ka kërkuar askush që të financojë, pasi të gjitha shpenzimet janë mbuluar me fondet e PS. Ky është një show i tij, që po bën në prag të fushatës elektorale. Partia Socialiste nuk ka kërkuar asnjëherë suporte të tilla”.

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish-kandidati socialist: "LSI i bleu votat në Lezhë me thasët e parave të pista"

    Ish-kandidati socialist për deputet, Ndocaj: Kontribuova nga ekonomia ime, por mora pabesinë. Reagon PS: Me cilën parti jeni?

    Pas deklaratave të bëra nga ish-kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit 2013-të, Eduart Ndocaj, se ka mbetur i zhgënjyer nga partia e tij, ka reaguar edhe dega e PS-së në Lezhë. Në një deklaratë për mediat thuhet se Ndocaj nuk ka qenë asnjëherë anëtar i partisë, ndërsa vlerësohet kontributi i dhënë prej tij.


    Emri:  Eduart-Ndocaj-foto-.jpg

Shikime: 601

Madhësia:  46.1 KB
    Eduard Ndocaj

    “Ne nuk e dimë saktësisht se me cilën parti është aktualisht zoti Ndocaj, por deklarojmë me përgjegjësi të plote, se ai asnjëherë nuk ka qene anëtare i partisë socialiste. Pavaresisht kesaj, ne i jemi mirënjohes kontributit të tij dhe shumë mbeshtesve tanë”,-thuhet në deklaratë. Ndërsa theksohet se Partia Socialiste Lezhe i bën me dije Eduart Ndocajt, “se ajo që ne na bashkon në familjen tonë të madhe socialiste, është ideali dhe programi i saj dhe jo faturat…Për sa i përket çështjeve të faturave mund të futemi në sistemin bankar brënda dhe jashtë vendit, që te shikojme detaje per kedo pretendues”.

    Më herët, ish-kandidati i PS-së në listat për deputet në Qarkun e Lezhës, Eduart Ndocaj, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj kësaj partie, duke i kujtuar dhe kontributin finaciar që ka dhënë për të e që sipas tij arrin në vlerën e 60 milionë lekëve.

    “Kontribuova nga ekonomia ime me shpresën se do të vinin ditë më të mira për shqiptarët në përgjithësi dhe për popullin e Lezhës në veçanti, por nuk ndodhi kështu; në këmbim mora pabesinë e Partisë Socialiste, ashtu si shumë shqiptarë, – tha Ndocaj.- Arsyeja që ë bëj publike sot është se ato lekë nuk ishin gjetur në rrugë, ishin lekë djerse dhe pune të ndershme dhe kontributi im nuk di pse duhet të humbë. Nuk janë shpenzuar për gjë tjetër, po për fushatën elektorale të 23 Qershorit me bindje se ne do të sillnim dhe diçka të mirë për popullin.”,-ka deklaruar Ndocaj.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-03-2015 më 10:50

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish-kandidati socialist: "LSI i bleu votat në Lezhë me thasët e parave të pista"

    “Ja fatura ime për PS: 600 mln lekë”

    Eduard Ndocaj ka qenë një kandidat i Partisë Socialiste në Lezhë, i gjashti në listë.

    Por këto ditë ai është shumë aktiv online, me disa takime në Lezhë, Kukës e Mirditë.

    Ndocaj, që thotë se është demokristian, ka deklaruar largimin nga PS, duke theksuar se ka dhënë për të 600 milionë lekë të vjetra në zgjedhjet e vitit 2013.

    PS e Lezhës thotë se ai nuk ka financuar asgjë dhe këto janë përralla në prag fushate.

    Në fakt Ndocaj synon që të kandidojë për Lezhën.

    Disa thonë se është një biznesmen me të ardhura të mira.

    Por shpenzimet e tij për fushatë kanë ngjallur debat online për shkak të parave që hidhen nëpër fushata elektorale.

    Ndocaj thotë se Mimi Kodheli, që në atë kohë drejtonte fushatën e PS në Lezhë, e di mirë për shpenzimet e tij.

    “Ajo i njeh mirë shpenzimet pasi ka qenë përfituesja kryesore,” thotë ai.

    Emri:  fatura.jpg

Shikime: 600

Madhësia:  43.7 KB

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish-kandidati socialist: "LSI i bleu votat në Lezhë me thasët e parave të pista"

    Ish-kandidati i PS-së për deputet, Ndocaj publikon fotot e drekës me Ramën në Milano: Më kushtoi 8 mijë euro

    Ish-kandidati i PS-së për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit, Eduart Ndocaj, si per te mbeshtetur shperthimin e nje dite me pare, ka botuar ne nje portal lokal disa foto te shkrepura gjate nje dreke me kryeministrin Rama, ministra te kabintetit dhe deputete te PS-se, gjate nje vizite ne Milano, ne Itali.

    Emri:  22.jpg

Shikime: 633

Madhësia:  34.3 KB
    Ndocaj me kryeministrin Rama

    Ndocaj thote se kjo dreke atij dhe vellezerve u ka kushtuar 8 mije euro, nderkohe qe e akuzon Ramen per bukeshkale.

    Ne galerine e fotove qe mund te shihni bashkengjitur duket Ndocaj ne foto me Ramen dhe me tej, ne nje tryeze te gjate deputeti i PS-se, Taulant Balla, Artan Gaci, Blendi Klosi, ministri Arben Ahmetaj etj.

    “Koha ikën, por faktet mbeten fakte. Njeriu më i ligë për ne veriorët pas atij që shkel amanetin është bukëshkali, ai që i hanë bukën dikujt dhe pastaj e pret në besë pas shpine. Kjo mund të thuhet për Ramën dhe drejtuesit kryesorë të PS. Në këto foto janë edhe njerëzit që i rrinin mbrapa në atë kohë Ramës, ai i quante stafi i tij, por shumica prej tyre nuk kishin as lekë për bileta. Kjo drekë e ofruar nga unë (vëllezërit Ndocaj) ka kushtuar 8 mijë euro. Ky është vetëm ajsbergu i kontributit tim për PS e Ramën, të cilën dolën bukëshkelës”- shkruan Ndocaj.

    Ky reagim i Ndocaj vjen nje dite pas deklarates se bere nga selia roze, qe thoshte se ai nuk ka qene asnjëherë anëtar i kësaj force politike.

    Ndocaj tha dje se ka qenë Partia Socialiste që i ka kërkuar sponsorizim “për t’i bërë ballë Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila erdhi duke blerë vota me thasë me para”, siç u shpreh ai. Për këtë, thotë Ndocaj, është në dijeni edhe kryesuesja e listës së deputetëve të majtë, Mimi Kodheli, pasi ka “qenë vetë ajo që ka përfituar nga shpenzimet e mia”.

    Emri:  51-474x266.jpg

Shikime: 601

Madhësia:  45.4 KB

    Emri:  33-474x266.jpg

Shikime: 577

Madhësia:  36.7 KB

    Panorama

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Ish-kandidati socialist: "LSI i bleu votat në Lezhë me thasët e parave të pista"

    ehh ca fytyre do me u bo deputet :P

    kta deputetet tane mire skan shkolle e edukim por te pakten me qene good looking

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Ish-kandidati socialist: "LSI i bleu votat në Lezhë me thasët e parave të pista"

    Po te gjithe gjaknxehte komuniste i paske moj Shqiperi e Kozmait, nuk gjejne derman derisa te vdesin nga plumbi edhe Vlashin do ta marresh ne qafe!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Ish-kandidati socialist: "LSI i bleu votat në Lezhë me thasët e parave të pista"

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ish-kandidati i PS-së për deputet, Ndocaj publikon fotot e drekës me Ramën në Milano: Më kushtoi 8 mijë euro

    Ish-kandidati i PS-së për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 23 qershorit, Eduart Ndocaj, si per te mbeshtetur shperthimin e nje dite me pare, ka botuar ne nje portal lokal disa foto te shkrepura gjate nje dreke me kryeministrin Rama, ministra te kabintetit dhe deputete te PS-se, gjate nje vizite ne Milano, ne Itali.

    Emri:  22.jpg

Shikime: 633

Madhësia:  34.3 KB
    Ndocaj me kryeministrin Rama


    Emri:  33-474x266.jpg

Shikime: 577

Madhësia:  36.7 KB

    Panorama

    e bukura e ketyre fotove eshte qe ne fillim Edveri e mban afer kete socialistin e Leshit dhe te fotoja e tjeter ky qe thote se ka paguar dreken ka dale ne fund te tavolines .... eshte shume komike kjo histori .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish-kandidati socialist: "LSI i bleu votat në Lezhë me thasët e parave të pista"

    Lezha pa 1 deputet, Ndocajt "s'i durohet", ja nis si "parlamentar"

    Deputeti në stolin rezervë për tu ulur në parlamentin e Shqipërisë Eduart Ndocaj ka nisur nga puna “si parlamentar”, pasi këtë të premte do të paraqesë në Itali rezolutën për dekriminalizmin e parlamentit të Shqipërisë.

    Vetë Ndocaj në një status të tij në rrjetin social Facebook shkruan se është i ftuar nga zv. Kryetari i Parlamentit Europian z . Antonio Tajani me datat 11dhe12 shtator në aktivitetin "L'Italia e l'Europa che voliamo" (Italia dhe Europa qe duam) në kryeqytetin italian.

    Në këtë Samit Europian zyrtari Demokristian Ndocaj do të paraqesë një Rezolutë për dekriminalizimim e Parlamentit Shqiptar.

    Në këtë Samit do të marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të politikës Europiane dhe italiane si Presidenti Silvio Berlusconi dhe shumë eurodeputet italianë.

    Kështu ende pa u ulur ne parlamentin shqiptar Ndocaj “nxiton” të flasë për parlamentin dhe dekriminalizmin e tij.

    Emri:  190632_1.jpg

Shikime: 565

Madhësia:  62.3 KB

    Shqiptarja

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish-kandidati socialist: "LSI i bleu votat në Lezhë me thasët e parave të pista"

    Shoku Rama!

    Ky po qe eshte RILINDAS socialist nga Lezha e jo ai Arben Ndoka!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ish-kandidati socialist: "LSI i bleu votat në Lezhë me thasët e parave të pista"

    “Kaubojsi i Lezhës” nuk do futet në Kuvend?

    Emri:  rama-e-ndocaj-e1441872118335.jpg

Shikime: 540

Madhësia:  33.9 KB

    Eduart Ndocaj nuk do futet në Kuvend pas dorëzimit të mandatit nga Arben Ndoka.

    Kryeministri Edi Rama duket se nuk do e pranonte diçka të tillë, pasi Ndocaj ka hedhur akuza të forta ndaj tij së fundmi.

    Për të mos futur Ndocajn në Kuvend, Rama duket se do të bëjë zgjedhje të reja në Mirditë.

    Sipas gazetës Panorama, Ndrec Dedaj, aktualisht kryebashkiak i ri i Mirditës, pritet të japë dorëheqjen për të zënë vendin e deputetit.

    Në këtë mënyrë shmanget hyrja e Ndocajt në Kuvend.

    Vetë Dedaj i ka mohuar këto zëra.

    “Nuk më ka kërkuar askush të jap dorëheqjen si kryetar i bashkisë. Qytetarët e Mirditës më kanë votuar për të qenë 4 vite në krye të saj”, tha ai për Ora News.

    Gjithsesi, duke analizuar problemet me listën e deputetëve të PS në Lezhë, gazetari Armando Shkullaku thotë se “kaubojsi i Lezhës” është një prodhim i Edi Ramës.

    “Qëndrimi i tij i fundit për t’u distancuar nga deputeti Prenga apo dorëheqja e Ndokës janë më shumë një “kurban” për të qetësuar Perëndimin e zemëruar sesa një reflektim mbi rrugën që duhet ndryshuar. Në funksion të kësaj loje, Edi Rama po ndërton një mekanizëm që synon ta shkarkojë tjetërkund përgjegjësinë e tij. Njerëzit pranë tij i kanë shpeshtuar rrëfimet për ndërhyrjet e Ilir Metës dhe vështirësitë e Ramës përballë tij. Ata tregojnë se si kryeministri u çudit kur mori vesh se laguna e Patokut i paskësh shkuar vëllait të deputetit të tij,” shkruan Shkullaku.

    MAPO

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •