Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11

    Për: Ambasadori gjerman: 1650 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil politik në janar

    Pse janë kaq budallenj shqiptarët që ikin nga vendi, kur sipas Ramës dhe Erjonit të tij, vetëm gjatë një viti ata "punësuan" 90 mijë të papunë!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-03-2015 më 13:38

  2. #12
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Eksodi, krimi kombëtar i Ramës


    Zyrtarët vihet para përgjegjësisë për paaftësi a shpërdorim detyre, por sjellja shtetërore që inkurajon eksodin masiv
    të shqiptarëve është një krim kombëtar që ka përgjegjës kryesor kryeministrin e vendit. S’është e qartë nëse linja
    inkurajuese vjen nga takimet e shpeshta me kryeministrin serb, por Edi Rama duhet të përballet me përgjegjësinë
    që po merr përsipër me krimin kombëtar të Eksodit.
    Edi Ramën do ta regjistrojë historia si kryeministrin që rilindi eksodet masive të shqiptarëve, si rrjedhojë e varfërisë ekstreme të shkaktuar nga politikat e gabuara të qeverisë, pa mbushur ende 2 vite në pushtet. Numri i shqiptarëve të cilët vazhdojnë të emigrojnë drejt vendeve të BE mbetet në shifra të frikshme dhe çdo ditë e më tepër institucionet e Bashkimit Europian ngrejnë alarmin për kërkesat në rritje për azil politike. Largimi i shqiptarëve po merr përmasat e një eksodi tragjik, duke u shndërruar gjithnjë e më tepër në një dramë kombëtare që përsëritet. Mbi 13 mijë shqiptarë kanë kaluar kufirin drejt BE vetëm për periudhën Janar-Shkurt-Mars, ndërsa për 10 ditët e para të muajit Prill rezultojnë 5000 kërkesa për azil. Kjo statistikë është vetëm e pjesshme, pasi përmasat e eksodit janë së paku edhe dy herë më të mëdha gjykuar nga shifra më të plota. Gjendja është alarmante dhe qytetarët po braktisin rajone të tëra të vendit, në kërkim të jetese më të mirë. Të dhënat e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani janë pjesa më treguese se eksodi duhet trajtuar si një çështje mjaft serioze. Në 2 muaj Berlini ka raportuar mbi 3000 kërkesa azilkërkuesish shqiptarë dhe motivet ishin ekonomike, prej varfërisë ekstreme dhe humbjes së shpresës në Shqipëri. Për nga numri i azilkërkuesve, Shqipëria renditet menjëherë pas Sirisë së shkatërruar nga lufta 4 vjeçare. Në mars 2015 nga Shqipëria janë larguar më shumë se nga

    Afganistani, Iraku dhe Bosnja, madje po të kemi parasysh se Siria ka 18 milion banorë e Shqipëria 3 milion, Shqipëria ia kalon edhe Sirisë në lufte. Arsyet themelore të eksodit që s’po di të ndalet është mungesa e shpresës, papunësia, varfëria, pesimizmi për të ardhmen nga qeverisja e e klasifikuar si qeverisje e “oligarkisë, banditizmit, korrupsionit dhe krimit në politikë”. Qeveria ka reaguar për eksodin, por ka qenë e fundit fare që është kujtuar t’u thotë shqiptarëve që të mos udhëtojnë drejt BE me qëllim azilin, pasi nuk do ta përfitojnë atë. Ndërsa më shumë i ka mëshuar faktit se eksodi po nxitet nga grupe të trafikut kriminal. Edi Rama reagoi vetëm pas alarmit të lëshuar nga Brukseli, por qëndrimi i shprehur nga qeveria shqiptare në tërësinë e tij është i dyshimtë dhe ngre mjaft pikëpyetje.

    Do të ishte edhe më tragjike dhe e dhimbshme njëkohësisht nëse vërtetë eksodi është një skenar i organizuar nga qeveria për sa më shumë shqiptarë të papunë të larguar, në mënyrë ky zë reaksionar realisht, të mos ndjehet në Shqipëri, por të dergjet nëpër kampet e Gjermanisë, Hungarisë, Francës dhe Blegjikës. Dhe kështu garantohet komoditeti qeveritar i klikës së oligarkëve në pushtet Rama&Co. Ndaj dhe zgjedhjet vendore të 21 qershorit, përveçse duhet të shndërrohen në një referendum kundër reformës së territorit e bërë sipas interesave elektorale të Edi Ramës dhe Ilir Metës, në thelb duhet të shërbejnë si votë ndëshkuese për të gjithë paligjshmërinë e qeverisë, të regjistruar në kohë rekord prej 20 muajsh. Kudo flitet për varfërinë dhe mjerimin, papunësisë, çmimet dhe taksat e larta. Dhe për t’ua bërë jetën shqiptarëve gjithnjë e më te vështirë, i vunë si kurorë aksioneve të qeverisë antishtet, rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Gradualisht po vjen momenti i ditës së gjykimit që sigurisht shqiptarët me maturinë dhe pjekurinë e tyre, do t’i tregojnë vendin me forcën e demokracisë atyre që menduan se ua shitën sapunin për djathë.
    gazeta55
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eksodi, krimi kombëtar i Ramës

    Eksodi shqiptar drejt Gjermanisë shënon rekord të ri

    Nuk njeh të ndalur eksodi i shqiptarëve drejt Gjermanisë.

    Muaji maj ka vendosur një rekord të ri, bëri të ditur Ministria e Brendshme gjermane.

    Kështu në këtë muaj janë 4.922 kërkesa për azil nga Shqipëria.

    Në muajin prill, që u cilësua se ishte muaji më i rëndë i eksodit, ishin 4.794 shqiptarë që kërkuan azil.

    Në total janë rreth 26 mijë kërkesa për azil në Gjermani në muajin maj, dyfishi i një viti më parë dhe vetëm 1.000 më pak se në prill.

    Në krye këtë herë janë vendosur sirianët, që kanë zhvendosur shqiptarët, duke bërë 5.100 kërkesa për azil.

    Në vend të tretë është Serbia me 1990 kërkesa.

    MAPO

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Ambasadori gjerman: 4922 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil politik në maj

    shpresojme qe kete radhe eksodi i rames t jete shtegtues dhe i vertte, dmth pertej frances. politika kerkon muskuj jo vetem 'shendet' politik qe ai nuk i ka ato muskuj, shqiperia kerkon njerez dhe jete te cilat ajo i ka, kurse arinjte duhet te bejne tifozllek dhe te shtyhen ne tribuna sepse nuk kishin linja sportistesh.

  5. #15

    Për: Ambasadori gjerman: 4922 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil politik në maj

    Po drejt shteteve te tjera a ka rritje te shifrave te emigranteve shqiptare?

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Ambasadori gjerman: 4922 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil politik në maj

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Po drejt shteteve te tjera a ka rritje te shifrave te emigranteve shqiptare?
    Andej nga Siria kam degjuar se po vene shume

  7. #17

    Për: Ambasadori gjerman: 4922 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil politik në maj

    Andej shkojn per qejf jo per hall

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori gjerman: 4922 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil politik në maj

    Operacioni "Azili", Dërguan 100 shqiptarë në Gjermani kundrejt 1500 eurove, arrestohen 2 persona

    Policia e Fushë Krujës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen se dërgonin njerëz për të përfituar azil në Gjermani.
    Falë operacionit të koduar Azili, janë arrestuar Besnik dhe Shaban Gjoka përkatësisht 27 dhe 25 vjec, të dy nga Fushë Krujë.
    Pas një hetimi 3 mujor Seksioni për Trafikun e Paligjshëm në Policinë e Krujës në bashkëpunim me efektivët e Durrësit kanë dokumentuar dy të rinjtë e arrestuar kanë dërguar rreth 100 shtetas në Gjermani,me qëllim për të përfituar azil duke i ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin.
    Pjesa më e madhe e personave të larguar kanë pasur problem me vendet në Zonën Shengen. Të arrestuarit,me anë të mjeteve të tyre i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë-Serbi-Hungari-Austri-Gjermani kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 Euro për person.
    Për këta dy persona Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, më herët kishte vendosur masën e sigurisë”Arrest me burg”për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshmë të kufirit”në bashkëpunim.

    ORA NEWS
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ambasadori gjerman: 4922 shtetas shqiptarë kanë kërkuar azil politik në maj

    Harta e “Der Spiegel”: Për 7 muaj, 30 mijë azilantë shqiptarë në Gjermani

    Me titull “Emigracioni në masë: Çfarë po e udhëheq eksodin e Ballkanit?”, gjermanja “Der Spiegel” publikon një hartë me numrin e emigrantëve nga secili shtet i Ballkanit, që kanë hyrë në Gjermani gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2015 dhe kanë aplikuar për azil.

    Në këtë hartë, siç mund të shihet qartë edhe më poshtë, shihet se shtetas shqiptarë që kërkojnë azil në Gjermani për periudhën 1 Janar- 31 Korrik, janë 29,353.

    Emri:  harta-473x740.jpg

Shikime: 427

Madhësia:  47.7 KB

    Duket se shqiptarët e Kosovës përbëjnë një numër më të madh, pikërisht 29.997 persona.

    Nga Maqedonia, për të njëjtën periudhë kohore, kanë kërkuar azil në Gjermani 5.514 shtetas.

    Ndërsa nga Serbia 11.642 shtetas dhe nga Bosnje-Hercegovina, 2.981 shtetas.

    Sipas medias gjermane, 7,500 shtetas shqiptarë aplikuan për azil vetëm në Korrik. Ndërsa vjet, janë paraqitur gjatë gjithë vitit vetëm rreth 8000 aplikime. Pas sirianëve dhe kosovarëve, shqiptarët janë bërë grupi i tretë më i madh i azilkërkuesve në Gjermani.

    Gazeta gjermane ka intervistuar disa azilkërkues nga Ballkani në përpjekje për të zbuluar shkaqet e eksodit. “Dua të jem dikush, andej nga kam ardhur jam askushi”, ka thënë Visar Krasniqi nga Prishtina. Dhe sipas tij në vendin e tij është vështirë të jesh dikushi nëse nuk ke ndikim te politikanët, apo nëse s’je pjesë e mafies. Krasniqi në Kosovë punon shtatë ditë në javë si barist, dhe fiton vetëm 220 dollarë në muaj.

    Sipas ‘Der Spiegel’ këto arsye janë pak a shumë ato që shtynë shtetasit e Ballkanit Perëndimor të kërkojnë azil.

    Eksodi, vijon shkrimi, tregon se plagët e luftërave ballkanike nuk janë shëruar ende. Pasojat janë të shumta: mungesa e investimeve, sisteme të mirëqenies sociale të dështuara, korrupsioni, krimi i organizuar, papunësia e lartë dhe varfëria.

    “Der Spiegel” analizon situatat në Kosovë dhe Shqipëri, ku për Kosovën shkruan shprehimisht se një grup politikanësh të korruptuar kanë okupuar gjithë pozitat e larta qeveritare duke çuar në një aparat të fryrë administrativ prej 100 mijë vetash. Duke vijuar me Kosovën, “Der Spiegel” citon se edhe energjia elektrike e vendit po i shitet me çmime shumë të ulëta një të afërmi të presidentit turk, dhe të ardhurat janë të kanalizuara në rruge të errëta, kurse procedurat gjyqësore janë shumë të zvarritura. Vendi nuk ka hetuar ende se çfarë ndodhi me 13 mijë viktima të luftës.

    Për Shqipërinë gazeta citon normën e lartë të papunësisë prej 30%. Vala e eksodit fillimisht nisi si thashethem, ndoshta e ardhur nga Kosova se gjermania ishte në kërkim të fuqisë punëtore dhe mijëra shqiptarë emigruan duke pritur mrekullinë.

    Madje sipas “Der Spiegel”, edhe kryeministri Rama e ka shumë të qartë se negociatat me BE nuk fillojnë përsa kohë një numër kaq i madh shqiptarësh do kërkojnë azil. Megjithatë kryeministri shqiptar e ka një ëndërr, atë e ka diskutuar me kancelaren Merkel. Ai dëshiron që Gjermania të hyjë në programe bashkëpunimi me shkollat tregtare shqiptare. Shkollat do të përgatitin shqiptarët për llojin e punës që askush në Gjermani nuk dëshiron t’i bëjë.

    Panorama

  10. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Vendndodhja
    Mudder
    Postime
    447

    Për: Harta e “Der Spiegel”: Për 7 muaj, 30 mijë azilantë shqiptarë në Gjermani

    Sipas hartes, i bie qe Boshnjaket te jene me mire ekonomikisht se vendet e tjera emigruese ?

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •