-
Lezhë: Vetëhelmohet 52-vjeçari pasi pa faturën e energjisë elektrike
Vetëhelmohet 52-vjeçari në Lezhë, familjarët: I erdhi fatura e energjisë elektrike 7 milionë lekë, Rama po vret njerëzit (FOTO)

Lezhë- Fatura e fryrë e energjisë elektrike dhe pamundësia për ta paguar atë ka shkaktuar viktimën e radhës në Lezhë. Një 52-vjeçar, babai i 4 fëmijëve, invalid prej 10 vitesh i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë, pasi fatura e energjisë elektrike i kishte ardhur 7 milon lekë, ndërsa prej dy javësh i ishte ndëprerë energjia si debitor.
Viktima
Viktima Gjovalin Lazri e ka patur të pamundur që të përballojë këtë fakt dhe sipas familjarëve, kishte parajamëruar edhe më parë se zgjidhja e vetme ishte duke i dhënë fund jetës. Siç raporton korespondenti i Panorama Online në Lezhë, bashkëshortja e 52-vjeçarit, Bardhe Lazri thotë se prej 2 javësh familjes i ishte ndërprerë energjia elektrike, ndërsa brenda barakës ku jetonin kishte vetëm një llampë dhe asnjë paisje tjetër që mund të harxhonte energji elektrike.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Partia Demokratike e Lezhës. Kreu i Selisë blu Paulin Marku është shprehur se kjo qeveri është votur nga qytetarët për t’ju shërbyer dhe jo për t’i vrarë siç po bën Rama.
Familjarët e tjerë kanë hedhur një lum akuzash ndaj qeverisë, pasi sipas tyre, Rama “është një kryeminister i fotoksinës duke vrarë njerëz” dhe si i tillë “duhet të largohet menjëherë nga drejtimi i vendit”.
Familja Lazri jeton në skamje dhe të gjithë janë të papunë.

Familjaret e te ndjerit ne Lezhe
Panorama
-
-
Për: Lezhë: Vetëhelmohet 52-vjeçari pasi pa faturën e energjisë elektrike
Qeveria e Rilindjes eshte kthyer tashme ne nje qeveri kriminale. Politikat e saja po vrasin jete njerezish. Eshte rasti me i fundit ky, ne nje seri rastesh, ku qytetaret e atij vendi i japin fund jetes se tyre pasi perballen me tarifa dhe padrejtesi qe u behen me fatura, dhe nuk kane asnje vend ku te kerkojne te drejten e tyre. Ajo qe i pret eshte burgu! Kryeministri yne coban malesh del e u ckermitet nga hera ne televizion qe do ti fusi ne burg te gjithe ata qe vjedhin energji e nuk paguajne faturat e energjise.
Si i behet halli me ata njerez qe nuk kane para te paguajne se nuk kane pune e nuk kane buke te ushqejne kalamajte e tyre?!
Ky nuk eshte shqetesim i Qeverise se Rilindjes. Qeveria jone e Rilindjes eshte e interesuar qe te nxjerri dhjame nga pleshti ne menyre qe te mbylli vrimat e zeza ne buxhetin e saj per KESH. Perballe jetes se qytetarit te varfer dhe te papune shqiptar qe jeton ne skamje dhe humbjeve te KESH qe eshte nje numer ne nje cope leter, Qeveria zgjedh kete te dyten.
Politikat e gabuara te qeverise vrasin jete njerezish dhe ky nuk do te jete as rasti i pare dhe as i fundit.
Ndaleni cmendurine e nisur nje ore e me pare!
Dhe nese i cmenduri qe u be kryeminister nuk e ndal cmendurine, ngrihuni ne kembe e terhiqeni zvarre e varreni me koken poshte tek Ura e Lanes ne Tirane!
Nuk ka ngelur dinjiteti i shqiptareve te varfer qe te shkelet me kembe ne kete menyre!
Zoti paste meshire per shpirtin e te ndjerit...
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-03-2015 më 21:03
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt