Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Tom Doshi: "Edi Rama i kërkoi Dritan Priftit të publikonte videon në shtëpinë time"

    Ja çfarë i ka thënë Doshi Ramës për 21 janarin

    Emri:  rama-tom-doshi-473x338.jpg

Shikime: 2744

Madhësia:  53.0 KB

    Përpara vendimit të përjashtimit të deputetit Tom Doshi nga grupi parlamentar i PS, pati një debat të fortë midis Doshit dhe kryeministrit Edi Rama.

    Doshi e sulmoi Ramën duke i thënë se ishte marrë peng nga Meta dhe njëkohësisht i tha se nuk ka reaguar ndaj kërcënimeve për vrasjen e tij.

    Doshi i kujtoi Ramës edhe tratativat me ish-deputetin e LSI Dritan Prifti para 21 janarit.

    “Ti ke aluduar për mua për favore personale. Thuaja grupit parlamentar se çfarë favoresh personale kam kërkuar unë nga ty. Ti e di shumë mirë se kam katër muaj që nuk komunikoj me ty. Ti para zgjedhjeve më rrije mua para-mbrapa, ke ardhur në shtëpinë time para 21 janarit dhe i ke thënë Dritan Priftit pasi ke pirë verë ‘Please do it”. Ndërsa tani nuk denjon me më prit, se pse e more pushtetin dhe nuk ke më nevojë për Tomën”, ka thënë deputeti Doshi.

    MAPO

  2. #2

    Për: Tom Doshi: "Edi Rama i kërkoi Dritan Priftit të publikonte videon në shtëpinë ti

    Shum i gjate citimi. Do ishte mire te ndahej ne dy pjese dhe te hapej nga nje teme per secilen. Keshtu mund te diskutojme me mire mbi problemin.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: "Edi Rama i kërkoi Dritan Priftit të publikonte videon në shtëpinë ti

    Tom Doshi aksioner në një kompani me Dritan Priftin

    Emri:  dokumenti-Tom-DOshi-Dritan-Prifti.jpg

Shikime: 482

Madhësia:  43.3 KB

    TIRANË- Tom Doshi, deputeti që u perjashtua sot nga Partia Socialiste rezulton mik i ngushte me një “armik” të hershëm të Ilir Metës, Dritan Priftin.

    Doshi dhe Prifti, rezultojnë aksionerë në një shoqëri të përbashkët, që merret me prodhim dhe shitje vezësh. Por aktiviteti i shoqërisë në fjalë nuk është vetëm pularia. Kjo kompani ka si objekt të sajin edhe import-eksportin e produkteve bujqësore; bazën ushqimore për blegtori, por edhe tregtimin e mallrave e materialeve me karakter publik; farmaceutik; stomatologjik; të mobiljeve, kuzhinave, elektroshtëpiakeve; detergjentëve, produkteve kozmetike, bimëve medicinale; artikujve të ndriçimit; hidrosanitare; restorante; bare; shërbime hotelerie dhe turistike; veshje dhe konfeksione, etj”, thuhet në formularin e shoqërisë të regjistruar në QKR.

    Në QKR, kompania është regjistruar në prill 2014 dhe selinë e saj e ka në Koplik. Aksionerë të saj janë: Tom Doshi 35%, Petrit Maho 30%, Dritan Prifti 25% dhe Klodjan Mema 10%.

    Në vitin 2010, Ilir Meta u akuzua nga Dritan Prifti, për korrupsion, madje ky i fundit publikoi edhe një video-përgjim. Prifti e akuzonte Metën për presione të vazhdueshme.

    Pas kërcënimeve ndaj kryeministrit Rama, sot Doshi hodhi akuza ndaj kreut të LSI-së, Ilir Meta duke deklaruar se ka paguar vrasës me pagesë për eliminimin e tij dhe të deputetit të PD-së, Mhill Fufi.
    Bashkë me deklaratat, Tom Doshi përmendi dhe një video si provë për akuzat e tij, por nuk dihet nëse do e bëjë publike. Videoja që përmendi Doshi na rikthen në kohën e Dritan Priftit, kur akuzoi Ilir Metën për korrupsion.

    (BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: "Edi Rama i kërkoi Dritan Priftit të publikonte videon në shtëpinë ti

    Prifti: Meta do vriste Doshin! Unë s’jam Frroku që të gënjej

    Emri:  dritan-prifti-1024x734.jpg

Shikime: 423

Madhësia:  27.3 KB

    Ish- ministri dhe ish- deputeti i LSI, Dritan Prifti, foli për mediat pas dëshmisë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen Doshi.

    Prifti deklaroi se ka dijeni për komplotin për vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit.

    Prifti tha se ai nuk gënjen si Mark Frroku, pasi ky komplot është i vërtetë dhe falë dëshmisë së Priftit, do të zbardhet.

    “Qeveritarët tanë jo vetëm vjedhin, por tani kanë marrë përsipër të asgjësojnë deputetë.

    Ilir Meta është përpjekur shumë të më përfshijë mua në këtë histori, edhe pse unë jam informuar për këtë në muajin tetor.

    Është përpjekur të përmendë aktivitetin tim në fushën private.

    Janë të gjithë manovra për të drejtuar vëmendjen e medias larg të fshehtës së frikshme, që ky person ka porositur vrasjen e dy deputetëve.

    Unë kam dy vjet që nuk jam aktiv në politikë, por po vjen koha që të kthehem sërish në politikë, sepse në këtë vend po ndodhin gjëra të çuditshme.

    Ka pasur një komplot ndaj zotit Doshit, një skenar të mirëmenduar për të vrarë deputetin Doshi.

    Unë kam dijeni që ky është një grup shumë serioz prokurorësh dhe kam bindjen që kjo tentativë për vrasjen do të zbardhet.

    Unë po ju them që unë nuk jam Mark Frroku dhe kam deklaruar këtu plotësisht të vërtetën.

    Nuk më tremb asnjë lloj presioni, kërcënimi apo denoncimi që bën Ilir Meta dhe njerëzit pranë tij.

    Nëse Mark Frroku ka halle të tjera dhe për shkak të këtyre halleve nuk dëshiron të tregojë të vërtetën, unë kam deklaruar njohuritë e mia për takimet e Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit.

    Me informacionin që kam unë, kjo çështje do zbardhet,” tha Prifti.

    I pyetur se pse do e vriste Doshin Meta, ai tha: “Arsyeja është një urrejtje që ka pasur Ilir Meta ndaj meje dhe Tom Doshit për publikimin e videos së korrupsionit”.

    “Nuk kam asnjë video për Shkëlzen Berishën. Këto janë taktika që po përdor Meta për të shtrembëruar drejtësinë. Këto nuk çojnë në zbulimin e të vërtetës, që i kuptojnë edhe pulat e mia në Koplik,” theksoi Prifti.

    MAPO

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,131
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi: "Edi Rama i kërkoi Dritan Priftit të publikonte videon në shtëpinë ti

    O ju shoket e Partise se Punes,

    Ky skaparlliu, mos donte ta vriste kete Doshin per ate qe i punoi me videon e Dritan Priftit?

    Te kete qene ky motivi i vrasjes se Ilir Metes?

    Albo

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Tom Doshi: "Edi Rama i kërkoi Dritan Priftit të publikonte videon në shtëpinë ti

    Diskutime afaristesh.Ky natyrisht ne afaret jashte ligjit hyne dhe kercenimet e tentavivat per vrasje. Nje gje kane te perbashket te gjithe personat afarist te lartpermendur,nuk kane problem te gjejne nje avokat.

    Nuk kane te bejne me politiken,jane thjesht probleme bisnesi.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •