Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Opozita: Ilir Meta të shkarkohet nga detyra e të ballafaqohet me drejtësinë

    PD mbledh firmat, kërkon mocion për shkarkimin e Ilir Metës. Basha: Të shkojë urgjent para drejtësisë, qytetarët nuk e njohin më

    Partia Demokratike kërkon zyrtarisht shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

    Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlametnar demokrat bëjnë të ditur për “Panorama Online” se argumentet për depozitimin e këtij mocioni janë dy: së pari të largohet nga drjetimi i Kuvendit derisa çështja të qartësohet nga drejtësia dhe së dyti të ndjekë precedentin e katër viteve më parë, kur pas videos së publikuar nga Dritan Prifti dha dorëheqjen derisa foli drejtësia.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ashpërsoi sot gjuhën ndaj kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta duke i kërkuar atij dorëheqjen e menjëhershme. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamenar demorkat, pak orë pasi Meta këshilloi Bashën të mos e besojë Tom Doshin, lideri demokrat tha se kreu i Kuvendit duhet të dalë menjëherë para drejtësisë.

    “Kryetari i Kuvendit është nën akuzë për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Rama është në akuzë se ka dijeni. Nuk dihet ku është kufiri ndarës në këtë binom, kush është autori dhe kush është bashkëpunëtori, kush është porositësi dhe kush është dëshmitari”, tha Basha.

    Sipas tij “tani që bomba ka shpërthyer dhe ujërat më të ndotura të kanaleve të mazhorancës po vërshojnë në sytë e të gjithëve, duke nxjerrë faqe botës llumin e krimit e të përlyerjes më të fëlliqur të dy kokave të pushtetit e gjithë klaneve të tyre, të dy aktorët kryesorë, Ilir Meta dhe Edi Rama po rreken të fshihen, po rreken të krijojnë alibi, të dalin të pastër nga kjo histori. Ilir Meta duhej sot të deklaronte vetëm një gjë. Dorëheqjen si kryetar i Kuvendit dhe dorëzimin para drejtësisë, deri në hetimin e plotë të ngjarjes. Sot Ilir Meta duhej të ishte para drejtësisë, duke iu nënshtruar procedurave të hetimit. Në vend që të trokiste në derën e Drejtësisë synon të bëjë mjegull”.

    Lideri demokrat theksoi para deputetëve të grupit parlamentar se qytetarët nuk e njohin më nga sot Ilir Metën si kryetar të Kuvendit.

    “Çdo i dëshpëruar kur gjendet para akuzave të përbindshme të kësaj natyre, që ka porositur dhe parapaguar vrasjen e dy deputetëve, do të fliste përçart e do të bënte gjeste të dëshpëruara, irracionale. Por kjo nuk ka për ta shpëtuar Ilir Metën. Ai duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë, të vihet në dispozicion të Prokurorisë, aty ku e ka vendin nga dje në orën 2. Asnjë qytetar i vendit nuk e njeh më për kryetar Kuvendi, asnjë qytetar i vendit nuk mund të pranojë të ketë në krye të institucionit më të rëndësishëm kushtetues, një të akuzuar për dy vrasje. Koka tjetër e këtij binomi kriminal, Edi Rama, në vend se të shkojë në prokurori të paktën në cilësinë e dëshmitarit në krim, sepse edhe vetë e ka pranuar se është në dijeni prej 5 muajsh të kësaj skeme vrasëse, thërret Prokurorin në zyrë. Eshtë ai që duhej të shkonte në zyrën e Prokurorit, e të dëshmonte çfarë di për planifikimin e eleminimit fizik të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë” , theksoi Basha.

    Basha ka theksuar me tej se PD dhe qytetaret nuk do ta lene vendin te vihet përfund nga një oligarki e organizuar kriminale. ‘Ata që kanë hesape janë një minorancë me pushtet e me klane të rrezikshme nga pas. Ata janë subjekt i drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm është sot para një përgjegjësie historike për t’i shërbyer vendit e Kushtetutës. Unë e inkurajoj, ne të gjithë e inkurajojmë për hetim të plotë e të thellë derisa të dalin përgjegjësit para ligjit”- tha ai.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Ilir Meta të shkarkohet nga detyra e të ballafaqohet me drejtësinë

    AKUZAT E DOSHIT Basha: Meta të dorëhiqet dhe t’i nënshtrohet hetimit, Rama të dëshmojë në prokurori

    Emri:  basha-ne-grup-parlamentar-e1425385428607.jpg

Shikime: 227

Madhësia:  19.0 KB

    TIRANE –Lideri i PD-së, Lulzim Basha i cilësoi deklaratat e kryeparlamentarit Meta, lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi, si përpjekje të dëshpëruara për të krijuar alibi, duke hedhur akuza ndaj opozitës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PD-së, Basha tha se “Meta dhe Rama po luajnë teatër me interesat e vendit, sepse në kullën e pushteti ka plasur lufta e klaneve”.

    Sipas Bashës, “Meta duhet të dorëhiqet nga detyra dhe të dalë përpara drejtësisë, duke iu nënshtruar procedurave të hetimit, ndërsa kryeministri duhet të dëshmojë në prokurori pasi ka qenë në dijeni të akuzave prej 5 muajsh”.
    “Ka lajme të këqija për vendin dhe për këdo që shpresonte se ishte një ëndërr e keqe ajo që pame dje. Është një ditë e zezë për demokracinë. Kreu i kuvendit është nën akuzë për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, kryeministri akuzohet se ka dijeni prej 5 muajsh. Në vitin 2015, pas nisjes së rrugëtimit evropian gjendemi përballë këtij realiteti tronditës, ku dy personat që qeverisin vendin janë zhytur në bëmat më të errëta. Tani që bomba ka shpërthyer të dy aktorët kryesorë Ilir Meta dhe Edi Rama po rreken të fshihen, të krijojnë alibi, të dalin të pastër nga kjo histori. Ilir Meta sot duhet të deklaronte vetëm një gjë, dorëheqjen. Sot duhet të ishte para drejtësisë duke iu nënshtruar procedurave të hetimit. Por del e kapardiset para kamerave dhe synon të krijojë mjergull duke akuzuar opozitën.”- deklaroi Basha.
    Sipas kreut të PD-së, “Edi Rama donte të bënte një pajtim, dërgoi emisarin Kokëdhima dhe më pas Tahirin dhe dështoi. Kjo është një lojë kumbarësh që përplasen me njëri-tjetrin se kujt do t’ia puthin dorën, Don Ramës, apo Don Metës. Ky teatër po luhet me interesat e vendit, vetëm sepse në kullën e pushteti ka plasur lufta e klaneve. Luftë brenda llojit për pushtet”.

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha theksoi se ka ardhur koha të nisë dekriminalizimi i Kuvendit dhe mbarë politikës, por për këtë duhet vullneti që i mungon qeverisë së sotme, sipas tij.

    “Vendi ka nevojë ta pastrojë politikën nga krimi, kjo nuk është një procedurë por vullnet politik. Po kush ta dëshmojë këtë vullnet, padrinot e vendit? Njëri i akuzuar për porositje vrasjesh dhe tjetri si bashkëpunëtor. Përshëndes vendimet e BE dhe SHBA që thanë se dekriminalizimi duhet bërë i plotë. Ishte Rama dhe Meta që thjesht për të ardhur në pushtet ngjizën aleancën me krimin. Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund kësaj emergjence kombëtare, ne qëndruam, thamë fjalën tonë, e mbajtëm të gjallë kauzën. Shihni Ramën nuk e ka përmendur asnjëherë të vetme fjalën dekriminalizim, edhe kur mbarë Europa u alarmua, vetëm një njeri heshti dhe nuk e nxori asnjëherë të vetme nga goja fjalën dekriminalizim. Sepse nëse nis dekriminalizimi Edi Rama bie, nëse bien lidhjet me krimin rrëzohet edhe Edi Rama”,- u shpreh Basha.

    Më tej Basha i bëri thirrje kryeprokurorit Adriatik Llalla të bëjë një hetim të plotë e të pavarur, për akuzuat e ngritura nga Tom Doshi, ndërsa premtoi se do ketë edhe mbështetjen e opozitës.

    “Sot jemi dëshmitarë që këtu luhen fatet e vendit. Nuk do ta lëmë peng të përplasjes së bandave, PD nuk do ta lejojë, opozita nuk do ta lejojë. Ata që kanë hesape janë në minorancë, ata janë subjekte të drejtësisë. Prokurori i Përgjithshëm është përpara një misioni historik, të nxjerrë përgjegjësit para ligjit. E dimë që prokurorët janë nën një kërcënim mafioz, po e inkurajojmë dhe i japim mbështetjen e gjithë shqiptarëve. Nuk do lejojmë askënd të vrasë shpresat dhe ëndrrat e fëmijëve tanë, kjo është një betejë që do fitohet me çdo çmim”.

    (er.nu/ma.ar/BalkanWeb)

  3. #3

    Për: Opozita: Ilir Meta të shkarkohet nga detyra e të ballafaqohet me drejtësinë

    Doli video e re?

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Opozita: Ilir Meta të shkarkohet nga detyra e të ballafaqohet me drejtësinë

    Berisha thirrje për protesta: Të çojmë para drejtësisë kriminelët në krye të mazhorancës së qelbësirave

    TIRANË- Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë sot thirrje për protesta popullore për të çuar para ligjit kriminelët. Në një postim në faqen e tij zyrtare të Facebook, Berisha shkruan se “Këshilli i vrasjeve ka zgjedhur si rrugë shpëtimi manipulimin e dëshmive dhe të famshmen “fajin e ka Saliu”!”

    “Të dashur miq, Ilir Meta pranoi dje se është projektuar eliminimi i Doshit. Por ndonëse Doshi akuzon vet Metën dhe dorësi ka akuzuar në dëshminë e Doshit por dhe tek Saimir Tahiri vet Metën, ky i fundit së bashku me Ramën, mendojnë se do ta kalojnë, me moton e tyre qesharake “fajin e ka Saliu”, duke faktuar edhe më shumë autorësinë e projektit kriminal të eliminimit të dy deputetëve të parlamentit shqiptar”, shkruan Berisha.

    Ish-kryeministri deklaron se krerët e legjislativit dhe ekzekutivit kërkojnë të shpëtojnë duke manipuluar me dhunë policore dëshmitë dhe dëshmitarët e aferës kriminale.

    “Përveç kësaj, fija tjetër e barit ku kapet Meta për të hedhur lumin është manipulimi me policët e partisë i dëshmitarëve dhe dëshmive, implikimit personal, direkt. Të dashur qytetarë, kur krerët e legjislativit dhe ekzekutivit, tashmë të mbytur nga krimi i tyre, të akuzuar, siç është rasti i Ilir Metës se ka paguar për të ekzekutuar dy deputetë të parlamentit, kërkojnë të shpëtojnë duke manipuluar me dhunë policore dëshmitë dhe dëshmitarët e aferës kriminale apo duke përdorur të famshmen “fajin e ka Saliu”, imagjinoni ju lutem se çfarë mund të bëjnë këta për secilin prej jush apo fëmijët dhe familjaret tuaj”, shprehet ai.

    Bërisha iu bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta për të shpëtuar vendin nga kthetrat e krimit. “Prandaj ju bëj thirrje të ngrihemi dhe me protesta mbarë popullore të shpëtojmë vendin nga kthetrat e krimit në pushtet e të çojmë para drejtësisë dhe ligjit kriminelët në krye të mazhorancës së qelbësirave!!”, përfundon deklaratën ish-kryeministri.

    (m.k/BalkanWeb)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •