Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Ti i quajte hekur kurse une dardha e fiq. Keshtuqe mos u prek dhe nga ajo qe e bere edhe vete.
    Eshte e padrejte te barazohen me ata te matures shteterore, por gjithashtu eshte e padrejte te paguajne me shume se shoket e tyre kur msrrin te njejtin sherbim. Ky nuk eshte qorrsokak qe e krijova une, dhe nuk eshte se hyra une ketu dhe nuk po di si te dal. Ket qorrsokak e ka kriju transferimi i studenteve nga privati ne shteteror kur midis privatit dhe shteterorit ka kaq shume diferenca e dallime. Zgjidhja do ishte ajo e'ti nuk je minister'.
    Dhe mua si student,nuk do me vinte mire qe nje qe e merr shkollen me tollona nafte, me thase me fasule, me makina dhuruara universitetit, te barazohej me mua.
    Tani me thuaj kush nga ne te dy ka te drejte?
    Une do thoja, te dy.
    Po me pak te drejte?
    Une do thoja, ti.

  2. #32

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin

    Po ne rregull pra,po te me thoje hekur mua,une s do ta komentoja ne rrafshin cic-mic si bere ti,ku the po e marr si kompliment. Une s po prekem, kerceve si pushke e jevgut se te thirra me ate epitet qe i vendose vetes.

    Eshte e padrejte kjo, por dhe kjo tjetra nuk eshte e drejte.
    Cit. JuliusB
    Ky eshte qorrsokak. Ti nuk ke nje qendrim !
    Nqs ai e ka marrur shkollen me batutat e Ed Rames dhe Blend Fevziut per diversion , atehere aty do ngeli ne menyre te perseritur, ndersa ti do vazhdosh sepse je dardhe, dhe dardha bie nen dardhe , jo nen fik. Keshtuqe nuk ke pse shqetesohesh se tu rrit nje konkurence qe nivelin e te marrurit provime e ka te barabarte me nje tollone nafte, sedilje furgoni apo thase fasulesh.
    Pse ta penalizosh ne leke, kur fare mire ai do ti nenshtrohet metodologjise ekselente sic the ti, dhe do ngeli ? Pse shqetesohesh ? Se shkolla do marri me shume fonde ?

    Ate monologun e fundit s po e komentoj fare se boll mu konsumuan butonat e tastjeres duke shkruar kete fjali.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Mos u mundo ta kthesh personale. Une asnjehere nuk te jam drejtuar ty.
    Une e kam qendrimin po ti nuk do ta shohesh.
    Problemi eshte se ne Shqiperi niveli i te marrurit te provimeve me tollona nafte nuk eshte i ulet ashtu sic e mendon ti.
    E di kur do te me kuptoje ti ?
    Kur te shihje se femiu yt u penalizua nga sistemi i pikeve te matures dhe nuk kapi dot shkollen qe donte. Nderkohe ,dalin ca qe kan babin e pasur(jo si ti) dhe kapin mjeksine.
    Atehere do te flisnim bashke.
    Gjithsesi Paqe. Nqs do qe te kesh te drejte atehere ke te drejte.

  4. #34
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Ne Shqiperi fjalet me fal,na falni i ka zene pluhuri i harreses nje pellembe.
    Nuk i perdor askush.Sikur dikush te thote me fal shqiptaret do e shohin
    si te cmendur dale nga pavioni 17,ose si UFO,lol.
    Kur dikush ankohet,dikushi gjithmone ka te drejte.Ti kundervihesh dikushit
    do te thote qe te kerkosh nga dikushi te hape luften e trete dhe dikushi
    do perdor gjithe teknikat, manevrat, fjalorin te paster dhe nqs e kerkon siituata edhe
    fjalorin me te piset, propaganden per te te mundur dhe te te detyroje te pranosh qe e ke gabim.
    Ne Shqiperi askush nuk thote kam faj,jam fajtor.
    Me default ne Shqiperi gjithmone faji i kalon kryeministrit,lol,per cdo gje fajin e ka kryeministri.
    Per shembull shume shqiptare ja vene fajin kryeministrit per mos pagimin e faturave te elektrikut lol
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #35

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Ne Shqiperi fjalet me fal,na falni i ka zene pluhuri i harreses nje pellembe.
    Nuk i perdor askush.Sikur dikush te thote me fal shqiptaret do e shohin
    si te cmendur dale nga pavioni 17,ose si UFO,lol.
    Kur dikush ankohet,dikushi gjithmone ka te drejte.Ti kundervihesh dikushit
    do te thote qe te kerkosh nga dikushi te hape luften e trete dhe dikushi
    do perdor gjithe teknikat, manevrat, fjalorin te paster dhe nqs e kerkon siituata edhe
    fjalorin me te piset, propaganden per te te mundur dhe te te detyroje te pranosh qe e ke gabim.
    Ne Shqiperi askush nuk thote kam faj,jam fajtor.
    Me default ne Shqiperi gjithmone faji i kalon kryeministrit,lol,per cdo gje fajin e ka kryeministri.
    Per shembull shume shqiptare ja vene fajin kryeministrit per mos pagimin e faturave te elektrikut lol
    O Ben ca ke dashur te thuash me kete posti m se je shume kriptik ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    “Na lejoni ta paguajmë tarifën e studimit me këste”

    Studentët u dërgojnë letër universiteteve, për dijeni të Ministrisë së Arsimit

    Emri:  studentet-proteste_1.jpg

Shikime: 206

Madhësia:  71.1 KB

    Shpresa Mezini

    studentet proteste_1“Na ofroni mundësinë që tarifën akademike të studimeve ta paguajmë me këste, brenda vitit akademik. Shumë prej nesh nuk janë në marrëdhënie pune, për rrjedhojë pagesa e shumës së parave në total në fillim apo fund të vitit është barrë e madhe për supet tona dhe të prindërve, që detyrohen të paguajnë për ne ende sot, në këtë moshë, për shkak se nuk gjejmë dot punë”. Me këto fjali nis letra zyrtare që një përfaqësi studentësh u kanë dërguar departamenteve të fakulteteve të universitetit të Tiranës, për dijeni të Ministrisë së Arsimit. Duket se me këtë propozim të fundit të tyre, të rinjtë janë tërhequr nga një prej kërkesave të tyre gjatë protestave kundër projektligjit të ri të arsimit të lartë: Arsim publik falas! Por, jo! Studentët thonë për gazetën “Shqip” se kjo është alternativa e fundit që i vënë në dispozicion Ministrisë së Arsimit, pas asaj për arsim publik falas. “Nëse ndodh që kjo kërkesë e jona, krejt normale, të mos aprovohet nga Universiteti i Tiranës apo nga Ministria e Arsimit, atëherë të përgatiten të dyja palët, sepse këtë herë po që nuk do të ndalemi. Ne duam të studiojmë. Duam të bëhemi dikush për t’i shërbyer këtij vendi. Nuk po kërkojmë të paguajmë për një notë a diplomë, siç ka ndodhur dhe ndodh akoma në sistemin e lartë arsimor. Po kërkojmë një mundësi për të paguar tarifën vjetore me këste. Vetëm kaq. Shumica jonë nuk janë në punë. Ekonomia në familjet tona është e tillë që nuk arrin t’i plotësojë të gjitha kushtet tona. E pse të mos na jepet kjo mundësi? Lekë janë edhe ato vetëm se nuk i japim të gjitha njëherësh, sepse për ne janë shumë”, tregon për gazetën “Shqip”, studenti me inicialet E.M, një prej të rinjve që ka firmosur letrën drejtuar universiteteve dhe MAS-it. Më herët, prej disa javësh me radhë, pas prezantimit të projektligjit të ri të arsimit të lartë, për të cilin u pretendua se në qeveri është dërguar një i ndryshëm nga ai që iu dha grupeve të interesit, studentë, aktivistë të lëvizjes “Për universitetin”, kërkuan arsim publik falas. Të vendosur për një qëllim të përbashkët, studentët brohoritën për javë të tëra përpara universitetit politeknik, Kryeministrisë dhe Kuvendit, nën sloganin: Reforma nuk kalon. Të rinjtë theksuan se nuk do të ndaleshin derisa të merrnin një përgjigje nga ministrja e Arsimit, Kryeministri apo kreu i Kuvendit, tre autoritete që kishin në duar peticionin ku argumentoheshin arsyet pse projektligji i ri i arsimit të lartë nuk duhet të miratohet në Kuvend. Ata protestuan vazhdimisht për mosrritje të tarifave të studimit, kërkesa që kryesonte në listën e tyre. Studentët i kërkuan ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, kreut të qeverisë, Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, të ndalen dhe të mendojnë për xhepat e studentëve, shumë prej të cilëve janë të papunë. “Jo rritjes së tarifave! Arsim publik falas! Jo ndarjes së fondeve publike me universitetet private! Rritje e shpenzimeve shtetërore për universitetet publike! Jo burokratizimit të mëtejshëm të universitetit! Demokraci pjesëmarrëse universitare! Jo kthimit të dijes në mall! Universitet si vatër e arsyes kritike”! Madje, kauzës së tyre iu bashkuan edhe studentë nga Universiteti i Prishtinës, të cilët gjithashtu u vunë në rresht të parë të protestës kundër miratimit të reformës në arsimin e lartë. “Do të bëjmë revolucion, reforma do të shkojë në kosh, pasi ne duam arsim publik falas”, theksuan studentët. Por, duke qenë se deri më tani as ministrja e Arsimit, as kreu i Kuvendit apo i qeverisë nuk janë shprehur pro kërkesave të studentëve, përkundrazi indirekt kanë pohuar se projektligji i ri i arsimit të lartë, është ai që do të reformojë që në rrënjë sistemin e lartë arsimor në vend, duke e konsideruar domosdoshmëri miratimin dhe zbatimin e tij, duket se u mbeti studentëve të tërhiqen, por duke propozuar një tjetër rrugëzgjidhje: Pagesë me këste të tarifës akademike, për të cilën pritet qëndrimi i universiteteve dhe MAS-it.

    Shqip

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Studentët në grevë urie për pagesat, policia i nxjerr nga greva me dhunë

    Tarifat e shkollimit, Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale në protestë

    Studentë të shkencave sociale kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për tarifati e larta të shkollimit.
    Protesta është organiuar një ditë para skadimit të afatit për të paguar tarifën e shkollës. Ata kanë kërkuar zgjatjen e këtij afati për shkak të pamundësive ekonomike, ulje të tarifave studentore deri në zerim vit pas viti si dhe të lejohen të marrin pjesë në provime.
    Protesta e studentëve ka ardhur një ditë pasi qeveria miratoi tarifat që duhet të paguajnë të gjithë studentët e universiteteve publike për vitin akademik 2015 – 2016.
    Ndërkohë mësohet se sekretaret e rektoratit u kanë premtuar shtyrje të afatit për pagesën e tarifave deri në fund të vitit akademik për ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë.

    ORA NEWS

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •