Close
Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 150
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    ne nje koment te meparshem kam shkruar qe fisi fufi dhe ndoka kane pas rene ndakord qe te mos vidheshin dhe bliheshin votat ne qarkun e lezhes, por cdodhi me 23 qershor ne lac te gjithe e dime qe u vra nje simpatizant I lsi qe nga fugoni po shperndanin para per votuesit dhe fufet e paralejmerojne qe te largohen qe aty por ne debat e siper nxjerrin armet dhe vriten. m . fufi eshte vetplagosur ndersa simpatizanti u vra nga fisi I dwptetit te pd, kjo mund te jete nje arsye per eleminimin e m.fufit. keto jane burime te qytetarve qe jetojne ne ate qark
    Pse u desh qe vaail bici ti hapte rruge m.fufit per tu bere deputet. Pse u desh qe nje zonje e ps ti hapte rruge a.ndokes per tu bere deputet. a I ka vene tritolin shtylles se tensionit te larte a.ndoka per te kercenuar e ramen qe ta bej deputet me patjeter.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    NJe gje eshte e sigurt se Zullimi ka per ti vrare keta Mafjoze nder veti,pra keta do vrasin njeri-tjetrin,pasi asnje njeri ska shanse ti vrase,vetem po vrane njeri tjetrin keta,qe skan te ngopur me leke,po na pijne edhe piken e fundit te gjakut,Kemi rene ne duart e Mafjozeve
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Akuzat e Doshit e PD, Rama: Kjo tufë politikanësh e kriminelësh do të ketë fund të palumtur

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së bërë një ditë më parë nga kreu i opzitës, Lulzim Basha, pas deklaratave bombë të Tom Doshit. Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se dje nisi një telenovelë e shëmtuar për të sulmuar qeverinë. Duke iu referuar PD -së dhe Doshit ai thotë se kjo telenovelë bëri bashkë një tufë politikanësh e kriminelësh të cilët ai thotë se do të kenë një fund të palumtur.

    Postimi i plotë i kryeministrit Rama:

    Mediat duan sa me shume akuza per te jetuar. PD sa me shume shpifje per te mbijetuar. Ndersa njerezit e ndershem te ketij vendi te mbajtur kaq vjet peng ne gjithe llumin e akuzave dhe shpifjeve te kthyera rendom ne telenovela, duan vetem te verteten. Dhe te verteten qe ata duan sot, mund ta thote vetem nje hetim i plote i organeve te drejtesise.

    Jam i bindur se telenovela e shemtuar qe ka nisur dje, duke bere bashke per te sulmuar qeverine dhe shumicen parlamentare, nje tufe politikejsh e kriminelesh qe duan te perfitojne prej driteshkurtesise se njeri - tjetrit, do te kete padyshim nje fund te palumtur per ta.

    Le te presim me durim hetimin e plote te akuzes bombastike. E cila eshte padyshim e shpifur sa s'ka, por edhe shume e mireseardhur! Sepse ka çelur nje faze te re te betejes per çlirimin e opinionit publik nga makthi i vjeter se politikanet jane te gjithe njesoj. Njesoj ne fakt jane vetem ata qe nuk dine ku eshte kufiri mes politikes dhe krimit.

    #‎VajmedetPD ku je katandisur se te tjeret aq dine aq bejne! Çfare tufe...!

    Koha Jone
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 03-03-2015 më 16:04

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Vrasja e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit, flet kunati i Sali Berishës

    Biznesmeni Agim Rama, kunati i ish-Kryeministrit Berisha, ka deklaruar se “është e paimagjinueshme për mua”, porositja e atentateve ndaj dy deputetëve, Doshi dhe Fufi kundrejt 500 mijë eurove.

    I intervistuar nëpërmjet telefonit nga “News 24”, Agim Rama tha: “Nuk kam pse t’i komentoj ato thënie. Nuk dua të përfshihem në këtë lloj katrahure. Me Tom Doshin, asnjëherë nuk jemi takuar, nuk njihemi as për fytyrë me njeri–tjetrin”.

    Intervista:

    Do të doja të dija komentin tuaj në lidhje me emrin që është përmendur nga ana e z.Braho dhe z.Meta për çështjen “Doshi”.

    Agim Rama: Të them të drejtën, nuk kam çfarë t’i bëj ndonjë komenti kësaj thënieje të tyre. Është një gjë e paimagjinueshme për mua, kështu që nuk e meritojnë as komentin.

    Keni qënë në dijeni më përpara për këtë?

    Agim Rama: Jo

    Po me z.Doshi, keni komunikuar?

    Agim Rama: Asnjëherë nuk jemi takuar, nuk njihemi as për fytyrë me njeri – tjetrin.

    Z.Rama, po si i gjykoni këto akuza?

    Agim Rama: Jua thashë edhe njëhërë, nuk dua të prononcohem për këto gjëra. Nuk dua të përfshihem në këtë lloj katrahure. Por nuk e meritojnë as komentin nga ana ime, refuzoj dhe t’i komentoj këto veprime.

    Do t’i drejtoheni drejtësisë?

    Agim Rama: Refuzoj t’i komentoj të gjitha këto veprime.

    Është hera e parë që e dëgjoni emrin tuaj në lidhje me këtë çështje?

    Agim Rama: Unë po ju them që nuk dua të bëj komente.(Biseda mbyllet)

    Pasi deputeti Tom Doshi akuzoi kryeparlamentarin Iir Meta se kishte porosituar vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, ishte Kryesia e Kuvendit që “nxori në skenë” emrin e biznesmenit Agim Rama. Sipas kreut të Komisionit të Sigurisë, që lexoi deklaratën, Doshi muaj më parë kishte vënë në dijeni kreun e Kuvendit se ndaj tij ishte porositur një atentat nga kunati i ish-Kryeministrit Berisha.

    Koha Jone

  5. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Pse na zhgënjeu Edi Rama?

    Andi Bushati

    Edi Rama na ka zhgënjyer sot të gjithë ne skeptikëve ndaj tij që dyshonim se ai ishte i paaftë të përballonte shantazhin. Megjithëse u vu përpara një sprove të rëndë, megjithëse u kërcënua me fakte që mund “ta tundnin nga themelet mazhorancën e tij”, ai vendosi të veprojë. Me siguri që ai ka qenë në dijeni të akuzave për kërcënime me vrasje, (njerëzit e tij më të afërt e kanë paralajmëruar) të akuzave për korrupsion dhe të nxjerrjes së fakteve të pathëna për 21 Janarin. Por megjithatë, ai ka marrë guximin t'i japë “Tom Doshit lirinë për t'u shkëputur nga barra e kontratës me PS-në”.

    Edi Rama ka zhgënjyer gjithashtu edhe një pjesë të madhe të atyre që kishin shndërruar në të mirqenë një bestydni kolektive sipas të cilës ai ishte peng i “të fortëve”. Prej vitesh në mjediset e politikës dhe më gjërë, ekzistonte ideja se ndryshe nga liderët historikë Nano dhe Berisha, që e kishin përdorur rëndom këtë takëm për qëllimet e tyre politike, Edi Rama ishte një shkallë më poshtë, pra se ndryshe nga të parët, ai nuk i kishte përdorur ata, por se më keq akoma, ishte një marionetë e pafuqishme në duart e tyre. Me rastin Doshi, Edi Rama e ka rrëzuar edhe këtë bestytni.

    Prandaj pasi dolën të shokuar, të heshtur e gojëkycur, shumë socialistë kanë pasur rastin sot të tregoheshin të gëzuar për faktin e thjeshtë se këtë ditë kishin fituar një lider të vendosur dhe të çliruar nga prangat e rënda për të cilat e kishin akuzuar. Koha mund të qe për të thirrur fitore dhe për të festuar një nga ato lëvizje që e përmirësojnë ndjeshëm imazhin publik të një politikani.

    Dhe kështu do të kish qenë nëse nën trysninë e këtij memecllëku mbytës nuk do të kishte marrë guximin të fliste Ben Blushi. Me pak fjalë, por tejet të goditura deputetit socialist i kujtoi shefit të tij një të vërtetë të dhimbshme. “Kjo është historia e dy miqve të ngushtë, që ende s'dihet se përse janë prishur”, tha me pak fjalë ai. E vetëm me këtë frazë zbërtheu njëherësh dy të vërteta të mëdha. E para është ajo e historisë së shkuar të ngjitjes së Ramës në kreun e PS-së. Eshtë historia e flirtimit të tij me të fortët, me klientelën e ndërtuesve të Tiranës, me njerëzit e dyshimtë që mbante rreth vetes. Ishte pikërisht kjo klientelë që i shërbeu më pas për t'u ngjitur në krye të Partisë Socialiste, për të eleminuar prej saj kundërshtarët e më së fundi për të fituar zgjedhjet. Me kolegun e tyre Doshi, Blushi, Malaj, Islami e Taulant Dedja kanë më shumë se një histori. Toma i shërbeu Ramës jo vetëm në zgjedhje, por dhe për të përdhunuar me hir dhe pahir, zërat e kundërshtarëve brenda llojit. Ndaj ai thërret sot me forcë për një partner “mosmirënjohës dhe bukëshkalë”.

    Pra e shkuara e Ramës dhe historiku i tij me "shokët e ngushtë” njihet mirë nga të gjithë. Dijeninë për këtë të fshehtë publike e konfirmuan sot edhe deklaratat e ShBA-së dhe BE-së (rubrika lajme/Lapsi.al). E kanë konfirmuar më parë ndërhyrjet e panumërta të diplomatëve të huaj dhe dokumentet e zbardhura të Wikileaks-it (rubrika lajme/Lapsi.al).

    Por ajo që ende mbetet mister, ashtu sikurse kuptohet edhe nga pjesa e dytë e deklarates konçize të Blushit, janë motivet e divorcit me këtë të shkuar. Deri tani, me përjashtim të disa akuzave ende të pavërtetuara të Doshit, ne nuk e dimë se cilat ishin arsyet e vërteta të çarjes me tyre. E për sa kohë nuk i dimë ato, vetëm mund të hamendësojmë se janë rrjedhojë e një vendimi të Ramës, për t'u shkëputur nga e shkuara e tij. Vetëm kështu ajo që ndodhi këtë të hënë mund të merrte një kuptim. Pra pyetja që shtrohet tani është nëse ajo që ndodhi me Doshin është një linjë e re politike, apo është thjesht një konflikt privat i nisur nga mëritë personale, pazaret e pambyllura dhe haraçet e së shkuarës. Nëse ashtu siç do të dëshëronte shumëkush, do të ishte varianti i parë, ajo do të qe një linjë që duhet të vazhdonte. Ajo as nuk mund të fillojë as nuk mund të mbyllet me Tomë Doshin. Në tryezën e Edi Ramës, nga miqtë e tij ndërkombëtarë, është e shkruar tashmë harta e rrugës që duhet të ndjekë. Njihen emrat, bëmat dhe e shkuara nga e cila ai do duhej të zhvishej. Sepse sakrifikimi i Tomës kërkon të tjerë pas tij. Nëse nuk do të ndodhte kështu, ai do të ishte i kotë dhe i padobishëm. Ai do i krijonte Ramës një armik më shumë, grupit të PS-së thjesht një deputet më pak dhe të gjithë atyre që besuan në këtë ditë, një zhgënjim më tepër. Këtë herë një zhgënjim real, nga ato që Rama di të prodhojë më së miri.

    Koha Jone

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Bami pranon akuzat: Unë mora porosinë për vrasjen e Doshit



    TIRANE - Durim Bami i shoqëruari në polici ditën e sotme si personi i dyshuar që kishte marrë porosinë për të kryer atentatin ndaj deputetit Tom Doshi e ka pranuar këtë Akuzë. Lajmi konfirmohet për A1 Report nga burime brenda policisë së Shtetit.

    Gjatë marrjes në pyetje bëhet e ditur se Durim Bami ka pranuar se është e vërtetë që ai ka marrë porosi për të eleminuar fizikisht deputetin Tom Doshi.

    Policia tregohet e rezervuar për të dhënë detaje të tjera rreth dëshmisë së Durim Bamit përballë hetuesve. Aktualisht ai cili ndodhet në ambientet e komisariatit Nr 5 në kryeqytet.

    A1 Report mëson se i Durim Bami ka tentuar të arratiset nga vendi pak pas mesnatës së kaluar rreth orës 00:30 dhe është ndaluar në automjetin e tij në pikën kufitare të Hanit të Hotit per të shkuar në Malin e Zi. Burime nga prokuroria thanë për A1 Report se pas ndalimit, rreth orës 03:00 të mëngjesit ai është shoqëruar nga Shkodra për në drejtorinë e Policisë në Tiranë.

    Aktualisht ai ndodhet në ambientet e komisariatit Nr 5 në kryeqytet, ku vijon të merret në pyetje nga hetuesit e çështjes.

    Shoqërohet në polici Durim Bami
    Një ditë pas deklaratave të deputetit të shkarkuar nga PS, Tom Doshi se një person është paguar për të realizuar vrasjen e tij, Policia ka shoqëruar një person të dyshuar. Bëhet fjalë për Durim Bamin nga fshati Nikël i Krujës dhe me banim në Fushë-Krujë, i cili sipas pretendimit të Tom Doshit, është personi që ka marrë paratë nga kryeparlametnari Ilir Meta për ekzekutimin e tij.

    Biznesmeni 46-vjeçar nga Fushë-Kruja vetëm një javë më parë u bë pre e një atentati me minë të telekomanduar, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu pasi u çaktivizua nga policia.

    A1 Report mëson se i shoqëruari ka tentuar të arratiset nga vendi pak pas mesnatës rreth orës 12:30 dhe është ndaluar në automjetin e tij në pikën kufitare të Hanit të Hotit per të shkuar në Malin e Zi. Burime nga prokuroria thanë për A1 Report se pas ndalimit, rreth orës 3 të mëngjesit ai është shoqëruar nga Shkodra për në drejtorinë e Policisë në Tiranë.

    Emri:  161000.jpg

Shikime: 523

Madhësia:  70.4 KB
    (Në foto: Durim Bami)

    Bami do të merret në pyetje në lidhje me akuzat që deputeti Doshi artikuloi publikisht vetëm pak momente pasi u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Doshi pretendon se 5 muaj më parë personi që ka marrë një pjesë të parave për të kryer vrasjen e tij, ka rrëfyer porositësin. Sipas deputetit të përjashtuar nga PS, në dijeni për këtë fakt ka qenë edhe vetë kryeparlamentari Meta, ashtu sikurse ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryeprokurori Llalla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi. Doshi pretendon se ka një video ku shfaqet rrëfimi i personit të paguar për ta vrarë atë dhe deputetin e Partisë Demokratike Mëhill Fufi.

    Sot Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet pas deklaratave publike gjatë të hënës që bëri deputeti Tom Doshi.

    Durim Bami ndodhet aktualisht në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, dëshmia e të cilit pritet të ketë një rol kyç në zbardhjen e të gjithë akuzave.

    Ora 13:50 Bami njihet si person që ka më shumë lokale bastesh në Fushë-Krujë

    Ora 13:40 Burime për A1Report: Bami tentoi të arratisej.

    Shqiptarja

  7. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    PD: Durim Bami po torturohet për të manipuluar dëshminë



    TIRANE - Partia Demokratike ka akuzuar sot policinë e shtetit se po shkel procedurat ligjore duke keqtrajtuar dëshmitarin Durim Bami.

    Sipas zëdhënëses për shtyp të PD, Oriela Nebiaj Bami që prej kohës kur është ndaluar po mbahet në ambiente sekrete të Policisë së Shtetit duke mos i lejuar atij që të ketë një avokat si dhe po i bëjnë presion e tortura në mënyrë që të manipulojë dëshminë e tij.

    “Po synohet manipulimi i dëshmitarit, dhe pas kësaj skeme, njësoj e rëndë si skenari i vrasjes së dy deputetëve, qëndron Ilir Meta dhe Edi Rama,”- tha Nebiaj.

    Më poshtë reagimi i plotë i Partisë Demokratike

    Partia Demokratike denoncon metodat e sigurimit të shtetit dhe shkeljen e procedurave ligjore që po përdoren ndaj dëshmitarit Durim Bami, personit kyç në skenarin e akuzave për vrasje që rëndojnë ndaj kryetarit të Parlamentit.

    Deputeti Doshi ka akuzuar kryetarin e Kuvendit se ka porositur pikërisht të ndaluarin e sotëm për ekzkutimin e tij dhe të deputetit Fufi.
    Prej mëngjesit kur Bami është ndaluar, po mbahet në ambjentet sekrete të Policisë së Shtetit, pa avokat dhe nën presion e torturë, vetëm me një qëllim.

    Që të manipulojnë dëshminë e tij.

    Deputeti Doshi është shprehur se ka fakte dhe prova, ka dëshminë e tij përmes videos, që ka treguar se është porositur dhe paguar nga Kryetari i Kuvendit për të bërë vrasjen e dy deputetëve. Pak ditë më parë, dëshmitari, personi kyc në këtë skenar mafioz të pushtetit, është tentuar të eleminohet fizikisht përmes vendosjes së eksplozivit në makinën e tij.

    Partia Demokratike e denoncon këtë akt mafioz me metoda tipike të sigurimit të shtetit, si një manovër gangsterësh në pushtet, për të shpëtuar nga akuza më e rëndë e 25 viteve të fundit.

    Po synohet manipulimi i dëshmitarit, dhe pas kësaj skeme, njësoj e rëndë si skenari i vrasjes së dy deputetëve, qëndron Ilir Meta dhe Edi Rama.
    Nxisim Prokurorinë të marrë menjëherë situatën në dorë, të hetojë në mënyrë ligjore e të pavarur, ta nxjerrë çështjen më të rëndësishme të vendit nga bodrumet e errëta e me tortura të Policisë së Edi Ramës dhe Ilir Metës.

    Shqiptarja

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Akuzat e Doshit, Shkëlzen Berisha: Pushteti dhe krimi përdorin njëri-tjetrin

    Shkëlzen Berisha djali i ish-kryeministrit Sali berisha ka reaguar në faqen e tij në Facebook lidhur me akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi se ndaj tij është bërë një atentat i urdhëruar nga Ilir Meta.

    Berisha shkruan se ekzekutorët kanë qenë vrasës profesionistë dhe kjo është një akuzë sipas tij plotësisht e besueshme pasi jo më larg se dy muaj më parë është kërcënuar me jetë edhe kreu i opozitës së vendit.

    “Pushteti e përdor krimin ndaj kundërshtarëve dhe në këmbim, krimi përdor pushtetin për të vjedhur e dhunuar qytetarët,”- shkruan Shkëlzen Berisha.

    Më poshtë statusi i plotë i Shkëlzen Berishës

    Krimi nuk punon falas
    Deputeti Tome Doshi akuzon publikisht Ilir Meten dhe Edi Ramen se kane dashur ta ekzekutojne ate dhe deputetin Mehill Fufi, me vrases profesioniste. Kjo eshte nje akuze shume e rende, por plotesisht e besueshme, pasi jo me larg se dy muaj me pare, njerez te botes se krimit, qe u lane te lire, me urdher te Rames dhe Tahirit, kercenuan me jete liderin e opozites.
    Ne nje vend ku krimi perdoret nga pushteti si arme ndaj kundershtareve nuk mund te kete , as demokraci, as drejtesi dhe as siguri sepse krimi nuk ofron favore te tilla gratis. Pushteti e perdor ate ndaj kundershtareve dhe ne kembim, krimi perdor pushtetin per te vjedhur e dhunuar qytetaret.

    Emri:  160863.jpg

Shikime: 497

Madhësia:  197.3 KB

    Shqiptarja

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    “Ndërmjetësi i atentatit ndaj Doshit ka ikur në Gjermani”

    Emri:  artan-hoxha.jpg

Shikime: 541

Madhësia:  106.6 KB

    Durim Bami kishte marrë porosinë për të vrarë Tom Doshin, ndërsa porositësi është larguar jashtë Shqipërisë, për në Gjermani.

    Gazetari Artan Hoxha, i njohur për miqësinë me deputetin Tom Doshi, ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin që po përgatitej për dy deputetët.

    Sipas Hoxhës, “Durim Bami pasi kishte marrë porosinë, ka ndërruar mendje dhe ishte paraqitur tek objektivi i tij, Tom Doshi”.

    Por për Hoxhës, “në këtë histori është edhe një person tjetër. Porositësi”.

    “Ky person i ka shkuar Durim Bamit dhe i ka thënë që dua të më marrësh përsipër këtë vrasje kundrejt shumës prej 500 mijë eurosh për Tom Doshit dhe 100 mijë euro për Mëhill Fufin.

    Ky person i është paraqitur në emër të një autoriteti më të lartë.

    Ky person është larguar nga Shqipëria pasi ka pasur dekonspirim të këtij plani.

    Porositësi ka një biznes në zonën e ish-bllokut, një biznes shërbimi.

    Personi që ka bërë porosinë është larguar nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë që në momentin që Durim Bami është paraqitur tek organet e drejtësisë.

    Ky hetim nuk ka nisur pasi emrat e përmendur në këtë histori kanë qenë shumë të rëndësishëm dhe prokuroria jonë është treguar gjithmonë e paaftë për të bërë hetime të mëdha”, tha gazetari Artan Hoxha gjatë emisionit “Studio e Hapur”, e drejtuar nga Eni Vasili në News24.

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Tom Doshi: Ilir Meta tutor i Edi Ramës. Ka paguar njerëz për të më vrarë

    Degjoni o miq te forumit! Nese nje gje e kane thene "qe eshte e vertete" Saliu ose Albo duhet te nenkuptoni menjehere te kunderten .

Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •