Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Xinxermhill
dmth Toma paskesh ba teater sipas jush???
Or xinxermhill, qaj Toma i ban t'gjitha" por frikacak nuk asht....
Po t'ishte ashtu sic thu ti me Tahejrin, nuk rrinte Rama tu kafshu buzen kur iu drejto Toma me gjeste....
Ki durim se pas Tomes esht ne rradhe tjatri....![]()
paqen, e sjell vetem drejtsia
Kam pare keto dite njerez te ndare ne opinjonet e tyre ca thone ka te drejt Doshi, ca thone mire ja bene qe e perjashtuan. pra ca keshtu e ca ashtu, dhe te gjithe keta ca-t krijojne kazanin e madh ku ka 25 vite pilitika qe zjen, o popull, edhe nese keta kodoshe politikan grinden, nuk e bejne per ju as per Shqiperi por per pasuri , pushtet dhe lavdi. nuk e kuptoj ende si ka mundesi ky popull kaq i varfer , kaq me halle, me vrasje grabitje, papunesi. merret duke i i bere llogarit, e zoterinjeve kapitalist, mafiozeve me kollaro qe e quajn veten politikan. lerini o popull te hane kokat e tyre, mos u rreshtoni ne kolonat e tyre, por behuni grusht me vete e sfidoini qente e parfumosur e te kollarisur qe ju mbysin diten me ulerimat e tyre prej pangopsie kurrupsioni e degjenerimi.
Ndryshuar për herë të fundit nga TNT : 04-03-2015 më 15:37
SERAFIM DILO (04-03-2015)
Ambasada Amerikane: Ka disa vite që kemi ngritur shqetësimet tona lidhur me Tom Doshin
Një ditë pas deklaratës së fortë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lidhur me përjashtimin nga grupi i PS-së të deputetit Tom Doshi, Top Channel i është drejtuar selisë diplomatike të Uashingtonit, duke e pyetur nëse kjo ambasadë ka pasur shqetësime më parë për Tom Doshin dhe a i ka bërë prezente këto shqetësime pranë kryeministrit.
Po ashtu, ambasada është pyetur edhe nëse ka shqetësime për të tjerë deputetë nga të dy krahët politike në vend.
Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së dha këtë përgjigje: “I kemi ngritur shqetësimet tona lidhur me Z. Doshi dhe të tjerë me autoritetet shqiptare për shumë vite. Siç thuhej në deklaratën tonë të djeshme, nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e Kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.”
Sic ja u thashe dhe me perpara, Doshi e ka hallin ke deputetlleku prandaj luan filmat e gjyshit.
Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Un po pres çka per te shtuar Brari ne lidhje me kte çeshtje.
It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .
O shoku Xinxo,
Po kur keta amerikanet na e kane patur hale ne sy kete Doshin, ku e shpinte mushka shokun Rama qe na e nxirrte ne krye te bulevardit dhe ne krye te fushates ne zgjedhjet e fundit, pa le pa le, pa ma beri edhe deputet?
Apo Doshin nuk e beri deputet shoku Rama duke e futur ne listat e PS, u be vete ai deputet?
Une them qe edhe Doshin t'ia faturojme Saliut, se ai i ben te gjitha te ligat.
Ore Xinxo, po pse i bente shenja ashtu shokut Rama ai ne Kuvend, kam frike se mos na i vret fare keta dy Rilindesat tane qe po na fishken para syve tane nga pushteti i tepruar?
Nuk keni faj ju or jo, ka faj shoku Enver qe ju zbriti nga coban malesh dhe ju beri pollitikane ju ne Tirane e ne Bllok.
Albo
Mos more. Këta amerikanët paskan qenë shumë të shqetësuar prej vitesh nga Toma me shokë, dmth e paskan ditur që në Parlament kanë hyrë njerëz të krimit - nuk paska patur faj opozita që ngrinte akuza në këtë prizëm. Më interesante është që këta zotërinjt gjithçkaditur nuk e penguan Doshin të vizitonte senatorë amerikanë në SHBA, pra lejuan me vetëdije që dikush me precedent penal të udhëtojë lirisht drejt SHBA, madje edhe me pasaportë shërbimi. Tani ambasada nuk ka shumë faj në vija të trasha. Fundja fundit është ithtare e politikës së shefit të madh, që e ka kthyer diplomacinë amerikane në aspekt global në palaço e kllounë, duke arritur pikën më të ulët pas Luftës së ftohtë.
Nga ana tjetër, Ministri, Drejtori përgjithshëm i policisë dhe Kryeministri kanë qenë të njoftuar për atentatin dhe e kanë pranuar një fakt të tillë. Pavarësisht dëshirës së Doshit për të mos e kanalizuar akuzën në rrugë ligjore, tre zotërinjt e lartpërmendur janë të detyruar me ligj të denoncojnë çdo kundravajtje ligjore të mundshme që hasin. Në ndryshim nga qytetari i thjeshtë që është i detyruar të denoncojë vetëm shkelje të rënda ligjesh, funksionarët e shtetit janë të detyruar të denoncojnë edhe kundravajtjen më të vogël ligjore.
Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 05-03-2015 më 04:22
relata refero
Xinxo ne lidhje me fllusken.
1. Cpune ka ministri i brendshem te dale ne deklarate per shtyp per nje ceshtje qe eshte nen hetim e siper nga prokuroria dhe jep perfundime??!!
Ceshte ky perfundim qe nxitohet te jape ne konferenca shtypi?
2. Drejtori i pergjithshem i policise ishte ne dijeni dhe a ishte takuar me Doshin dhe ndonje person te dyshuar per vrasjen e Doshit?
Para 3-4 ditesh tha qe nuk ishte fare ne dijeni dhe qe duhet te pyesnim Doshin. Ministri dje tha qe paska qene jo vetem ne dijeni por edhe qenka takuar me personat me siper.
Del sot Drejtori dhe thote qe na paska thene thjesht qe se kish takuar ne zyren e vete.
3. Ne gjithe ate deklarate te ministrit per ngjarjet me sqarime te hollesishme kronologjike me mungoi dicka. Emri i Spartak Brahos.
Ne asnje nga takimet e permendura nga Ministri, nuk permendet emri i Brahos, nderkohe ne deklaraten e Brahos thuhet qe ka qene ne nje takim me ministrin, kryeprokurorin, kryeparlamentarin.
Tani ky takim eshte bere apo nuk eshte bere?
Pra dalin disa mosperputhje neper deklarata keto dy-tre dite qe mua si njeri i thjeshte me bejne te besoj me teper varjantin e Doshit sesa varjantin e ketyre qe po mundohen me deklarata te nxituara dhe te pakoordinuara si e si te mbulojne rastin ne fjale.
Gjithsesi besoj do kemi zhvillime sot ne parlament per kete gje.
Por pavaresisht nese eshte flluske apo jo, ajo qe mua me shqetesoi me teper nga deklarata e ministrit dje eshte kjo:
Si ka mundesi qe Ministri i Brendshem dhe Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit takojne ne zyren e Ministrit nje te dyshuar per vrasje te mbetur ne tentative te denoncuar nga vete viktima dhe e lene te ike i lire?
Si ka mundesi qe nuk e arrestojne ne momentin qe kane deponimin e Doshit, nuk e arrestojne ate person ne momentin e pare qe e shohin por bisedojne dhe e lene te ike?
Perse nuk kane bere keta denoncimin ne Prokurori duke pasur nje informacion te tille?
Ky fakt i permendur nga Ministri, eshte ne rastin me te mire Kompromis me Krimin, apo ne rastin me te keq pale me krimin.
Ministri i Rendit dhe Drejtori i Policise per kete takim duhet te japin direkt doreheqjen dhe te hetohen per pengim te hetimeve te nje ngjarjeje te mundshme kriminale.
Me vjen keq sepse me aq sa dija une, ka qene nje nga ministrat qe kam levduar me shume per punen e palodhur dhe transformimin deri diku te policise ne lidhje me komunikimin me qytetarin e thjeshte, por ka disa kohe qe po i nxjerr bojen vetes me skandale te njepasnjeshme qe nga rrahjet dhe deri te kjo e fundit qe eshte rasti me flagrant dhe qe me ve friken mua si qytetar se deri ku mund te shkoje krimi.
When pleasure remains, does it remain a pleasure?
Pash nje moment nga ajo video qe kishte bere Tomi dhe ideja e pare qe mu krijua ishte se ai tipi qe filste dukej sikur jepte konference shtypi dhe jo sikur po pergjohej. (Vertete nuk i vajti mendja 3 sahat duke folur se mos po e merrnin ne televizor??) Ndoka,Noka,Toma & co ... Eh sa te drejte ke pas mor Max Velo.
Eej kam 1 pyetje:
A do fitonte apo do humbiste PS ,ne planin politik ,nqs vertetohej se porosine e ka bere likja pra nqs arrestohej likja ?
Krijoni Kontakt