Une jam dhe mbetem, nje lexues i regullt i gjith faqeve te krishtere ne kete forum. Natyrisht kete e bej jo thjesht se dua te atakohem me religjinonet, apsolutisht jo. I gjith qellimi eshte, mesimi i gabuar qe religjioni sjell, duke e "shitur" ate si mesim te kishes se Krishtit. Ne jetojme ne kohet e fundit, dhe apsotulli Pal tek letra e Timoteut na tregon se ne kohet e fundit, njerzit do te perzgjedhin mesonjes, qe tu "gudulisin "veshet. Qe do te thote, devijim nga fjala e Krishtit dhe e apsotujve. A po ndodhin keto realisht? Pikerisht une po ju sjell thenie ( "xhevaire" nga mesimet e gabuara qe religjioni predikon. Mbase ne dukje, duket sikur une sjell konflikt me religjionet, por ju siguroj se qellimi im eshte i mire. Dhe natyrisht shkruaj ketu, jo per te sjelle nje "konflikt", por sepse diskutimi ne faqet perkatse te ketyre religjioneve, eshte i pamundur dhe arbitrar. Ata nuk lejojne qe fjala profetike e Perendise, te jete mesimi baze i kishes, dhe fshijne cdo shkrim, i cili i kundershton ata, edhe pse argumenti im kundershtues, vjen nga fjala profetike dhe jo nga njeriu. Le te shohim keto "xhevaire", te cilat mashtrojne shpritrat njezore, duke i mbajtur lark se Vertetes.
Po e nis me Toni77. I cili ne nje teme te hapur prej tij, temen e e titullon me titullin:
“ Tė "FALEM" (Mari) o hirėplote! - Zoti me ty."
Cdo besimtar i vertete i krishtere, i cili shikon nje titullim te tille, i cili bije ne kundershtim me mesimin e fjales se Krishtit, do te reagoje. Tek Veprat shohim nje moment, kur Pali kundershton haptazi Pjetrin, per faktin se Pjetri nuk po ecte simbas ungjillit te Krishtit. Pra i gjith qellimi im eshte, te shpall drejt mesimin e ungjillit te Krishtit.
Ne fakt kete varg, nga i cili Toni 77 e ka vendosur si titull te temes se tij, e gjeme tek Luk:1:28. Ja se se si religjioni e deformon kete varg, duke e keqperdorur per qellimet dhe interesat e tij, dhe jo te Perendise. Ja vargu, nen interpretimin katolik:
" Engjėlli hyri tek ajo dhe i tha: “Tė falem, o Hirplote! Zoti me ty!”
Ja si eshte ne te vertete vargu , simbas origjinalit Grek, dhe po e sjell fillimisht ne gjuhen greke, dhe poshte tij, te kthyer ne shqip:
" Και εισελθών ο άγγελος προς αυτήν, είπε· "Χαίρε, κεχαριτωμένη" ο Κύριος μετά σού· ευλογημένη συ εν γυναιξίν."
" Dhe erdhi engjelli tek ajo e i tha: "njatjeta dhe hirplote" Zoti me ty ......"
Pra ky eshte vargu origjinal, ku nuk ekziston fjala: te"FALEM"....... (Mari) o hirplote.. Fjala Greke te "FALEM" eshte: "να προσευχηθούν", qe ne konceptin teologjik do te thote: te Falem, te pergjerohem, te perunjem, te dorzohem, te neneshtrohem, gjunjezohem.. . Nderkohe qe fjala e engjellit, ne rastin konkret simbas shkrimit origjinal, eshte: "Χαίρε", qe do te thote: pershendetje dhe tunjatjeta. Atehere pyes: Cila eshte arsyeja, qe fjala e Engjellit drejtuar Maries , transformohet plotesisht, ne nje kuptim krejt tjeter?? Natyrisht qe e ka shpjegimin e vet. Relijgioni, duke ju shmangur mesimit qe Fjala profetike jep permes zbuleses se Frymes tek besimtari dhe Kisha e Krishtit, ben qe mesime te tradites te dominojne doktrinen e tyre baze. E cila ne thelb te vet ka dominacion religjionoz. Mesimet e tradites mesojne se, Maria eshte mbreteresha e qiellit, se Maria eshte nderlidhja midis njeriut dhe Krishtit, se Maries duhet ti besojme dhe ti FALEMI pasi edhe ajo u ringjall si Krishti, e tjera si keto, na vertetojn shmangien nga Ungjilli i Krishtit. Pasi mesime te tilla nuk gjenden ne shkrimin profetik. Por ajo qe eshte edhe me e dhimbshme, eshte menyra abuzuese, me te cilin relijgioni ushtron ne perballje me mesimin e Krishtit.
Une me dashamiresi, pasi e lexova shkrimin, i thash Tonit77 se, nje mesim i tille, ku besitmari kristian te ftohet qe ti FALET Maries, nuk gjendet ne shkrimin profetik. Dhe i tregova konkretisht keto qe une po them edhe ketu. Reagimi i tij ishte aspak dashamires, por dhe i paragjykues. Ne fakt ky eshte problemi i tij. Por megjithate une vahzdova i qete ta ballafaqoj ate me vargjet origjinale te bibles, duke i treguar atij se po meson gabim. Kjo eshte detyra e cdo te krishteri, kur sheh se ungjilli i Krishtit, keqperdoret per qellimet e njeriut, dhe jo te Perendise. Ja disa reagime te tij, ndaj meje.
" Ti "Deshmuesi" je nje tru shperlarė...... nuk meriton per faktin se je i pa sjelleshem, armik i te krishterėve - i femijve te Zotit te cilet i lufton pra..... je i semuar fetarisht dhe tru shperlar....... e mos shkruaj ma ketu sepse qellimi yt nuk eshte Krishti por akuza dhe sulmi ndaj te krishterve...... duke mendue se po i sherben Zotit - por te eshte shendrruar djalli si zot, te ka verbuar dhe terbuar, duke t'i shtjelluar rreshtat e shkrimeve te shenjta - gjithcka ne kontest te kundert dhe gabuar....."
Por kjo nuk ka rendesi se cfar ai thote per mua. Per mua me e keqja eshte, Fshrija e shkrimeve te mia, permes te cialve une e bind se ai eshte komplet kunder. Dhe paturpesia eshte, kur ky zoteri citon disa vargje nga shkrimet e mia, dhe e fshin me pas komplet shkrimin, duke mos i dhene mundesine lexuesit qe te ballafaqohet me dy argumentat. Ja psh. se cfar shkruan ai, duke e cituar nje varg timin, dhe duke e fshire komplet shkrimin tim, ku une argumentoj biblikisht, devijimin qe religjioni i ben ungjillit te Krishtit.
Ky eshte nje varg i cituar nga shkrimi im, ku midis te tjerash une i them:
"Une hyj e shkruaj vetem mesimin e fjales profetike, kur shoh se ajo nuk shpallet drejt."
Ja si pergjigjet Tonni77:
"Njeriu gjithmone duhet ta dij se qe ne zanafille - djalli shtjelloj nga shkrimet duke pretenduar ta korigjoj njeriun."
Pra nese dikush lexon kete, natyrisht qe kerkon te dije, si cfar konkretisht ka thene deshmuesi. Fakteqesisht shkrimi eshte fshire, dhe Tonni77, ka lene vetem fjalet e tij ne citim te vargut tim. Ky eshte abuzim dhe amoralitet qe dikush mund te beje pergjate nje diskutimi. Dhe aq me keq, kur ketij njeriu i eshte lene moderimi , me te cilin ai abuzon paturpesisht. Ja dhe me poshte, shohim rastin me flagrant.
Tonni77 ka cituar vargun tim, dhe ka fshire me pas komplet shkrimin tim, ku une deshmoj biblikisht se si relijgioni ecen ne te kundert me ungjillin e Krishtit. Une them:
"Qe nga ttitulli qe i ke vene shkrimit, tregon se kush po keqperdor shkrimin profetik. .."
Ndersa Tonni77 pergjigjet"
" Titulli qė ia kam vendosur shkrimit eshte biblike, deshe ti apo nuk deshe, i pelqej djallit apo jo..,
Dhe une per here te trete shkruaj vargun origjinal nga bibla, ku i vertetoj faktikisht se, ai po jep mesim te gabuar. Ai perseri vazhdon ta fshije. Dhe une sot perseri e shrkuajta vargun, ku e di qe ai persieri do ta fshije. Por peyejta me e rendesishme eshte: Mos valle e gjitha kjo eshte nje replike midis Toni77 dhe deshmuesit? Apsolutisht jo. Une nuk merakosem cfar mendojne per mua... se crendesi ka,kush eshte deshmuesi... Kur une shkruaj ketu, nuk merem asnjehere me personin, kush dhe cfar ai eshte. Pasi kjo eshte liria e tij. Une perqendrohem ne fjalen profetike, per ta shpallur drejt, sa here qe ajo shkelet. Por religjionozet, kane nje veti te perbashket, nga dhe ku mund ti njihni shume lehte. Ata "luften" e drejtojne perosnalisht tek perosni me te cilin flasin, duke i dhene ngjyra konflikti fetar. Kjo ben, qe ata mos te te shohin ty si nje besimtar i krishtere, por si nje religjionoz. Pra vendosin nje "barazim" mids teje dhe vetes se tyre, duke te perbaltur, bile dhe deri ne blasfemi, duke te emertuar si djalli. Por kur kujtoj fjalet qe Jezusi tha, per ata qe fyjne apo gjykojne vellane e tyre, duke e quajtur thjesht edhe budalla, me mire per ta, thote Jezusi, eshte te varin nje gur ne qafe dhe te hidhen ne det. Por duhet te njohesh Perendine dhe ti besosh Atij, qe ti kesh frike..
Asnjehere nuk e shikoj perballjen e cdo besimtari te krishtere, i cili ne qender ka Krishtin dhe mesimin e tij, qe fjala profetika na meson, si nje perballje perosnale. Apsotiulli pal tek Efesiane thote se lufta jone nuk eshte kunder mishit dhe gjakut, dmth njeriut, por kunder pricipatave dhe pushteteve te erresires..
Une do te sjell shume "xhevaire" nga religjioni, ne menyre qe te bejme nje diskutim te qete, te qarte dhe te drejte, nga ku gjithsecili duhet te jete syhapet. Kjo, sepse jemi ne kohet e fundit, dhe Pali e shikon si nje problem madhor dhe me pergjegjesi per besimtaret e krishtere, qe te ruhen nga mesimet e gabuara, ku mesues te pelqyer nga njerzit, do te terheqin pas vetes nje shumece te madhe njerzish, duke ju "gudulisur" veshet, dhe duke i larguar ata nga e Verteta.
Krijoni Kontakt