Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: "Xhevaire" te religjionit..

    Vazhdojme me te tjera "xhevaire" te religjionit. Po sjell nje fjali, qe ne thelb te mesimit te vet, eshte shume te rrezikshme per kedo qe e pranon. Ja cfar meson nje orthodhoks, ne nje teme te hapur prej tij, me titullin: "Pėrse duhet tė ndihmoj Kishėn?"
    Pasi e lexova me kujdes kete teme, u perpoqa te sjell nje varg, ku deshmoj dhe them se, eshte vertet nje mesimi i rrezikshem dhe jashte ungjillit te Krishtit. Simbas orthodhoksit, hapesit te kesaj teme, ne nje bisede qe ky kishte me nje orthodhoks tjeter, i cili, edhe ai shkonte ne kishen orthodhokse , por qe nuk paguante PARA ne kishe. Dhe ky, per ti mesuar atij se sa e rendesishme ishte pagesa qe ai duhej te bente ne kishen orthodhokse, i thote: nese ti nuk i paguan taksat shtetit, a nuk te fut shteti ne burg?
    Dhe ja si vazhdon me tej biseda:

    Ai tjetri i tha: "Po nuk pagova taksat, te fusin ne burg!" Dhe une (thote orthodhoksi) i thashe, "Po nuk dhe per Kishen, Zoti Krisht nuk do te japi meshiren per mekatet e tua ne Diten e Gjykimit!"

    Pra sic e shikoni, Religjioni ka ne fokus qellimet e dominacionit dhe sundimit te tij fetar. Nje mesim i tille se, po nuk dhe per Kishen, Zoti Krisht nuk do te japi meshiren per mekatet e tua ne Diten e Gjykimit, eshte nje mesim shume i rrezikshem, qe neperkemb Hirin dhe Miresine qe Pendia dha per sheptimin tone me ane te Jezusit. Pra ky lloj mesimi nuk vjen nga ungjilli i Krishtit. Jezusi na meson ne shkrimin e Tij profetik se, Shpetimi i Perendise eshte Dhurate e HIRIT, qe Perendia dha me ane te Tij. Prandaj dhe Jezusi ju tha dishepujve: "...e ēfarė mund tė japė njeriu nė kėmbim tė shpirtit tė vet?"
    Atehere me vjen ne ment kjo pyetje per religjionin: Sa eshte cmimi qe duhet te paguash ne kishe, ne menyre qe te fitosh nga Perendia shpetimin e shpirtit?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 08-03-2015 mė 17:20

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,746

    Pėr: "Xhevaire" te religjionit..

    Ne fakt,Krishti ishte per pagimin e taksave, o me sakt nuk ishte kundra pagimit.Shpegimi i Kishes ishte qe Krishti ishte per pagimin e taksave (per interesin e tyre e per arsye te tjera),natyrish simbas teksteteve te perpunuara, te cunguara,te perjashtuara,te shtuara,ky hyn dhe kopjimi,perkthimi dhe interpretimi.
    "Jepni Cezarit ajo qe eshte e Cezarit e Zotit ajo qe eshte e Zotit" (M.22 :19-22)

    Ekulibrizem,fantastik.Nuk mund te akuzohej se thoshte mos paguani taksat, por nuk mund te akuzohej se tha paguani taksat.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: "Xhevaire" te religjionit..

    Tani po sjell dhe vargun tjeter nga tema: " Pėrse duhet tė ndihmoj Kishėn? "

    Edhe ne kete varg, hapesi i kesaj teme, vazhdon ne mesime jashte asaj cka Ungjilli i Krishtit meson. Ja si thote ai:

    " Dhe ashtu si Arka e Noes qe i mbijetoi permbytjes, ashtu edhe Kisha do te SHPETOJE SHPIRTRAT e te gjithe atyre besimtareve qe u lidhen me Kishen."

    Nje mesim te tille nuk e gjeme ne fjalen e Krishtit dhe apostujve. Te mesosh se, Kisha "shpeton shpritrat, do te thote, te mos njohesh kush eshte Jezus Krishti, dhe kush eshte Trupi i Tij, Kisha. Shembelltyra e " Samaritatin te mire", eshte nje mesim i gjalle dhe i vertete, permes te ciles Jezusi na tregon se kush eshte Krishti dhe misioni i tij, kush eshte kisha dhe misioni i saj mbi dhe. Do te ndalem vetemtek disa elemente te kesaj shemblletyre, per te vertetuar kete qe them.
    Permes figures se Samaritanit, Jezusui zbulon Sherbesen e Tij mbi dhe. Permes figures se te "palgosurit", Jezusi simbolizon mekatarin. Po keshtu dhe me figurat e Priftit dhe Levitit, Jezusi tregon relijgionozet. Ndersa me "Hanin" dhe "Hanxhiun", ku Samaritani coi te palgosurin, Jezusi simbolizon Kishen e Tij te gjalle, dhe bariun sherbestar qe sherben ne kishen e Jezusit.
    Pra ne kete shembelletyre, Jezusi tregon qarte se, eshte Samaritani ai qe e shpetoi te rrahurin nga cubat; eshte Samaritani ai qe i mjekoi te rrahurit plaget; eshte samaritani ai qe e coi te rrahurin ne Han; eshte samaritani ai qe pagoi hanxhiun qe te kujdesej per ti sherbyer ketij te plagosuri. Pra ne kete shembelletyre, Jezusi na tregon qarte se Shpetimin e jep vetem Perendia. Te mesosh dike se, kisha do te te shpetoje , meqense ti je i lidhur me te, ky nuk eshte mesim qe vjen nga ungjilli i Krishtit.

    Po ju bej nje peyejte te thjeshte:

    Cfar jane per ju, pjesmarja ne kishe e "virgjereshave te marra?

    Ne shembelltyren e 10 virgjershave, Jezusi na meson se, ishin 10 virgjeresha, qe ne fakt simbolizojne te krishteret. Jezusi na tregon se midis tyre kishte nje ndryshim thelbesor, ku 5 ishin te mencura dhe 5 te pamenta. "Mencuria", simbolizon Krishtin, pasi Ai eshte Dituria e Perendise. Pra me "virgjeresha te mencura", Jezusi na tregon per ata te krishtere, te cilet kane dhe besojne Krisht. Ndersa viergjereshat e pamenta, jane ata qe nuk kane Krisht, edhe pse kane njohuri te percipta rreth fjales apo ngjajrjeve historike rreth Krishtit. Ne fund Jezusi thote se, ne dasmen e Dhendrit, hyne vetem virgjershat e mencura. Perese? Kjo sepse ato kishin MENCURINE dhe DITURINE, Rrugen e vetme per Shpetim, Zotin Krisht.

    Kisha nuk shpeton te krishteret, por te shpetuarit nga Jezusi, jane kisha. Asnjehere Krishti dhe apostujt e Tij, nuk shpallen dhe predikuan, shpetim ne emer te kishes. Kisha nuk shpeton, por shpall Ungjillin e Sheptimit, i cili meson se, VETEM ne Jezusin ka Shpetim dhe Jete te perjetshme. Mosnjohja e kesaj te VERTETE, ben qe te mesosh gabim, dhe ne kundershtim me fjalen e Krishtit dhe mesimin e ungjillit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 08-03-2015 mė 19:57

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: "Xhevaire" te religjionit..

    Ja cfar shkruan religjioni ne temen me titull: "Meditim mbi Ngjizjen e Paperlyer."

    "Nje grua solli shkaterrim, dhe nje grua do te sillte shpetim. Njera, e tentuar nga gjarperi, e vulosi shenjen e mekatit mbi racen njerezore; tjetra do t'u ngrinte permes hirit, e paster dhe e paperlyer. AJO DO TE SHTYPTE KOKEN E GJERPRIT qe ishte i pashprese para saj dhe qe perpiqej me kot NEN THEMBREN E SAJ;"


    Sic e shikoni ketu religjioni del hapur ne nje mesim krejt te gabuar. Tek Zanaf:3:14-15. Perendia na meson.

    "Atėherė Zoti Perėndi i tha gjarprit: “Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur gjithė ditėt e jetės sate. 15 Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; FARA E SAJ DO TE SHTYPE KOKEN TENDE."

    Hymnizimi dhe barazimi me Jezusin, qe religjioni i ben figures se Maires, te con ne nje shtremberim te fjales profetike, dhe ne nje mesim shume te rrezikshem dhe me pasoja katastrofike per ata qe e thone, si dhe per ate qe e besojne. Perendia ne shkrimin e tij profetik na meson se, Gjarprit ja shtypi koken Jezus Krishti, permes ringjalljes se Tij nga vdekja. Prandaj Jezusi ju tha apostujve, Merni zemer se une e munda boten dhe ate( princin e eresires, satanin) qe eshte ne bote. Kjo eshte deshmia e Krishtit dhe vepra e Krishtit, ne fitoren e kryqit. Askush nuk u gjend i denje, thote bibla, qe te hapte rrullin , pervecse Jezus Krishtit. Amin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 23-03-2015 mė 18:47

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •