Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    LSI ultimatum Ramës: Le nam me përpjekjet për të testuar mjekët! Tërhiqu!

    TIRANË - Pas testimit për mësuesit edhe mjekët e infermierët do t’i nënshtrohen testimeve të herë pas hershme për të ofruar një shërbim sa më cilësor. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në aktivitetin për shërbime më të mira shëndetësore në Pallatin e Brigadave.

    "Do të fillojmë testimi dhe kreditimin e gjithë profesionistëve të sistemit shëndetësor dhe nuk do të mbajmë në spitale dhe në sistem asnjë profesionist që nuk merr kreditë e duhura nga testimi që do të thotë nga njëra anë ti japim mundësi të plotë njerëzve që të jenë në duart e duhura po nga ana tjetër ti japim duarve të duhura mundësinë që mos bëhen si këmbët e dhisë sic kanë qënë gjith këto vite. Nëse ka 9000 sot nga këta 9000 askush mos jetë atje për të marrë rrogën apo për të marrë rryshfetin, por të jetë atje sepse vërtet është një nga 9000 më të mirët."- tha Rama.

    2014 është cilësuar nga shefi i qeverisë Edi Rama si një vit i suksesshëm, ndonëse pritshmëritë e qeverisë dhe qytetarëve janë më të larta. Sipas tij u shlyen 40 milionë dollarë borxhe të mbaruara nga qeveria e mëparshme, u garantua furnizimi me barna dhe pajisje shëndetësore i spitaleve dhe qendrave të shëndetit parësor, ndërsa u vunë në punë edhe 10 paketat e parë të kujdesit shëndetësor falas.

    Shqiptarja

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Testimi i mjekëve, Vasili: Nismë e tejkaluar. Abazi: Janë të licencuar



    Nuk mungojnë zërat kritik ndaj iniciativës së Ministrisë së Shëndetësisë për të testuar mjekët. Ish ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili e quan një fotografim të tejkaluar dhe se prej vitesh Shqipëria ecën me procesin e edukimin në vazhdimi.
    Duke e quajtur si një kthim pas në kohë ku testimi ndodh vetëm në sistemin diktatorial dhe në asnjë vend tjetër të botës, deputeti i LSI thotë se nuk do të krijonte as më shumë e as më pak se një qetësi artificiale.
    “Shqipëria sot të konsoliduar një sistem të edukimit në vazhdim dhe ideja e fotogarfimit në mënyrë të njëhershme në një kohë të caktuar e mjekëve nëpërmjet provimit, besoj se është një ide e tejkaluar pa referenca ndërkombëtare, sepse ideja që ne bëmë një provim dhe u mbyll dhe jemi në rregull, nuk është ky thelbi i profesionit mjekësor. Kjo na kthen në sistemin e mëparshëm, pra ka ekzistuar edhe para viteteve ‘90 ky sistemi i testimeve, i cili nuk arriti asnjëherë nivelin por vecëse krijo një qetësi artificiale”, tha Vasili.
    Por kundër kësaj iniciative doli edhe urdhëri i mjekut. Drejtuesi i urdhërit Din Abazaj tha se nuk ka përse të testohen mejkët kur në fakt janë të licensuar.
    “Profesioni i mjekut është profesioni më i testuar dhe më i kontrolluar mbi bazën e kritereve shumë të rregullta. Për mua duhen të testohen drejtuesit e institucioneve dhe menaxherët e institucioneve që menaxhojnë institucionet shtetërore”, tha Abazaj.
    Për zëra kundër, ministria e Shëndetësisë në qëndrimin e saj thotë se iniciativa bazohet pas një vlerësimi prej 16 mujash se si funksionon sistemi shëndetësor, nga rezultatet e monitorimit, nga performanca jo pozitive dhe nga mbulimi universal I popullatës ka vendosur që të testojë mjekët, infermierët, si dhe të punonjësit e tjerë teknikë mjekësorë. Ministria thotë se testimi as nuk e cënon dhe as nuk e dëmton proçesin e nisur tashmë prej pesë vitesh të edukimit në vazhdim.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Testimi i mjekëve dhe infermierëve, Shehu: Nisma e qeverisë, denigruese dhe e paligjshme

    TIRANE- Partia Demokratike e quan jo vetëm diskriminues, por edhe të paligjshëm e korruptiv testimin e mjekëve dhe infermierëve. Në një deklaratë për media, kreu i Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu thote se nisma e qeverise per kete proces eshte denigrues dhe i jashtëligjshëm.

    “Kjo inisiative nuk është e bazuar në ligj, praktikën tonë e ndërkombëtare. “Testimet” e tilla tingëllojnë abuzive, jo profesionale dhe bien ndesh ëdrejtat e profesionistëve dhe të njeriut. Janë diskriminuese se tentojnë të largojnë qindra specialistë nga puna për t’i zëvëndësuar me të tjerë. Personeli ynë shëndetësor provohet në procesin e diplomimit, në provimin e shtetit, nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm, apo konkurseve”- tha Shehu.

    Sipas tij, PD po e ndjek me vëmendje këtë proces “sui generis”. “Jemi në pritje të publikimit të dokumentave të domosdoshme zyrtare. Më tej do të veprojmë qoftë politikisht, qofte duke atakuar vendime të tilla në Kuvend e organet e drejtësisë”- perfundoi ai.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Abazaj: Të testohen drejtuesit, më pas mjekët

    Reagimet

    Urdhri i Mjekut, Vasili dhe mjekët kundër. MSH: Nuk cenohet procesi i edukimit në vazhdim

    Testimi i mjekëve, infermierëve dhe laborantëve ka hasur kundërshtitë e para nga personeli mjekësor, presidenti i Urdhrit të Mjekut apo edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Në lidhje me këtë, presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazaj, është shprehur kundër kësaj nisme të Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas Abazajt, fillimisht duhet të testohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore dhe më pas ky proces të kryhet te mjekët. Ai theksoi se bërja e testimit është vendosur pa u konsultuar paraprakisht me grupet e interesit. “Të gjithë mjekët janë licencuar në bazë të disa kritereve, dosjeve, e të dhënave nga drejtori të institucioneve mbi performancën dhe kapacitetet e tyre profesionale. Kështu që nuk e di se si mund të jetë më e testuar nga ana profesionale. Në vend që të testohen mjekët në këtë mes, unë do thosha të testohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore se sa janë të aftë. Në ecuri e sipër, sigurisht do kontaktoj mjekët, do marr opinionet e tyre megjithëse në përgjithësi i kam marrë, e të shikojmë pastaj të hymë dhe në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë nëse ata do të pranojnë të bisedojnë me grupet e interesit ashtu siç duhet vepruar normalisht”, deklaroi Abazaj. Në lidhje me këtë situatë të krijuar, ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht deputeti i LSI-së dhe anëtar i Komisionit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka nënvizuar se kjo është një nismë e tejkaluar dhe pa rezultate pozitive. Sipas tij, testimi është kryer edhe para viteve ‘90, por nuk ka sjellë përmirësim të cilësisë në sistemin shëndetësor. “Ideja e fotografimit në mënyrë të njëhershme, në një kohë të caktuar, e mjekëve nëpërmjet provimit besoj se është një ide e tejkaluar dhe pa referenca ndërkombëtare, pasi nuk ndodh gjëkundi. Ideja që bëmë një provim dhe aty mbyllen problemet nuk përbën thelbin e profesionit të mjekësisë. Thelbi i këtij profesioni është mbajtja gjallë e tij gjatë gjithë jetës”, tha Vasili. Ndërkohë kundërshtime ka edhe nga mjekë e punonjës të tjerë të sistemit shëndetësor. Sipas tyre, si mund të testohemi kur kemi mbaruar me mesatare 10 jashtë vendit, kemi eksperiencë shumëvjeçare, nga njerëz që nuk dihet si i kanë marrë diplomat. “Do të më testojnë ata që edhe shqipen e flasin të cunguar, apo që diplomën e mjekësisë e kanë marrë me ‘shumë vuajtje’, apo në një ‘hark kohor të ngjeshur’ u bënë specialistë, doktorë shkencash”, shkruan një mjek në rrjetin social Facebook. Ndërkohë mjekët kanë vendosur që të firmosin edhe një peticion, ku kundërshtojnë testimin. Pas deklaratës së presidentit të Urdhrit, Abazaj, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Në një njoftim për mediat, ajo ka theksuar se janë të vendosur për ta çuar deri në fund procesin. Ndërkohë, pohohet se testimi është vendosur që do të kryhet pas një verifikimi të kryer nga ky institucion, ku janë vënë re mangësi të theksuara. “Ministria e Shëndetësisë ka arritur në konkluzionin se, për të përmirësuar nivelin e burimeve njerëzore, ku synimi kryesor është arritja e mbulimit universal në sistemin e kujdesit shëndetësor në vend, për të programuar qartë dhe saktë nevojat për përmirësimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, si dhe për të orientuar drejt ofertën e edukimit në vazhdim, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të testojë mjekët, infermierët, si dhe punonjësit e tjerë teknikë mjekësorë. Dëshirojmë të ritheksojmë se ky program testimi as nuk e cenon dhe as nuk e dëmton procesin e nisur tashmë prej pesë vitesh të edukimit në vazhdim”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Ilda Hoxha

    Shqip

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Mjeket te rinj apo te vjeter kane boshlleqe ne njohje dhe kjo eshte normale.
    Kujtesa nuk mund te mbaje mend cdo gje qe ke lexuar ne shkolle apo ne jete.
    Testimi nuk garanton cilesi ne sherbim mjekesor nga mjeke te rinj,te vjeter dhe infermieret.
    Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe procedurat e vizites nga mjeku vlersimi i situates sipas analizave
    te behen me precizion matematik me saktesi 100 % per te percaktuar diagnoze me perpikmeri inxhinjerike
    dhe doze ilacesh shume precize.
    Si mund te arrihet kjo?Duhet filluar me modernizim te pajisjeve hardware/aparaturave ne qendrat ambulatore,spitale, universitete
    mjekesore.Keto pajisje ndihmojne shume per te marre rezultate shume precize pa gabime.
    Cdo zyre mjeku cdo ambjent ku vijne paciente per vizite duhet te kete kompjuter per mjekun.
    Cdo kompjuter qe perdoret nga te gjithe mjeket dhe infermieret kudo qe jane ne Shqiperi duhet te jete
    i lidhur ne nje network gjigand dhe aty te ruhen databaza me simptoma, kura per simptoma, artikuj shkencor, tabela ,libra,ilustrime figura,
    programe kerkues shume preciz qe te gjejne ekzakt material per cdo simptome, cdo kure, cdo ilac etj
    Pra mjeket ti perdorin keto kompjutera per tu lidhur me kolege mjeke kudo ne Shqiperi si dhe si reference.
    KY rrjet mjekesor duhet te jete i lidhur me gjithe rrjetet e mjekeve ne bote me gjithe universitetet ne bote te mjekesise
    dhe kjo te lejoje mjekun te kerkoje dhe gjeje me saktesi ekzakt ate cfare i duhet.Kompjuteri do ndihmoje mjekun per gjera
    te turbullta te paqarta apo gjera qe ai i ka harruar,do ndihmoje mjekun te nxjerre nje diagnoze shume te sakte dhe formuloje nje kure
    me shume precizion ashtu sic i duhet pacientit.
    Duhen blere pajisje aparatura moderne qe jane shume te sakta, praktike,identifikojne me saktesi probleme me shendetin e pacientit
    dhe kursejne shume kohe ne pune.
    Ministria e shendetsise duhet te investoje fort ne infrastrukture duke ngritur rrjete kompjuterike shume cilesore dhe te mbrojtura,
    pajisjen me kompjutera te fuqishem ne spitale/ farmaci dhe laboratore moderne.
    Testet ndihmojne deri diku ne ngritjen e njohurive te mjekeve dhe infermiereve por kjo nuk mjafton, as garanton kualitet precizion ne sherbimin mjekesor
    pasi kujtesa e njeriut eshte e kufizuar dhe nuk te garanton ruajtje ne kujtese pergjithmone te fakteve shkencore detajeve ne zanat.
    Kompjuteri dhe rrjeti te garanton.Edhe profesoret qe kane shkruar libra mjekesie nuk i mbajne mend te gjitha ato qe kane shkruar.
    Per kete arsye ato mbajne nje cante me libra, artikuj ,dokumenta si reference per ti ri pare me vone.
    -----------
    Drejtusit e spitaleve institucioneve shendetsore shkollave te mjekesise apo drejtore ambulancash duhet te testohen,
    per aftesite,zotesine e tyre si manaxhere te afte dhe
    administratore te shkathet dhe eficente.
    Nuk ka pse nje drejtues institucioni mjekesor te jete ekspert mjeksie,ai duhet te jete i zoti te orkestroje me mjeshteri dhe eficence komplet aktivitetin
    e mjekeve dhe infermiereve qe punojne aty.Duhet te jete manaxher i mire te drejtoje dhe organizoje me zgjuarsi stafin qe punon atje, te siguroje komplet
    furnizimet me ilace dhe baze materiale per cfare ka nevoje nje institucion
    dhe te jete administrator shume i shkathet
    qe te krijoje komplet dokumentacionin qe duhet per kete aktivitet
    Mjeke infermiere duhet te trajnohen se si te perdorin me shpejtesi programet kompjuterike per diagnostikim, analize kurim,si te perdorin funksione specifike ne programe si Microsoft word,apo PDF
    sic eshte funksioni FIND.Duke perdorur kete funksion mund te gjesh me shpejtesi rrufe nje fjale nje shprehje ne nje liber,apo ne materiale shume voluminoze tekst 400 -1000 faqe.
    Duke perdorur ne MS Word Edit/Find ose Edit Find Next mund te gjesh dicka brenda disa sekondave dhe kursen kohe.
    Nje favor i madh per mjeket sot jane materiale mjekesore video ne Youtube qe jane krijuar per qellime trajnimi per te zgjeruar njohurite.
    Youtube mund te perdoret nga mjeket e per te mesuar gjera qe nuk i kane hasur ne libra as leksione as praktikat e tyre mjekesore.
    Duke pare videot ato mund te zgjerojne horizontin ne eksperience dhe njohje.Mund te mesojne metoda me te shpejta ne procedura mjekesore.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 13-01-2015 më 22:53
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Pas mësuesve edhe mjekët e infermierët në testim

    Emisionet satirike ne televizionet shqiptare, duhet te fusin kamera te fshehta ne dhomat e testimit, dhe te filmojne keto testimet e doktoreve dhe infermiereve. Do jete gallate e madhe e do qeshin shqiptaret, kur te shohin doktore te nderuar e me thinja te atij vendi, qe kane 40 vjet eksperience pune dhe shkollimi, te merren ne testim e ne pyetje nga administratoret e pashkolle te Qeverise se Rilindjes, qe drejtohet nga kryeministri me pak i shkolluar ne historine e shtetit shqiptar!

    E mundesisht ti perktheni edhe ne gjuhe te huaja, me titra, qe ti lexojne e shikojne edhe bota ne Internet, qe te qeshi edhe mbrare bota pak me humorin e perditshem te Qeverise se Rilindjes!

    Albo

    P.S Mos harroni te therrisni edhe Dr. Berishen se edhe ai mjek eshte ne profesion, por ate mundesish ta testoje vete piktori Kryerilindas i Shqiperise!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 14-01-2015 më 12:51

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    Vajza e Namik Dokles, mjeke: Spitali pa ilaçe, zotërinj të kollarisur dhe zonja me Prada merren me prezencën

    Emri:  anikadokle.jpg

Shikime: 1997

Madhësia:  36.8 KB

    TIRANE-Anika Dokle, një nga mjeket e spitalit “Koço Gliozheni” në Tiranë e njëkohësisht vajza e deputetit socialist Namik Dokle shpreh pakënaqësinë e saj ndaj formës që është duke u përdorur për fushatën antikorrupsion në shëndetësi.

    Në rrjetin social Facebook, Anika shkruan se mes shumë problematikave të shëndetësisë, gjashtë çështje, problemi nuk mbetet te verifikimi i prezencës së mjekëve në spitale, porse është më i thellë se kaq.

    “Fushata Antikorrupsion në Shëndetësi!

    Zotërinj të kollarisur dhe të parfumosur dhe zonja të veshura në Prada, me lista emërore mjekësh në dorë, bëjnë kontrollin e prezencës në Spitalet Terciare. Nuk duan t’ja dinë cfare nuk shkon me shërbimin spitalor:

    -Nuk ka aparatura që të mbulojnë nevojat e spitalit.

    -Nuk ka material laboratorik të nevojshëm për të bërë DIAGNOZE të denjë për një Spital Terciar.

    -Nuk ka ilace, as nga ato që përfshihen në protokollet e trajtimit

    -Nuk ka personel të mesëm (vazhdon emërimi i mjekëve të rinj pa kriter).

    -Nuk zbatohet Sistemi i Referimit (radhë të gjata të papërballueshme)

    -Nuk ka ngrohje në dimër dhe ftohje në verë. etj etj

    Asnjë vlerësim të treguesve të performances së mjekëve! Vetëm PREZENCA(plot mjeke që tolloviten 8 orë nëpër spital)!

    Dhe qershia mbi tortë! Kosta Barjaba në krye të kësaj fushatë!!! Duart Lart!!!!

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    Pas akuzave për gjendjen në spital, vajza mjeke e Namik Dokles: Frika për burracakët, nuk jam e kapur

    Pas shqetësimeve të ngritura dy ditë më parë përmes një statusi në facebook ku shkruante se spitalet janë pa ngrohje dhe nuk ka aparatura, Anika Dokle, vajza mjeke e deputetit socialist, Namik Dokle nuk është ndalur.

    Pak më parë ajo ka shkruar në faqen e saj “Represion”, duke lënë të kuptohet se i është ‘tërhequr veshi’ për postimin që ka bërë. Komenteve të miqve të saj për të mos u tutur Dokle i përgjigjet “frika është për burracakët. Nuk jam e ‘kapur’ unë”.

    Komentet në facebook
    Pas statusit të postuar nga mjekja Anika Dokle në profilin e saj në FB, ku shigjeton problemet dhe mungesat në spital dhe ironizon me ato që i quan zonja me Prada që merren me prezencën, kanë vërshuar komentet mbështetëse të miqve dhe të njohurve të saj, shumica e tyre mjeke me profesion.

    Panorama Online po i publikon te plota, ashtu si ata ia kane postuar Anikes.

    Anil Frasheri Te lumte ajo dore Nika !

    Alda Hoxha Thoma po he de! tamam e ke thene, po mua personalisht ma shpifen me gjoja kete fushaten per nje shendetesi te mire, qe u rregullokerka sipas mendimit te tyre vetem me prezencen e mjekeve! puuuuh ma shpifen!

    Gjergji Kaci Ju I quajtet zoterinj te kollarisur e zonja te veshur ne prada, ndersa une I shoh si kontrolli punetor-fshatar I monizmit, ose akoma me keq si Pol poti ne Kamboxhia qe vriste e burgoste intelektuale, ne emer te popullit, si shfaqje borgjeze ( kupto: intelektuali=borgjezi ). O Zot na ruaj!

    Katan Trebeshina Kam shume per te folur po me mir spo flas,por ajo qe me cudite eshte radhe per te paguar,radhe per tu sheruar,e ruajte zoti ate milet se as vete sdika perse rone.

    Besa L. Shahini gozhda del me gozhde….thone.

    Adem Cengu me pak fjale”Demagogji’.

    Dritan Decka Sot më nxorrën mallin e forcimit të disiplinës proletare në punë!!!

    Anika Dokle Neser mos harro shamine dhe te presesh thonjte! Dritan Decka

    Genta Dedej lani edhe dhembet shokeeee…ahahahahha….

    Anika Dokle C’me kujtove nje batute me kete larjen e gojes. Ta tregoj neser Genta Dedej

    Dritan Decka Anika Dokle nesër do këndojmë: “to Gucci foremá” dhe do bëjmë një selfie të thonjve tanë…

    Anika Dokle Hahahahahahahahahaha…..

    Gjergji Kaci Ne fakt Genta, me mire t’i lajne dhembet ata te kontrollit, e di pse?!!!… Kush e di te bej nje like!

    Anika Dokle Shperndahuni! Po na numerojne! Dritan Decka

    Sotiraq Senjo Te kujtoi ate te ora e biologjise

    Anika Dokle Joooooo….. Ua tregoj nga afer. Sotiraq Senjo

    Dritan Decka Korba moj gra…

    Kliton Gjerazi Decka lere “το Γούτσι φόρεμα ” Po Kontrollo Edhe koken per morra Se shume mbeturina mikroborgjeze paske

    Anika Dokle Hahahahahahahahahahaha….. Corape leshi di te besh ti Dritan Decka?

    Anika Dokle Hahahahaha Kliton Gjerazi

    Dritan Decka Vajgur të thashë Kliton Gjerazi

    Dritan Decka Me lesh vëndi Anika Dokle

    Kliton Gjerazi Jo Anika , Decka te ben çorap me fjale

    Genta Dedej gjermani do na numeroje perdite shoke…..

    Kliton Gjerazi Ja e sheh na perballon te dyve

    Anika Dokle Hahahahahahahahaha…… U “pshurra”…. Rrofte RILINDJA!

    Kliton Gjerazi Po Ça Gjermani ky eshte i yni Koçi Xoxe

    Genta Dedej dilni gra te na numeroje gjermani….

    Dritan Decka Është Pandi Kristo, po e harruat Nako Spirun…

    Albert Pesha O Klit qepe gojen se e more nje paralajmerim per agjitacion- propagande apo harove

    Genta Dedej filmi Dimri i Fundit

    Anika Dokle Hahahahahahahaha….. Dritan Decka rri urte se mblidhet Fronti pastaj!

    Kliton Gjerazi E shef mi motra Anika Dokle Edhe nje situate dramatike – Jakobinizem qe kerkon koka te prere Si te “Viti 93 ” i Hygoit , Deçka e Ben humor Si te filmi “Kapedani” ose propgand Si te “Dimri i fundit”

    Kliton Gjerazi Peshka te faqja IME me THA bej Ça te DUASH

    Anika Dokle Mi motra…. Sa me pelqeka!!! Hahahahahahahaha…….

    Anika Dokle Hahahahahahahaha….. Me lot….

    Gjergji Kaci Ama dhe ky gjermaniii… Thash une qe eshte si tjeter soj ky gjermani…

    Ariana Strakosha Anika,jam plotesisht dakord me ty por ky lloj kontrolli eshte sindrom i papaftesise.Tek ne nuk ka patur por m.q.s.qeka Kosta Barjaba duhet te jete ndonje “projekt” per te na “zhvilluar”. Nuk mendoi asnjehere njeri ne cfare kushtesh punojme dhe me sa drama sociale ndeshemi perdite,sepse jemi ne qe prekim te paret varferine dhe mjerimin tek pacientet qe vijne. Jemi ne qe perballemi te paret me veshtiresite dhe sakrificen te cilen nuk mund ta kuptojne snobet me firmato.

    Kliton Gjerazi Me lot ne Se fundja humor do bejme kemi aq spiritus per humor , ME RROBTE ata vetullvrenjturit e kontrollit puntor – fshatundar

    Dritan Laci Para 2 ditesh provova ne lekuren time trajtimin e mjekeve te urgjences se re perbri 6 kateshit. Te them te drejten veças kausit dhe çorganizimit te organizuar, sherbimi dhe komunikimi me mjeket me pelqeu sidomos me doktoret e rinj qe ishin fantastike.

    Anika Dokle Projekti “Kapota” o Ariana Strakosha!

    Albert Pesha Ej flini gjume se do beheni vone per neser dhe pastaj ……apapapa

    Arben Gjata Mos harro: Gjermanet nuk ishin amatore!

    Anika Dokle Pastaj “To’pe To’pe o Papagalos” Albert Pesha

    Dritan Decka Nesër të gjithë në kafe do tregojmë sa trima ishim gjatë kontrollit!!! A e këndojmë njëherë atë këngën e trimërisë: në fshatin tonë erdhi dushmani me makina të mëdha, ne u fshehëm te mullari, oh sa mirë që nuk na pa

    Kliton Gjerazi Jo mo jo Po Kur rrime tere Naten pa gjume ne Apo ato ore Nuk i numron “Gjermani” Albert Pesha

    Albert Pesha Profesor!! Mos na tremb dhe ti tani

    Anika Dokle Keshille me vend prof.! Arben Gjata Ishin ustallare.

    Gerdi Xhanari Ouuuuu dhe ti Anika sa shume gjera jashte logjike dhe realiteti qe kerkon . Jane te veshtira per tu realizuar ato! Pastaj…..ne…kete punen e apelit dhe reshtores dime te bejme me mire.

    Kliton Gjerazi Gjithsesi gjithsesi pavarsisht “profesionalizmit” Ngelet miti Gjerman i disiplines qe i “detyroi” perendimore ti mundin 2 here brenda nje Shekulli , e thote historia jo une

    Arben Gjata Tani duhet te gezoni per tre P, partneritet publik privat. Shiheni me sportivitet!

    Anika Dokle O qofte!! Vetem per “lufte” e ke mendjen! Kliton Gjerazi

    Kliton Gjerazi Cdo “invazor” tek e FUNDIT do te haje vetveten Si Gjermani- kete e ka thene Molotovi Pasi firmosi paktin e mossulmimit ose Aleancen komunisto-naziste

    Dritan Decka Këto 3 P më ngatërruan pak mua…

    Anika Dokle Hahahahahahahahaha…. Ah ato tre P-te!!!! Edhe mua Dritan Decka

    Kliton Gjerazi Po Bej shaka qofte Anika Dokle

    Anika Dokle Xhan xhan…..

    Kliton Gjerazi Edhe MUA P? P? P?

    Anika Dokle Ne te maternitetit keq e kemi me P-te. Dritan Decka Kliton Gjerazi

    Dritan Decka Pse 3??? Po sa??

    Arben Gjata Po t’i japin kontrollet punetore me koncesion ju del me lire!

    Kliton Gjerazi Profesor po e dhane me koncesion vertet Ashtu do te JENE pastaj “Kontrolle Puntore” edhe te bejme gati stenden e FLETE -RRUFEVE alias Da-Ci-Bao

    Kliton Gjerazi Fredi je Mbulues sonte? Dmth Gadishmeri nr.2 – Prane kembes, Arme!

    Arben Gjata Po doktoret popull jane?

    Ermal Dervishi te lumte goja

    Genc Kabili Kane edhe paturpesine qe te pengojne punen konkrete e te detyrohesh te shkosh t’i gjesh ti ata ku jane duke shkruar prezencen, duke lene proceduren mjekesore ne mes!!!!

    Ylli Kuq Tollovi ishim dhe tollovi perzjeret ne ket vend.

    Kliton Gjerazi Keshtu thame Edhe per prifterinjete pastaj i varem fotot ne Bulevard Kur erdhi Papa Po do Zoti Nuk behet ndonje Doktor Pape

    Fredi Cuedari Jo doktoret s jane popull profesor Arben Gjata , doktoret jane qose .. ..

    Arben Gjata Mora pushken e luftova anembane neper atdhe, ku e dija une i mjeri se armiku ishim ne! Nga populli

    Kliton Gjerazi Fredi Cuedari PRAPE pa rruar ti?!?!

    Gerdi Xhanari Sharlatani Kreshnik Spahiu sapo shperndau nje status me titull ” vajza e Namik Dokles i dergon leter publike Kryeministrit” . Po krap ke qene dhe qefull je, mor idiot. Po 1/2% te kishe nga integriteti dhe pavaresia e Anikes, kushedi sa pasues do kishe!!!!!!

    Selvie Noka O yll !

    Anika Dokle Karabush, kam thene une o Gerdi Xhanari!

    Kliton Gjerazi Anika thuaj Kreshnikut – Ik o Shabano ik Se kemi hallet tona – “Shtigje Lufte “

    Gerdi Xhanari Shume gjate ja ke thene Anika. Shkurtoja pak, se ndoshta i shkon me per shtat.

    Kliton Gjerazi Ta bejme Si te “Lulkuqet mbi mure” – Flini se Po ju erdhi kujdestari … – apapapa Fredi Cuedari Albert Pesha, Gjergji Kaci

    Fredi Cuedari Ik o kreshnik ..Ne leni nje here te vetme pa na shfrytezuar politikisht..

    Klinika Dermatologjike Venus Vaj medet cna ka zene…

    Albert Pesha Epo te te ulet tjetri ne tavoline pa pyetur????

    Besjan Pesha Fantastike!

    Kliton Gjerazi Besi erdhe vone delegatet Po ikin

    Ola Ola Tr E madhe !

    Besjan Pesha Me mire vone se shume vone

    Perparim Kabo Idiotizma me bisht, nje kthim tek Revolucioni Kulturor.. na mbyten keta provincialet qe vjedhin ndonje gje tek konvikti ose menca dhe ju behet zakon..

    Baki Gjoligu Vetem “Kaqe nuk ka”? Po sa e mori Beqija kete ministri shendeti,nuk la kasolle pa ckulur,klub pa prishur.Pune imaxhi ne Popull. Te krijohet bindja se punohet se kohe eshte me bollek per te punuar,per tu reformuar,per te prure ca ilace e ca aparatura.Ta dije Populli,se shpejti do t’ju vije drejtesia.

    Adela Mansaku Kokonozi anike mire qe me bone te jem dhe turni trete keto kohe … uh jo prit ket ma boni burri por ti i dhe vulen ahhahahhhahhahahahaa … nejser idea ishte … mire qe zgjohem naten edheee oooo ca jam kenaq me komentet … jallla mer nik bisht pllums mos vdeksh kurre se duhesh ne kohe pagjumesie ahhahahahhahahhhahahahahahaha … sa per te tjerat sdi cte them, Zoti ju rujt juve dhe neve qe vijme ka i here me shtu popullaten!

    Albert B Karanxha Ishalla se perdor si leter te hapur dhe ish ambasadori Harvizu.. se te ndjekin ty kta qe i ke qejf shume!

    Arsen Seferi Rezonanca manjetike ne neurokirurgji Nuk punon Prej Nje viti. Ngrohje etj

    Valmir Bejko Ende vazhdon kontrolli puntoro-fshatar mbi intelektualët?!

    Albert B Karanxha Doktor Arsen Seferi edhe kur punonte duhej te prisje rradh 3 mujoreshe dhe pstaj ta beje rezonancen. E mban mend rastin e nenes time besoj?!

    Elida Mata Po ne prezence ka ngelur puna moj Anike se tere ato qe rendit nuk jane fare problem, megjithate ne vazhdojme te heshtim. Te perqafoj se je shpirti i kritikes se forte.

    Petrit Kroji vafshin në djall. i hëngshin ***** diktaturës proletariatit.

    Silvana Celiku Te pershendes dhe them se je e papare ne komentet kaq te goditura qe ben. Por me vete po mendoja a reflekton njeri ndaj ketyre verejtjeve apo as qe u p…… ?Mendoj se kupa eshte mbushur dhe ne te gjithe sebashku te marrim fatin tone ne dore. Duhet te reagojne me force e te mos lejojme qe portretin e mjekut ta bejne njerez pa kopetenca qofshin edhe gazetare qe luajne me personalitetin tone pa e njohur fare punen qe ne bejme. A e dine keta njerez se sa vite duhet per te pergatitur nje mjek?A e dine qe mjeku duhet te lexoje gjithe jeten?Dhe nje traktat mjekesor ben jo me pak se 400 dollar. qe te abonohesh ne nje periodik duhen te pakten 150 euro ne 3 muaj. Qe te botosh nje artikull apo te shkosh ne nje kongres perseri duhen kaq apo aq euro. Mjeket i duan te zote, i duan te buzeqeshur, i duan human por nga ana tjeter i shohin si e keqja e ketij kombi sepse mjekun e duan te varfer,barkthare, te paveshur e mundesisht duke u zvarritur. Ketu kapen zyrtare ne mes te dites qe zhvatin miliona dhe kercenojne personelin mjekesor se do e fusin ne burg per 500 leke. Kjo eshte absurde dhe nuk ndodh asgjekundi. Kudo mjeket jane njerezit me te respektuar e me te paguar. Mjere ne cfare kohesh po jetojme e lum ata qe iken nga syte kembet. Me kujtohet thenia e ish shefit e mesuesit tim ne onkologji: ketu duhet te kesh 2 b…… nje ta cash e nje ta mbash.

    Gerta Elezaj Fund e krye realiteti i sotem komenti i dr Silvana Celiku ,,e thenia e profesorit qershia mbi torte!!!

    Mimoza Mucobega Personeli mesem vardiset sa ne nje zyre dhe tjetrin per te gjetur pune eshte shume e vertete kjo qe po thua Doktoresha kur sot neper spitale ke personel te pa kualifikuar sa nuk dallojne shiringat por i ngatrojne me bindjet politike.

    Arsen Seferi Po Albert , Kur punonte peisnin tre muaj. Po tani sa presin…. Kush perfiton nga kjo gjendje….

    Odeta Hoxhaj Anika Dokle Anu po me gjobat si dolët mi se ne i hëngrëm ca dhe për shkrimin; shoqet e kontrollit punëtor nuk kuptonin mirë përshkrimin tim të një sc për distako në 2 të mëngjesit. Dhe mua sa herë më ka thënë mësuesja po nuk e rregullova që nuk e rregullova atë dreq shkrimi . Shame on me!

    Nderim Horeshka Moj e dashura Anike qe kur flet nuk ke hic frike,nja dy fjale si “poet”do ti them une per kete shtet,per kete shtet veshur me Prada qe punon vec per fasada,per kete shtet ku nuk cmohet jeta po vec xhepi dhe xhubleta.dhe ku jeta e njeriut vlen me pak se e qen-ziut.

    Se atje ku s`cmohet jeta nuk ka vlere me as kuleta,po na bejne ne keto dovleta me mbath kepucet ma ja fut vrapit me ja leshu vendin zatrapit.po ne te shkretet jemi edukuar vendin tone me e dashuruar edhe pse qenkemi mallkuar djall pas djalli me duruar ,jeten n’ferr me e kaluar.

    Por po shoh dhe do shkendija qe po dalin nga rinia,se fort laku asht sherngu nga keto qe jane dhe ato qe kane shku., ma s’po munden me duru. Per kete gjendje ku sot jemi them shume faj dhe ne e kemi qe kaq shume pe kemi leshu na kane fy e denigru na. drejtat tona s’kemi kerku



    Postimi i mjekes Dokle
    Anika Dokle, një nga mjeket e spitalit “Koço Gliozheni” në Tiranë, ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj formës që është duke u përdorur për fushatën antikorrupsion në shëndetësi. “Zotërinj të kollarisur dhe të parfumosur dhe zonja të veshura në Prada, me lista emërore mjekësh në dorë bëjnë kontrollin e prezencës në spitalet terciare. Nuk duan t’ia dinë çfarë nuk shkon me shërbimin spitalor”, shprehet Anika Dokle, e cila është vajza e deputetit socialist Namik Dokle.

    Në statusin e saj në Facebook, Dokle rendit, mes shumë problematikave të shëndetësisë, gjashtë çështje, duke nënvizuar kështu se problemi nuk mbetet te verifikimi i prezencës së mjekëve në spitale.

    “Nuk ka aparatura që të mbulojnë nevojat e spitalit. Nuk ka material laboratorik të nevojshëm për të bërë DIAGNOZË të denjë për një spital terciar. Nuk ka ilaçe, as nga ato që përfshihen në protokollet e trajtimit. Nuk ka personel të mesëm (vazhdon emërimi i mjekëve të rinj pa kriter).


    Postimi ne FB
    Nuk zbatohet sistemi i referimit (radhë të gjata të papërballueshme); nuk ka ngrohje në dimër dhe ftohje në verë etj., etj.”, shprehet ajo. Por gjatë diskutimeve, Dokle nënvizon se denoncimi i saj nuk ka të bëjë me debatin politik, por me problematikën e shëndetësisë. Ndërsa tërheq vëmendjen se me nismën e marrë nuk ka “asnjë vlerësim të treguesve të performancës së mjekëve! Vetëm PREZENCA (plot mjekë që tolloviten 8 orë nëpër spital)!”. Dhe në përfundim ajo shton: “Dhe qershia mbi tortë! Kosta Barjaba në krye të kësaj fushate!”.

    Panorama

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    Jo qershia mbi torte por luleshtrydhja mbi torte.
    Si babai ashtu dhe e bija
    kritikues te talentuar,lol.

    Pse nuk ja dergoni keto ankesa peshqesh
    Ministrit te Shendetsise dhe Rames??
    Pse nuk blehen aparatura,pse nuk sigurohet ngrohje???
    Disa aty nuk bejne punen
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10

    Për: Anika Namik Dokle proteston kundër fushatës së Qeverisë së Rilindjes në mjekësi

    Te gjitha qe ka permendur besoj se jan problem ne cdo spital e madje duhet te kete edhe shume gjera te tjera qe ka harruar ti thote

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •