Tom Doshi gjate zgjedhjeve te vitit 2013:
Sipas Doshit, PS ka marrë dhe votën e ish-të persektuarve dhe familjeve të të pushkatuarve, që ishin zhgënyer nga PD. Sipas tij, ai ka dhënë dhe ka marrë besën e malësorit dhe i kërkon Edi Ramës që të mbajë premtimet.
http://www.panorama.com.al/2013/07/0...e-dhe-arsimin/
DYDRINAS (26-02-2015)
paqen, e sjell vetem drejtsia
Vazhdojnë negociatat, Rama dërgon Ballën dhe Kokëdhimën për drekë me Doshin tek Shallvaret
Enjte, 26 Shkurt 2015 17:47
Vazhdojnë negociatat, Rama dërgon Ballën dhe Kokëdhimën për drekë me Doshin tek Shallvaret
Dy nga njerëzit më të afërt të kryeministrit Rama, deputetët Koço Kokëdhima dhe Taulant Balla, vazhuan edhe jashte parlamentit përpjekjen e tyre për të negociuar me deputetin e Shkodrës, Tom Doshi. Pasi nuk ia doli ta “zbuste” në Kuvend, Koço drekoi me Doshin në një prej restoranteve të kryeqytetit, pranë Shallvareve, raporton Ora News. I pranishëm është edhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërsa “ziente” prej kohësh nga pakënaqësia, Tom Doshi foli sot hapur kundër Edi Ramës, duke thënë ndër të tjera se mes tyre tashmë s’mund të ketë më paqe. Doshi gjithashtu tha se dispozon fakte që do të trondisin themelet e mazhorancës.
koha jonë
Rama nis kundërsulmin ndaj Doshit, thërret deputetet e PS në zyrë: Akuzat e Tomës për interesa personale
Kryeministri Rama ka mbledhur dje në Kryeministri një grup deputetësh të Partisë Socialiste. Shkak për këtë takim është bërë mbledhja e tensionuar e Grupit Parlamentar socialist e një dite më parë, kur deputeti i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, adresoi kritika të forta ndaj qeverisë dhe disa drejtorëve të rëndësishëm të saj.
Gjatë këtij takimi informal, ku të pranishëm kanë qenë disa nga miqtë dhe mbështetës të Tom Doshit dhe të pakënaqur nga qeveria në lidhje me emërimet, kryesisht ata të Tiranës, Rama ka kërkuar mbështetjen e tyre sa herë që ndaj qeverisë adresohen akuza, siç ishte rasti i fundit në mbledhjen e Grupit Parlamentar.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin deputeti i qarkut të Shkodrës, Paulin Sterkaj, deputeti i qarkut të Lezhës Arben Ndoka, deputetët e qarkut të Tiranës, Artan Gaçi, Pjerin Ndreu dhe deputetët e qarkut të Fierit, Arben Çuko dhe Pirro Lutaj.
Akuzat e deputetit Doshi kanë zënë një pjesë të mirë të bisedës me deputetët. Kryeministri u ka sqaruar atyre se akuzat që bën deputeti Doshi kanë vetëm arsye personale dhe asnjë bazë.
Rama është shprehur se është munduar, siç ka bërë dhe për deputetët e tjerë, të zgjidhë shumë nga kërkesat që Doshi ka parashtruar, me qëllim marrjen e një mbështetje edhe më të madhe të elektoratit të Shkodrës dhe zonave rreth saj.
Por, sipas Ramës, disa nga kërkesat e Doshit që kanë lidhje me zgjedhjet vendore nuk mund të plotësohen, sepse kjo do të dëmtonte koalicionin dhe fitoren e së majtës në bashkitë e këtij qarku.
Duke sqaruar situatën e krijuar mes tij dhe deputetit Doshi, Kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve të thirrur prej tij në zyrën e tij që të jenë në mbështetje të tij dhe të mos lejojnë të “fortët” të nxisin pakënaqësi në grupin e deputetëve dhe në publik.
Rama ka qenë i interesuar të mësojë nga deputetët edhe për dëmin që Doshi mund t’i shkaktojë koalicionit të majtë në zgjedhjet vendore në Bashkinë e Shkodrës.
Nga ana e tyre, duke shfrytëzuar këtë takim me Kryeministrin, deputetët kanë adresuar rezervat e tyre në lidhje me marrëdhënien e kreut të qeverisë me deputetët, strukturat e PS-së në bazë, përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale, por dhe kritika për personat që qëndrojnë pranë Ramës e që kanë ndihmuar në distancën mes tij dhe Grupit Parlamentar.
Dy ditë më parë, deputeti Tom Doshi adresoi kritika të ashpra ndaj qeverisë dhe kërkoi largimin e disa ministrave. “Qeverinë duhet ta analizojë Grupi Parlamentar, ai që e ka votuar.
Por, këta ministrat tanë nuk i përfillin më deputetët, madje nuk u hapin as telefonin sepse u duhen deputetët vetëm për fushata që të mbledhin vota. Ata ministra që nuk kanë mbështetjen e Grupit Parlamentar duhet të ikin.
Nuk punuam dhe sakrifikuam që të kemi këtë qeverisje sot dhe këta ministra”, mësohet të jetë shprehur Doshi në mbledhjen e Grupit Parlamentar.
DEPUTETET NE TAKIM
Paulin Sterkaj
Pjerin Ndreu
Arben Çuko
Artan Gaçi
Pirro Lutaj
Arben Ndoka
Eduart Bejko
Panorama
Ku esht goldiani?
goldi, nese Toma se man fjalen, shko fshihu..,.
paqen, e sjell vetem drejtsia
Shpresoj ta mbaj fjalen ky gangua te shohim ca qyfyre se ska ngel gje tjeter per te pare.
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
Erdhi dita…
Bujar Kapexhiu
MAPO
"They will not control us, We will be victorious"
Krijoni Kontakt