Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Tom Doshi i shpall luftë Edi Ramës: "Qeveria jote më keq se e Berishës!"

    Doshi i hap luftë Ramës: Bukëshkelur bëj transparencë. Korrupsioni e ekonomia, më keq se në kohën e Berishës. Kur të flas, do dridhet maxhoranca

    Deputeti socialist Tom Doshi ka deklaruar sot se ka nisur lufta mes tij dhe Edi Ramës, pasi kryeministri ka shkelur premtimet elektorale.

    Emri:  doshi1.jpg

Shikime: 2246

Madhësia:  16.8 KB
    Tom Doshi

    “Rama është mosmirënjohës, bukëshkelur për mua dhe për të gjithë ata që e votuan në Shkodër. Sa ka filluar lufta mes meje dhe tij. S’kam gjë personale flas në emër të bazës…Nga sot mes meje dhe Ramës s’do ketë më paqe…Ekonomia më keq se në kohën e Berishës. Drejtoresha e Tatimeve? Të japë Rama përgjigje për lidhjet nepotike që ka emëruar ajo në dogana etj”, tha Doshi, duke paralajmëruar se “kur të flas më tepër do t’i dridhen themelet mazhorancës dhe opozitës”.

    Duke folur për gazetarët jashtë Kuvendit, Doshi premtoi: “Do të jem një kritik ma aktiv se me ken në opozitë”.

    Ai tha se s’ka lidhje me Berishën dhe i rikujton Ramës: “Edhe Berisha edhe Topalli s’kanë fituar luftë me mu. Jo me Rama. Se lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim”.

    Pyetjes nëse i druhet përjashtimit, Doshi tha: ”Për ça? Kërkoj transparence ndaj Edi Ramës. Ka premtuar se s’do ketë korrupsion, lidhje nepotike që për 1 vit e gjysmë i kanë kaluar 4 vjetshin e parë të Berishës”.

    Ndër të tjera Doshi shtoi se do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PS: ”Se përfaqësoj të gjithë elektoratin e Shkodrës. Kam 10 vjet në politikë”.



    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi i shpall luftë Edi Ramës: "Qeveria jote më keq se e Berishës!"

    Pas akuzave për Ramën, Doshi debaton me Kokëdhimën, më pas largohen bashkë nga Kuvendi. Kryeministri me sytë nga debati (Fotot)

    Pas akuzave që bëri jashtë Parlamentit për kryeministrin Edi Rama, deputeti socialist, Tom Doshi zuri vend në karrigen e tij nga mesi i sallës.

    Një rresht pas tij ishte ulur deputeti Koço Kokëdhima, ndërkohë që në Kuvend po fliste Eduard Shalsi.

    Siç shikohej edhe nga llozha e sallës, Kokëdhima dhe Doshi kanë debatuar disa minuta mes tyre.

    Nga mënyra se si Doshi ka reaguar, ka lënë të kuptohet se ai nuk ka qenë dakord me fjalët që i ka thënë deputeti Kokëdhima.

    Prapë deputetit Kokëdhima kanë qenë edhe Blerina Gjylameti e Erjon Braçe, por që nuk kanë ndërhyrë në debat.

    Diskutimi mes socialisteve duket se eshte ndjekur me shume vemendje edhe nga kryeministri Rama

    Pas debatit Doshi ka lënë sallën e Parlamentit. Disa minuta me vone nga Parlamenti eshte larguar edhe deputeti Kokedhima i cili ka hipur ne nje makine me deputetin e Shkodres per tu larguar se bashku.

    Emri:  rama-gjate-debatit.jpg

Shikime: 792

Madhësia:  21.5 KB
    Rama gjate debatit te Kokedhimes me Doshin

    Emri:  kokedhima-doshi.jpg

Shikime: 821

Madhësia:  26.1 KB
    Kokedhima e Doshi gjate seances sot ne Kuvend

    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi i shpall luftë Edi Ramës: "Qeveria jote më keq se e Berishës!"

    Doshi i qëndron akuzave për ministrat: Janë konsumuar, duhen ndryshime në Qeveri. Shqetësimet s’janë të miat, por të bazës

    UPDATE/ Në vijim të akuzave të djeshme për qeverinë, bërë në mbledhjen me dyer te mbyllura të grupit të PS-së, deputeti Tom Doshi ka pohuar sot edhe para mediave, se ka ardhur koha e ndryshimeve në qeverinë “Rama”.

    Sipas deputetit socialist te Qarkut te Shkodrës, Doshi, shqetësimet që ai ka ngritur për performancën e ministrave, nuk jane konstatime të tijat, apo personale, por shqetësime të bazës.

    “Unë s’kam një ankim. Deklaratat e mia lidhem me ankimet që ka baza. Shqetësimet janë në bazë. Baza është lënë pas dore…Kam komunikime shumë të mirë me ministrat…Për ndryshimet dihet që ka ardhur koha, shumë ministra janë konsumuar, por s’ka ardhur ende koha për t’i bërë publike”- ka thene sot Doshi, nga kryesia e Kuvendit, jashte Komisionit te Ligjeve.

    Doshi, akuza Qeverisë: Të ikin ministrat që abuzojnë me pushtetin. Mungon Rama
    Deputeti i qarkut të Shkodrës, Tom Doshi, kërkoi ndryshimin e disa ministrave të qeverisë Rama, ndërsa akuzoi dhe për korrupsion në disa drejtori. Gazeta “Panorama” ka zbardhur të plotë debatin në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, ku mungonte Kryeministri Rama, mes deputetit Doshi dhe kryetarit të grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, në lidhje me performancën e qeverisë.

    “Qeverinë duhet ta analizojë grupi parlamentar ai që e ka votuar. Por, këta ministrat tanë nuk i përfillin më deputetët, madje nuk i hapin as telefonin sepse u duhen deputetët vetëm për fushata që të mbledhin vota. Këtë arrogancë, nuk e kanë pas as ministrat e Berishës. Ata ministra që nuk kanë mbështetjen e grupit parlamentar duhet të ikin. Nuk punuam dhe sakrifikuam që të kemi këtë qeverisje sot dhe këta ministra”, mësohet të jetë shprehur Doshi në mbledhjen e grupit parlamentar.

    Kritikat e forta ndaj qeverisë brenda grupit parlamentar vijnë në një moment kur Kryeministri Rama dhe kryetari i Kuvendit Meta, janë duke përfunduar listën e kandidatëve të përbashkët për 61 bashkitë e reja të vendit. Deputeti socialist i qarkut të Shkodrës, i cili “shpërthen” rrallë në mbledhjet e grupit parlamentar, akuzoi disa drejtuese të rëndësishme, për të cilat kryeministri Rama nuk harron t’i përgëzojë sa herë që i jepet mundësia si gjetjet më të suksesshme të tij në këto dy vjet qeverisjeje.

    “Si do të dalim para qytetarëve për të kërkuar votën? Varfëria është shtuar, ndërsa ministrat abuzojnë me pushtetin e tyre. Me këta drejtorë që abuzojnë do të fitojmë zgjedhjet vendore?! Drejtoresha e tatimeve, Griselda është bërë si “Vejusha e zezë” e Eskobarit e cila ka vënë nënën, motrën dhe vëllain si sekserë që punojnë për përfitimet e tyre. Drejtoresha e doganave ka burrin e saj sekser. Kjo është e vërteta”, mësohet të ketë thënë Doshi para deputetëve, ndërsa asnjë nga kolegët e tij nuk është çuar ta mbështesë.

    Sipas Doshit, mendimet e tij kanë gjetur mbështetje tek shumica e grupit parlamentar gjatë bisedave që ata bëjnë me njëri-tjetrin, por do të jetë analiza e qeverisë në grupin parlamentar mundësia për t’i shprehur.

    Kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, e ka lënë të flasë deputetin e Shkodrës pa e ndërprerë, dhe pse në fillim i ka kërkuar që mendimet e tij t’ia shprehte Kryeministrit Rama, kur ai të ndodhej në mbledhjen e grupit. Doshi, gjatë fjalës së tij iu rikthye dhe premtimeve elektorale që qeveria sipas tij, nuk i ka mbajtur.

    “Ne në fushatë dolëm para njerëzve dhe u premtuam shumë gjëra. Madje, u premtuam se do t’u çonim ujë në çdo bimë në mënyrë bashkëkohore. Kurse, qytetarët tanë që na dhanë votën nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre për të pirë. Si do të dalim para qytetarëve për të kërkuar votën? Varfëria është shtuar, ndërsa ministrat abuzojnë me pushtetin e tyre”, mësohet të ketë thënë Tom Doshi në mbledhjen e grupit parlamentar.

    PANORAMA

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tom Doshi i shpall luftë Edi Ramës: "Qeveria jote më keq se e Berishës!"

    DEBATI PA MEDIAT/ Doshi-Haritos: Po punëson PD-istët, socialistët mbeten rrugëve. Shehaj e Tatimeve është bërë si “Vejusha e Zezë” e Escobar

    Deputeti i Shkodrës, Tom Doshi, nuk ka kursyer në kritikat e tij as ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito, në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, ku mungonte Kryeministri Rama.

    Emri:  doshi-harito.jpg

Shikime: 980

Madhësia:  22.7 KB
    Deputeti Tom Doshi/ Ministrja Milena Harito

    Doshi i ka cilësuar konkurset për në administratë si një mundësi për të punësuar militantë të Partisë Demokratike.

    “Nuk e di se me çfarë po merresh në atë Ministri zonjë, por di që nga ato konkurset e famshme të DAP-it, po fitojnë të gjithë PD-istët dhe socialistët mbetën rrugëve”, mësohet t’i jetë drejtuar Doshi Haritos, e cila nga ana e saj nuk i është përgjigjur.

    Gazeta “Panorama” ka zbardhur të plotë debatin mes deputetit Doshi dhe kryetarit të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi,

    DEBATI I PLOTË DOSHI-RUÇI NË GRUPIN E PS

    Tom Doshi: Erdha për t’i thënë disa shqetësime shokut Rama, por meqenëse ai nuk është këtu, po t’i them ty shoku Gramoz.


    Gramoz Ruçi: Kryeministri kishte një axhendë të paparashikuar qeveritare, nëse ti do mund t’ia thuash atij në mbledhjen e ardhshme kur të jetë vetë, ose mund t’ia thuash dhe vetë tek për tek se e ti ke mundësi ta takosh.

    Tom Doshi: Unë nuk jam nga ata që punojnë si celula, dhe as nga ata që hanë dreka dhe flasin në tavolina. Unë po shpreh këtu dhe një shqetësim që e kanë shumë nga deputetët prezentë këtu, dhe që kur të bëhet analiza do t’i shprehin edhe ata hapur mendimet e veta. Unë mendoj se duhet bërë një analizë e thellë e qeverisë, sepse ka ministra që kanë performancë shumë të dobët. Qeverinë duhet ta analizojë grupi parlamentar, ai që e ka votuar. Por, këta ministrat tanë nuk i përfillin më deputetët, madje nuk i hapin as telefonin sepse u duhen deputetët vetëm për fushata që të mbledhin vota. Këtë arrogancë nuk e kanë pasur as ministrat e Berishës. Ata ministra që nuk kanë mbështetjen e grupit parlamentar, duhet të ikin. Nuk punuam dhe sakrifikuam që të kemi këtë qeverisje sot dhe këta ministra. Ne në fushatë dolëm para njerëzve dhe u premtuam shumë gjëra. Madje, u premtuam se do t’u çonim ujë në çdo bimë në mënyrë bashkëkohore. Kurse, qytetarët tanë që na dhanë votën, nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre për të pirë. Si do të dalim para qytetarëve për të kërkuar votën? Varfëria është shtuar, ndërsa ministrat abuzojnë me pushtetin e tyre. Me këta drejtorë që abuzojnë do të fitojmë zgjedhjet vendore?! Drejtoresha e tatimeve, Griselda Blanco është bërë si “Vejusha e zezë” e Eskobarit, e cila ka vënë nënën, motrën dhe vëllain si sekserë që punojnë për përfitimet e tyre. Drejtoresha e doganave ka burrin e saj sekser. Kjo është e vërteta!

    Tom Doshi-Milena Haritos: Nuk e di se me çfarë po merresh në atë ministri zonjë, por di që nga ato konkurset e famshme të DAP-it, po fitojnë të gjithë PDistët dhe socialistët mbetën rrugëve.

    Gramoz Ruçi: Unë këto që the do t’ia përcjell Kryeministrit në rrugë institucionale dhe ai do të informohet për këto shqetësime. Besoj në mbledhjen e ardhshme, mund t’ia thuash dhe në sy.

    Tom Doshi: Nuk ka nevojë t’ia thuash shoku Gramoz, sepse ka shumë këtu që ia kanë thënë ‘live’ Kryeministrit këto që thashë..

    Panorama

  5. #5
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Tom Doshi i shpall luftë Edi Ramës: "Qeveria jote më keq se e Berishës!"

    Prralla me mbret!!!

    Kam hallin e bazes/popllit thote..., aaa baza jote....

    Toma po ban presion per noj pazar t'majme..., he se merret vesh shpejt...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    DYDRINAS (26-02-2015)

  7. #6

    Për: Tom Doshi i shpall luftë Edi Ramës: "Qeveria jote më keq se e Berishës!"

    Po e thote troc ku e ka hallin

    “Nuk e di se me çfarë po merresh në atë Ministri zonjë, por di që nga ato konkurset e famshme të DAP-it, po fitojnë të gjithë PD-istët dhe socialistët mbetën rrugëve”.

  8. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Tom Doshi i shpall luftë Edi Ramës: "Qeveria jote më keq se e Berishës!"

    Me nder me than, po i dhimbsen sucialistat sipas teje???
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #8

    Për: Tom Doshi i shpall luftë Edi Ramës: "Qeveria jote më keq se e Berishës!"

    Eshte thjeshte nje loje taktike e PS dhe personalisht e Rames per te krijuar nje "konflikt" me Doshin. Vini re se sa here qe ai sillet si despot, po aq here shpik nje "konflikt" per te terhequr vemendjen.

    Mos harroni se Doshi e solli Ramen ne pushtet me mjetet qe ai ka ne dispozicion. Bashke me Sterkajn e nje grup deputetesh te sotem "demokristiane" qe i kane sherbyer dhe vazhdojne ti sherbejne Rames si dekor.

    Rama i perdor ata dhe ata e perdorin Ramen. Jane anetare te nje grupi dhe te nje mentaliteti.

    Pamje nga mjetet e vena ne dispozicion nga Doshi per te ulur Ramen ne forn:

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-02-2015 më 15:53

  10. #9

    Për: Tom Doshi i shpall luftë Edi Ramës: "Qeveria jote më keq se e Berishës!"

    Per fronin e Edi Rames perpara!


  11. #10

    Për: Tom Doshi i shpall luftë Edi Ramës: "Qeveria jote më keq se e Berishës!"

    Mos harroni edhe diçka tjeter se Doshi kerkon ta shese shtrenjte miratimin e tij per kandidaturen e Keti Bazhdarevicit, per postin e kryetarit te Bashkise se Shkodres.

    Pamje nga stani socialist:

    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 26-02-2015 më 16:01

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •