Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Pacientja me tumor apel kryeministrit: Zoti Rama, kam dy muaj që i blej vetë ilaçet



    Nga: ERJON SKENDAJ*

    TIRANE - Prej tre muajsh lufton me kancerin, betejë që kërkon ta fitojë me çdo mjet dhe mënyrë, pasi në shtëpi e pret një fëmijë i vogël që kërkon pranë nenën e tij. Hallit të madh që i ka rënë mbi kokë, Eleonora Gjonit i shtohet edhe mungesa e ilaçit kryesor, që i duhet për kimioterapinë. Me lot në sy, 36-vjeçarja i është drejtuar me një letër kryeministrit, që t’i gjendet ilaçi jetik doxorubicina, pasi sipas saj, medikamenti mungon prej të paktën dy muajsh në shërbimin onkologjik, ku po trajtohet.

    “Në spital nuk gjendet ilaçi, kurse në farmaci unë e gjej këtë ilaç pa firmë, pa vulë, pa asgjë. Kam bërë katër kimio deri tani, si kjo vetëm njëherë kam gjetur në spital, herë të tjera i kam blerë vetë. Dy të tilla më bëjnë 80 mijë lekë.”- shprehet Eleonora.
    Gruaja thotë se shumicën e ilaçeve, e po kështu edhe analizat që duhej t’i përballonte spitali, i ka kryer me para në dorë neper klinika private. Kjo nuk mund të vazhdojë më tutje, pasi nuk i ka mbetur më asnjë lek, si e papunë që është.
    “Plus ilaçet e tjera që blej, më shkojnë tek 90-100 mijë lekëshi. Plus analizat që i kam bërë të gjitha me lekë. Eshtë e papërballueshme për mua. Spitali nuk ka ilaçe. doktorësh më është përgjigjur thjesht thotë s’ka spitali. Si unë ka shumë. jam pa punë, kam për të bërë 3 kura të tjera bëjnë 600 euro një kurë, i bie të vdes. Nuk kam. Kam një fëmijë 7 vjeç për të rritur. I lutem kryeministrit të verë dorën në zemër, nuk kemi, mirë që na ra sëmundja por nuk kemi lekë. Nuk e di si do shkojë puna jonë.”- shprehet gruaja.
    Në mbështetje të Eleonorës kanë dalë edhe aktivistë të Shoqërisë Civile, që bëjnë apel për ndihmë ndaj nënës së re.
    Ndërkohë “News24” i është drejtuar spitalit “Nënë Tereza”, për të marrë prej andej një informacion zyrtar për mungesën e medikamentit doxorubicina, si dhe për pretendimet që ngre pacientja, por nga ky institucion nuk ka ende asnjë përgjigje.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    SERAFIM DILO (25-02-2015)

  3. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Pacientja me tumor apel kryeministrit: Zoti Rama, kam dy muaj që i blej vetë ila

    Zoti e ndihmoftë të shkretën sepse këto lloj problemesh nuk janë të thjeshta edhe sikur të jesh pasanik jo më atëherë kur ske asnjë kacidhe dhe aq më keq në Shqipëri.

    Kryemamuthi ore të dashur shokë dhe shoqe ppsh ista nuk ka nge të merret me të tilla vogëlsira, ai e ka ndarë mëndjen top dhe do i shkojë deri në fund testimit mjekëve dhe infermierëve.

    Ça na duhet neve nëse në spitale lëvrijnë arkivol shitësit, dhe abuzojnë me pacientët apo që spitalet janë kthyer në kthina mjerimi pa ilaçe dhe pa mjete. Nuk na duhet aspak sepse është faji i Saliut, ti bënte ai pse ne do ti bëjmë të gjitha..

    Kështu mendon kurveleshari që ka votuar ppsh dmth ps
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pacientja me tumor apel kryeministrit: Zoti Rama, kam dy muaj që i blej vetë ila

    QSUT-ja siguron me shpejtësi ilaçin e munguar në Onkologjik

    Drejtoria e Spitalit “Nënë Tereza” ka arritur të sigurojë në kohë rekord, medikamendin bazë doxorubicina, i cili mungonte prej më shumë se dy muajsh në shërbimin onkologjik.

    Reagimi ka ardhur menjëherë pas apelit në “News 24” të 38-vjeçares Eleonora Gjoni, e cila i kërkonte publikisht ndihmë Kryeministrit Edi Rama për gjetjen e ilaçit të kimioterapisë, pasi nuk mund ta blinte vetë për shkak të kostos tepër të lartë dhe pamundësisë ekonomike.

    Burime nga QSUT, Shërbimi Onkologjik dhe nga vetë pacientët bëjnë me dije se një sasi e konsiderueshme medikamentit doxorubicina dhe e disa medikamenteve të tjerë të rëndësishëm për kurimin e kancerit kanë mbëritur ditën e enjte në këtë shërbim.

    Në denoncimin publik të medikamentit u angazhuan edhe aktivistë të shoqërisë civile që i drejtuan një letër informuese kryeministrit Edi Rama në lidhje me këtë shqetësim të pacientëve.

    (ar.sh/News24/BalkanWeb)

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,158
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pacientja me tumor apel kryeministrit: Zoti Rama, kam dy muaj që i blej vetë ila

    O shoku Rama,

    Tek farmacia private e babait te ministrit Tahiri i siguruat ilacet per QSUT?

    Mire shqiptaret e shendetshem qe po i rripni me taksa, por edhe me hallin e atyre qe vuajne nga semundje terminale doni ta ktheni ne biznes?

    Ua shperblefte Perendia, ashtu sic keni edhe zemren!

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •