Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3
  1. #1
    Goc Tirone Maska e Tironsja
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    266
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Do hap restorant....

    Pershendetje

    Dua te marr nje restorant me qera.Pervec detyrimeve te mia si qeraja, pagat e punojseve etj do doja te dija
    Cfare detyrimi do kem ne shtet? Cfare pagesash behen ne shtet ?
    Flm.
    :^zilet

  2. #2
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anėtarėsuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,496
    Faleminderit
    313
    506 falenderime nė 424 postime

    Pėr: Do hap restorant....

    Po duhet te rregjistrosh aktivitetin, duhet te hapesh niptin te duhen kasa e gjera te tilla, duhet te pagush shume taksa biznesi ect...
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  3. #3
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anėtarėsuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,496
    Faleminderit
    313
    506 falenderime nė 424 postime

    Pėr: Do hap restorant....

    Lexo kete artikull
    Procedurat pėr tė filluar njė biznes tė ri, nga regjistrimi te pagesa e kontributeve

    Punėdhėnėsi i pajis tė punėsuarit me librezėn e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore dhe e plotėson ēdo muaj, nė datėn e pagesės sė pagės mujore. Mbėshtetur nė ligjin pėr sigurimet shoqėrore, punėdhėnėsit duhet tė llogarisin dhe tė paguajnė pėr punėmarrėsit e tyre pėrfitimet afatshkurtra, si pėr sėmundje ashtu edhe pėr barrėlindje
    Pėrveē kėshillave duhen ndjekur rregullisht tė gjitha procedurat qė duhen pėr tė hapur njė biznes tė ri. Njė fushė e rėndėsishme janė edhe sigurimet shoqėrore qė duhen paguar nė kohė dhe pa vonesa. Ēdokush duhet tė ketė parasysh se ka gjoba pėr mospagesėn e sigurimeve shoqėrore qė arrijnė deri nė mbyllje tė aktivitetit.

    Regjistrimi
    Pėrpara fillimit tė veprimtarisė ekonomike dhe pėr efekt tė pagesės sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, fillimisht, ju duhet tė regjistroheni nė Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit (QKR). Mė pas, ju duhet tė paraqisni pranė Agjencisė sė Sigurimeve Shoqėrore kopjen e certifikatės sė identifikimit tė personit tė tatueshėm. Agjencia e Sigurimeve Shoqėrore, mbėshtetur nė kėtė dokument, realizon regjistrimin tuaj nė organet e sigurimeve shoqėrore. I vetėpunėsuari, dy ditė pas regjistrimit nė QKR, duhet tė dorėzojė nė organin tatimor listėn e punonjėsve tė papaguar tė familjes, me tė cilėt punon e bashkėjeton.

    Si bėhet llogaritja e kontributeve?
    Tė vetėpunėsuarit dhe personat e papaguar tė familjes qė ushtrojnė veprimtari ekonomike, sigurohen nė mėnyrė tė detyrueshme pėr barrėlindje, pensione dhe sigurim shėndetėsor. Kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore pėr vete dhe pėr punonjėsit e papaguar tė familjes, mbi 16 vjeē, qė punojnė e jetojnė ligjėrisht, llogariten mbi bazėn e pagės mujore minimale, e cila duke filluar nga data 1.7.2012 e nė vazhdim ėshtė 21 mijė lekė nė muaj. Pėr kontributet e sigurimeve shoqėrore ju paguani 23% tė pagės minimale mujore prej 21 mijė lekėsh, e barabartė kjo me 5 868 lekė nė muaj. Pėr kontributet e sigurimeve shėndetėsore ju paguani 7% tė pagės minimale mujore prej 21 mijė lekėsh, pra 2 577 lekė nė muaj.

    Cilat janė afatet e pagesės sė kontributeve
    Kontributet e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore paguhen ēdo tremujor, brenda datės 20 tė muajit tė parė, pas pėrfundimit tė ēdo tremujori kalendarik. Pra, jo mė vonė se datat: 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 janar. Kujdes, nėse kontributet nuk paguhen nė kohė, zbatohen penalitete.

    Ku dhe si mund tė paguhen kontributet
    Ju mund t’i paguani kontributet e detyrueshme tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore nė filialet e bankave tė nivelit tė dytė ose tė postės shqiptare. Pas pagesės sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore ju dhe pjesėtarėt e familjes me tė cilėt ju punoni do tė pajiseni nga Agjencia e Sigurimeve Shoqėrore me librezėn e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore. Ēfarė pėrfitohet si i vetėpunėsuar nga pagesat e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore. Nga pjesėmarrja nė skemėn e sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore pėrfitohen tė gjitha llojet e pensioneve: Pension bazė pleqėrie; Pension i pjesshėm pleqėrie; Pension pleqėrie i reduktuar; Pension familjar; Pension invaliditeti; Pension i pjesshėm invaliditeti; Shėrbim shėndetėsor dhe rimbursim ilaēesh.

    Ku dhe si mund tė regjistrohesh pėr tė filluar njė veprimtari ekonomike
    Pėrpara fillimit tė veprimtarisė ekonomike dhe pėr efekt tė pagesės sė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, sė pari bėhet regjistrimi nė Qendrėn Kombėtare te Regjistrimit. Dy ditė pune pas regjistrimit nė QKR, dorėzohet pranė organit tatimor lista e tė punėsuarve, me pagėn pėrkatėse. Pagesa e kontributeve tė detyrueshme tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore kryhet nga punėdhėnėsi sipas afateve tė pėrcaktuara me ligj. Punėdhėnėsi ka detyrim ligjor pėr llogaritjen, deklarimin dhe pagesėn e kontributeve nė kohėn dhe masėn e duhur. Listėpagesa ėshtė njė deklaratė e subjektit, nė tė cilėn evidentohen kontributet individuale, dhe si e tillė, nė mbėshtetje tė ligjit nr. 9920, datė 19.5.2008 “Pėr procedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė” tatimpaguesi qė nuk lėshon deklaratėn tatimore nė afat dėnohet me gjobė me 10 000 lekė, pėr ēdo deklaratė tatimore tė padorėzuar. Punėdhėnėsi, i cili nuk ka deklaruar nė organin tatimor ēdo tė punėsuar rishtazi, tė paktėn 48 orė pėrpara fillimit tė punės, pėrveē detyrimit pėr pagimin e shumės sė kontributeve tė papaguara, detyrohet tė paguajė edhe njė gjobė 10 000 – 20 000 lekė pėr ēdo rast.

    Si bėhet pajisja e punėmarrėsve me librezat e kontributeve
    Instituti i Sigurimeve Shoqėrore pajis punėdhėnėsit me librezat e kontributeve tė sigurimeve, shoqėrore dhe shėndetėsore, sipas kėrkesave qė bėhen pranė kėtyre organeve. Punėdhėnėsi i pajis tė punėsuarit me librezėn e kontributeve tė sigurimeve shoqėrore dhe shėndetėsore, dhe e plotėson ēdo muaj, nė datėn e pagesės sė pagės mujore. Mbėshtetur nė Ligjin pėr sigurimet shoqėrore, punėdhėnėsit duhet tė llogarisin dhe tė paguajnė pėr punėmarrėsit e tyre pėrfitimet afatshkurtra, si pėr sėmundje ashtu edhe pėr barrėlindje. Kur punėmarrėsi ėshtė i sėmurė ose pėrkujdeset pėr fėmijėn e sėmurė, qė ka nė ngarkim, tė vėrtetuar me raporte mjekėsore, kontributet pėr sigurimet shoqėrore e shėndetėsore deri nė ditėn e 14 me raport mjekėsor deklarohen njėlloj sikur punėmarrėsi tė mos jetė i sėmurė dhe paguhen sipas pėrcaktimit nė Kodin e Punės, ndėrsa nga dita e 15 e raportit mjekėsor punėmarrėsi i siguruar ka tė drejtė tė marrė pėrfitime pėr paaftėsi tė pėrkohshme nga fondet e sigurimeve shoqėrore
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •