Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

    Postuar më: 18 Shkurt 2015 / 10:45



    Liderët institucional dhe politik të vendit i kanë të rehatuar mirë e mirë bashkëshortet e tyre. Sipas një hulumtimi që ka bërë Gazeta Fjala, pagat e tyre janë 10 fish mbi mesataren e vendit, përderisa punët janë shumica të nivelit akademik nëpër universitetet e vendit. Atyre, në disa raste nuk u del nga një punë.

    Gratë kanë përparësi çdo kund. Por, pasi e para e vendit është femër, atëherë kësaj radhe përparësi ka një mashkull. Burri i parë i Kosovës, Astriti, ka dy vende pune. Punon në Qendrën Klinike Universitare dhe në Fakultetin e Mjekësisë në UP. Për këto dy punë, në bazë të deklarimit të pasurisë nga presidentja e vendit, ai merr afro 1000 euro pagë mujore. Ai është rehatuar në universitet me shumë kontestime. Këtë pozitë e kishte marrë pasi iu bë gruaja presidente.

    Gazeta Fjala ka vërtetuar se dy vende të punës ka edhe bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Ajo punon në shkollë të mesme, ku merr pagë 290 euro në muaj dhe në kompaninë Kobit PC Ced ku merr hiç më pak se 2165 euro të ardhura mujore, apo gati 10 fish më tepër. Këto të ardhura, të cilat në total shkojnë në afro 2500 euro në muaj, i ka deklaruar si të bashkëshortes vet Veseli në deklarimin e pasurisë. Ai, më herët kishte thënë se Kobit PC është pronë e familjarëve të tij.

    Shefi i tij partiak, Hashim Thaçi ka gruan më akademike. Sipas të dhënave që ka siguruar Gazeta Fjala, Gruaja e zëvendëskryeministrit të parë të vendit punon në Universitetin Fama dhe ka pagë mujore prej 1500 eurosh.

    Gruaja e Isa Mutafës është zojë. Ajo nuk ka nevojë të punojë. Të paktën të ardhura në bazë të deklarimit të pasurisë, të bërë nga kryeministri i vendit, ajo nuk figuron që merr ndonjë të ardhur. I mjaftojnë të ardhurat e burrit i cili ka tri burime të ardhurash.

    As gruaja e Albin Kurtit duket se nuk ka ndonjë vend pune në Kosovë. Lideri i Vetëvendosjes nuk ka deklaruar ndonjë të ardhur për bashkëshorten e tij.

    Gruaja e Ramush Haradinajt, Anita, vazhdon të punojë në RTK, ku ishte edhe në kohën kur nuk ishte e martuar me të parin e AAK-së. Ajo ka pagë prej 660 eurosh në muaj. Ndërsa, gruaja e liderit tjetër opozitar, Fatmir Limajt, punon në kompaninë e sigurimeve Sigal dhe ka pagë mujore afro 500 euro. /Telegrafi/
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

    Lum paria e shtetit qfare grave
    Gjaku lahet me Gjak

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Për: Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

    Gazeta Fjala ka vërtetuar se dy vende të punës ka edhe bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Ajo punon në shkollë të mesme, ku merr pagë 290 euro në muaj dhe në kompaninë Kobit PC Ced ku merr hiç më pak se 2165 euro të ardhura mujore, apo gati 10 fish më tepër. Këto të ardhura, të cilat në total shkojnë në afro 2500 euro në muaj, i ka deklaruar si të bashkëshortes vet Veseli në deklarimin e pasurisë. Ai, më herët kishte thënë se Kobit PC është pronë e familjarëve të tij

    Kjo siper eshte vertete e besueshme...te tjerat qe flitet per 500 ose 600 Euro jane genjeshtra...marrin shume me shume
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

    Po rrogen vete sa e kane ? Sa e ka parlamentari dhe sa e ka qeveritari...?

    Dhe meqe jemi tek pyetjet,sa kushton si fonde,sa harxhohet per parlamentin,qeverin,dhe presidencen ?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

    Citim Postuar më parë nga Poeti Lexo Postimin
    Gazeta Fjala ka vërtetuar se dy vende të punës ka edhe bashkëshortja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Ajo punon në shkollë të mesme, ku merr pagë 290 euro në muaj dhe në kompaninë Kobit PC Ced ku merr hiç më pak se 2165 euro të ardhura mujore, apo gati 10 fish më tepër. Këto të ardhura, të cilat në total shkojnë në afro 2500 euro në muaj, i ka deklaruar si të bashkëshortes vet Veseli në deklarimin e pasurisë. Ai, më herët kishte thënë se Kobit PC është pronë e familjarëve të tij

    Kjo siper eshte vertete e besueshme...te tjerat qe flitet per 500 ose 600 Euro jane genjeshtra...marrin shume me shume
    Ne shkolle te mesme nese punon profesoresh nuk ka shanca me pas rrogen 290 euro ajo gruaja e Kadres vetem nese nuk eshte e diplomuar akoma ne ate lenden qe jep...
    Gjaku lahet me Gjak

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Për: Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

    Sa e kane deputetet e di: 1,200 euro vetem per senca parlamentare, plus pagesa per pjesemarrje ne komisione.
    Kryetarja e ka mbi 3,000 euro, Kruyeministri diku 2,500 nese se kam gabim
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Për: Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

    Citim Postuar më parë nga Etno3 Lexo Postimin
    Ne shkolle te mesme nese punon profesoresh nuk ka shanca me pas rrogen 290 euro ajo gruaja e Kadres vetem nese nuk eshte e diplomuar akoma ne ate lenden qe jep...
    Ketu edhet eshte problemi, te pakualifikuara por me vende te mira pune////
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

    4100 presidentja
    2000 Kryeministri
    1600 deputetet pa seanca pa komisione etj
    Gjaku lahet me Gjak

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Për: Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

    Citim Postuar më parë nga Poeti Lexo Postimin
    Sa e kane deputetet e di: 1,200 euro vetem per senca parlamentare, plus pagesa per pjesemarrje ne komisione.
    Kryetarja e ka mbi 3,000 euro, Kruyeministri diku 2,500 nese se kam gabim
    Rrogen baze kane 1200 euro,plus edhe dietat (qe do te thote udhetimet) o "bonuset" e tjera ?


    Per,kete do ishte e drejte te dihej "sa kushton" i gjithe parlamenti si institucion,se mund te ndash shpenzimet e punonjesve dhe mirmbajtjes,dhe pjesa qe mbetet afersisht eshte harxhimet per parlamentaret.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 18-02-2015 më 06:31

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Ja ku punojnë dhe sa paguhen gratë e liderëve kosovarë

    Kur nuk funksionon shteti, gjykatat edhe prokuroria eshte cudi si nuk i kane bere ngah 10 vende pune

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •