Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-04-2014
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    178

    “Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë”

    “Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë” (Video)



    Pavarësia e Kosovës prej fillimit nxiti debate dhe mospajtime në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian. Deri tash, Kosova nuk njihet nga të gjitha vendet e BE-së. Çdo herë e më shumë po bëhet e qartë që Kosova nuk është një vend ku mund të jetohet.
    Me këtë vlerësim është filluar emisioni i të dielave, “EuropaMagazin”, në kanalin e parë të televizionit publik gjerman, ARD, transmeton Indeksonline.

    Emisioni i transmetuar sot mundohet t’i jap përgjigje pyetjes: pse po largohen kosovarët?

    Gazetari gjerman, Till Rueger, ka biseduar me shumë të rinj dhe e përbashkëta e të gjitha intervistave është se Kosova është një vend ku mungon perspektiva.

    Një djalë i ri i cili ka qenë në Gjermani edhe më parë si refugjatë në kohën e luftës në Kosovë. Derisa tenton ta kalojë kufirin Serbi-Hungari, i thotë televizionit gjerman se është në kërkim të një jete më të mirë.

    “Dua të shkoj në Gjermani, natyrisht. Dua të shkoj në Hanover. Jam në kërkim të një jete më të mirë, për të punuar, por jo të kthehem më në Kosovë”, thotë ky djalosh, emri i të cilit nuk tregohet, transmeton Indeksonline.

    Edhe pse i kapur nga policia kufitare hungareze, ai nuk dëshiron të heq dorë nga përpjekja e tij për të shkuar në Gjermani.

    “Të jetoj kështu, kurrsesi. Do ta vrisja veten, do e vrisja veten...”, përsërit këtë djaloshi kosovar, ndërsa pyet: “Çfarë të bëj në Kosovë. Unë fle në një tendë, që tri vjet”.

    Reformat e thella politike dhe luftimi i varfërisë nuk është bërë nga asnjë qeveri, prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vlerëson më tej emisioni.

    Të njëjtin fat e kanë pasur edhe premtimet e Komunitetit Ndërkombëtar për investime dhe përmirësim të infrastrukturës së industrisë.

    Emisioni vijon më tej duke thënë se megjithatë ditëve të fundit ka rënie të madhe të kosovarëve që largohen. Para disa javësh, nga stacioni i autobusëve të Prishtinës niseshin deri në 20 autobusë, fillimisht për Serbi e më pas për në Hungari.

    Ditëve të fundit, numri i autobusëve ka rënë në dy që nisen drejt Serbisë.

    Telegrafi



    TURPPPPPPPPPPPPPPP
    si mendon rinia keshtu
    Nga ai vend rrjedh nga ai uje ka pire, aty u rrite, aty i ka te gjithe nene ,baba familje te gjere e te ngushte
    Si mor mund te thote nje fjale te tille
    Ku i kane rinia vlerat patriotike ,vlerat atdhe-dashese,si e harrojne dhe duan ta harrojne vendin ku i kane bere hapat e pare.mesuesin e pare ,natyren e Kosoves
    Me cudit fakti sepse gjithmone jemi mburre se ne Kosove kemi shume rini,rinia eshta ardhmeria jone dhe cfare rinie kemi edukuar kemi rrite nese keshtu mendojne???
    Por te tillet duhet ti dergojme neper Gjermania le te punojne 24 ore,le ti komandon gjermani e francezi, atehere mbushen mend.
    Pse nuk luftojme per nje ardhmeri tonen,per nje te ardhme me te mire,te shkollohemi, te kryejme fakultete te mira qe neser te mos ia zgjatim doren askujt.
    Thjeshte te behemi vetvetja te jemi shef ne vendin tone e jo sherbetor ne vend te huaj
    Por si duket harrojme nje gje ,fjalen tone popullore se:
    "Guri me se shumti peshon ne vendin e vet"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2015 më 11:32

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,750

    Për: “Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë”

    Ky person qe shprehet,"qe do vras veten" ka kater "mundesi" :
    a) Te iki nga vendi i tije.
    b) Te kthehet e te vrasi veten.
    c) Te kthehet, te ri urte,te pranoj fatin qe ka.
    d) Te kthehet e te luftoje ne vendin e tije (te luftoje ne kupimin e plote te fjales lufte ).


    Per nje njeri qe ka barkun bosh,menyra e vetme per te qene patriot eshte te derdhesh gjak qe te besh revolucion.

  3. #3
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Për: “Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë”

    Nuk eshte mire por dhe turp nuk eshte te kerkosh nje jete me te mire . Pastaj e kam then dhe ne temen e pavaresis kosova ka sakrifikuar shum per nje jete te qete e me te ardhme. Jam dakort qe nuk duhet brakisur kurre vendi yt , e as ta shash e perbuzesh, po a eshte e drejte qe nje njeri mos kete as nje strehe ku te fuse koken ? Mos flasim per gjerat e tjera . Franca te merr shpirtin vetem nese vjedh por nese jeton si njeri ktu je mbret. Por nejse un flas kot se un Shqiperin e kam len pa me mbire dhembet akoma pavaresisht se sle média e lajm pa ndjek. Me vjen shum keq per kte djalosh.
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Lulke për mendimin e shprehur në këtë postim:

    krenifr (23-02-2015),SERAFIM DILO (23-02-2015)

  5. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: “Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë”

    ne te semes te shkoje.apo nuk kam ble dhe brisqe me pese

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: “Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë”

    Kosova shtet cung i bllokuar, humbi rrugen e perkrahjes perendimore, me udheheqesa te korruptuar dhe analfabete, qe s'dine tjeter pos pune kriminele ne vidhje t'shtetit dhe fuqizim te kuislingjeve te tyre klanore.
    Por si thone, cdo shtet e merito udheheqesine qe e ka, keshtu qe edhe keshtu po ecin punet atje.
    S'kane faj rinia, qe nuk shofin me perspektive per ardhmeri, por te vesh deri ne kete gjendje eshte e tmerrshme.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Etno3
    Anëtarësuar
    10-03-2014
    Vendndodhja
    Peje
    Postime
    775

    Për: “Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë”

    Na mbyten idiotet..
    Vetem mbyte veten revolen ta jap une se figura si ky si duhen as Kosoves as vendit ku emigron..
    Gjaku lahet me Gjak

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-12-2014
    Vendndodhja
    FRANCE
    Postime
    151

    Për: “Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë”

    Citim Postuar më parë nga Lulke Lexo Postimin
    Nuk eshte mire por dhe turp nuk eshte te kerkosh nje jete me te mire . Pastaj e kam then dhe ne temen e pavaresis kosova ka sakrifikuar shum per nje jete te qete e me te ardhme. Jam dakort qe nuk duhet brakisur kurre vendi yt , e as ta shash e perbuzesh, po a eshte e drejte qe nje njeri mos kete as nje strehe ku te fuse koken ? Mos flasim per gjerat e tjera . Franca te merr shpirtin vetem nese vjedh por nese jeton si njeri ktu je mbret. Por nejse un flas kot se un Shqiperin e kam len pa me mbire dhembet akoma pavaresisht se sle média e lajm pa ndjek. Me vjen shum keq per kte djalosh.
    oui je suis 100 % d"accord avec toi .!

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Për: “Do ta vras veten po u ktheva në Kosovë”

    Brezet e kaluara nuk konsideronin vetvrasjen sado qe hoqen vuajtje shume here me te veshtira. Por besoj se kjo difference nuk tregon se njerzit e se kaluares ishin me te forte, pasi per nje ndryshim minimal (nga ana biologjike) duhet te kalojn mbase dhe qindra mijra vjet.

    Ajo qe ndryshoi jan rrethanat dhe jo njerzit, me nje fjale dhe njerzit e brezave te kaluara po te perballeshin me kete situat do perkuleshin dhe ta besoj. Robit sot i duhet te perballet me nje lufte te madhe psikologjike, nje luft dinake dhe e shumanshme. Robi sot nuk ka armet e duhura(familjen, kulturen, traditen, dashurin, meqesin... etj) qe ta perballoj leht kete situat.

    Kudo eshte futur interesi, nevojat e rrema (reklama, televizori, telenovelat etj) dhe stresi, pa nje mbeshtetje ose nje udhezim nuk eshte e lehte te mbahet ne rruge te drejte mendja e njeriut, prandaj duhet te tregojm mirkuptim per njerzit qe perkulen ose lodhen.

    Cmendet robi nga filmat, reklamat, nga konkurrenca/krahasimi me te tjeret. Ky dem/corientim i behet robit me nje menyr qe nuk kuptohet ne ate cast, nuk ben njeri luft me shpata sot, por e ben me ane te tjera, kryesisht duke ven ne perdorim psikologjin!

    P.sh kur shikon plot dy ore nje filem dhe pastaj hedh syt perreth e shikon qe banon ne nje kasolle... nuk eshte goditje e vogel kjo. Por dhe lajmet nuk jan te pakta, te cmendin dhe te stresojn dhe ato.

    Keto jan vetem disa shembulla, robi sot goditet nga c'do ane, nuk ka me te si dikur qe vertet kishe barkun bosh por uleshe te pakten nen nje peme ne qetesi dhe jo perpara televizorit, qe eshte armiku me i madh sot, nepermjet syve kalojn direkt ne tru plot e plot plehra.
    Ndryshuar për herë të fundit nga user010 : 23-02-2015 më 20:25

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar user010 për postimin:

    hektor.m (23-02-2015)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •