-
Vlorë: Qytetari 56 vjeçar vret veten pas konfliktit me shtetin për energjinë
PD: OSHEE e çoi në vetëvrasje 56- vjeçarin
Një 56-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë.
56-vjeçari Llazar Nasi është i gjetur i vetëvarur në banesën e vet dhe arsyeja sipas familjarëve është mbifaturimi i bërë nga OSHEE.
Familjarët e viktimës dëshmojnë se ai ishte ankuar disa herë për faturën e padrejtë, 10 herë më të lartë se sa shënonte matësi.
Vëllai i tij duke folur në media, thotë se zyrtarët e OSHEE veç kësaj po i nxirrnin dhe pengesa të tjera me dokumentacionin.
PD ka akuzuar OSHEE duke thënë se ajo e çoi 56-vjeçarin në vetëvrasje.
“Fatura e padrejtë e sjellja arrogante e cnjerëzore e OSHEE, ia doli ta kalonte këtë prind në depresion. Dje, përpara se të kryente aktin ekstrem të vetëflijimit, 56 vjecari kishte shkuar edhe një herë, për herë të fundit në zyrat e OSHEE, por sërish nuk mori zgjidhje. Partia Demokratike akuzon OSHEE-në dhe qeverinë për plagën e madhe sociale që po krijojnë. Kjo politikë i mori jetën edhe të ndjerit Qamil Zela në Lushnje”, thuhej në deklaratën e PD-së.
OSHEE i është përgjigjur menjëherë akuzës së PD duke thënë se i ndjeri nuk ka pasur mbifaturime dhe akuzoi PD-në se po përpiqet të përfitojë politikisht nga kjo fatkeqësi.
“Pretendimi se faturimi për të ndjerin ishte shumëfish i vlerave normale është i pabazuar, pasi të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor faturimi ishte 1319 lekë, për muajin janar 1615 lekë dhe në muajin shkurt 1262 lekë, pra në kufirin minimal”, thuhet në deklaratën e OSHEE.
MAPO
-
-
Për: Vlorë: Qytetari 56 vjeçar vret veten pas konfliktit me shtetin për energjinë
Vetëvarja e 56-vjeçarit, kishte gruan invalide dhe tre vajzat studente. Pak para ngjarjes takoi të bijat
UPDATE/ I ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike një 56- vjeçar nga Novosela e Vlorës. Shkak është bërë fatura e kripur e energjisë elektrike, me pas nje ngaterrese me emrin kur shkoi te ankohej dhe kalimi ne gjendje depresioni pasi nuk gjeti zgjidhje.

Vellai i viktimes duke rrefyer ngjarjen
Korrespondenti i “Panoramës” sqaron se viktima është identifikuar si Llazi Nasi, baba i tre vajzave, i cili është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në orët e vona të natës së mbrëmshme.
Burime të Panorama Online, kanë konfirmuar se i ndjeri jetonte me bashkëshorten e tij, e cila ishte invalide. Ndërsa tre vajzat, janë studente në Tiranë. Bujqësia ishte e vetmja shpresë e familjes Nasi, nga të cilat kryefamiljari nxirrte të ardhura për të mbajtur frymën dhe shkolluar vajzat.
Mësohet se vetëm pak minuta para se të vetëvarej, 56-vjeçari ishte takuar me të bijat të cilat kishin shkuar për ta parë të atin se kishin mësuar se nuk ndihej mirë. Pasi vajzat ishin larguar për në kryeqytet, i ati ka kryer edhe aktin e vetëflijimit, i zhytur nga depresioni se nuk mund t’ja dilte të paguante faturën e kripur të energjisë elektrike.
Ja si përfundoi deri në vetëvarje 56-vjeçari
Para dy muaj atij i kishte ardhur fatura e energjisë elektrike 80 mijë lekë, por sipas familjarëve kur ka shkuar për të bërë pagesën i kanë thënë se është 800 mijë të vjetra.
Sipas familjarëve, kjo i ka rënë si bombë 56 vjecarit. Mësohet se ai ishte drejtuar për një ankesë në zyrën e OSHEE, por nuk ka gjetur zgjidhje.
Vellai i viktimes duke treguar per sa ndodhi, ben pergjegjes pikerisht moszgjidhjen e ankeses se bere ne OSHEE per faturen e energjise, qe sipas tij, ishte e faturuar gabim. “Shkoi per t’u ankuar ne zyren perkatese, nuk gjeti zgjidhje. Pas kesaj, pati probleme, nuk ndihej mire. E shoqeruam per vizite te mjeku, mori disa kokrra, por si duket nuk paten efekt, kur e gjetem ne ishte i pajete”- tha ai.
Ai tregon se heren tjeter kur shkoi prane ne zyren e ankesave, i thane qe nuk kishte as emrin atje. Sipas tij, ky nuk eshte vetem problem i familjes se tij,por per te njejtat arsye ka shume te tjere te vuajne. “Si po vjen puna, situata nuk duket mire, njerezit jane te stresuar”- thote ai.
Policia ben me dije ngjarjen, per faktin se 56 vecari eshte gjetur i pajete, i vetevarur, por pa dhene shume detaje rreth shkakut, duke sqaruar se ngjarja eshte ne hetim e siper.
Reagon OSHEE: Ja e verteta
OSHEE permes nje sqarimi per mediat ka reaguar lidhur me vetevarjen e 56 vjecarit ne Novosele, duke thene se ai kishte kontarte me kompanine per faturat e prapambetura, te cilat ishin ne kufirin minimal te harxhimit te energjise dhe nuk behet fjale per mbifaturim.
Sipas OSHEE, PD qe po përpiqet të përfitojë politikisht nga çdo fatkeqësi, nuk duhet te akuzojë pa fakte, e duhet të lërë punonjësit e kompanisë të bëjnë detyrën e tyre në respekt të ligjeve të shtetit.
“E vërteta është se i ndjeri Llazar Nasi, si mbi 197 mijë abonentë të tjerë të OSHEE ka lidhur kontratë me kompaninë për të paguar permes kësteve mujore detyrimet e prapambetura. Pretendimi se faturimi për të ndjerin ishte shumëfish i vlerave normale është i pabazuar, pasi të dhënat e tregojnë se për muajin dhjetor faturimi ishte 1319 lekë, për muajin janar 1615 lekë dhe në muajin shkurt 1262 lekë”- sqaron OSHEE.
Sipas saj, të tria këto fatura janë në kufirin minimal të harxhimit të energjisë, kësisoj pretendimi për mbifaturim është i pavërtetë.
Panorama
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt