Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Epo, me ne fund!
    Shyqyr qe po dalim aty ku duhet!Ketu e kam pasur fjalen qe ne fillim te temes.
    Cunimartum
    Cfare pyetjeje nuk i jepje dot pergjigje kur ishe ateist , dhe cfare shpjegimi qe ta mbushi mendjen gjete ne Bibel per ate pyetje?
    ...niente che amassi di piu'...

  2. #32
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    xhinse c'te duhen pyetjet dhe pergjigjet e mia kur ti ua ke dhene pergjigjen pyetjeve te tua
    cado qe te them une ty te eshte mbushur mehalla siper "kova thith po qe bosh se po qe e mbushur derdhet"
    me mire mbae mbushur se ta derdhesh

    shnet
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  3. #33
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Jeans-boy ,
    Ja dhe historia ime.

    Besoj qe do te te interesoje, per faktin qe une vi nga nje familje myslimane dhe besimi im i tanishem, eshte kristian.

    Mbaj mend qe kur une kam qene e vogel, ne vendin tone nuk lejohej besimi. Ishte me ligj e ndaluar te besoje ne Zot dhe ata qe shpallnin besimin e tyre, burgoseshin. Por asgje qe ka te beje me shpirtin dhe natyren e brendeshme te njeriut, nuk komandohet dot me ligj. Mund te ndalohet ne siperfaqe, por ne thelb, mbetet aty.

    Me kujtohet gjyshja ime, qe e kam dashur dhe respektuar jashte mase, qe naten para se te flinte, luteshe me ze te ulet dhe une e shikoja e cuditur. Asnjehere nuk me fliste per besimin ne Zot, nga frika se mos me bente dem duke me futur ne koke ide qe nuk perputheshin me "moralin" e asaj kohe. Por intuitivisht, une e dija cfare bente dhe ndonjehere e pyesja me shejtanllekun e femijes "Gjyshe, ka Zot?" dhe ajo, me pergjigjej e sikletosur "Ti je e vogel, mos u merr me keto pytje" dhe une prap i thoja per ta ngacmuar "Zot, nuk ka, Zot nuk ka, Zot nuk ka" dhe ajo perseri akoma me e sikletosur ma priste "Mire, mire, po pusho tani"
    Kete me siper e tregova qe te theksoj qe femijeria ime ishte ne nje ambient, ateist. Pra askush nuk me foli per Zotin. Une isha femije ateiste dhe perpiqesha ti jepja spjegim gjerave qe me rrethonin, sipas teorive shkencore qe mesoja ne shkolle. Nuk mbaj mend saktesisht cfare ishin problemet qe me shqetesonin atehere, por nje gje mbaj mend mire, teorite shkencore ishin teper teper te mangeta per ti dhene pergjigje qofte edhe fenomeneve qe shqetesonin nje femije.
    Nuk e di nese kjo lloj mangesie per te shpjeguar gjerat, misteri qe mbante gjyshja ime ne lutjet e saj te paragjumit, apo thjesht nje shtytje e brendshme teper njerezore, qe gjithkush e ka , me shtynte qe te mendoja diku thelle brenda meje qe nje Zot ekziston.
    Sa me shume mesoja se sa e madhe e persosur eshte gjithesia dhe sa i vogel ishte njeriu, aq me shume me forcohej instiktivisht ideja qe nje force supreme, kishte organizuar dhe organizonte gjithcka.
    Me vone besimi tek ne u lejua dhe filluan te futeshin dhe literatura fetare.
    Sic thashe, une rrjedh nga familje myslimane, por jo shume te ngulur ne besimin e tyre, per shkak te 50 vjeteve ndrydhje. Une fillova te besoj ne Zot dhe te ndjehesha mire sa me shume qe besoja. Fillova te lexoja edhe literature fetare. Por une nuk e gjeja dot veten pothuajse ne asnje nga besimet qe praktikoheshin ne vendin tone.
    Nuk dua te paragjykoj asnje. Per mua eshte zgjedhja e gjithsecilit dhe une i respektoj te gjitha.
    Une nuk e ndjeja veten mire ne besimin mysliman, nuk me vinte te shkoja ne xhami dhe te lutesha ne ate lloj menyre qe ata luteshin. Pastaj feja myslimane predikonte disa rregulla strikte qe mua nuk me shkonin. Ndrydhnin ne nje fare menyre shpirtin tim te lire.
    Nuk ndjehesha mire ne fene ortodokse. Kur shkoja ne kishen ortodokse, nuk merrja vesh fare se cfare thoshte prifti i veshur ashtu, atje larg, dhe une ne fund te salles se kishes qe duhet te thosha "amen" merrja apo nuk merrja vesh ate qe prefikohej ne nje lloj menyre, si kenge.
    Nuk e ndjeja veten mire ne besimin katolik, me dukej shume i llustrosur dhe ai.
    Dicka kerkoja dhe nuk arrija ta gjeja. Besoja ne Zot, por nuk doja te isha vetem, dicka doja qe te ndaja, pikerisht besimin tim.
    I isha lutur Zotit qe te me tregonte rrugen qe duhet te ndiqja dhe e di cfare ndodhi?
    Ne ate kohe ne qytetin tim erdhen disa misionare kristiane. Ata predikonin biblen dhe jepnin njekohesisht mesime ne anglisht. Mua me duhej te mesoja anglishten ne ate kohe dhe u futa ne nje nga kurset e tyre.
    Njeriu me te cilin une mesoja ishte nje burre i moshuar dhe nje njeri i mrekullueshem. Nje natyre e qete dhe gjithe drite. Une asnjehere nuk do e harroj ate, edhe pse kam qene me te per nje kohe teper te shkurter.
    Nga ai une mesova ta lexoj biblen, jo me mendje, por me shpirt.
    Ndjehesha mire. Besimi ne zot me mbushte me drite. Une nuk e harroj diten e pare, kur kam shkuar ne predikimet e tyre. Isha gjithe dyshim, te shkoj a te mos shkoj. Ishte nje menyre e ndryshme predikimi dhe pastaj fjalet e njerezve qe cdo veprim e lidhin me interesat personale te sejcilit. Por shkova dhe e ndjeva veten mire midis tyre. Ishin teper miqesor.
    Nese dikush lexon biblen me qellim qe te forcoje besimim e tij, e shikon shume me ndryshe se ai qe e lexon biblen per ta studiuar. Ai i pari, arrin ta ndjeje dhe te lexoje midis rreshtave ndersa ai i dyti, mbete gjithe kohen i paqarte.
    Une kam lexuar edhe Kuranin. Ka edhe aty plot gjera me vlere dhe e theksoj perseri qe une kam respekt per te gjitha besimet.
    Dua te theksoj qe ata qe besojne tamam, pra me shpirt, ata nuk ndjehen kurre vetem dhe te vegjel. Ata ndjehen te rrethuar me drite, ndjehen te mbrojtur dhe te dashuruar. Por keto qe une thashe nuk eshte se i provojne te gjithe ata qe thone se besojne. Nese beson, nuk duhet per asnje cast te dyshosh, edhe ne momentet e tua me te keqia.
    Une besoj. Une i lutem Zotit per gjerat qe dua, dhe ne rastet e pergjitheshme, une e arrij ate qe dua. Nuk eshte se kam shkopin magjik dhe me nje te perlasur, behet ajo qe une dua. Une punoj dhe mundohem, por asnjehere nuk jam vetem ne perpjekjet e mija.
    Une kam qene aty, tek ateistet. Ateizmi, nuk eshte per shpirtin dhe natyren time. Ateistet shtypin brenda tyre,(edhe pse ndoshta nuk e kuptojne) nevojen e natyrshme njerezore per te besuar diku. Une kam qene aty, ne gjendjen kaotike, te njerezve qe besonin dhe dyshonin. Kjo ishte me e keqja. Dhe une jam tani ketu, ne besimin tim dhe ndjehem pikerisht ne vendin te cilit une i perkas.
    Ji Vetvetja!

  4. #34
    lory
    Anėtarėsuar
    16-03-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    9
    besoj se une mund te permbush pyetjen tende cfare do te dish me sakte ? une jam bere musliman para nje viti dhe mund te them se fakti qe bewson ne dicka te jep siguri dhe me shume shoqeri se e di se egziston dikush dhe nuk te le vetem ose me sakte beson se egziston.

  5. #35
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Shpirt i fshehur.
    Nje falenderim te Madh sepse nga historia e kujtdo tjetri,sidoqofte ajo ,ke cfare meson.
    Edhe une do te doja te mesoja nga historite e te tjereve (edhe ne mos qofshin histori ,por thjesht caste ndryshimesh te rendesishme),por, ketu ne Forum ka nga ata te vetequajtur besimtare qe jane shume me larg besimit se une qe e pranoj veten ateist.Dhe atyre do t'ju kutoja se te mendosh se beson nuk do te thote se me te vertete je besimtar.
    ...niente che amassi di piu'...

  6. #36
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Lenci
    Pervec Shpirtit te Fshehur nuk kam pare ne kete teme edhe pse po mbushen tre faqe qe t'i pergjigjet tamam me dicka nga vetja.Puna eshte keshtu:
    Po marr nje person A (nje besimtar,ti p.sh) dhe nje person B (nje ateist,une ta zeme).Atehere,ky person A nuk ka lindur besimtar,por e ka pranuar Zotin ne nje periudhe te caktuar ndryshimesh ne menyren e te menduarit,periudhe gjate se ciles ai i ka bere pyetje vetes te cilave u ka dhene me pas shpjegim vetem nga c'i ka mesuar feja dhe qe e kane bindur plotesisht.
    Pra, qellimi i temes nuk eshte t'i pergjigjemi nje pyetjeje te caktuar ,por, qe cdo person A i Forumit te paraqese momentin e kalimit nga ateizmi ne besimin,ne menyre qe, nje person B qe lexon te kete cfare te mesoje.
    Pse?- do te me pyesesh. -Sepse mendoj qe pyetjet qe na lindin pak a shume aty vertiten.Pyetja qe i ka bere vetes nje person A dikur dhe pergjigjja qe i ka dhene ai,sot mund te jete ne koken e nje personi B,me nje pergjigje tjeter...apo pa pergjigje fare...
    Vazhdoj me shembull:
    -Pyetja e Shpirtit te Fshehur:Nje njeri kaq i vogel ne nje bote kaq te organizuar
    -Pergjigjja : Duhet te kete patjeter nje force hyjnore, nje Zot qe e ka organizuar keshtu.


    Fatkeqesisht kjo ishte pyteje pergjigjja e vetme qe eshte shkruajtur deri tani.Duket se besimtaret jane lodhur duke u
    marre me kot me ateistet qe s'hane pyke hic!!!
    ...niente che amassi di piu'...

  7. #37
    lory
    Anėtarėsuar
    16-03-2003
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    9
    une nuk e kuptoj mire se ku do te dalesh po une po te them faktet qe me kane bindur mua ne egzistenzem e zotit. e pa ra eshte se
    1 kjo bote eshte shume e organizura per te qene e krijuar rastesish
    2 vete preardhja e neve njerzeve eshte e pa sakte se fakti i preardhej nga majmuni eshte mese i gabuar sepse nuk ka patur 1 zhvillim ne stade te njeriut ndryshe nga ckemi mesuar ne ne shkolla dhe nga cduhan te na mesojne te gjitha zbulemet e bere pe rkallim e njeriut ne faza zhvillimi kane qene te manipuluara shkurte nuk jane zbuluar kurre skelete te gjinive te ndryshme te njererzve.
    3 nuk ka patur evulucion gjalllesash se pse nuk jane gjendur stade te ndermjetme gjallesash prap dhe fosilet e gjetura kane qene te manipuluara
    4 kushtet ne te cilat eshte menduar formimi i tokes pra eksperimentet e bere me kushtet fillestare ku eshte pretenduar krijimi i aminoacideve te para nuk qene te sakta dhe aminoacidet e prodhuara ne kushtet e proves pra ne kushtet qe mendohej toka ndodhej para krijimit te jetes ne te nuk kane qene organike pra nuk sherbenin ne krijimin e jetes
    5 kurani eshte botuar ne vitet 600 p e s dhe njinte shume mire fazat e krijimit te embrionit ne barkun e femres dhe para se te krijohet te femra ;shpjegon shume gjerat per detin dhe oqeanin gjera qe shkenctaret tani po i zbulojne me mjete te sofistikuara
    Nuk e di nqs jane keto qe kerkoje

  8. #38
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Ok plako! ne rregull.
    Ti ke shkruajtur 5 arsye qe te kane bindur per ekzistencen e Zotit.


    Gjithsesi, une ne kete teme nuk shtrova ndonje pyetje.Ishte thjesht nje ftese qe nje forumist ish-ateist dhe tashme besimtar te paraqiste dicka nga vetja nga periudha e shnderrimit nga jobesimtar ne besimtar .Mendimi ishte se nje besimtar ish-ateist mund t'i transmetoje dicka ateistit te tanishem.
    U lodha edhe vete nga kjo teme ....me mire ta leme fare..!
    ju falenderoj edhe nje here.
    ...niente che amassi di piu'...

  9. #39
    instinkt i vetembrojtjes!
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    ne bahcen e shtepise time
    Postime
    351
    Mua me vjen vertet keq, kur shikoj ata qe e quajne veten e tyre besimtare, qe grinden dhe shahen me njeri tjetrin dhe nuk dine dhe nuk arrijne te tregojne historine se si ato perqafuan ate besim qe kane. Shumica e ka nje histori, thjesht per faktin qe ne (flas per ne Shqiperi) jemi rritur ne ambient ateist.

    Une nuk e kuptoj dot se si mund te shahen besimtaret me njeri tjetrin, dhe te kalojne deri ne ofendime. Ndonjehere, kam frike te shkruaj ne temat e fese, per keto aresye.

    Kjo tema qe ka hapur Jeans_Boy mua mu duk interesante, per faktin qe secili mund te tregonte ashtu si e ndjente ai per besimin e tij. Une jam e mendimin qe besohet me shpirt dhe jo me mendje. Nuk eshte tamam llogjika dhe llogaritja e holle matematike e fakteve, ajo qe te con drejt besimit. Besimi tek Zoti ndjehet ne shpirt dhe eshte pikerisht shpirti ai qe ka nevoje per ate besim dhe qe ndjehet mire nga ai besim.
    Ji Vetvetja!

  10. #40
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anėtarėsuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Pershendetje!

    Sa gje e mire eshte kur degjon deshmi te tilla si ajo e shpirtIfshehur dhe sa inkurajuese eshte kur sheh se si Zoti vepron ne jetet e njerezve dhe se si i ndryshon ato.
    Edhe une pak a shume kam nje histori te ngjashme me si ajo e ShpitiIFshehur.
    Si te gjithe shqiptaret te rritur ne Shqiperi neve na ishte ngulur ne mendjet tona dhe na ishte mesuar qe i vogel se Zoti nuk ekziston, dhe mua me kujtohet edhe sot, kur isha ne shkollen fillore se na ishte thene se besimi ne Zot do te thoshte se nje fyerje per kohen tone moderne, se tek Zot kishin besuar vetem njerezit primitive, ngaqe nuk dinin te shpjegonin fenomene dhe katastrofa te mbinatyrshme dhe se njerezit primitive te frikesuar ndaj ketyre fenomeneve ia atribuonin keto gjera, Zotit. Por sot me zhvillimin e shkences, njeriu eshte ne gjendje te shpjegoje shume prej ketyre gjerave dhe ne te ardhmen me siguri ai do te ishte ne gjendje jo vetem ti shpjegonte te gjitha gjerat, por edhe se ai do ti vinte keto forca apo fenomene nen kontrollin e tij, per te miren e tij.Pra ne njefare menyre njeriu do te behej zot i vetvetes dhe gjithshkaje. Dhe tek ne (ne Shqiperi) flitej me percmim per boten perendimore qe besonte tek Zoti, dhe na thuhej si me ironi se eshte nje turp i madh per perendimin qe megjithe arritjet e tyre ne shkence, perseri per nga mendesia ata kane mbetur ne kohen primitive sepse ata besonin ne Zot. Perfundimin e dime te gjithe se si vajti sistemi yne ateist, ku perfundoi dhe ku eshte sot sistemi qe beson ne Zot.
    Keto gjera pak a shume mbeten ne mendjen time qe nga ajo kohe dhe megjithese ne shkolle ne thonim formalisht qe nuk besonim ne Zot, perseri ishte dicka brenda nesh qe na thoshte se ka Zot dhe se Ai ekziston.
    Me kalimin e kohes une gjithnje e me shume mundohesha te bindja vetveten se Zoti ekziston, por e kisha te veshtire te zgjidhja se ku duhej te besoja, nga familja une isha si shumica e shqiptareve myslyman, por nuk dija asgje konkrete as per myslymanizmin dhe as per krishterimin.Aty rreth vitit 90 me ra ne dore rastesisht nje Bibel, Testamenti i Ri dhe e lexova dhe nga leximi i saj me beri nje pershtypje te madhe, sidomos personi i Jezu Krishtit, menyra se si Ai i trajtonte problemet dhe sidomos fjalet e Tij te drejtperdrejta per cdo gje qe bashkohesit e Tij e pyesnin. Megjithese Jezu Krishti me beri nje pershtypje shume te madhe ne ate kohe saqe me ndryshoi edhe pikepamjen time mbi boten, perseri une e kisha shume te veshtire te nderroja fene time, edhe pse per fene myslymane nuk dija asgje, perseri mendoja se logjikisht i perkas se njejtes fe qe kane edhe prinderit e mi.
    Por me kalimin e kohes u be gjithnje e me e qarte se Jezusi eshte e verteta dhe ja dhashe veten time Atij qe te me udheheqe, dhe sot ndjej nje gezim te madh per vendimin tim dhe jeta ime ka ndryshuar shume, dhe gjithe kjo fale Krijuesit tim, i Cili asnjehere nuk me braktisi, por me qendroi prane ne momentet kur ne fillojme te pyesim, pse jam ketu, nga vij dhe ku po shkoj?
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dhimiter Pango - "Enigma Otranto '97"
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 00:57
  2. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 20:57
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •