Xhihadistet, organizimi me i madh terrorist islamik ne bote i momentit, pasi ka dhene provat qe jane vertet te rrezikshem me aktet e tyre ne shume vende e duke vrare njerez te pafajshem sic ishin gazetare e ushtare nga USA, Anglia dhe Japonia. Kohet e fundit, eshte degjuar per nje sulm te ashper ne te ardhmen, kundrejt Europes e perkatesisht kryeqytetit Italian, Romes. Sic ju e dini, Italia eshte kryeqendra e katolicizmit, e fese kristiane, pra flasim ketu per shtetin e vogel te Vatikanit, te Papes se shenjte. Lufta normalisht mendohet te jete fetare dhe eshte pikerisht kjo arsyeja kryesore qe i con xhihadistet te sulmojne kete vend kristian. Pasojat nga ky veprim do te ishin te shumta dhe mjaft te rrezikshme madje sa nuk do e imagjinoja dot cfare do te ndodhte me tej. Ju normalisht do te pyesni per disa nga keto pasoja ? Jam mese i bindur se do te shperthente Lufta e III BOTERORE, e ashtuquajtur ''Lufta Fetare’’ .Shteti islamik ISIS ( Islamic States, Irac Syria), pretendon te sundoje boten, e jo vetem Europen. Pjesetaret e ketij grupi e quajne veten ‘’njerez te zotit’’ dhe jane te gatshem te japin jeten e tyre per ALLAHUN, profetin e tyre, madje gjenden te perfshire edhe femije te moshave mjaft te vogla, duke filluar nga mosha 10 vjecare, te cilat pervec te tjerave kane kryer dhe vrasje e krime, por ‘’te nenshtruar’’ nga shefat e tyre. Nese kjo lufte fetare midis ketyre shteteve do te fillonte, atehere gjithcka per boten tone do te perfundonte si mos me keq. Ju do te pyesni perse ? Normalisht, pasojat e luftes jane kaosale, duke perfshire vdekje te shumta ne njerez, te pafajshem e civile, plackitje e patjeter demet materiale te cilet nuk mund te llogariten, prishja e shume ekuilibrave natyrore etj. Europa shprehet e bindur, kunder ketij sistemi terrorist, por t’i mundesh ''njerezit e zotit’’, xhihadistet e betuar, nuk eshte e thjeshte. Nese mund te vrasesh njerez te pafajshem me gjakftohtesi te plote perpara kameres imagjinoni cfare mund te bejne ata kundrejt agresoreve, sic mund te konsiderohen europianet nga ta. Organizata sot e kesaj dite, po mbeshtetet e shtohet cdo dite nga pjesemarres te rinj te gatshem per te kyer gjithcka, megjithese kjo me siguri eshte deri diku rruga e gabuar. Perse ?! Dhuna nuk ka sjelle dhe nuk do te sjelle kurre dicka te mire, te jeni i bindur per kete. Madje, jane te shumte dhe shqiptaret nga Kosova, Maqedonia e Shqiperia te cilet kane shkuar ne Siri per te luftuar perkrah ISIS, megjithese viktimat edhe nga ana e shqiptareve kane qene te shumta. Mendohet se masakrat do te vazhdojne, por sa do te zgjase nje veper e tille e cila sjell vetem shkaterrim e mjerim... ?!
Krijoni Kontakt