-
Hajduti përplaset me punonjësin e bankës, i dështon grabitja

Një grabitje me armë ka dështuar sot në qytetin e Korçës, pasi autori ka rënë në prangat e policisë, pas përplasjes me punonjësin e bankës.
Artan Tole i maskuar dhe me armë, grabiti filialin e një banke në qendër të qytetit të Korçës. Gjatë grabitjes, mësohet se autori ka lënduar edhe një punonjës të bankës, dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një sasi parash.
Por në këtë moment, punonjësi është kundërpërgjigjur duke goditur pas koke grabitësin, dhe duke e neutralizuar atë së bashku me ndihmën e efektivëve të policisë, të cilët mbërritën vetëm pak minuta pas grabitjes.
Sipas burimeve nga policia, autori i vjedhjes është person me precedentë penalë dhe aktualisht ndodhet në komisariatin e policisë.
Shekulli
-
-
Për: Hajduti përplaset me punonjësin e bankës, i dështon grabitja
Thash se ishte perplasur me makine me punonjesin e bankes pasi kishte ikur nga banka, kur lexova titullin
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt