-
Bruksel: Rama fyen gazetaren shqiptare, "Ik e mėso anglisht!"
VIDEO Edi Rama fyen gazetaren Erisa Zykaj nė Bruksel, nuk i pėrgjigjet pyetjeve

TIRANĖ-Kryeministri i vendit Edi Rama ka devijuar dhe nuk i ėshtė pėrgjigjur pyetjes sė gazetares sė Abcnews, Erisa Zykaj nė Bruksel. Erisa Zykaj e ka pyetur kryeministrin Rama se presidenti i Bashkimit Europian ka thėnė se Shqipėria ėshtė mė e suksesshme nė politikėn e jashtme, dhe do donte qė tė ishte po aq e suksesshme nė politikėn e brendshme. Pyetjes se pse Shqipėria ėshtė gjithmonė e suksesshme nė arenėn ndėrkombėtare dhe problematike nė atė tė brendshme, Rama i ėshtė pėrgjigjur gazetares se duhet tė marrė mė shumė leksione anglisht sepse presidenti i BE nuk ėshtė shprehur nė atė mėnyrė. Pas kėsaj Zykaj ka drejtuar njė tjetėr pyetje pėr shkallėn e kriminalitetit nė vend, por sėrish nuk ka marrė pėrgjigje nga Rama.
‘’Kryeministri i Shqipėrisė mė kėshillon tė marr mė shumė leksione anglisht, pasi sipas tij nuk kam kuptuar njė fjali tė deklaratės sė presidentit tė Bashkimit Evropian, Donald Tusk i cili tha ” Shqipėria duhet tė jetė po aq e arsyeshme dhe konstruktive nė politikėn e brendshme, sa ē’ ėshtė nė politikėn rajonale”. Unė tentova ta zbusja deklaratėn e Tusk nė pyetjen time duke thėnė ” Shqipėria duhet tė jetė po aq e suksesshme nė politikėn e brendshme sa ē’ėshtė nė skenėn e jashtme”. Por edhe kjo nuk e ka shmangur arrogancėn e tij. Nė fakt, nuk ka nevojė tė jesh shumė i zgjuar dhe as tė kesh marrė leksione shtesė anglisht pėr tė ditur, se Shqipėria ėshtė vendi qė ka njė vijueshmėri problematike tė politikės sė brendshme nė kontrast me rolin e saj rajon. Kur i shtrova pyetjen e dytė pėr pėrshkallėzimin e kriminalitetit nė vend, ktheu kokėn nga ana tjetėr. Tė gjithė kolegėve evropianė qė asistuan dhe u vunė nė dijeni tė qėndrimit tė tij u befasuan nga ngjarja. Nuk e imagjinoni dot sa “sa mirė “ndihet njė gazetar qė trajtohet kėshtu nga kryeministri i vendit tė tij, ndėrkohė qė respektohet nga pėrfaqėsuesit e institucioneve evropiane dhe organizmave me rėndėsi si Shoqata Ndėrkombėtare e Medias, nė bordin e tė cilit bėn pjesė apo Klubi i shtypit evropian, ku ėshtė zv/president. Njė pyetje kam unė : “Pse nuk u ankua kryeministri pėr anglishten time kur i drejtova pyetjet Maja Koēijanēiē pėr ndeshjen Serbi-Shqipėri?’’- ka shkruar gazetarja Erisa Zykaj nė rrjetin social Facebook.
Balkanweb
-
-
Pėr: Bruksel: Rama fyen gazetaren shqiptare, "Ik e mėso anglisht!"
Shoqatat e gazetarėve: Rama t’i kėrkojė falje publike gazetares Erisa Zykaj pėr fyerjet
Shoqata e Gazetarėve Profesionistė ka reaguar ndaj sjelljes sė pahijshme qė kryeministri Edi Rama shfaqi kundrejt gazetares Erisa Zykaj, nė Bruksel, pas takimit qė ai pati me presidentin e Kėshillit Europian, Donald Tusk. Shoqata e Gazetarėve Profesionistė shpreh indinjatėn pėr sjelljen fyese dhe arrogante tė kryeministrit, pėr shkak tė detyrės dhe ka kėrkuar nga shoqatat homologe nė botė qė tė kenė nė vėmendje tė tyre kėtė akt tė shėmtuar tė kreut tė qeverisė shqiptare. Ajo u kujton atyre dhe opinionit publik se ky nuk ėshtė rasti i parė qė kryeministri Rama reagon me arrogancė, nervozizėm e fyerje ndaj gazetarėve, por kjo ėshtė njė sjellje nė vazhdim pa etikė ndaj medias qė i drejton pyetje pėr ēėshtje sensitive. Pėr kėtė arsye kryeministri Rama njihet tashmė si njė ndėr politikanėt qė bezdiset nga media e lirė.
Pėr fyrjen ndaj gazetares Erisa Zykaj ka reaguar edhe Unioni i Gazetarėve. Nė njė deklaratė tė tij thuhet se “Refuzimi ndaj pyetjeve tė gazetares dhe reagimi i zotit Kryeministėr shprehin njė ofendim nė prani tė kamerės ndaj kolegės dhe detyrės sė saj si gazetare”. Unioni i bėn thirrje kryeministrit tė kėrkojė ndjesė publike ndaj gazetares.
Koha Jone
-
-
Pėr: Bruksel: Rama fyen gazetaren shqiptare, "Ik e mėso anglisht!"
Pergjigje pa edukate, sidomos per kryeminister. Mjaftonte te thoshte presidenti i BE nuk tha ashtu, dhe te shpjegohej, pa fyer gazetaren sikur po ben debat ne kafe. gjtihashtu dhe per pyetjen qe nuk ju pergjigj. Duhet te ishte i pergatitur dhe te pergjigjej nese ka apo jo pershkallezim te kriminalitetit ne vend dhe mjaftonte nje pergjigje standarte qe kemi arrestuar kte e ate, po luftojme krimin etj etj.
Nuk jane mesuar tu bejne pyetje tamam gazetaret
-
-
Pėr: Bruksel: Rama fyen gazetaren shqiptare, "Ik e mėso anglisht!"
-
-
Pėr: Bruksel: Rama fyen gazetaren shqiptare, "Ik e mėso anglisht!"
Rama duhet te mbeshtetet fort ne nje protokoll teknik dhe etik
qe do te thote te veproje dhe punoje si kryeminister
dhe te sillet hijshem si kryeminister.
Arroganca/injorimi jane shprehje e karakterit te tij
qe do te thote qe ai ka probleme shume serioze,ne publik sjellje te tilla
jane turp.Mungese e theksuar respekti ndaj gazetareve.
Kur Rama ishte ne fushate per zgjedhjet per pushtet/deputet Rama nuk kishte
fare problem me gazetare rrotull,perkundrazi komunikonte dhe i mbante afer
sepse kishte nevoje per gazetaret qe te percillte idete programet e partise se tij
dhe tregonte veten ne popull si sherbetori i popullit perjete.
Tani Rama nuk ka nevoje per gazetaret sepse pushtetin po e gezon,nuk i duhen gazetaret,
gazetaret duket qe sikur po e bezdisin.
Kjo ka emrin double standard dhe nuk eshte ndershmeri.
Rama duhet te pastroje aktin e tij dhe ti permbahet protokolleve shteterore dhe etike kur ben punen
si kryeminister.
-
-
Pėr: Bruksel: Rama fyen gazetaren shqiptare, "Ik e mėso anglisht!"
PD: I vetmi lajm qė prodhoi Rama nga Brukseli ishte fyerja e gazetares
Partia Demokratike ka dėnuar sjelljen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama nė Bruksel, i cili sipas kėsaj force politike ofendoi korrespondenten shqiptare, Erisa Zyka nė zemėr tė Europės. Sipas PD, kėto sjellje tė kryeministrit dėmtojnė imazhin e vendit dhe janė akte tė pėrsėritura kundėr lirisė sė shprehjes.
Deklarata e plotė e PD
Kryeministri i vendit vizitoi sė fundi Brukselin dhe i vetmi lajm qė krijoi nga qendra e Europės ishte fyerja e gazetares shqiptare Erisa Zyka.
Edi Rama manifestoi arrogancė dhe ofendoi korrespondenten e njohur pikėrisht nė zemrėn e Europės sė vlerave, aty ku liria e shprehjes dhe komunikimi kanė strehėn e tyre. Ėshtė po ky kryeministėr qė ofendon e agreson opozitėn, Presidentin e vendit, gjyqtarėt e drejtuesit e mediave nė mėnyrė periodike nė Tiranė. Ofendimet janė tashmė kostumi i Edi Ramės.
Partia Demokratike dėnon kėto sjellje tė kryeministrit qė dėmtojnė imazhin e vendit dhe janė akte tė pėrsėritura kundėr lirisė sė shprehjes.
Edi Rama nuk pėrfaqėson askėnd tjetėr pos vetes sė tij me qėndrime tė tilla antieuropiane, por ai ėshtė frymėzuesi i dhunės verbale e fizike ndaj mendimit ndryshe, fjalės sė lirė e opozitės.
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt