Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e abica
    Anëtarësuar
    28-08-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    220
    Postimet në Bllog
    1

    Puka me një zyrë turistike

    Pa shkrirë akoma dëbora festive e karnavaleve në qytetin e Pukës , fare pranë modelit evropian të ngrehinës së Hotel Turizmit nën dekorin e bulevardit të shtruar me të bardhën natyrale të dimrit u krijua një stacion i ri në hartën turistike të Nordit shqiptar.
    Deputeti i Levizjes Socialiste për Integrim Agron Cela vlerësoi qe ne rajonin e Pukës te çelet Zyra e Informacionit për turistët. Vetëm dy muaj pasi mori kërkesën Çela i ndihmuar nga dega lokale e LSI në prani të autoriteteve vendore, operatorëve turistik por dhe të pranishmeve të tjerë realizuan inagurimin tejet popullor të Zyrës së operatorit Turistik.
    Operatorët turistikë dhe drejtori për turizmin në Qarkun e Shkodrës Përparim Laçi e vlerësuan fenomenin si një ndihmë të ndjeshme për bizneset familjare dhe njëherësh dobiprurjen e lehtësimt të ardhjes dhe udhëzimit të vizitorëve të cilët edhe pse të shumtë në Pukën e zbukuaruar me dekorin e borës deri në këtë moment nuk dinin me saktësi sit ë vijonin udhëtimin .
    Iniciativa e Levizjes Socialsite për Integrim shënon një hap konkret në drejtim të progresit të turizmit malor arealin e Shqipërisë Verilindore dhe Veriore për të cilin prej vitesh reklamoheshin projekte të së ardhmes. Zyra se informimit për udhëtarët nga trojet dhe Perëndimi pritet të bashkëshoqërohet nga hartimi i guidës turistike e cila pavarësisht disa përpjekjeve profesionale shkencore dhe dashamirëse të studjuesve të Ekoturizmit si Gjovalin Aliaj , inxhinieri gjeolog dhe alpinisti Kujtim Onuzi dhe profesor Mahir Hoti Puka si rajon është ende në rikonceptimin e një harte dhe guide praktike të ndërlidhur me mbarë bujtinat dhe rrjetin e shërbimeve në mbarë shtëpitë pritëse me porta të hapura në të katër stinët


    Ndryshuar për herë të fundit nga abica : 18-02-2015 më 23:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •