Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    "Sherri" i Pekës dhe Stefanit te Fevziu, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

    Pas debatit mes gazetarit Çim Peka dhe Andrea Stefani te emisioni “Opinion” në TV Klan, ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Më poshtë deklarata e plotë:

    “Ndal dhunës verbale dhe përdhosjes së etikës në debatet televizive !

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë me shqetësim të madh po vëren se në realitetin e përditshëm të komunikimit dhe debatit publik, po shpeshtohen rastet e fyerjeve, denigrimeve dhe cenimit të integritetit dhe dinjitetit të kolegëve.

    Në debatet e disa prej kanaleve televizive raste të tilla po bëhen më të shpeshta dhe priren drejt një agresiviteti pa etikë dhe që cenojnë rëndë dinjitetin dhe pozicionin profesional.

    Rasti i fundit ngjau në emisionin “Opinion” ku gazetari Çim Peka fyeu gazetarin- analist Andrea Stefani me një zhargon që jo vetëm shkel etikën e komunikimit dhe Kodin Etik, por që e degradon përballjen dhe dialogimin publik mes kolegësh në shëmbëlltyrë të sjelljes dhe polemikës konfliktuale që gjeneron politika dhe protagonistët e saj, shpesh në skenën politike të vendit.

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon sjellje të tilla dhe apelon që kolegët dhe analistët të ikin nga kurthe të tilla që në fakt janë shprehje jo e forcës, por e dobësisë për të mbështetur pikëpamjen me argumente dhe logjikë.

    Për gazetarin profesionist mbetet devizë e pakapërcyeshme thënia e Volterit:E urrej pikëpamjen tënde, por do të luftoj me të gjitha forcat në mbrojtje të së drejtës që ti ke, për ta shprehur atë.

    Të fyesh një koleg për pikëpamjen e kundërt që ka dhe që nuk të pëlqen, është braktisje dhe ikje nga liria, toleranca dhe pluralizmi i pikëpamjeve.

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk mund të dakordësohet dhe proteston ndaj qëndrimeve të tilla të cilat minojnë lirinë e shprehjes, vulgarizojnë debatin dhe polemikën mes profesionistëve dhe vlejnë vetëm si shërbestari e verbër ndaj palëve dhe protagonistëve partiakë.

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u bën thirrje kolegëve dhe moderatorëve të debateve televizive që në emisionet e tyre, të kontribuojnë dhe lozin rolin e duhur për ruajtjen dhe respektimin e standardeve etike dhe garantimin e dinjitetit në komunikimin publik”, thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve./Lapsi.al/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-02-2015 më 20:12
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: "Sherri" i Pekës dhe Stefanit te Fevziu, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

    1) Thone qe Muçi do e ndryshoje modelin e flokeve dhe do i mbaj si Mero, meqenese Mero nuk i kref dot floket si Muçi!

    2) Thone prape se Vangjeli do vazhdoje t'i tundi nga perpara gjethen e fikut shokut Rama, meqenese ate sendin poshte gjethes ia paska shtrenguar fuqishem Stefani dhe s'paska bir analisti t'ja kapi!

    3) Thone gjithashtu se Anila Basha, per te evituar ndonje perplasje qe mund te kene keta kater zoterinjte e lartpermendur, propozoi si rrugezgjidhje nje ulje katershe ne te njejtin Fron VIP (te kthyer persembrapthi*) prane kryeministrit, meqenese bjondja autentike Irisi nuk pati nje ide kaq briljante!

    4) Thone edhe shume gjera per ate kaptine katunarin, zotin Cipa, por s'po i themi fare me mire...

    E kuptoni sesa qesharake eshte te te gjykojne keta zoterinj qe kane shpifur, genjyer dhe dezinformuar rregullisht publikun me honorare te komanduara direkt nga sekti Mjaft&Co!


    *SHENIM: Pjesa e fronit persembrapthi, eshte adaptuar nga barcaleta me 4 kater bjonde qe ulen ne nje karrige duke e kthyer ate permbys. Irisi si bjonde origjinale qe eshte, sigurisht qe nuk mund ta gjente dot
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Duke_Of_Arberia për postimin:

    Cen Durimmadhi (19-02-2015)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •