-
Lotojnë ikonat orthodhokse në Rusi dhe Ukrainë - VIDEO
Lotojnë ikonat në Rusi dhe Ukrainë - VIDEO

RUSI - Një fenomen i çuditshëm po ndodh ditët e fundit në kishat e Rusisë dhe Ukrainës, ku ikonat “derdhin lot”.
Sipas mediave lokale, në disa kisha të Rusisë dhe Ukrainës, imazhet e shenjta të Krishtit, Virgjëreshës dhe Shenjtorëve të tjerë kanë filluar të derdhin lot.
Shumë njerëz flasin për "mesazh nga qielli", që e perceptojnë si një shenjë të keqe. Të tjerë nxitojnë të adhurojnë imazhet duke kërkuar mëshirën e Zotit ndaj krizës së madhe që rrezikon të vijë nga një ndërhyrje ruse në Ukrainë.
Nuk dihet çfarë reaksioni ka ndodhur që nga sytë e Krishtit, Shën Marisë dhe shenjtorëve të dalin lot, por një gjë është e sigurt; që besimtarët dhe jobesimtarët e lidhin me situatën e fundit në Ukrainë.
Kronika e mësipërme televizive për këtë dukuri, është transmetuar në televizionin rus.
(a.jole/BalkanWeb)
-
-
Për: Lotojnë ikonat orthodhokse në Rusi dhe Ukrainë - VIDEO
Nje vit me pas, mbi 5000 njerez kane humbur jeten ne konfliktin ne Ukraine, mijera te tjere jane shperngulur nga vendbanimet e tyre, qytete te tera jane djegur e shkaterruar duke u kthyer ne vatra luftimi, dhe konflikti ende nuk ka nje zgjidhje.
Meshiro o Zot! Meshiro o Zot! Meshiro o Zot!
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt