Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Obama fton ministrin Tahiri dhe jo Ramën në Shtëpinë e Bardhë

    Tahiri në SHBA, në takimin e Obamës për luftën kundër ekstremizmit

    Përfaqësues nga e gjithë bota kanë nisur në SHBA, Samitin tre ditor ku do të diskutohetn mënyrat e luftimit kundër ekstremizmit. Në Samit do të flasë edhe Presidentit i SHBA, Barac Obama, ndërsa në nisje të tij zëvendës.presidenti Biden apeloi për të treguar kujdes për emigrantët e radikalizuar.
    SHBA kanë hapur Samitin treditor për të diskutuar mënyrat e luftimit kundër ekstremizmit të dhunshëm.
    Përfaqësues nga e gjithë bota marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë, në qendër të së cilit do të jenë sulmet në Danimarkë, Francë dhe Australi.
    Në hapje të Samitit, zëvendës.presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte e domosdoshme të tregohej kujdes me emigrantët e radikalizuar, duke shtuar se shoqëritë duhet të ofrojnë një alternativë për komunitetin e huaj.
    Biden ka përmendur vende si Boston, Los Angeles dhe Minneapolis si shembuj të qyteteve që kishte bërë përparim në luftën kundër ekstremizmit lokal.
    Shtëpia e Bardhë beson se Evropa është veçanërisht e ndjeshme ndaj sulmeve terroriste sepse emigrantët atje janë shpesh më pak të integruar në shoqëri.
    Presidenti, Barac Obama, do të flasë në këtë Samit gjatë ditës së sotme, ndërsa të enjten do të jetë i pranishëm në takimin e thirrur nga Departamenti Amerikan i Shtetit me përfaqësues të 60 vendeve, përfshirë Jordaninë, Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Francën.
    Pjesë e kësaj nisme që bëhet në kuadër të bashkëpunimit në luftën kundër ekstremizmit, janë të pranishme edhe Shqipëria dhe Kosova që do të përfaqësohen nga Ministrat e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Skënder Hyseni.
    Takimi i Shtëpisë së Bardhë për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm do të shqyrtojë përpjekjet në vend dhe në shkallë ndërkombëtare për t’i prerë rrugën radikalizmit dhe rekrutimit të të rinjve nga Amerika dhe vende të tjera për misione ekstremiste.
    Në deklaratat e fundit kundër ekstremizmit, Presidenti Amerikan, nuk ka përmendur fenë islame, por është ndalur tek mungesa e tolerancës fetare si shkaktare e problemit.

    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Obama fton ministrin Tahiri dhe jo Ramën në Shtëpinë e Bardhë

    se ku asht lidhja e titullit me artikullin vetem kryetari i kooperatives "forumi shqiptar" e di
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3

    Për: Obama fton ministrin Tahiri dhe jo Ramën në Shtëpinë e Bardhë

    Terheqje veshi per Ramen kjo dhe nje bravo per punen e Tahirit deri tani

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Obama fton ministrin Tahiri dhe jo Ramën në Shtëpinë e Bardhë

    Albo i vendos titujt me kuptime te nenkuptuara filozofo-politiko-analitike te veshtruara nen drit-hijen e psiqikes

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Obama fton ministrin Tahiri dhe jo Ramën në Shtëpinë e Bardhë

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    Albo i vendos titujt me kuptime te nenkuptuara filozofo-politiko-analitike te veshtruara nen drit-hijen e psiqikes
    Sa here te kam thene, mos e lexo Frojdin,lol
    nen drit hijen e sub_koshiences dhe luginen
    e shpirtit nen vorbullen e ankthit
    dhe pasionit politi-analitik,duke pare
    ne enderrat anarkiste& anti reformiste.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #6
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Obama fton ministrin Tahiri dhe jo Ramën në Shtëpinë e Bardhë

    Cfare do diskutoje Obama me nje ish piktor?????
    Ekstremizmin????S'ka kuptim as llogjike qe Obama te flase me Ramen per keto tema,
    sepse Rama eshte nje piktor qe u fut ne politike per te fituar pushtet.Obama e din qe Rama eshte piktor
    dhe nje wanabe(deshiron te behet) politikan lol
    Te pakten Tahiri ka njohuri,s'mund te them qe eshte ekspert, por ka njohuri dhe drejton
    direkt nje sektor ne shtet qe lufton,krimin,terrorin, ekstremizmin, tritolin,C4,C5,lol,ju nejm it.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Obama fton ministrin Tahiri dhe jo Ramën në Shtëpinë e Bardhë

    Tahiri në VOA: Autorët e tritolit para drejtësisë, asistencë nga FBI



    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës ku ka sqaruar situatën në vend pas ngjarjeve të fundit.

    Lidhur me ngjarjet e fundit të shpërthimeve me tritol, Tahiri i ka qëndruar të njëjtës linjë si më parë duke thënë se bandat kriminale kanë gjetur tritolin si një mënyrë për të reaguar ndaj goditjeve që ka nisur shteti karshi tyre.

    “Krimi reagon për luftën tonë ndaj tyre dhe ata gjejnë këtë mënyrë për tu hakmarrë,” – tha Tahiri.

    Po ashtu Ministri i Brendshëm sqaroi se sot Shqipëria është një vend më i sigurt, dhe kjo sipas ministrit është lehtësisht e vërtetueshme pasi mjafton ti referohesh treguesve që ndonëse tritoli ka sjellë tronditje në publik ata sërish tregojnë për më shumë siguri në vend.

    Tahiri bëri me dije se qeveria shqiptare ka mbështetjen e plotë të strukturave të FBI-së të cilat po asistojnë në zbardhjen e një sërë çështjesh të rëndësishme kriminale në vend.

    I pyetur për lidhjet që ka vendi ynë me terrorizmin, Tahiri u shpreh se fenomeni i dërgimit të shqiptarëve në vendet islame ku zhvillohet lufta e terrorizmit ka qenë mjaft i përhapur por strukturat shtetërore kanë marrë masat që ky fenomen të zhdukej dhe vetëm në vitin e fundit është bërë e mundur që të kihet nën kontroll kjo situatë.

    Përsa i përket luftës ndaj drogës Tahiri tha se vetëm në vitin e shkuar është bërë e mundur që të arrihen rezultate të paimagjinueshme nëse kemi parasysh se disa vite më parë Shqipëria ishte një vend i zhytur në drogë.
    “Nëse nuk do të ishin ndërmarrë këto aksione nga qeveria do vazhdonim të ishim në të njëjtën situatë të degradimit të drogës në vend njësoj sikurse kishte ndodhur në kohën e qeverisë së shkuar,”- tha Tahiri.

    Shqiptarja

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Arrestohet Kryeinspektori i Policisë, drejtonte trafikun e kokainës në K

    Intervista:



    Zeri i Amerikes

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Arrestohet Kryeinspektori i Policisë, drejtonte trafikun e kokainës në K

    Shoku Kerry, qe na e quajti shokun Rama oligark:

    Emri:  159342.jpg

Shikime: 216

Madhësia:  180.7 KB

    Kush e di sa do t'i jete bere qejfi shokut Rama kur ka pare kete foto?!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-02-2015 më 21:35

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Arrestohet Kryeinspektori i Policisë, drejtonte trafikun e kokainës në K

    Edhe kjo tjera, shume foto e bukur, apo jo shoku Rama?

    Emri:  159308.jpg

Shikime: 225

Madhësia:  31.5 KB

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •