Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Basha: Qeveria mburret se u ka vënë dajakun qytetarëve, ndërsa puthet me krimin

    Emri:  lulzim-basha1-655x356.jpg

Shikime: 693

Madhësia:  23.8 KB

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sërish ka akuzuar qeverinë Rama-Meta për situatën kriminale në vend. Ai tha se qytetarët janë përfshirë nga paniku dhe se po e harrojnë gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhen, pasi siguria dhe rendi kanë kaluar në plan të parë. Gjithashtu Basha u shpreh se bashkë me qytetarët do të kërkojnë largimin e kësaj qeverie nga pushteti. Deklaratën shefi i opozitës e bëri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike. “Emergjenca në vend nuk ka të bëjë vetëm me moton e përmbytjet. Tashmë krimi ka mbërthyer vendin. Droga, shpërthimet me tritol, grabitjet e rrëmbimet, e kanë bërë jetën të frikshme në Shqipëri. Situata kriminale në vend i shumëzon me 0 sukseset e qeverisë. Qeveria ka bërë pazare me persona me precedent penal.

    Ata harruan se të keqes po i dhe dorën ajo të merr krahun. Nga statistikat shohim se në postet qeveritare ka më shumë persona me precedent penalë se sa ajo ka arrestuar në të vërtetë. Bashkë me qytetarët e shoqërinë civile do kërkojmë largimin e shpejtë e me çdo kusht të zyrtarëve të lartë që janë pjesë e bandave kriminale. Kjo është rruga për të sjellë një ndryshim sa do të vogël për rendin dhe sigurinë. Nuk kemi iluzione për këtë qeveri. Zgjidhja është largimi i saj dhe ky është misioni i opozitës që do e përmbushim me qytetarët”, tha kreu i PD-së. Ai nuk la pa përmendur as premtimet që Rama bari gjatë fushatës, por që nuk i realizoi. “Rama gënjeu qytetarët gjatë fushatës elektorale. Ai tha se kur të vinte në qeveri do të ulte çmimin e energjisë elektrike, por e rriti atë në masën 25%, premtoi legalizimet falas por nuk e bëri, premtoi shëndetësi falas por u jep pacientëve ilaçe të skaduara.

    Tha se do të ulte taksat por i rriti ato. Askush nga qytetarët nuk i ka harruar të gjitha këto. I kërkuam që të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për përmbytjet, por me kokëfortësi e refuzoi një gjë të tillë për të mbyllur rubinetin e fondeve që do të shkonin për dëmshpërblim. Ai nuk po bën transparencë të ndihmave që sipërmarrësit po japin për të përmbyturit, por shkon e bën shou me keca të falur. Qeveria mburret se u ka vënë dajakun qytetarëve, ndërsa puthet me krimin. Në protestën e ardhshme do jemi 2-3 fish më shumë, duke i thënë Ramës mesazhin e mospranimi të kësaj qeverie”, akuzoi Lulzim Basha.

    Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Basha: Qeveria mburret se u ka vënë dajakun qytetarëve, ndërsa puthet me krimin

    Te drejt ka !
    K'ti duhet me ja degju fjalen,se ky ka parkexhu tramvajin ne parkim shteteror. Per 5 vjet,mbas pes vjetesh do ti futi parkimet shteterore ne tramvaj.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •