Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Maskat terrorizojnė dhe vjedhin biznesin "Neranxi"

    Maskat grabisin me armė biznesin “Neranxi” nė autostradė. Dhunuan rojėn e arkėtaren, marrin 130 mijė lekė

    Emri:  Untitled-16.jpg

Shikime: 449

Madhėsia:  20.3 KB
    Foto nga momenti i zbritjes se autoreve nga mjeti i tyre duke hyre ne ambientet e marketit

    Dy persona tė maskuar e tė armatosur grabitėn dje zyrat qendrore tė njė biznesi privat nė autostradėn Tiranė- Durrės, duke bashkėpunuar me njė tė tretė qė i priste nė makinė. Ngjarja ndodhi dje rreth orės 15:00, nė zyrat e kompanisė “Neranxi”, nė pronėsi tė ish-deputetit tė LSI, Nikollaq Neranxi.

    Burime nga Policia e Tiranės thanė se autorėt e grabitjes kanė qenė tė maskuar dhe tė armatosur, njėri me automatik kallashnikov dhe tjetri me njė shufėr hekuri. Ata fillimisht kanė dhunuar dhe lidhur rojėn e mė pas kanė kėrcėnuar 5 punonjėsit qė ndodheshin brenda, duke goditur edhe arkėtaren. Tė dyshuarit kanė realizuar grabitjen brenda 4 minutave dhe janė larguar me njė automjet tip “Benz”, ngjyrė gri, ku i priste bashkėpunėtori i tretė. Shuma e grabitur dyshohet tė jetė rreth 130 mijė lekė tė rinj. Ndėrsa Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisė, tė cilat kanė filmuar tė gjithė momentin e ngjarjes.

    GRABITJA SIPAS KAMERAVE
    Nė orėn 15:02 njė automjet tip “Benz”, ngjyrė gri, me targa qė nuk i shquhen saktė nga kamerat e sigurisė, kalon portėn kryesore dhe futet nė oborrin e kompanisė private “Neranxi”, nė autostradėn Tiranė – Durrės. Sapo makina ndalon, njė person i veshur me xhup, me kapuē nė kokė dhe me automatik del nga sedilja e parė e automjetit dhe njėkohėsisht me tė, del edhe njė tjetėr person i veshur njėsoj, nga sedilja e pasme, prapa shoferit, i cili mban nė dorė njė shufėr tė gjatė hekuri. Tė dy autorėt drejtohen te dera kryesore e godinės dhe njėri nga grabitėsit godet disa herė me shufrėn e hekurit rojėn qė ndodhej aty, ndėrsa tjetri e kėrcėnon me automatik. Nė kėtė kohė, bashkėpunėtori i tretė i tyre, ai qė drejtonte makinėn, kthen automjetin qė ta kishte gati pėr tė ikur pas grabitjes.

    Pėr disa sekonda, dy grabitėsit dhunojnė rojėn nė kabinėn ku ai qėndron dhe pasi e lėnė pa ndjenja, drejtohen te hyrja e zyrave qendrore tė kompanisė. Pasi ėshtė njoftuar pėr atė qė ndodhte jashtė, njė nga punonjėset e zyrės sė pritjes futet me nxitim brenda pėr tė lajmėruar tre kolegėt e saj qė ndodheshin aty dhe njė punonjės qė ishte i pozicionuar tek arka. Njėra nga punonjėset kap menjėherė telefonin dhe njofton policinė nė numrin 129. Nė kėtė kohė, dy autorėt futen brenda dhe punonjėsit qė ndodheshin aty nxitojnė tė fshihen, duke u futur poshtė banakut dhe tavolinave.

    Grabitėsit futen brenda dhe njėri drejtohet te banaku ku ishin tė fshehura tri gratė, ndėrsa tjetri shkon te personi qė ndodhej te zyra e arkės. Personi qė kishte automatik i drejtohet arkėtarit duke e kėrcėnuar qė t’i jepte paratė, ndėrsa ai qė kishte shufrėn e hekurit kėrcėnon gratė poshtė banakut, madje njėrėn prej tyre e godet, derisa ajo i tregon se ku ishin paratė. Pasi marrin paratė tek arka, tė dy autorėt kthehen sėrish aty ku ishin fshehur 3 punonjėset, marrin edhe aty njė shumė parash dhe largohen. Grabitja ka zgjatur rreth 4 minuta dhe nė orėn 15:06, autorėt dalin te porta kryesore ku i priste automjeti, hipin me nxitim dhe largohen nga vendi i ngjarjes.



    Neranxi: Ngjarja e rėndė, Policia do t’i kapė autorėt

    Emri:  Nikollaq-Neranxi.jpg

Shikime: 440

Madhėsia:  27.3 KB
    Nikollaq Neranxi

    Pas grabitjes sė kompanisė sė tij nga dy persona tė maskuar dhe tė armatosur, pronari i kėtij biznesi, ishdeputeti i Himarės Nikollaq Neranxi, shprehet se ka besim te forcat e rendit pėr kapjen e autorėve. Nė njė prononcim pėr gazetėn “Panorama”, Neranxi tregon se punonjėsit e tij kanė pėrjetuar terror nga ngjarja qė ndodhi. Sipas tij, terrori dhe frika qė ata kanė pėrjetuar edhe nga goditjet me tytėn e armės, ėshtė shumė herė mė e rėndė sesa vetė vjedhja qė ka ndodhur. “Grabitja ėshtė kryer nga persona tė armatosur, tė cilėt sapo kanė hyrė nė kompani, fillimisht kanė goditur dhe kanė lidhur rojėn. Mė pas janė futur brenda dhe kanė bėrė terror derisa kanė marrė paratė e xhiros ditore. Pėr mua, ajo qė ėshtė mė rėndė ėshtė terrori ndaj punonjėsve se sa shuma e grabitur qė ėshtė 125 mijė lekė tė rinj dhe 82 euro. Nė kompani ndodheshin gjithsej 5 punonjės. Punonjėsit e tjerė qė kanė qenė te zyra e pritjes dhe tek arka janė futur poshtė banakut nga frika. Unė kam besim se Policia do t’i gjejė. Kam vėnė gjithēka nė dispozicion tė hetimit. Ne jemi njė vend i varfėr dhe ngjarje tė tilla do tė ketė, por rėndėsi ka qė tė kapen autorėt dhe qė nė kėtė ngjarje nuk pati viktima”, u shpreh dje Neranxi pėr gazetėn. Mė tej, ai sqaroi se pamjet e kamerave tė sigurisė janė shumė tė qarta, edhe pse autorėt kanė qenė tė maskuar mirė nė mėnyrė qė tė mos identifikohen. Ndėrsa sipas tij, makina qė i priste jashtė, me tė cilėn ata kanė ardhur dhe janė larguar, ėshtė njė automjet qė ėshtė pėrdorur edhe pėr ngjarje tė tjera, sė cilės autorėt i ndėrrojnė targat. Nė kamera makina duket qė ėshtė e targuar, por sipas tij targat janė false.



    Panorama

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Maskat terrorizojnė dhe vjedhin biznesin "Neranxi"

    Bizneset duhet te instalojne kamera me zoom shume te larte
    te pakten 20X qe e afron distancen 20 here qe do te thote nqs objekti
    eshte 20 metra larg atehere kamera ta afron pamjen sikur objekti te ishte 1m larg.
    Nga keto kamera te fuqishme mund te lexohen edhe targat ne shesh parkim si dhe shihen
    detaje shume specifike per makinen,psh gervishje shume specifike ne llustren metalike te makines.
    Kjo ndihmon qe te identifikohet makina e hajduteve.
    Nga makina mund te identifikohen komplet personat qe kane qene ne ate makine
    Bizneset duhet te instalojne kamera te fshehta ne dyer,kamera plus te kene aftesi regjistrimi te zerit.
    Nga zeri mund te identifikohen kriminelet,megjithese jane me maska.
    Zeri i regjistruar mund te jete i njohur per dikushin qe jeton ne nje fshat rrotull dhe mund te thote qe kete ze ka filani qe jeton....
    Kriminelet mund te identifikohen edhe nga stili i ecjes brenda ne biznes,kjo kerkon qe ne ambjente brenda biznesit te kete te instaluara kamera te fshehta ne
    lartesi 1.5 metra horizontale ne korridore ,ambjente ku kalojne punonjes,kliente,qe te japin nje pamje me ngjyra dhe shume te kthjellet se si ecen hajduti me maske,stili i ecjes dhe regjistrohet paster zeri........
    Kjo mund te jape nje ide policise per te gjetur tipa hajdutesh qe kane ekzakt te njejten ecje dhe te njejtin ze te njejten lartesi dhe trashesi te trupit,te njejten forme te shpatullave.....
    Biznesi per te kompensuar leket e humbura do rrise cmimet e produkteve dhe e han populli,paguan cmime me te larta.
    Hajdutet kur te kapen te kthejne komplet parane e vjedhur,te paguajne gjobe shtetit 3 fishin e vleres se parave te vjedhura dhe mbylli ne burg per te pakten 8 vjet.
    Denime te renda per hajdutet dhe sulmet me arme.
    Sasi te tilla te medha parash mund te perdoren edhe nga perdorues heroine,drogaxhinj te rregullt qe kane shume harxhime me blerjet e heroines.
    Hajdutet ka te ngjare te jene drogaxhinj,shpenzojne shume ne droge so me parate e vjedhura ushqejne vesin/fiksimin e droges.
    Policia duhet te monitorizoje caktoje njerez dhe monitorizoje komplet restorantet dhe shohe kush nga keto te dyshimtet hyn dhe harxhon shume.
    Kush eshte i papune dhe shkon aty grup dhe porosit karkaleca/kalamari dhe vere te shtrenjte.Tipa te tille qe vjedhin nuk e kane problem te futen edhe ne restorante te shtrenjta dhe harxhojne shume
    nuk i dhemb fare ne xhep,para qyl jane, te vjedhura,mund te lene edhe ndonje bakshish teper ekstravagant.Duhen pyetur edhe kamarieret se kush len bakshish te ekzagjeruar......
    Hajdutet i preferojne shume restorantet,te pakten ne rajonin e Tiranes....
    Duhen pare edhe dyqanet e argjendarive se kush shkon dhe blen unaza,byzylyke dhe varese te shtrenjta.
    Nqs aty futet ndonje i papune dhe blen artikuj te shtrenjte atehere aty ke nje hajdut qe eshte i ngarkuar ne para nga ndonje aksion i kryer javen e fundit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 19-02-2015 mė 01:07
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •