Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Gjykatësi: Një shtet pa siguri, nuk është më i mirë se diktatura

    Emri:  10863776_10205413532594198_1057842581458862710_o.jpg

Shikime: 1152

Madhësia:  29.7 KB

    Gjykata e Lartë premtoi sot se do të marrë në shqyrtim dosjen e “21 janarit”, ku katër persona humbën jetën gjatë protestave të opozitës së atëhershme.

    Lajmi u bë i ditur sot nga kreu i Gjykatës, Xhezair Zaganjori, gjatë zhvillimit të analizës vjetore të këtij institucioni.

    “Dosja shumë shpejt do të shqyrtohet në shkallën më të lartë të gjyqësorit. Ajo është çështje që i takon vitit 2013 dhe do të shqyrtohet sipas radhës, ndoshta nga mesi i vitit 2015”, u zotua Kreu i Gjykatës së Lartë.

    Gjithashtu Zaganjori foli edhe për shpërthimet me tritol, duke e konsideruar situatën të rëndë. Gjatë fjalës së tij, ai i bëri apel subjekteve politike që të lënë mënjanë akuzuat mbi njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojnë për të shmangur ngjarje të tilla. Sipas tij, krimi nuk ka ngjyrime politike. “Një nga detyrat e shtetit është siguria dhe ne jemi qytetarë, jo vetëm gjyqtarët apo prokurorët.

    Si media dhe ne jemi nën presionin e punës, këto fenomene e kanë tronditur shoqërinë, lufta ndaj krimit është esenciale për shtetin. Një shprehje thotë, se një shtet që nuk është në gjendje të garantojë minimumin e rendit dhe qetësisë, nuk është më i mirë se diktatura. Duhet bashkëpunim mes vetë politikës. Krimi nuk ka ngjyrime, kërkon bashkëpunim dhe mes mekanizmave të shtetit”, tha Zaganjori.

    Shqip

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Gjykatësi: Një shtet pa siguri, nuk është më i mirë se diktatura

    Krimi eshte krim,leri ngjyrat dhe partite politike menjane.
    Te denohen personat fajtore mbeshtetur ne fakte
    qe vertetojne fajesine e ketyre personave
    dhe thyerjen e ligjit/ligjeve.
    Se cfare thone politikane per ngjarjen jane te gjitha te
    pavlefshme dhe jo te besushme ne gjykimin e ceshtjes sepse ato thenie nuk
    mbeshteten ne vertetesi, por ne interesa partish dhe synime
    per te denigruar parti dhe figura politike.
    Ceshtja duhet shqyrtuar teknikisht,thjesht teknikisht dhe partite,
    ngjyrat,sistemet dhe simbolet te injorohen, lihen jashte ceshtjes.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Vendndodhja
    Berat, Albania
    Postime
    4

    Post Dy fjalë mbi shpërthimet e Tiranës

    Kohet e fundit, sic dhe ju e keni pare, kryeqyteti yne, Tirana, eshte goditur radhazi nga nje seri shperthimesh tritoli ende te paidentifikuara. E vetmja gje e mire per te cilen mund te them, eshte pikerisht fakti qe pati vetem deme materiale dhe jo viktima ne njerez. Seria e dyte , aktualisht flasim per bomben e vendosur prane gjimnazit ‘’Petro Nini Luarasi’’ , fatmiresisht nuk shpertheu sepse nese do te ndodhte dicka e tille, do te shkaktohej nje katastrofe e paimagjinueshme. Normalisht flasim ketu per nje pasiguri, e cila madje shkaktohet dhe ne shkollat e ndryshme te vendit tone. Kjo ka ndikuar dhe ne gjendjen psikologjike te shume nxenesve te pafajshem, cdo dite ne rrugen e tyre per shkolle, vendi ku duhet te marrin dije e ku duhet te jete ambjenti me i sigurt e i pacenueshem nga askush, behet vendi me i rrezikshem nga atentatoret me synime terroriste dhe kriminale. Me siguri nje gje e tille eshte e papranueshme. Pyetja e cila lind nga cdo njeri sonte : Kush ka gisht ne keto seri shperthimesh ?! Pergjigja : Gjithcka pa nje autor ! A nuk duket kjo e dyshimte ? Gjithcka mund te menjanohej e te mos lejohej te shkaktohej nje akt i tille, duke hapur keshtu panik tek qytetaret. Si mund te lejohet nje njeri i maskuar te shetise ne oret e vona te nates pa iu ushtruar nje kontroll i rendomte te pakten ? Shperthim atje e shperthim ketu, kur mendohet se do te marre fund nje marrezi e tille ?
    Duke menduar qe dhe personat me post te larte, duke permendur ketu, Ministrin e Brendshem, Saimir Tahirin, pra familjen e tij, te cenohen nga kriminaliteti, thjesht imagjinoni cfare duhet te bejne qytetaret e thjeshte te vendit tone. Megjithate, shteti yne ka deklaruar se do te vazhdoje rrugen e tij kundrejt cdo njeriu i cili guxon te cenoje ligjin, ose kushdo qe merr persiper te kryeje akte te tilla terrori. Eksplozive te tille me sjellin ndermend e me ngjasojne tragjedine e Charlie Hebdo, ne Paris te Frances, ku shume njerez te pafajshem humben jeten e tyre tragjikisht duke mos e patur fare ndermend nje gje te tille. Per sa i perket shtetit tone, duke mos i kushtuar aq vemendje ketyre akteve serioze, mund te ndodhte nje ‘’Charlie Hebdo’’ edhe ne Shqiperi, nga njerez te cilet kane pikesynime te ndryshme, per te shkaterruar shoqerine tone te lire e demokratike. Totalisht jam i mendimit qe seria e eksploziveve eshte e menduar dhe e projektuar nga i njejti person, i cili do te dergoje nje mesazh sinjifikativ kundrejt nesh. Por cfare ?! E sa do te vazhdoje kjo situate alarmante ne vendin tone ?! Kjo ende nuk dihet nga askush...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Dy fjalë mbi shpërthimet e Tiranës

    Problemi i shperthimeve ,u be problem kur u vendos familjes te ministrit,dhe eshte nga rastet e pakta qe perdoret kunder "pushtetarve". Qe, mbase, nxjerr nje pyetje o nje arsyetim tjeter (te kundert,qe mundet te shpegoj edhe problemin e shperthimeve..),pse gjithe ky dinamit perdoret kaq pak kundra politikaneve ?

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Dy fjalë mbi shpërthimet e Tiranës

    Citim Postuar më parë nga Kevin Kapllani Lexo Postimin
    Kohet e fundit, sic dhe ju e keni pare, kryeqyteti yne, Tirana, eshte goditur radhazi nga nje seri shperthimesh tritoli ende te paidentifikuara. E vetmja gje e mire per te cilen mund te them, eshte pikerisht fakti qe pati vetem deme materiale dhe jo viktima ne njerez. Seria e dyte , aktualisht flasim per bomben e vendosur prane gjimnazit ‘’Petro Nini Luarasi’’ , fatmiresisht nuk shpertheu sepse nese do te ndodhte dicka e tille, do te shkaktohej nje katastrofe e paimagjinueshme. Normalisht flasim ketu per nje pasiguri, e cila madje shkaktohet dhe ne shkollat e ndryshme te vendit tone. Kjo ka ndikuar dhe ne gjendjen psikologjike te shume nxenesve te pafajshem, cdo dite ne rrugen e tyre per shkolle, vendi ku duhet te marrin dije e ku duhet te jete ambjenti me i sigurt e i pacenueshem nga askush, behet vendi me i rrezikshem nga atentatoret me synime terroriste dhe kriminale. Me siguri nje gje e tille eshte e papranueshme. Pyetja e cila lind nga cdo njeri sonte : Kush ka gisht ne keto seri shperthimesh ?! Pergjigja : Gjithcka pa nje autor ! A nuk duket kjo e dyshimte ? Gjithcka mund te menjanohej e te mos lejohej te shkaktohej nje akt i tille, duke hapur keshtu panik tek qytetaret. Si mund te lejohet nje njeri i maskuar te shetise ne oret e vona te nates pa iu ushtruar nje kontroll i rendomte te pakten ? Shperthim atje e shperthim ketu, kur mendohet se do te marre fund nje marrezi e tille ?
    Duke menduar qe dhe personat me post te larte, duke permendur ketu, Ministrin e Brendshem, Saimir Tahirin, pra familjen e tij, te cenohen nga kriminaliteti, thjesht imagjinoni cfare duhet te bejne qytetaret e thjeshte te vendit tone. Megjithate, shteti yne ka deklaruar se do te vazhdoje rrugen e tij kundrejt cdo njeriu i cili guxon te cenoje ligjin, ose kushdo qe merr persiper te kryeje akte te tilla terrori. Eksplozive te tille me sjellin ndermend e me ngjasojne tragjedine e Charlie Hebdo, ne Paris te Frances, ku shume njerez te pafajshem humben jeten e tyre tragjikisht duke mos e patur fare ndermend nje gje te tille. Per sa i perket shtetit tone, duke mos i kushtuar aq vemendje ketyre akteve serioze, mund te ndodhte nje ‘’Charlie Hebdo’’ edhe ne Shqiperi, nga njerez te cilet kane pikesynime te ndryshme, per te shkaterruar shoqerine tone te lire e demokratike. Totalisht jam i mendimit qe seria e eksploziveve eshte e menduar dhe e projektuar nga i njejti person, i cili do te dergoje nje mesazh sinjifikativ kundrejt nesh. Por cfare ?! E sa do te vazhdoje kjo situate alarmante ne vendin tone ?! Kjo ende nuk dihet nga askush...
    Gjithshka mund te menjanohej????????Ne teori mund te menjanohej,praktikisht jo.
    Nuk ka aq forca policie qe te mbajne nen monitorizim cdo pallat cdo ndertese.
    Thuhet qe te gjitha keto pakot jane vene shume vone,naten,kur s'ka pas njeri rrotull,
    s'ka pas deshmitare, as polici.
    Do ti kapesh autoret??? Atehere filloje nga Ministri Tahiri,se cfare ka bere ai si person te
    pakten 2 muajt e fundit.Me ke eshte takuar,me ke ka folur,cfare interviste ka dhene ,cfare eshte botuar
    per Tahirin ne media,me cilin ai ka folur ne telefon,me nje fjale komplet aktivitetin e Tahirit.
    Ky aktivitet te studjohet nga eksperte te kriminalistikes per te zbuluar se cili moment ne aktivitetin e tij
    ka prekur interesat e dikujt,ka acaruar dike,ka trembur, shqetesuar dike qe per kunder reaksion ka menduar
    planin e ngjarjeve qe ndodhen.
    Ngjarjet duken me shume si hakmarrje ndaj Tahirit dhe tentative qe ta rrezojne ate nga pushteti,ose qe ai
    me deshire te jape doreheqjen.Kujt i intereson doreheqja e tij?Kush don qe ai te pushohet nga puna?
    Ndonje rival i tij qe synon te marre pushtetin e Tahirit,ndonje armik i tij politik?????
    Duhet pare komplet aktiviteti i Tahirit dhe marrdheniet e tij me te njohur,bashkepunetore dhe gjetur se ku ai ka pasur marrdhenie shume te keqia
    te acaruara,konflikte dhe te hetohen personat qe kane shprehur armiqsi ndaj Tahirit,pasi ka mundesi qe dikush prej tyre te kete bere planin e shperthimit
    dhe paguar kriminelin ne video.
    Ka shume te ngjare qe nje shkak i ngjarjes ka lidhje me perfshirjen shume aktive te Tahirit ne politiken e brendshme.
    Dmth Tahiri merret shume me politike.
    Tahiri duhet te qendroje jashte politikes dhe te evitoje cdo ekspozim ne media, jape intervista ne publik etj..
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 19-02-2015 më 09:42
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •